E merkure, 24.04.2024, 07:13 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogiqi: Albin Kurtit

E premte, 29.05.2009, 09:32 PM


ALBIN KURTIT

Përgjigje në shkrimin e tij në gazetën ditore ‘’Ekspres’’ të dt.22.maj 2009, i titulluar’’Bajdeni e di mirë....’’

Nga Halit Bogiqi

Reagimi në këtë shkrim më shtyri të mendoj, ose Albin Kurti është më i mençuri nga të gjithë ne, ose është dreqi dhe i biri dreqit, ose ka huqur, ose vërtet është me ata që e patën burgosur atëherë!Diçka ka në këtë mes ngase është krejtësisht iracionale që ky farë kopuku djallëzor mos të shohë asgjë progresive në Kosovë që nga hyrja e NATO-s e këtej!

Në shkrimin e tij të fundit e kishte kapur zori ose intai për duartrokitjet që ia kishin bërë deputetët e Kosovës Xho Bajdenit gjatë fjalimit të tij në Parlamentin tonë/pjesë e ndërtimit të të cilit është edhe vetë Bajdeni me angazhimin e tij kolosal/.Vërtet kjo nuk është vetëm për t’u çuditur por edhe për t’u shashtrisur nga ai plangprishës i lazdruar të cilin po e lazdrojnë akoma më shumë disa mediume të majta duke ia botuar shkrimet.Siç po shihet ai nuk ngopet asnjëherë nga’’margaritarët’’ e tij destruktivë për ta sulmuar gjithçka që është arritur me mundime të mëdha dhe me sakrifica të shumta. Tani pra i pati në shënjestër delegatët që aplauduan’’në mënyrë primitive’’dhe sigurisht edhe të tepruar sipas ‘’profetit karizmatik’’ me emrin Albin i cili kurrë nuk e di se çka flet dhe në favor të kujt flet!Sipas tij primitive qenka pritja aq e ngrohtë dhe e obliguar që iu bë njeriut më të merituar për Pavarësinë e Kosovës. Atij që i pari e kishte klasifikuar Millosheviqin kriminel lufte.Atij që edhe tani në Beograd i tha Jeremiqit’’A ti je ai djaloshi i keq si disa të Harvardit në Amerikë’’?.Atij që gjithashtu i ishte i pari që i tha Presidentit Klinton se nëse nuk do të bindet Millosheviqi duhet futur trupat tokësore për ta shpëtuar Kosovën nga hollokausti.Mjerim, mjerim/por kësaj radhe mendor/ do të bërtiste Migjeni.Spas Kurtit qenkan primitive duartrokitjet e drejtuara ndaj këtij Titani që e shpëtoi një popull të tërë nga shfarosja dhe që ishte gjeneratori kryesor i përpjekjeve të  vazhdueshme për ta bërë Pavarësinë e Kosovës.

Haj medet çka jemi duke përjetuar me këtë njeri të padefinuar dhe të mbështjellurr me gazetë, siç thotë një shprehje. Siç u tha edhe më lart, ai nuk  sheh asgjë bardhë në këtë vend, madje mundohet edhe ta mësojë edhe Bajdenin duke i thënë atij se edhe Bosnja edhe Kosova janë të ndara dhe atë në një kohë  kur edhe administrata e re është e fokusuar në Ballkan dhe Kosovë, përkatësisht kur iu tha haptazi Tadiqit’’ne nuk presim ta pranosh Pavarësinë e Kosovës por nuk guxon ta pengosh atë’’:Këtë për fat të mirë po  e shohim të gjithë ne/madje edhe mbarë Serbia/por nuk e sheh vetëm’’fenomeni i shenjtë Albin Kurti’’, mender me thanë, të  cilit qysh moti i ka humbur udha n’oborr dhe ka mbetur si çurat në mjegull.

Pas leximit të sotëm të artikullit të këtij satani shqiptar/i cili na del si cung para këmbëve tona edhe në çastet më të gëzueshme siç ishte rasti me vizitën e Bajdenit në Kosovë/, vërtet na shkon mendja kahmos.Na shkon mendja kahmos dhe çuditemi se si ky farë edepsëzi asnjëherë nuk ka guxim ta formojë partinë e tij, e cila sigurisht do të mbetej jashtë Parlamentit si ajo e Vetonit/Teutës/, Qosjes, Editës, etj.Sipas tij as që paska qenë e nevojshme të duartrokitej në Parlament?!Ai djalosh i mjerë, me veprimet e tij nihiliste për gjithçka që është arritur në Kosovë, u përngjanë shumë serbëve të Mitrovicës verore të cilët duke u shprehur kundër vizitës së Bajdenit në Kosovë, neve kësaj radhe na quajtën’’arnautë’’një marifetllëk tjetër i ‘’pazbuluar’’i tyre, ngase është bërë bajat shprehja e tyre shekullore’’shiptari’’Ja pra deri ku mund të shkojë çmendia njerëzore serbe dhe ajo e Albinit/i cili doli kundër duartrokitjes ndaj mikut tonë të madh çlirimtar/, pa të cilin Albini edhe sot do të dergjej në burgjet serbe/përveç nëse është marrë vesh me ta që edhe pas çlirimit të Kosovës të flet si ata/., ngase vërtet nuk mund ta shpiegojmë ndryshe urrejtjen e tij aq të madhe ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë  si ai, ose babai i tij ideologjik Adem Demaçi i cili në një rast në RTK pa fije turpi thoshte’’Më mirë do të ishte që Rada Trajkoviqi të bëhej kryetare e Kosovës se sa Ibrahim Rugova’’.Pra po të lexohet vetëm kjo, nuk do koment tjetër.Nuk di ç’të them përveç asaj shprehejes’’i mjeri ai që nuk  e sheh vetëveten’dhe nuk i pranon gabimet duke bërë mëtej gabime  edhe më të rënda.Unë çuditem se si nuk frikësohet nga vetëvetja dhe nga pesha e rëndë e fjalëve të veta.Dhe si përfundim do t’i them fjalët e shkrimtarit dhe veprimtarit të madh Teki Dervishi, në artikullin’’Protokolli perëndimor/22 maj 2009/, i cili në  shenjë të kënaqësisë së madhe nga pritja që ia bëri Parlamenti Xho Bajdenit thotë:’’Vizita e Bajdenit në Kosovë do të mbahet mend, pos për rëndësinë historike dhe politike të saj, edhe për një rafinim protokolli të pritjes, një performnacë që prezantion qytetarinë e popullit të Kosovës’’.Kur themi kështu kam parasysh moshën e re të diplomacisë shqiptare dhe të mirënjohjes që ka populli ynë për miqtë e dëshmuar’’.Ai mëtej shton’’Elita jonë politike vetëm pas një viti në pushtet të pavarur, në seancën e 21 majit’09, shprehu një elokuencë të lartë të etikës politike, duke lënë anash patetikën!’’.

Përndryshe Teki Dervishi shumë herë di të bëhet tejet kritik ndaj dukurive negative dhe personave që e meritojnë kritikën e tij të mprehtë.

Kësaj radhe ai ishte shumë i lumtur/si edhe mbarë populli ynë/ për vizitën e Titanit Xho Bajden që e nxori Kosovën nga shfarosja definitive e regjimit të egër serb.



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora