E enjte, 18.04.2024, 08:13 PM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Leka: Cfare duhet muzika kur ju shkaterroni shpirtin?

E premte, 29.05.2009, 07:34 PM


Gjergj Leka
Cfare duhet muzika kur ju shkaterroni shpirtin?

Nga Gjergj Leka

Lexova me habine time me te madhe artikullin e botuar te shtune 23 maj 2009 nga gazeta Panorama Plus(suplementi). Them me habine me te madhe se asnje media e shkruar nuk mund te arrije ne nivele kaq te ulta! U mesova te me bejne te dashura te pa qena ose te flitet per jeten time private.Shume here e kam dhene vete konsensusin tim se nuk jam mesuar te fshihem nga askush. Pak dite perpara nje mikja ime gazetare e Panorames,me pyeti ne lidhje me poezine time ne facebook dedikuar mikes sime me te mire per ditlindjen e saj. Me pyeti ne se ekzistonte nje lidhje sentimentale midis nesh.Qesha une dhe ajo dhe a e dini pse? Pikerisht kjo gazetare me ka merre shume here ne interviste dhe e di shume mire qe midis meje dhe mikes sime nuk ka asnje lloj marredhenie sentimentale,por vetem respekt dhe miqesi. Po cfare lexoj ne gazete?? Lexoj qe ajo eshte e dashura ime,qe une bashkejetoj me te..etj. Ky eshte turp! Me vjen shume turp edhe mua qe ekzistojne akoma gazetare te tille,te paskrupullt por edhe te pandershem. Desha te pyes gazetaret e Panorama Plus; Si do t´ju vinte juve nqse dikush do tju paguante me te njejten monedhe? A ndiheni mire tani qe shkaterruat me dashje dinjitetin dhe figuren e nje vajze si ju? Pikerisht ne momentin qe po flasim per mediat dhe lirine e tyre,mendoni qe te shkaterroni figuren e nje njeriu kaq te mrekullueshem dhe me parime kjo eshte liria qe kerkoni?? Une Gjergj Leka nuk do te kem qetesi deri sa dinjiteti i saj te vihet ne vend! Ju nuk shkaterruat vetem ate vajze,por te gjithe familjen e saj te nderuar qe nuk ka me qetesi qekur lexuan ate pisllekun tuaj! Ju kerkoj qe menjehere te kerkoni ndjese dhe te pergenjeshtroni fjalet e pa matura qe keni shkruar,sepse kjo do te ishte me e pakta qe mund te beni. Tregoheni veten gazetare te vertete qe kur te pretendoni per lirine e medias,ta keni ju te paret ndergjegjen e paster! Une nga ana ime do te shrytezoj cdo mjet te shtypit,televizionit dhe do u bej thirrje te gjithe personave qe besojne ne lirine e vertete te mediave,per ta cuar ne vend dinjitetin e mikes time.Nuk po mendoj per vete,se me ju u mesova. Pres reagimin tuaj te menjehershem. Per mua do te jete beteja ime e fundit,edhe perpara parimeve te mia per muziken! E cfare duhet muzika kur ju shkaterroni shpirtin?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora