E premte, 19.04.2024, 06:16 PM (GMT+1)

Mendime

Stani: PS dhe PD, lista me ish-spiune dhe te korruptuar

E premte, 29.05.2009, 06:45 PM


Deklaratë për shtyp e sekretarit politik te “Polit te Lirise”, Lazer Stani

- PD dhe PS deshtuan me ndertimin e shtetit ligjor
- Reformat gjysmake dhe te deformuara
- Sistemi politik i korrptuar, demokracia jofunksionale
- PD dhe PS, koncept Leninist per shtetin
- Kandidatet qe mbajne poste ne institucione te pavarura dhe ne administraten civile te japin doreheqjen
- Poli i Lirise, garanci per shtet ligjor dhe standarde demokratike

Publikimi listave të kandidatëve për deputetë  të dy partive te vjetra PD dhe PS, tregoi edhe njeherë para qytetarëve shqiptarëve se këto dy parti kanë dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor, në ndërtimin e institucioneve të pavarura si dhe në ndërtimin e një administrate publike profesionale, të aftë dhe jopolitike.
Listat e kandidatëve të këtyre dy partive provojnë se ne jetojmë në një sistem politik të korruptuar, në një demokraci jofunksionale, ku ligji, parimet dhe standardet demokratike shkelen me kembë, sa herë që interesat e pushtetit të njërës apo tjetrës palë e duan këtë.
Kandidatët për deputetë të përzgjedhur nga këto dy parti, jo vetëm nuk përfaqësojnë vlerat elitare të shoqërisë shqiptare, kapacitetet e saj qeverisese dhe reformuese, por tregojnë se këto dy parti janë të paafta të shkëputën nga e shkuara, nga ish spiunet e policise sekrete dhe eksponentet e diktatures, janë të paafta të shkëputën nga aferat e korrupsionit dhe individet e lidhur me to dhe, mbi te gjitha, jane te paafta të shkëputen nga koncepti leninist i partise - shtet.
Në krye të listave të kandidatëve të PS dhe të PD, janë perfshirë drejtues të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese si dhe nëpunësit më të lartë të administratës publike, në kundërshtim të hapur me legjislacionin shqiptar.
Në listat e PS dhe të PD, kemi Drejtoren Ekzekutive të Komitetit të Helsinkit, i cili gjatë gjithë këtytre viteve i paska mbrotjtur të drejtat e njeriut sipas programit të PS-se, kryetaren e KKRT dhe një anëtar të këtij Këshilli, sekretar të përgjithshëm të ministrive, prokurorë, gjykatës dhe ekspsonentë të tjerë të sistemit të drejtësisë.
Përfshirja e këtyre individëve në listat e kandidatëve për deputetë tregon se reformat e ndërmarra gjatë këtyre viteve kanë qenë gjysmake dhe të deformuara, se politika vazhdon të kontrollojë brutalisht institucione të rëndësishme kushtetuese dhe shoqërisë civile, pavarësia e të cilave është thelbësore për funksionimin e një demokracie.
Kjo tregon gjithashtu se PD dhe PS kane dështuar në krijimin e institutucioneve të pavarura kushtetuese dhe të administrates civile, se këto dy parti kanë dhunuar sistematikisht parimin kushtetues të ndarjes së qartë te pushteteve dhe shtetin ligjor e kane zevendesuar me shtetin partiak dhe familjar.
Partitë politike, pjesëmarrëse në aleancën “Polin e Lirisë” kërkojnë që të gjithë kandidatët që mbajnë poste në institucionet e pavarura kushtetuese dhe në administratën civile, të respektojnë ligjin dhe të  japin dorëheqje të menjëhershme nga postet që mbajnë.
Poli i Lirisë, pas zgjedhjeve, nëpërmjet grupit të vet parlamentar do të propozojë një ligj që ndalon zgjedhjen në instsitucionet e pavarura kushtetuese  të të gjithë përsonave me karrierë politike per nje periudhe pesevjeçare.
Ne garantojmë se Grupi Parlamentar Polit i Lirisë, do te mbrojë  shtetin ligjor e standardet demokratike dhe do të jetë besnik me qytetarët, garant i shtetit, i stabilitetit, i demokracise, i mbrojtjes së institucioneve kushtetuese nga revanshizmi i emrave të veçantë të të djathtës dhe të  majtës.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora