E marte, 16.04.2024, 09:11 PM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Jemi nisur dhe po ecim krenarë n'udhën tonë

E premte, 29.05.2009, 06:53 PM


JEMI NISUR DHE PO ECIM KRENARË N’UDHËN TONË

Shkruan Engjëll KOLIQI

Shumë shekuj kanë kaluar mbi kombin tonë, duke na shkelur e duke na lënë të vendnumërojmë në shumë veprimtari nga jeta e përditshme. Përufundimisht, në fillim të shekullit XX (më 1912) u liruam nga pushtimi otoman, nën të cilin kishim vuajtur mbi pesë shekuj. Mirëpo, më shumë se gjysma e tokave shqiptare ishin marrë nga shtetet përrreth, sllavo-orthodokse (Serbia, Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi). Vetëm 28 mijë kilometra katrorë quheshin Shqipëri. Sidoqoftë, ne filluam ecjen tonë kombëtare, duke mos i përfillur në jetën tonë ndarjet administrative. Mirëpo, edhe pas dy luftërave botërore, ndaj kombit tonë nga diplomacia ndërkombëtare, respektivisht nga qendrat e vendosjes u muarën vendime absurde dhe tokat tona iu dhanë (iu lanë) shteteve të përmendura përrreth.

Mbas njëmijenjë peripecive, që na kanë sjellë deri në gjenocid, përfundimisht në mbyllje të shekullit XX (më 1999) Serbia u detyrua që përfundimisht të tërhiqet nga trojet tona në Kosovë. Atje u vendos protektorati ndërkomkbëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me misionin administrativ UNMIK dhe forcat e NATO-s, të cilave iu bashkuan edhe ushtarakë të vendeve të tjera nën misionin mbrojtës KFOR.

Edhepse u zhvilluan bisedime me autoritetet e Beogradit që zgjatën me vite, serbët kurrë nuk u pajtuan që të gjendet një zgjidhje për një paqe të qëndrueshme në rajon. Duke qenë se Serbia ishte ndërtuar dhe po zhvillohej me pasuritë e marra nga toka e Kosovës, autoritetet e Beogradit nuk mund të vendosin lehtë për t’u tërhequr përfundimisht nga Kosova.

Duke e parë kryeneqësinë e tyre, ne u detyruam që të rishpallim pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 17 shkur të vitit 2008. Kësaj radhe këtë hap e muarëm në bashkëpunim me ndërkombëtarët dhe nën umbrellën e pakos së të dërguarit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për t’i udhëhequr bisedimet mes Prishtinës e Beogradit – Marti Ahtisaari. Me këtë pako nuk kënaqej asnjëra palë, mirëpo për t’i mbajtur të forta aleancat tona dhe për të mbetur mirë me institucionet dhe me bashkësinë ndërkombëtare, ne jemi detyruar ta pranojmë dhe nga 17 shkurti 2008 e kemi shtetin e dytë shqiptar – Republikën e Kosovës. Në të vërtetë në pakon e Ahtisaarit, edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet se ky është një shtet multietnik, duke harruar se shumë shtene europiane me përqindje më të madhe të minorancave trajtohen dhe cilësohen si shtete nacionale. Vendet kryesore dhe më të fortat të botës e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Vendet që na kanë njohur deri më tash kanë mbërritur numrin 60 dhe pritet që gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të na njohin edhe vendet e tjera e në një ditë jo të largët – edhe Serbia.

Mes Kosovës e Shqipërisë kufiri ka mbetur vetëm një fornalitet. Tashmë ngadalë edhe bota po e kupton se ne jemi një komb i ndarë padrejtësisht.

Sidoqoftë, ne jemi nisur dhe po ecim bashkë n’udhën tonë të integrimeve ndërkombëtare, si një komb i pandarë dhe ndër më fisnikët e më paqësorët të kontinentit të vjetër. Do të ecim përpara e nuk do të ndalemi. Veprimtaritë tona kulturore-artistike në mbarë botën do të jenë të përbashkëta. Edhe delegacionet e shqiptarëve dhe deputetët shqiptarë, pa marrë parasysh nga cili shtet janë, në Bashkimin Europian dhe kudo në botë, do të dalin me qëndrime të përbashkëta në mbrojtje të intereseve tona kombëtare.

Pra, jemi nisur e nuk kemi të ndalur në udhën e zhvillimit dhe të prosperitetit tonë këmbëtar. Gjithashtu në këtë rrugë ecim krenarë dhe shumë të kujdesshëm në përmbushjen e të gjitha intereseve mbarëkombëtare. Do të vazhdojmë të fortë dhe të palodhur derisa ta bëjmë Shqipërinë Etnike – shtetin shqiptar mbi të gjitha trojet shqiptare, por gjithëherë me një formulë paqësore shembullore, siç kanë ditur gjithëherë dhe siç dijnë shqiptarët. Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora