E premte, 19.04.2024, 04:16 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Bajden në Kosovë tregoi me dorë Presidentin historik Rugova

E premte, 29.05.2009, 10:47 PM


Z. PRESIDENTI BAJDEN NË KOSOVË TREGOI ME DORË PRESIDENTIN HISTORIK RUGOVA - ARKITEKTIN E MIQËSISË  USA-SHQIPTARË
                                                  
Nga Xhevat Rexhaj

 
Vizita si kjo e fundit e Zotit Bajden, mbeten gjithherë në kujtesë të mirë të një populli si jemi ne shqiptarët.Në vizita të tilla edhe cikërrimat në protokoll dhe jasht protokollit kanë një domëthenje të madhe, ndoshta prap për ne shqiptarët jo të dukshme ama për realitetin dhe vetë historikun e vizitës qojnë pesh të madhe.
Të shkruhet më shumë për këtë vizitë është e kotë sepse vetë qytetarët e Republikës dhe thuaj të gjithë shqiptarët në përgjithësi e treguan madhështin dhe dinjitetin e tyre karshi SHBA-së dhe vetë Zotit Bajden. Ne shqiptarët pra treguam se jemi mirënjohës  ndaj asaj që e ka lanë amanet i madhi i ynë Presidenti Ibrahim Rugova"... në miqësi të perhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", por athua a u vërejtë kjo fjali edhe në protokolin e takimeve dhe fjalëve të shkruara të 3 njerëzve kyq të shtetit të cilin e krijuan SHBA me shqiptarët bashkë, kam mendimin se jo, kam përshtypjen se ishte krejt diq tjetër pra ishte ikje nga të dukurit e asaj që la ngjyrë në historinë shqiptare emri dhe e bëma e madhe e Dr. Rugovës.
 
-Në reklamimin dhe spotin rreth ardhjesë së Z. Bajden në RTK-në e A. Zatriqit e shoqes Dobruna ta merrte mendja se historia e rrumbullaksimit të pavarësisë së Kosovës fillonte me Thaqin ,e F. Sejdiun, të dukej se këta të dy njiheshin me Z. Bajden që nga viti 1990, të dukej se këta ishin ata që kishin lobuar atyre viteve në SHBA, të dukej se këta ishin ata që kishin hyrë të parët në kancelaritë e Amerikës pra thjesht na rrejke RTK shul shqip me spotin e tyre prej marres. Në atë farë marrie nuk kishe si të ndiheshe ndryshe vetëm si një depresionues nga një medie e depreionuar deri në palcë me anti rugovizëm, kjo thjesht kështu kuptohej dhe mesazhi ishte i kjartë sikur kurr Presidenti i ynë mos ta kishte parë Amerikën e lëre më diç tjetër. Por ama duke ditur influencen dhe varësin që ka ky medium kundrejt qeverisë aktuale kuptohej se ishte një dyzim i dëshirave që gradualishtë jo vetëm emri por edhe fotografia e Presidentit të minimizohen dhe të largihen nga faktet historike, së pau këtë edhe e dëshirojnë të tillët, por dhemb se k ishin ata që u bënë dikushi mu në kohën dhe me emrin e Presidentit le të mbetet në ndergjegjen e tyre.
-Z. Bajden ngjitej shkallëve të parlamentit për të iu drejtuar parlamentarëve të Kosovës, në një moment ai ktheu kokën dhe bëri me dorë nga Fotografia e Presidentit Rugova, fotografi që ishte hudhur për dysheme me rastin e rishpalljes së pavarësisë nga Jakupi & Co, sigurisht që si mik dhe njohës personal i Presidentit Rugova Z. Bajden me dëshirë do të kishte qëndruar së paku një minutë para bërësit të pavarësisë, por si për qudi Fatmir Sejdiu kishte marr turr dhe nga frika mos po duket i vogël karshi Fotografisë e tërhiqte shkallëve përpjetë Z. Bajden dhe ati i mbeti gishti dhe dora në drejtim të figurës madhore të Ibrahim Rugovës. Këtë e kishte vërejtur mirë edhe TV Koha që edhe e përmendi këtë rast.
-Përqafimet e Sejdiut dhe Thaqit  me Bajdenin tregonin se sa shumë kinse e duan ata Amerikën, sa shumë janë duke bërë për qytetarët e Kosovës dhe sa shumë mirënjohës janë për Amerikën, por ata harronin apo edhe donin të harronin se kur Presidenti Rugova kishte takuar Z Bajden dhe krejtë elitën Amerikane ata kishin qenë shumë të vegjël, kishin qenë më së largu në Prishtinë nga katundet e tyre dhe se kishin fjetur shlirshëm gjersa i madhi i kombit miqët e Serbisë i kthente në armiq të Serbisë. Folën në Parlament të parët e vendit mik të Amerikës, por sinqerishtë dukeshin të vegjël ashtu edhe siq janë, vetëlavdërues, vetëdashurues dhe injorant ndaj një figure të shekujve shqiptarë.
- Këta, pra Fatmiri e Hashimi ishin ende të nevrikosur nga takimi që kishin pasur vitin e kaluar me Mikun më të madh të shqiptarëve në përgjithësi, djalin e Bushit Senior Bushin W.junior, që bëri formalizimin e pavarësisë dhe futjen e Shqipërisë në Nato, athere Presidenti i SHBA-së i kishte ulur Fatmirin e Hashimin e Kosovës nënë fotografinë e ish presidentit të SHBA-së  A. Lincoln dhe u kishte treguar se amerikanët i janë për jetë mirënjohës madfhështisë së tij, me këtë ai u kishte bërë me dije se mundohuni edhe ju shqiptarët që të nderoni së paku njerëzishtë atë që na tregoi neve amerikanëve se ku dhe kush jeni ju, pra ua bëri shtetin dhe ua ofroi mikun më të madh e më të fortë në botë.
 
Që e tëra mos të dukej qoroditëse, mendoi për këto lëshime, një gjë prap më mbushi me ndjenja dhe me emocione duke mu mbushur sytë me lot ishte se , në katin e epërm të sallës së parlamentit dinjitetshëm qëndronte Familja e Njeriut që e solli Amerikën në Republikën e Kosovës dhe në trojet shqiptare, Familja e Presidentit Rugova si zakonisht të qetë të urtë dhe madhështor ashtu siq ishte Ai vetë.
 
Falemnderit Zoti Bajden që ishe në Republikën e Kosovës, neve ju duam se kështu na mësoi i Madhi i ynë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora