E marte, 16.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Kur Shqipëria është Shqipëri, Kosova dhe kombi përparon

E shtune, 30.05.2009, 06:45 PM


KUR SHQIPËRIA ËSHTË SHQIPËRI
KOSOVA DHE KOMBI PËRPARON

Nga Xhevat Rexhaj                                           
 
Kam dëgjuar shumë heret qysh në bankat e shkollës së mesme se frymëzimet e njerëzve të lapsit janë shpesh ato të momentit. Më vonë kam menduar se sa lehtë e kanë patur këta mendimtarë të frymëzohen nga gjëra të ndryshme për të shkruar sepse kombi i ynë ishte thuaja gjithherë i robëruar , dhe i përsekutuar, andaj edhe më lehtë por edhe me frikë është dashur që të qiten në letër frymëzimet dhe mendimet kundër të keqës.
Tani në këto kohë të soditpër fat kemi mbërri në një situatë që edhe njerëz si unë të frymëzohen në momente të caktuara, dhe të vëjnë në letër mendime dhe përceptime nga më të ndryshmet. Pra tani më jemi në kohën e internetit dhe ashtu edhe ne shqiptarët edhe pse jo kalemgjinjë të formatit po i dham vetes të drejtë që të merremi me tema nga më të ndryshmet, por tani për fat mundësia dhe realitetei po na krijojnë fushë që të merremi me të mirat që po ndodhin në hemisferën shqiptare. Vërtet është kënaqësi që pos disa devijimeve politike, ekonomike, sociale, kulturore e të tjera, të rrekemi edhe pas shumë të mirave që po përjetonë kombi shqiptarë në përgjithësi e sidomos Shqipëria në veqanti.
Të shkruash mirë dhe me konsideratë për një taborë politik  në fillim dukesh si i njëanshëm, mirëpo të shkruhet dhe të thuhet realiteti është paanësi. E thashë që në fillim se ne shqiptarët kishim vuajtje, varfëri, pushtim, devijime ideologjike e çka jo tjeter shekuj me radhë, ama tani situata ka ndryshuar fundamentalishtë. Ka vite që po perjetojmë ndryshime evidente në të gjitha sferat jetësore, po bëhemi faktorë relevant jo vetëm në rajon por edhe më gjerë, shqiptarët po tregohen të aftë dhe të zotët për kombin, shqiptarët nuk janë më shikues të lojrave politike dhe diplomatike ata më janë lojtarë të zotët në tavolinat ku po vebndoset për të ardhmen e kombit, e besa edhe të Evropës. Ka shumë ndërskamca sidomos nga disa fqinjë tanë të cilët me zili dhe gjelozi të madhe po mundohen të pengojnë këtë ecje markante të kombit shqiptarë, i ka kapë frika dhe tmerri se në vitet e ardhme trojet shqiptare do të jenë formalishtë të bashkuara dhe strategjikishtë të forta në çdo aspekt, pra trojet shqiptare tani më po ndiejnë madhështinë dhe pasurinë që e kanë.
Si mos të jetë kështu kur truri, mendja, rinia, atdhedashuria, sensi politik, diplomacia dhe karizma e një shqiptari po gjunjëzon dhe po mahnitë në të njejtën kohë edhe kancelaritë botërore e lëre më ato evropiane. Njeri i pashëm, i shëndoshë, i urtë , i aftë, trim dhe karizmatik Zotëriu Lulzim Basha po tregon fotografinë e ardhmërisë shqiptare në kontinentin e vjetër të quajtur Evropë.
Ministri i ynë i vyeshëm, veprues dhe ngadhnjyes në beteja diplomatike po shemb barriera, po qel dyer të mbylluara pallatesh të vjetra diplomatike, po mahnit kolegët dhe po madhështon shqiptarët- fatbardhësi për ne shqiptarët dhe për atë vetë. Zotëri Basha me sharmin e tij me të folmen e miqve tanë më të mëdhenj, SHBA dhe Angli po e i qel tunelet të cilat me shekuj ishin të mbylluar vetëm për shqiptarët, ai e kishte mësuar këtë zeje kur kishte filluar së ndertuari damarin e shqiptarëve që lidh trupin të tërë me zemrën , pra madhështinë e shekujve RRugën Durrës- Kosovë. Ky atdhetar i veprave, ky sinonim i vëllazërisë shqiptare nuk ndalet e ka një punë ende të pakryer, futjen e Kosovës në Kombe të Bashkuara, ky shqiptarë me vepra e jo me frazeologji po i jep gola anti kolegut të diplomacisë serbe Jeremicit, ky shqiptarë me dukjen dhe fjalimet e tija në forume të ndryshme edhe kundërshtarët po i gjunjëzon dhe po i hypnotizon, e nga ana tjetër edhe shqiptarët po i faktorizonë, ky shqiptarë, vërtet po tregon se si duhet të jemi ne shqiptarët.
Lulzim Basha, ministri i kombit shqiptarë, arkitekt i diplomacisë shqiptare duhet të jetë frymëzim i shqiptarisë se si duhet kombi, ky njeri nuk na duhet vetëm edhe 4 vite ky i duhet ardhmërisë, pra nder i kombit je Zotëri Lulzim Basha.
 
Shqiptari i madh Sali Berisha ka menduar dhe mendon për të ardhmen e kombit, me atdhedashës si L. Basha  e të rinjë të tjerë e rrit shqiptarinë.
Mrekulli



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora