E premte, 26.04.2024, 12:45 AM (GMT+1)

Mendime

Ksenofon M. Dilo: Fjala e lire, e drejta e Burgosur

E enjte, 28.05.2009, 07:28 PM


Fjala e lire,  e drejta e BURGOSUR !
  
“Bota èshtè bèrè me aq “UNE” sa ka edhe njerèz:çdonjeri e konsideron veten mè tè rèndèsishèm dhe mendon se meriton mè tepèr konsideratè nga çdo njeri tjetèr. Eshtè e nevojshme tè kultivojmè dhe ta zhvillojmè mè shumè vetveten. “ Dr. JANI DILO     

Nga Ksenofon M. Dilo
                                                                
       Vitet  kaluan dhe  njerèzit  ngado pyesin: “kur  do tè fitojè arèsyeja mbi taktikat partiake?!”  Ajo qè i zèmèron né kètè vara-vingo  èshtè  e drejta  qè gjèndet akoma e burgosur! Kjo,helmon atmosferèn shqiptare.
    Arroganca ka ndryshuar vetèm tonin,formèn.Njè frikè né pèrgjim kjo! Eshtè nevoja pèr  tè mbrojtur  tè ligen ,qè nuk i  kursen vehtes turpe  tè tjera,edhe pse dashi i kopesè tregoi plakje dhe kopeja u duk e  çoroditur !
     Skandali i ngjan njè gjuetije pèr tè deklasuarin. Pushteti gjyqèsor,kthyer né njè armè tè mpirè. “Fjala   e lirè”,njè pamje dekorative, krejt e padobishme derisa
drejtèsi do tè thotè –asgjè ! Situata remi !Sugjeron  kthim né metaforèn:”Prapa ktheu!”
Kordoni i  krimeve nuk po kèputet. Lulèzon mentaliteti enverist !
   Njè tragjedi e fatit pèr Njeriun fisnik,”kur flasim pèr krimin-thotè  poeti i persekutuar Piro Kuqi - na mbyllen gjithè shtigjet! “  Dhimbja , mè e madhe nga njè eksperiencè brutale.
  E drejta duhet tè tretet si njè lugè sheqer né  njè filxhan ujè . Dhe né kètè rrokopujè,.. braft ,njè dolli e vogèl me shkèndi shprese, e kambanat e alarmit bien, thèngjijtè do tè marrin flakè. . Po.., strukturat e drejtèsisè mbeten tè ngrira! Plagèt mbeten tè hapura Kalvar i mundimeve pèrsèritet,ndonse pa frynèn e dikurshme revolucionare po,gjithnjè e mè tè dhimbèshme
  Rast tipik  me kriminelet e bandès “Kuqo” tè Sheperit,né gjyqin komedi tè Gjirokastrès.. u lanè tè lirè  dhe u afruan Tiranè edhe pse   vrasja qè kryen si njè skenè nga ferri!.  Adaptoi gjyqi, si gjykim hijesh , disa taktika tè sé shkuarès.. deri dhe avukat s’lejuan pèr viktimèn!   U kthyen me fuqi vampiri !  U  sakrifikuan  dy thesarèt e jetès:  e  d r e j t a  dhe   m o r a l i .  Njè kombinim fatal  ! kur dihet : ligjet njerèzore modelojnè ato tè drejtèsisè.
   Njè paralajmèrim fatal pèr ferrin qè ishte duke vazhduar ! Pamje, qè tè rrènqethin deri né palcè .Terroristèt marrin vlera superiore,né raport me fatin njerèzor shqiptar Zatèn mè tepèr fajtor se ai qè bèn krimin èshtè ai,qè bèn errèsirèn. “Aty,ku ka eerèsirè- thotè HUGOI- ka dhe krime.”
     Drejtèsia  ,si ai zjarrfiksi qè kèrkon ta shuaj zjarrin me benzinè.Propaganda e komunistève njè mashtrim edhe pse komunizmi u rrèzua nèn peshèn e tij e gènjeshtra e madhe dolli né dritèn e Diellit..Lustra e kèsaj  drejtèsie kèrkon tè krijojè njè hapèsirè frymèmarrje…Drejtèsia,si njè gur mozaik qè fut tè tjerèt né kllapi…pèrdoret pèr tè fashitur plagèt me premtime tè rreme,premtime  boshe né fushata dhe,pèr tè ndarè né mes tyre kulaçin e pushtetit. E..krimi ,njè debatim triumfal i “forcate tè errata.”Shumè e shèmtuar tè shènosh numurin e viktimave se,njè njeri i pafajshèm tè vritet,njèsoj si tè na vrasin tè gjithève.
 Fusha e zyres sé drejtèsisè akoma e minuar. Antikorpi i demokracisè vèshtron ç’ka duhet tè fshehi jo ç’ka duhet tè thotè.  Europa po ferkon sytè me habi ! Limiti i  kèsaj bote drejtèsie èshtè: Çmènduria  komuniste !
  Konsiderohen njerèzit si objekte qè duhet tè shkatèrrohen. Pastaj ,kanè dhe gojè tè na flasin ,demokracinè e sollèn pa gjak ! Akoma kèrkojnè tè na mèsojnè pedagogjinè e mashtrimit! Né kètè disiplinè tè trishtueshme vihen né punè gjithè mbeturinat e sé kaluarès..ç’do gjè shihet” pa shih,pa shih “  ç’po  bèhet…Dopingu social,d.m.th. hi syve pèr tè rimarrè pozicionet e humbura, rrit shumè zhgènjimet.
      A nuk janè vepra  ,tè kètij lloji njè pasqyrè qè tregon:”Kush shikon vehten si majmun,nuk mund tè reflektojè  dot si apostull” ? Shkunduni zoterij !Edhe tani,qè akullin siberjan e shkriu dielli i sé vertetès,i qytetèrimit njerèzor , akoma u verbon magjia e kullès sé kuqe?!  Diskutimet  toleruese,pèrfundimet janè diskredituese! E vetmja mènyrè pèr tè zhdukur  komunizmin èshtè,tè zhdukim mashtrimet.
  De! Ta marrè djalli-thotè me vehte i persekutuari né kètè dhimbje qe drejtèsia e hutuar nga korrupsioni né emèr tè jetès e bèn jetèn tè padurushme !Gjithçka monotone pèrqark tij! E çngjyrosur ! Fshihet  historia e dhimbèshme ,  jeton brènda tij njè tragjedi ! Shkatèrruar  jeta e Tij nga torturat,ankthet,tmerret,poshtèrimet  ..deri te vrasjet makabre me armè tè ftohta tè kthyera né epidemi  né tranzicion si né Leusè(tè Pèrmetit),Sheper etj. e drejtesia akoma i duhet heshtja !?, Né kètè proçes –verbal  mendimi qè pèrmban formulèn “I DEKLASUAR”  , né kètè lloj autopsie intelektuale,né kètè dhimbje gjithnjè né rritje,  janè shumèzuar  mèrzitja e herèshme..  -vuajtjet e shpirtit ! … dhe.. i sjellin ndèr mènd fjalèt e neveritèshme ,qè i pèrngjanin jargève tè njè epileptiku mbi copèn e bukès :  ”Né emèr tè popullit je i arestuar!”..
    E di mirè, i  çliruari nga xhelati i burgut  qè sot  mbeti  i persekutuar se, e ardhmja nuk i èshtè prapa derès,po, né fund tè fundit èshtè me Tè.
   “Peshorja” drejtèsi ,a thuaj akoma  nuk di qè e drejta pèr shqiptarin èshtè JETE,èshtè SHPRESE.  po, tentohet ti jepet akoma popullit njè bollèk gènjeshtrash?!
   Muaji mjaltit  i   atyre si Femi Avdiu qè   burgosin tè drejtèn ,e komunistè qè e ndjejnè se gabojnè  vetèm -kur thonè tè vertetèn ,nuk duhet tè zgjati mè! Ç’èshtja ka marrè pamjen :tè jesh a tè mos jesh. Né kètè disiplinè tè trishtueshme thuhet se jetohet,po gènjèhet. Me tè drejtè poeti  shkruan:
                                     ”Kèrkova DREJTESI
                                        Atè nuk ma  dhanè
                                         Mè thanè :
                                       S’tè takon  se,ke tè drejtè:”..(“Paradoks shqiptare”Eduard Dilo)    
Del dhe ndonjè bejte:”Jeto me pèrralla ,bjeru pas èndrave !”  Po, rruga mè e mirè pèr tè lexuar èndèrrat èshtè tè zgjohemi sa mè parè,qè tè   lirohet e drejta  nga burgu  sa mè shpejt! Jeta tregoi dhe vèrtetoi se, sa mè demode  behej sistemi aq mè agresiv !
   Dhe,né kètè konteks nuk duhet tè heshtet  pèr ta ushqyer popullin me qumèshtin e vet  aq mè tepèr pèr kontribute dinjitoze patriotike,shkencore prej gjeniu si tè PETRO ZHEJIT.  A thuaj tè jetè ironi è fatit, qè memorjes politike i duhet ta lèrè né harresè  e  Atdheu  ynè akoma tè mos   njohi dhe profesorè si, Stavri Skèndi,Arshin Pipa ,Safete S. Juka, Sami Rrepishti etj. etj.? Ahere ç’èshtè kjo heshtje?! ..Pse heshtet pèr  ti vènè kèta,e tè tjerè personalitete  si kèta né vendin  ku meritojnè te-  elita e kulturès shqiptare  !
   Pyetja do kthyer dhe nga ana tjetèr:sa mundèsi kanè tè vèshtrojnè drejt? Ata janè rritur  duke menduar se,kèta janè” armiq  tè popullit “! Kjo zgjeron zbrazètinè dhe  tèrbimin e shpirtit çnjerèzor se, ndryshe si èshtè  e mundur tè mos i jepet vèndi merituar prof. Isuf Luzaj qè, nderuar me medalje floriri nga parlamenti i Argjentinès,apo presidenti REGAN do ti varte  né qafè  medaljonin “Mèsuesi i AMERIKES” .
 A nuk janè tè gjitha kèto né kurriz tè shqiptarève,né kurriz tè Atdheut è demokracisè ?Tjetèr ,s’mbetet vetèm  tè  pèrsèriten  fjalèt e  atyre qè kanè humbur pusullèn e mbahen prej  shkume:  dje   vèndi yne :” feneri ndriçues né Europè –sot “vendi me demokratik i botès”!  qè,do tè thotè tè mos lirohet njeriu  prej trashgimit tè rèndè historik prej  asaj“dhuratè”  qè   kanè lènè sundusit e kuq. Po,njeriu ka lindur tè jetojè i lirè ,e drejta tè mos jetè e burgosur,tè bèjè jetè tè vèrtetè,kètu qèndron dhe specifika dhe bukuria mè  e madhe e veprès sè demokracisè.
 Ahere pse kjo babèzi “Uni”  nuk lejon emra qè nxitin fuqinè e tè menduarit? po,  mbulon pa aftèsinè me krime,  lè “forcat e errata né shètitje”  si dhe  pronèn  tè mos vejè tek  i zoti, mpiks intriga e bèn jetèn tronditèse,  shkel tè drejtèn e jetès, s’ka koncept pèr tè drejtat e njeriut ;se, ka aleat - mashtrimin komunist!  . E,s’di i vuajturi shqiptar as tè gèzohet, as tè qeshè,as tè pikèllohet, as tè trèmbet para njè hène gjaku.
       Afrohet i persekutuari, (Ai , qè   kurrè si thotè  dot goja “UNE” por “NE” ) qè te plagèt pambarim si  familje vuan  mè tepèr dhimbjet e Atdheut , ai ,tek i cili jeton njè shpirt fisnik,njè inteligjencè qè i ka varur shpresat te virtyti shqiptar dhe vetèm  njè pyetje e dègjon tè thotè: “SA!” Edhe sa do vazhdojnè?
   Vite e vite kaluan  e ai, mbeti deri te privilegji “i  marrjes  sé dokumentave”..pèr persekutim,pèr prona- “ish pronari!”!! ..Dhe, mos  dhènja e pronès tregon qè mbetet akoma preh e regjimit  !
    I shkon ndèrmènd tèrè kèto e tè tjera si kèto e buzèqeshja i ka ngrirè ..pa  shtèpi,pa  tè drejtè,pa liri…me njè pension sa memzi ndan mbijetesèn nga vdekja .Sakrificat  e tij,i mbytin ndjenjat mè esktreme tè agonisè. Pesha qè mban-historia çnjerèzore . Gjèn ajèr tè pastèr te demokracia perèndimore Besim te vitaliteti i popullit tonè,te shqiptarizmi. Shpresè te Amerika. Po..,ka dhe njè sèmundje tè stisur nga enveristèt , ajo   i  pèrmblidhet né kombinacionin e   shkronjave :  I    DEKLASUAR !
   Vuajtjet s’ka libèr ti shkruaj! Tèrè jeta e Tij- njè Madheshti né dhimbje. Realitet ky,qè    habit dhe ata qè ja shkaktuan ! Pèrbuz çdo rrezik kur,vihen né lojè interesat e ATDHEUT Idealet kombètare, janè bèrè njè me shpirtin e Tij.
  Burra tè tillè na bèjnè  tè ndihemi  krenarè, qè jemi tè racès shqiptare.  Ata , kanè  njè shèndet tè fortè shpirtèror   edhe pse e drejta,  u èshtè  burgosur(!) “E vèrteta zhytet-thotè,mènçuria popullore- po,nuk mbytet”   dhe , e nesèrmja èshtè me Ta.  Vjen pa tjetèr dita ,   qè drejtèsia do tè ndalojè hemoragjinè e saj!



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora