E enjte, 25.04.2024, 05:28 PM (GMT+1)

Mendime

Henri Çili: Fenomeni,“mandati i parë, prodhon të dytin”

E enjte, 28.05.2009, 07:24 PM


Fenomeni,“mandati i parë, prodhon të dytin”

Nga Henri Çili

Një nga të papriturat e kësaj fushate ishte dicka realisht e pamenduar më parë: Berisha dhe mazhoranca janë në vitin e fundit të mandatit më mirë se sa ishin në fillim të mandatit të 2005. Nga ana tjetër, pasojë e kësaj, opozita e Edi Ramës duket, tani sa më shumë që afron beteja elektorale me parametra të tillë, që mendoheshin se duhet të ishin shumë më të mira tre vjet më parë. Por në fakt çfarë ka ndodhur? Duket se po përvijohen konturet e një fenomeni të ri, një fenomeni shumë të zakonshëm në jetën politike perëndimore: inercia e dy mandateve, ose ta shprehim thjeshtë “mandati i parë, prodhon të dytin”. Po cfarë është ky fenomen, i cili nga lubrifikimi i demokracisë përfaqësuese ka arritur të stabilizohet në shumë prej demokracisë perëndimore, me shtetet e bashkuara në krye. Sic e dimë, presidentët amerikanë që fitojnë një mandat e kanë thuajse të fituar një mandat të dytë. Janë të rrallë presidentët amerikanë që nuk kanë hasur këtë fenomen. Demokracia përfaqësuese me mandatet e kufizuar zakonisht 4-5 vjeçare e ka pasur një shqetësim të madh kohëzgjatjen në pushtet të liderëve, jo më kot kufizimi i pushtetit si me rrugë parlamentare përmes mocioneve të besimit dhe mosbesimit, por dhe vendosja e kufizimit me jo më shumë se dy mandatë në poste të veçanta, (regjimet presidenciale) është tashmë shumë legjitim kudo. Por nga ana tjetër një 4-5 vjeçar është një cikël shumë i shkurtër kohor që një grup reformash, disa lloje reformash të mund të konceptohen, të legjitimohen në publik dhe rrugë parlamentare e aq më pak të realizohen. Duke i kujdesur për kufizimin e pushtetit, qoftë dhe si kohëzgjatje demokracia përfaqësuese është gjendur po ashtu ngushtë nga mandatet e shkurtra, nga ndërrimet e shpeshta e të qeverisjeve në çdo 4-5 vjet.
A po ndodhin në Shqipëri të njëjtat fenomene? Duket se po dhe këto janë shenja të normalizimit të sistemit tonë politik. Në radhë të parë qeveria krijon apriori një avantazh, duke krijuar me ose pa dashje një gamë interesash në shoqëri, të cilat kalcifikohen para zgjedhjeve dhe krijojnë një inerci pushteti. Këto forca dhe interesa bëjnë “presion” që në një farë mënyre gjërat të mos ndryshojnë në mënyrë rrënjësore, kërkojnë që gjërat të vazhdojnë. Nga ana tjetër rreth fundit të mandatit fillojnë të japin efekt disa politika dhe reforma dhe në përgjithësi masa e gjerë e elektoratit nuk është e interesuar ta ndërpresë këtë cikël.
Pa neglizhuar fuqinë e interesave kundër status quo-së në mandatin e parë këto forca kanë më pak shanse për t’u përforcuar në një mënyrë të tillë sa për të përmbysur tërësinë e interesave të status quo-së.
Me sa duket kështu po ndodh edhe në Shqipëri. Ndaj përtej problemeve, skandaleve nëpër këmbë, rënies së reputacionit për “duart e pastra” qeverisja Berisha është sot në fund të mandatit paradoksalisht politikisht më funksionuese, është më mirë se sa në vitin e parë të mandatit.
Nga ana tjetër, Rama duket sikur “zhgënjen” besimtarët e tij, jo pse domosdoshmërisht është më keq sesa ata prisnin, por se i duhet të përballojë apo të mundë një inerci të mandatit të parë të qeverisë, e cila është bërë më e madhe tani në 2009 sesa ishte në 2006 apo 2007.
A do të vërtetojë 28 qershori paradigmën e “inercisë së mandatit të parë” apo “mandati i parë, prodhon të dytin”? Të presim, por disa shenja të kësaj po i shohim tani.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora