E enjte, 25.04.2024, 01:29 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: T'i rinacionalizojmë objektet e kultit dhe ato fetare në trojet shqiptare

E enjte, 28.05.2009, 08:06 PM


T'I RINACIONALIZOJMË OBJEKTET E KULTIT DHE ATO FETARE NË TROJET SHQIPTARE?

Nga Selim Hasanaj

Këtë shkrim e baj i nxitun nga pervoja, nga gjithcka që shof në Norvegji e Suedi, shtete këto të cilat i frekuentojë paralelisht dhe pothuej per cdo ditë, pastaj nga pervoja ime e udhtimeve neper shtetet tjera të botës si dhe nga ato pak njohuni që kamë dhe që arrijta ti nxa me leximet e mia të librave, revistave, gazetave, broshurave dhe tash kohet e fundit edhe të veib faqeve të internetit.
Unë kurr nuk nxihem ngusht të pranojë dicka që nuk di, që nuk e njof. Andaj as këtë herë nuk po ngurrojë ta pranojë se deri vitin e kaluem unë nuk kamë dijtë se nji xhami në Prishtinë thirret me emnin e sulltanit pushtues, pra nuk kamë dit se nji xhami në kryeqendren dardane thirret XHAMIA E SULLTAN MURATIT. Këtë fakt e mësova dhe u befasova. Andaj nga befasia ime ka nji vit që unë bluej në kokën time mendime të cilat sado që mundohem ti zbusë dhe ti bajë të bardha, ato fatkeqësishtë duken të turbullta, per mos me thanë krejtë të zeza. Dje këtu në jugun e Norvegjisë ( Oslo dhe rrethinë) ishte kohë e mrekullueshme dhe unë si gjysh mora nipat e mi dhe së bashku shkuem në qendren rekreative turistike HUNDERFOSSEN , e cila asht afer qytetit LILLEHAMMER poashtu i njoftun në botë sepse aty u mbajten Lojnat Olimpike dimnore.
Qendren e njoftun Hunderfossen e ka ndertue skulptori dhe artisti italian Ivo Caprino. Pothuej tanë jeten e vet dhe krejt veprimtarin e vetë artistike e perdori per ta ndertue këtë qender shumë interesante dhe atraktive. Norvegjezet si popull as që dinë se kush asht ndertuesi i kësaj mrekullie. Janë vetem ata që interesohen ta dinë dhe e mësojnë permes dokumenteve të shkrueme dhe permes nji pllake e cila asht në hymje të qendres , por shumë lehtë mund të kalojë njeriu edhe pa e pa fare.
(Nuk jamë i zoti të dergojë per redaksinë e saidit foto të kësaj qendre sepse nuk dij ta perdorë kompjuterin pos të shkruej dhe ti dergojë shkrimet në adresen e saidit. Nese redaktori ka mundësi mund të futet në GOOGLE,  apo JOTUBE  apo si thirret kjo faqe dhe aty mund ti xhen fotot e kësaj mrekullie të ndertueme nga nji italian në Norvegji.)
Pra kjo qender nuk e ka emnin e ndertuesit, bile, bile kjo qender ka emen qesharak sepse në perkthim do të thotë LUGINA E QENVE. Pse ka marr këtë emen nuk e dij. Unë rrefej se nuk e ka emnin e ndertuesit të saj IVO CAPRINO italian.
Në Østerdalen , gjegjësisht në Alvdal asht qendra e quejtun e Kjel Aykrust-it. Po sepse ky ishte norvegjez!
Dhe tash po këthehem aty ku e kamë qellimin. Xhamia Sulltan Murati në Prishtinë, Kisha e Patriarkve në Pejë, Hamami i filan e fistek pashes, beut, vezirit neper qytetet shqiptare. Cka asht kjo?! A asht në rregull që xhamia ta mban emnin e pushtuesit , njeriut që me falangen e vet të jeniqerve i solli terrin gjasht shekullor ethnikumit tonë pellazgo-ilir?! Unë thamë se jo, nuk asht në rregull. Andaj si shqiptarë, si njeri, si evropian kerkojë që Ministria e Kultures Rinisë dhe Sporteve të Dardanisë, gjegjësishtë ministri Valton Beqiri të hartojë nji rezolutë dhe me të të del në Parlament të Dardanisë dhe të kerkojë që emni i kësaj xhamie të ndryshojë. Unë propozojë që kjo xhami të thirret, XHAMIA E PRISHTINËS. E dijë se do ketë reagime, e di se ka asi politikaj dardan që do i frigohen reagimeve të shtetit turk, dhe miqësisë me te. Ama unë mendojë se duhet perkujtue shtetarve të sotem Turk , se asht mirë që tash jemi miq, por se kanë mbet të pashlyeshme pasojat e sundimit mbi pesë shekuj të turqve osman, andaj per ti harrue ato plagë dhe per ta ndie ma pakë dhimbjen e tyne duhet edhe emni i kësaj xhamie të ndryshohet. Dhe politikajt shqiptarë të Dardanisë duhet tia perkujtojnë liderve dhe popullit turk se Universitetin e Stambollit e krijuen shqiptaret dhe Rektori i parë i tij ishte shqiptarë, por askund nuk shkruen që publiku dhe turisti i zakont ta shef se ishin shqiptaret themeluesit e këtij universiteti. Bile njani i krishten e tjetri musliman bektashinj.
Pra të mbetet dhe të ruhet kjo xhami si deshmi e kohes kur Dardania u pushtue, dhe asesi mos ti lehet emni i atij që pushtojë Dardaninë, dhe që per nevojat e veta fetare ai urdhnojë ndertimin e kësaj faltorje islame. Nuk e ka ndertue vetë me cekan e mjestri në dorë Sulltani këtë xhami. Ate e ndertuen me punë të detyrueshme skllavet vendas shqiptarë dhe jamë shumë i sigurt se gjatë ndertimit të saj mund të ketë pas edhe viktima, pra rob që kanë humb jeten. Pse tash neve pasardhsit e atyne robve me fanatizem e ruejm jo veq xhaminë, por edhe tiranin që dha urdhen per ndertimin e saj?!
Kisha e Patriarkve në Pejë , apo si asht e njoftun kisha Patriarshija e Pejes. Dihet se titulli Patriark asht i besimit sllavo-ortodoks. Por edhe dihet se kjo kishë u pushtue nga serbosllavet sepse para pushtimit aty ishin kleriket e besimit krishten katolik shqiptarë,pas pushtimit u pershtat me disa ndryshime të vogla per tu perdor si kishë serbo sllave. Asnjiherë kjo kishë nuk ishte qender e ndonji Patriarku, andaj pse neve e pranojmë me atë emen. Le të ruhet kjo kishë sepse asht e jona , e kanë ndertue të paret tanë të besimit krishten katolik, por emni ti ndryshojë dhe kjo të bëhet nga ministria e KRS me në krye ministrin Valton Beqiri. Propozojë të thirret KISHA E GRYKES SË RUGOVËS.
Manastiri i Deqanit. Dihet se edhe ky manastir u ripershtat pasi u pushtue, dihet se ate e ka ndertue populli shqiptar me arkitekt VINKO KUQIN në krye të punimeve. Pse neve e ruejm me emnin serb sot?! Ti ndrrohet emni jo veq manastirit , por edhe Deqanit. Deqani të thirret DUKAGJIN, dhe manastiri ta merr po këtë men, pse jo?!
Unë nuk jamë ithtarë i patriotizmit të tepruem folklorik sikur jemi neve zakonisht si popull, andaj unë mendojë se ndryshimi i toponimeve dhe mikrotoponimeve që fillojë të bahet në Dardani, pas luftes së NATO-s asht pak sa i tepruem. Por ndryshimi i emnave të objekteve të kultit dhe ato fetare asht ma se e nevojshme të bahet nuk kamë asnji dyshim.
Pra propozojë që tu ndryshohen emnat të gjitha kishave dhe xhamijave , të gjitha hamameve e teqeve të cilat mbajnë emnat e pushtuesve qofshin ata turq osman apo serbo-malazezo-maqedon. Le ti pagzojmë me emna ILIRO-DARDAN. Janë në tokat Ilire këto objekte dhe ashtu sikur turqit që Universitetin e Stambollit nuk i thonë Universiteti i Jani Vretos apo Sami Frashërit shqiptarë, ashtu sikur norvegjezet që nuk i thonë HUNDERFOSSEN  e Ivo Caprino-s italian, ashtu sikur nuk i thonë indianet Taxh Mahalli i shqiptarit mjeshtri Isai, ashtu sikur nuk i thrrasin austriaket, shqiptare veprat e mrekullueshme të Karl Gegës, ashtu edhe neve mos ti thrrasim as mos ti pranojmë turke e sllave veprat aritektonike e kulturore te ndertueme nga dora e mjeshtrive shqiptarë të cilet ndertuen këto objekte per veti por ua pushtuen pushtuesit dhe ua pervetsuen ato, apo i ndertuen me punë të detyrueshme dhe dhunë sikur asht xhamia e Sulltan Muratit pushtues në Prishtinë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora