Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Toto Cutugno

| E shtune, 04.08.2007, 08:35 PM |


Toto Cutugno, zëri italian me famë botërore       

Salvatore Cutugno, i njohur me emrin artistik dhe miqësor Toto, ka lindur në 7 Korrik 1943 në Fosdinovo, në Lunigiana. Pas disa muajsh nga lindja e tij, familja transferohet në La Spezia. Që në fëmijëri Toto shfaq tepër interes për muzikën. I ati, i cili i binte trombës, i jepte kurajë Totos për të ecur në rrugën e muzikës dhe në këtë mënyrë djali filloi të studionte baterinë. Aftësia e tij e lejonte, edhe pse ende fëmijë, të bënte pjesë në grupet muzikore që interpretonin në lokale të ndryshme. Në të njëjtën kohë fillon të mësoj të luaj edhe në fizarmonikë, dhe në moshën 13 vjeçare merr pjesë në një konkurs të madh që zhvillohej në zonën e banimit, dhe transferohet në vendin e tretë. Toto vazhdon të luaj në bateri me grupe të ndryshme muzikore deri në moshën 19 vjeçare, por më pas kupton se jeta provinciale po bëhej ende edhe më e ngushtë dhe bëhet pjesë e grupit muzikor të maestros Manusardi, që i propozon një turne gjashtë muajsh në Finlandë.

Toto kompozitor
Me t’u kthyer në Itali, Toto krijon grupin e tij, që e titullon thjesht "Toto e i Tati". Fillon kështu të interpretoj nëpër lokale të mëdha të të gjithë zonës, me një repertor të suksesshëm muzikor dhe këngë të kompozuara nga vet ai. Grupi realizon një turne për gjatë gjithë fundit të viteve 70-të. Në vitin 1975 Toto, që kishte pak kohë që shkruante këngë për veten e tij, shpërthen edhe si kompozitor në Francë, ku njëra prej këngëve të tij incizohet nga Joe Dassin me titullin "L’été Indien" dhe bëhet shumë shpejt një sukses ndërkombëtar, duke u interpretuar në 350 versione, si në titullin francez ashtu edhe në versionin anglez: “Africa”. “L’ètè indien” mund të përcaktohej me pak fjalë hapësja e një sezoni tepër të gjatë e të suksesshëm. Në vitin 1976 fama e autorit sa vjen e bëhet më e madhe fal edhe mbështetjes së Joe Dassin. Kërkesat e interpretuesve francez fillojnë të shtohen, pasi Toto interpreton një këngë në gjuhën e tyre, më pas kantautori shkruan edhe për Mireille Mathieu, Dalida, Johnny Halliday, Michel Sardou, Claude Franccois, Hervé Vilard, Sheila. Në Itali, në fakt shkruan për Domenico Modugno, Gigliola Cinquetti dhe Ornella Vanoni. Ndër të tjera këngët e tij shoqërohen nga orkestrantë të famshme si: Pourcel, Caravelli dhe Paul Mauriat.

Festivali i Sanremos dhe "Albatros"
Në 1976 Toto merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Sanremos me një grup të formuar nga vet ai dhe të titulluar "Albatros". Kënga në konkurrim ishte "Volo AZ 504" dhe klasifikohet e treta. Teksti ishte tepër i komplikuar. Në të njëjtin vit Toto merr pjesë edhe në Festivalbar me këngën "Nel cuore nei sensi", duke arritur një sukses tepër të madh. E njëjta këngë incizohet edhe në Francë nga Gérard Lenorman, e cila i dhuron një sukses tepër të madh në klasifikimet muzikore. Në vitin 1977, Albatros marrin pjesë sërish në Festivalin e Sanremos, i cili që nga ai vit nuk realizohej më në Casinò, por në Teatrin Ariston, me një këngë të re të kompozuar nga vet Toto: "Gran Premio". Albatros klasifikohen në vendin e pestë dhe që nga ai moment nis aventura e Toto si solist.

Sukseset e para
Suksesi e shoqëron Toto nga televizioni tek kinemaja. Në vitin 1978 aktiviteti artistik i tij arrin momentin kryesor: pasi ndahet nga Albatros, incizon si kantautor këngën "Donna donna mia", që më pas u bë sigël e programit televiziv "Scommettiamo", dhe drejtohej nga Mike Bongiorno në RAI. Do të jetë pikërisht Mike ai që do ta bëjë të njohur si këngëtar solist jashtë kufijve, që dalëngadalë nxirrte në pah karakterin e një italiani të vërtetë. Kështu Toto kryeson në klasifikimet muzikore me këngën “Donna donna mia” që u bë një hit dhe shkruan këngën e parë për Adriano Celentano, të titulluar "Soli", e cila qëndron për muaj të tërë në krye të shitjeve. Në vitin 1979 Toto incizon albumin e tij të parë L. P. të titulluar "Voglio l’anima", ku këngët e kësaj përmbledhje incizohen me sukses nga artistë të ndryshëm, si italianë dhe të huaj dhe në vitin 1980 Toto arrin sukses të madh. Suksesi i tij i parë fillon me fitoren e Festivalit të Sanremos me këngën "Solo noi", si dhe renditjen në vend të parë nga "Yamaha Song International" në Tokyo me këngën "Francesca non sa" (teksti i të cilës është shkruar nga Mike Buongiorno). Suksesi i tij i parë si kompozitor shfaqet në Festivalbar me "Olympic games" interpretuar nga Miguel Bosè (në versionin spanjoll “Voy a ganar”), dhe renditet në vendin e katërt sërish në Festivalbar me këngën "Innamorati". Sërish në këtë periudhë 1980 shkruan të gjitha këngët e L.P. "Il tempo se ne va" për Adriano Celentano, album që arrin sukses dhe që sjell rritje të karrierën artistike pas eksperiencës në fushën e dacit. Incizon "Flash", siglën e programit televiziv me të njëjtin titull, të drejtuar nga Mike Buongiorno, në rrjedhën e krijimit të Canale 5 të milanezit Silvio Berlusconi. Në 1981 publikohet albumi i tij i dytë muzikor me titullin "La mia musica", që i dhuron edhe ky tepër sukses, me këngë të incizuar nga artistë të ndryshëm ndërkombëtar. Në të njëjtin vit Toto firmos për Adriano Celentanon, që njëkohësisht ishte edhe miku i tij, këngën “Innamorata, incavolata a vita”. Ky interpretim u bë më pas kolonë zanore e filmit “Il bisbetico domato”, ku interpretojnë Adriano Celentano së bashku me të mirënjohurën Ornella Muti. Në 1983 Toto rikthehet në skenën emocionuese të Festivalit të Sanremos me këngën "L’italiano" ku klasifikohet i pari sipas votimit të publikut. Pas prezantimit në këtë festival, kënga “L’italiano” incizohet dhe përkthehet nga artistë të ndryshëm në gjuhë të ndryshme, duke arritur shitjen e miliona disqeve dhe duke e renditur Toto në çdo cep të botës në krye të popullariteti, emri i tij u bë i njohur nga Izraeli në Iran, nga Rusia në Amerikë.

Cutugno zëri i viteve ’80
Rritja profesionale dhe suksesi ndërkombëtar do ta ndjekin gjatë kësaj periudhe këtë artist të famshëm italian. Në vitin 1984 Toto, sërish rikthehet triumfues me këngën "Serenata", e cila e rendit atë në vendin e dytë të klasifikimit. Në vitin 1985 merr pjesë sërish në Festivalin e Sanremos, këtë herë jo më si një interpretues, por si producent dhe si kompozitor, me dy këngë: “C’est Venise”, e interpretuar nga Louis Rodriguez, dhe “Noi, ragazzi di oggi”, që do të bëhet hiti i vitit dhe fenomeni i atij brezi që kishte lidhje me meksikanin Louis Miguel, që deri në atë kohë ishte angazhuar në Amerikë. Por, afirmimi më i madh për Toto mbërrin në të njëjtin vit, me bashkëpunimin e një ylli të madh të telenovelave: Veronica Castro. Enkas për të realizon shumë këngë. Në verën e vitit 1985 Toto publikon këngën "Mi piacerebbe andare al mare il lunedì", një realizim sa ironik aq edhe freskues. Viti 1986 për Toto fillon me sukses: “L’Italiano” cilësohet si disku italian më i shitur në mbarë botën gjatë pesë viteve të fundit të asaj kohe, dhe për këtë arsye merr një vlerësim, ndërsa lancon këngën e re sanremeze që klasifikohet në vend të dytë: “Azzurra malinconia”. Në 1987 Toto është sërish i pranishëm në Festivalin e Sanremos, si kantautor me këngën “Figli", që klasifikohet në vend të dytë, ashtu edhe si autor me këngët: "Io amo", kënduar nga Fausto Leali; "Canzone d’amore", kënduar nga Ricchi & Poveri; "Il sognatore" kënduar nga Peppino di Capri dhe "Io…per le strade di quartiere" kënduar nga Franco Califano. Në pranverën e të njëjtit vit, publikohet albumi i tretë i Toto, me titullin "Mediterraneo", që do të vlerësohet me diskun platin. Viti 1987 paraqet një tjetër sukses për Toto, shfaqet si drejtues i programit televiziv "Domenica In", ku debuton me tepër sukses së bashku me Lino Banfi, me regji të Gianni Boncompagni. Festivali i Sanremos së vitit 88 është një konfirmim përfundimtar për Toto, ku prezanton një këngë të re, e cila klasifikohet në vendin e dytë. Bëhet fjalë pikërisht për këngën “Emozioni”, një realizim i mrekullueshëm që përfaqëson me “Per noi”, shkruar nga Toto. Në vitin 1989, midis turneve të shumta dhe spektakleve televizive, rikthehet në Festivalin e Sanremos si interpretues me këngën "Le mamme", ku klasifikohet në vendin e dytë, pranë këngës së shkruar për Fiordaliso: “Se non avessi te”. Gigi Sabani, shoëman interpreton një këngë me tekst të Toto: “La fine del Mondo”, ku shfaqet adhurimi dhe miqësia e Toto për Celentano dhe ironia e përzgjedhjes së Sabani për interpretimin. Stefano Borgia, ndër të tjera, është djaloshi i ri i zbuluar nga Toto, që renditet në vendin e dytë të klasifikimeve në kategorinë e “Propozimeve të reja”. Në vjeshtën e këtij viti, drejton një ndër emisionet më të ndjekur në  historinë e televizionit italian: "Piacere Raiuno", me Simona Marchini dhe Piero Badaloni. Për këtë rast, Toto realizon një tjetër përmbledhje ku ishin siglat televizive dhe këngët pjesmarrëse në Festivalin e Sanremos me titullin "Toto Cutugno". Në të njëtin vit Toto së bashku me një ndër krijuesit dhe arranxhuesit më të njohur, Pinuçio Pirazzoli, krijojnë studion e regjistrimit “Studio Recording J.S. Bach”. Që nga viti 1990 ‘Bach Studio’ bëhet shtëpia e dytë për Toto.

“Dashuritë” dhe vitet ‘90
Vitet 1990 shënojnë fillimin e një suksesi të jashtëzakonshëm për Toto. Versioni i “Gli amori” i prezantuar në Sanremo me duetin e Ray Charles është vlerësuar nga kritika dhe publiku si kryevepra autentike. Edhe në këtë rast Toto renditet i dyti. Një kuriozitet, atë vit Festivali i Sanremos, nën drejtimin e Aragozzini, prezantohet edhe nga Mireille Mathieu, interpretuesi francez i disa prej këngëve të Toto. Triumfon në festivalin e atij viti të Eurofestival, eveniment muzikor i njohur në të gjithë Evropën, me këngën “Insieme”, e dyta këngë e periudhës së viteve 90. Kënga është një hit i ri që shfaqet pas rënies së murit të Berlinit, dhe fundit të luftës së ftohtë. Në vitin 1991 Toto ftohet për të drejtuar Eurofestivalin, që atë vit zhvillohej në Romë, së bashku me Gigliola Cinquetti. Ky eveniment muzikor u transmetua drejtpërsëdrejti në të gjithë Evropën. Gjithnjë po në vitin 1991 drejton për RAI-n një tjetër sukses në orët e para të mbrëmjes: “La vela d’oro”, së bashku me Raffaella Carrà dhe Fabrizio Frizzi. Në vitin 1992 publikohet albumi "Non è facile essere uomini". Në vjeshtën e vitit 1992 Toto drejton së bashku me Alba Pariettin një edicion rinovues të “Domenica In”. Por ky është edhe viti i Tangentopoli dhe i afirmimit në Lega Nord, fenomene historike që transformojnë përfundimisht Italinë, drejt një lindje të dytë të republikës. Në vitin 1994 Toto ndodhet pas kuintave të Festivalit të Sanremos: Claudia Mori interpreton një nga këngët e shkruara prej tij dhe të titulluar “Se mi ami”. Festivali i Sanremos i vitit 1995 shënon rikthimin e Toto në skenë me një këngë tepër të fortë: “Voglio andare a vivere in campagna”. Një interpretim që bëhet pjesë e historisë muzikore italiane, menjëherë, jo vetëm për temën që trajtonte, por edhe për interpretimin dhe prezantimin e mrekullueshëm dhe mbresëlënës të Toto. Albumi me të njëjtin titull arrin rezultate tepër të larta shitjesh në Itali. Vitit 1996 është edhe viti i “Sei forte”, transmetim televiziv i Telemontecarlos (sot La7) i Cecchi Gori. Franco Nisi e përafron në këtë eksperiencë. Festivali i Sanremos 1997 e çon në skenën Ariston me këngën “Faccia pulita”  e interpretuar nga Toto Cutugno, dhe e përfshirë në albumin “Canzoni nascoste”. Vitin pasues Toto kthehet në televizion tek “I fatti vostri”, ku do të jetë i pranishëm për katër edicioni radhazi, deri në fund të vitit 2000, ku ai do të jetë shkojë si në Francë dhe në Rusi. Në vitin 2002 doli në tregun muzikor albumi i ri "Il treno va", për gjithë botën në gjuhën franceze, dhe ndër të tjera Christian Castro incizon "Gli amori" (në italisht dhe "Io vorrei" në gjuhën spanjolle). Pas një fillimi me transmetimet e “I fatti vostri”, Toto kthehet në sallën e regjistrimit me angazhimet e diskut: “Il treno va”, që e interpreton në Francë në vitin 2002. Ndërsa në Itali prezantohet në korrikun e vitit 2004, me qëllimin dhe interesat gjithnjë më të forta që Toto kishte për të çuar këngën italiane përtej kufijve, duke qenë më tepër i pranishëm në perëndim sesa në tregun e brendshëm. Në vitin 2003 Toto kthehet në krye të klasifikimeve fal gjeniut të Bob Sinclair, që realizon: “L2R Vs Toto”. Edhe Cerrone, dy vjet më parë, kishte propozuar një sukses të “Laisez moi danser”, në gjuhën italiane “Voglio l’anima”, i përshtatshëm për zërin e lënë mënjanë, por kurrë të harruar të Dalida. Në Amerikë, del në tregun muzikor një version i ri i “L’italiano”. Konfirmimi i entuziazmit drejt “L’Italiano” Toto Cutugno e arrin në vitin 2004, për prezencën e Toto në formatet televizive dhe për daljen e një albumi të ri që arriti nivelet ndërkombëtare: “Cantando”. “Gli amori” rikthehet sërish në skenë me gjithë rrezatimin e saj, në vitin 2004, nën prezantimin e Vasco, ka një rol të rëndësishëm në filim “Non ti muovere” të Sergio Casellitto, ku interpreton edhe aktorja spanjolle Penelope Cruz.

Vera e vitit 2004
Së bashku me Paola Perego, Toto arrin një sukses gjatë prezantimit të drejtpërdrejtë të “Sanremo Estate”, që transmetohej tek Rai Uno. Në vjeshtën e po këtij viti del në internet faqja e parë zyrtare e tij, që dalëngadalë zhvillohet deri në versionin që e gjen tashmë. Festivali i Sanremos 2005 e rendit Toto në krye, ai kthehet me fitore, duke u klasifikuar i pari në kategorinë Klasike të ideuar nga Paolo Bonolis. Në vitin 2006 kalendari i koncerteve zhvillohet me kërkesa të reja, duke parë suksesin e Toto në mbarë globin. Fillon regjistrimin në Bach Studio, të diskut të ri. Në të njëjtën kohë Toto kujdeset edhe për grupin e viteve ’60: “I profeti”, duke i ripunuar disa nga këngët e tyre. Gjatë këtij viti, fituesi i Festivalit të Sanremos, Simone Cristiçhi, do të interpretoj në diskun e ri “L’italiano”. Turneu i Toto konfirmohet me një luk të ri në skenë, flokët e tij janë të qethura. Në Gjeorgji në Tblisi, arrin sukses tepër të madh në publik në datën 26 maj, dhe turne i tij është parashikuar të realizohet gjatë gjithë kësaj vere duke filluar nga Serbia e deri në Emiratet e Bashkuara, ndër të tjera është parashikuar edhe një interpretim në Hollandë. Dashuria për "L'italiano" shtyn fansat të mësojnë italishten. Iniciativa e sajtit zyrtar të Toto Cutugno ka pasur rezultate tepër pozitive. Janë të shumtë fansat që kanë zgjedhur të mësojnë gjuhën italiane të shtyrë nga dashuria që kanë për këngët e Toto. Në këtë faqe, fansat e shumtë dëshirojnë të falënderojnë Maestron që i ka mësuar një ndër idiomat më të bukura dhe komplekse në të gjithë botën.

Sot