E premte, 29.03.2024, 09:18 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani e Xhafer Leci: Intervista gënjeshtare e Faridin Tafallarit dhe e Kadri Gërvallës!!

E enjte, 28.05.2009, 06:09 PM


Intervista gënjeshtare e Faridin Tafallarit dhe e Kadri Gërvallës!!

Nga Kadri Mani e Xhafer Leci

Përgënjeshtojmë thashethemet e Faridin Tafallarit e të Kadri Gërvallës, duke hedhur pushtë insinuatat e rrenat e tyre flagrante: ata na qenkan më të mirë e më të vërtetë se ne, me vetë fakrin se ne kemi ndryshuar mendimet për sistemet moniste, kurse ata i paskan ngelur besnikë të kaluar së errët antikombëtare dhe antinjerëzore!!
Pse mjeranët mendojnë se shkrimet tona na qenkan “shkarravina” e shkrimet e tyre “brilante”!?! Dhe kah na doli k pinjoll i dreqit- Kadri Gërvalla, që paska mësuar të gërvallet!?!
Nuk po zgjatemi shumë, meqë na njeh opinioni, dhe meqë po e japim intervistën e turpit të nënvizuar.
Vetëm po jua përmendim edhe me këtë rast, se të kritikuarit tanë- jetojnë, kurse të kritikuarit e tyre, janë vra me atentate, si Ahmet Krasniqi me shokë. Dhe Faridin Tafallari duhet të dalë në gjyq për akuzat kundër Ahmet Krasniqit... dhe për përkrahjen e krimeve enveriste-staliniste:
Stokholm: Konferenca Ndërkombëtarembi gjenocidin "Parandalimi i
Gjenocidit në Botë”

Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.

 (Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)

Dhe në fund e pyesim zotin Hysen Gërvalla: kush është ky bastard Kadri Gërvalla!?!
Kurse për Faridinin nuk po themi më tutje asgjë, vetëm i lutim lexuesit t’ia vërejnë pozën prej ngrehaluci e bibani të fryrë!?!


Lexoni e (mos) besoni!

Tre heronj- formula e bashkimit të mërgatës shqiptare
Publikuar më 13 janar, 2009 në orën 15:18 ( ) Intervista
http://www.albaniapress.com
 
INTERVISTË ME Z.FARIDIN TAFALLARI, BASHKËVEPRIMTAR I VËLLEZËRVE
JUSUF E BARDHOSH GËRVALLA DHE KADRI ZEKA

Kam qenë bashkëveprimtar e shok i ngushtë i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ndaj jam shumë krenar që fati dhe ideali i shenjtë më afroi që tŽi njihja, të rrija e të bisedoja me ata burra.
 
Faridin Tafallari

Ju ishit bashkëveprimtari i vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, si organizoheshit atëherë?

Organizimi i veprimtarisë sonë në mërgim ishte shumë i vështirë në ato vite. Mungonin mjetet e informimit, nuk kishte as lidhje telefonike nëpër banesa. Udhëtonim me qindra e mijëra km për të shpërndarë thirrjet në haime dhe banesa ku kishte shqiptarë. Thirrjet shpërndaheshin dorazi, se përdorimi i postës ishte i rrezikshëm për dekonspirimin e shokëve nga Udb-ja. Me gjithë vështirësitë e kohës, asnjëherë nuk rrinim pa bërë organizimin. Çdo vit, në janar i kemi përkujtuar tre heronjtë e Mërgatës, me protesta të organizuara në qytetin e Shtutgardit. Për protestat dhe homazhet në varret e Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, merrej leja në policinë gjermane. Pasi përfundonte protesta në mënyrë të organizuar shkonim te varret e shokëve në Bad-Canstadt, në borë e acar. Pas homazheve , në një sallë të caktuar mbanim fjalime e referate përkujtimore.
Kam qenë bashkëveprimtar dhe shok i ngushtë i vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës, ndaj jam shumë krenar që fati dhe ideali i shenjtë, më afroi që t’i njihja, të rrija e të bisedoja me ata burra, nga mbrëmja në mëngjes, pa bërë asnjë sy gjumë. Atëherë i okupuar dhe ideali na bëri që të luftojmë bashkarisht për një qëllim. Qëllimi ishte çdo gjë për çlirimin e tokave të okupuara etnike shqiptare nga sllavët e jugut dhe bashkimin e tyre me shtetin amë Shqipërinë. Po UDB dhe tradhtia nuk i la ata që të vazhdonin atë rrugë të gjatë e plot sakrifica, drejt lirisë. Armiku i vrau prapa shpine 3 drejtuesit e mërgatës shqiptare.

Ardhja e Jusuf Gërvallës, në mesin e mërgimtarëve e ndryshoi mendjen e tyre dhe organizimin, si ndodhi kjo?

Po, natyrisht, ardhja e Jusufit do të ndikonte shumë për ndryshime të shpejta në problemet organizative të veprimtarisë sonë. Ardhja e Jusufit do të luante një rol të jashtëzakonshëm tek bashkëatdhetarët. Kontakti i Jusufit me ne do të kompletonte qendrën dhe do t’i afronte të gjithë rreth vetes.
Jusufi i Madh, si një udhëheqës i vërtetë, punoi dhe ndriçoi mendjet e mërgimtarëve për qëllimin final, lirinë e trojeve etnike shqiptare nga okupatori sllav. Kështu që organizimi ynë mori një kahje të mirëfilltë.
 
Jusufi, Kadriu dhe Bardhoshi janë vrarë nga sigurimi sekret serb në mërgim. Sa ju mungojnë mërgimtarëve këta dëshmorë që kishin gjetur formulën e bashkimit të mërgimtarëve?

Po. Ndihet dhe sot e kësaj dite mungesa e Jusufit. Them me bindje të plotë, se prania e tij në problemet që po kalon sot Kosova do të ishte më se e dobishme. Jusufi ishte yll ndriçues jo vetëm për Mërgatën por dhe për trojet etnike shqiptare.
Armiku nuk e kreu rastësisht atë vrasje makabër, ku brenda një nate apo disa minutave të vrasë tre drejtues të Mërgatës shqiptare ( Lëvizjes Kombëtare). Ajo vrasje ishte përgatitur me kohë ku tradhëtarët shqiptarë, ndyrësirat që s’kanë as fe e as ide, i ndoqën këmba këmbës duke i zënë pritë, pikërisht në momentin kur diskutohej bashkimi i ish organizatave simotra në një të vetme, kombëtare.

Sa është shkruar dhe publikuar për gjetjen e vrasësve të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës?

Asgjë nuk është shkruar për vrasjen dhe gjetjen e vrasësve të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. Kjo vrasje e kryer nga dora e zezë e UDB dhe nga të pabesët shqiptarë u la në heshtje, që nga janari i vitit 1982 dhe deri më sot vazhdon të mbetet në hije.

Pas 25 viteve nga vrasja e dëshmorëve Gërvalla dhe Zeka doli një libër nga autori Ibrahim Kelmendi “ATENTATET”, pse kaq vonë ky libër?

Vërtet, unë kam shkruar tre libra deri tani për veprimtarinë e Lëvizjes sonë kombëtare, ku në qendër të vëmendjes së lexuesit del dhe vrasja makabre e tre heronjve. Por në ato vite ku punonim në mes të rreziqeve të mëdha, me sakrifica të panumërta, nuk mund të mendoja kurrë, që në mes nesh kishte tradhëtarë të shitur, nuk mund të mendoja që shqiptari do të vrsite shqiptarin, kur armiku ynë ishte shkjau. Por me kalimin e viteve, duke parë rrjedhën e ngjarjeve dyshimet lindën dhe tek unë.
Duke qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Jusufit të Madh kam në dorë mjaft dokumente origjinale, ku nëpërmjet tyre tashmë me kalimin e viteve shtohen dyshimet, por po e theksoj, ato mbeten vetëm dyshime. Ndërsa përsa i përket romanit “Atentatet” autori Ibrahim Kelmendi del për herë të parë, duke akuzuar drejt për së drejti vrasësin e 3 dëshmorëve pas 25 vitesh. Për vonesën e botimit të romanit “Atentatet” pyesni vetë autorin.

Si e shihni organizimin sot, të mërgimtarëve, pasi qe tash janë mundësitë më të mira për organizim?

Mërgata e ditëve të sotme ndryshon shumë nga ajo e para luftës. Ju mungon sot dëshira dhe vullneti për të organizuar. Dhe klubet e shqiptarëve, dikur aq të dashuruar për mëgimtarët, janë kthyer nga ata shoqërorë në privatë. Me dhimbje mund të them, se për fat të keq gjithçka po udhëhiqet nga interesi vetiak. Por duhet thënë se ka dhe një indiferentizëm nga institucionet e vendit, të cilat duhet të ndihmojnë mërgatën në ruajtjen e gjuhës shqipe, në shkollimin shqip të fëmijëve, në veprimtaritë me karakter kombëtar etj.

A duhet familja Gërvalla dhe Zeka të ketë një përkrahje institucionale nga shteti i Kosovës?

Patjetër që Familja Gërvalla dhe Zeka duhet të kenë një përkrahje institucionale nga shteti i Kosovës, ku anëtarët e familjeve të tyre të vlerësohen dhe sipas aftësive të tyre profesionale. Por ç’mund të themi për parlamentarët e sotëm, që disa nga ata dikur na udhëzonin, se çfarë duhet të bënim ne në mërgim, ata që vuajtën në burgjet jugosllave, apo për ata, që erdhën më vonë dhe formuan qeverinë në ekzil e morrën valutë me thasë, kur qëndrojnë indiferentë ndaj gjendjes së mjeruar të familjeve të dëshmorëve në përgjithësi.

Sa e keni respektin ju dhe shokët e tjerë të Jusufit dhe Kadri Zekës në mesin e bashkëatdhetarëve?

Do kërkoja në radhë të parë që bashkëatdhetarët e mi të respektonin figurën e Jusufit të Madh e Kadri Zekës. Dalin sot lloj lloj pseudopatriotë, që as i kanë njohur e jo më të kenë punuar e vepruar me ta, e pa pikë turpi flasin e shkruajnë për mendimet, idealet dhe veprimtarinë e tyre. Ka nga ata, që meqënëse ndrruan sistemet të mohojnë idealin dhe qëllimin kryesor të bacalokut, i cili dhe në shkrimet e tij që ka lënë, ishte i pamëshirshëm me këta bashibozukë e mjeranë. Ai kërkonte që populli i Kosovës, me armë në dorë të ngrihej për liri. Jusufi i Madh ishte bir i Kosovës martire. Kishte motër e vëlla popullin e shumëvuajtur dhe nuk të falte në dredhitë, që i bëheshin mbrapa shpine kombit të tij. E mjeranët e sotëm shkruajnë “libra” të tërë, duke e mohuar qëllimin e veprimtarisë së bacalokut, mendimet e tija përparimtare, duke i mohuar ngjyrën e gjakut, të flamurit shqiptar për të cilin ai u vra. Xhelozitë e shfrenuara, shpirtligësitë më janë ndjekur dhe më ndjekin dhe mua. Ka shokë të mirë e të ndershëm, që më njohin e më respektojnë. Por ç’mund të them për të tillë shokë, me të cilët u betuam së bashku për idealin e shenjtë të lirisë, punuam, vepruam, bëmë mijëra km së bashku, e sot harruan gjithçka!? Më mirë me thënë dredhuan e u sshëndruan në burracakë e servilë?
Ideali është veti e karakterit të njeriut. E burri që ndrron në karakter vetëm burrë nuk është më. Në demokraci tjetrin duhet ta pranosh ashtu siç është, e jo të dredhosh sipas interesave të momentit.
E vërteta gjithmonë është e hidhur, por kur ajo është në funksion të së mirës, duhet punuar që të dalë në dritë. Ka dhe më keq. Sot dalin disa “trima” si Kadri Osmani, Xhafer Leci, me të cilët as kam punuar, vepruar më mirë të them, as i kam njohur dhe më “sulmojnë” në shkrimet e tyre shkarravina me shpifje, gënjeshtra e më fyejnë, vetëm e vetëm se unë isha shok e veprimtar i Jusufit të Madh, që nuk kam dredhuar nga rruga e tij. Ndaj po e them dhe në këtë intervistë Ti Kadri e ti Xhafer, stop me përgojimin e figurës time të ndershme e të papërlyer, e cila ju vret sytë.
 
A keni ndonjë porosi për opinionin, lexuesit dher mërgimtarët?
Për lexuesit shqiptarë, kudo që të ndodhen nëpër botë do të jipja një këshillë: të lexojnë e të studjojnë jetën dhe veprën e vërtetë , e theksoj të vërtetë të dëshmorëve të atdheut, të veprimtarëve të denjë, që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe çështjen kombëtare. Ta veçojnë atë nga të pavërtetat që shkruhen sot nga mungesa e censurimit të drejtë, për saktësinë e ngjarjeve në shkrime.
Në përfundim i falenderoj të gjithë ata lexues, të cilët gjetën kohë në leximin e kësaj interviste

Intervistoi: Kadri Gërvalla



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora