E enjte, 25.04.2024, 06:21 PM (GMT+1)

Faleminderit

Ilir Hajdari: Çdo ditë është nderim për dëshmorët

E diele, 17.05.2009, 07:17 PM


Masar Hoxha pranon mirenjohjen e delegacionit. Ne foto: Shkelzen Rexha (dizajner i revistes), Ilir Hajdari (ish kryeredaktor), Masar Hoxha(babai i deshmorit), Emanuel Bajra(ish kryetar i ORSH-se). Qe te tre kane bashkevepruar me Ilir Hoxhen ne revisten
Masar Hoxha pranon mirenjohjen e delegacionit. Ne foto: Shkelzen Rexha (dizajner i revistes), Ilir Hajdari (ish kryeredaktor), Masar Hoxha(babai i deshmorit), Emanuel Bajra(ish kryetar i ORSH-se). Qe te tre kane bashkevepruar me Ilir Hoxhen ne revisten "Bota jone"...

Homazhe te varri i dëshmorit Ilir Hoxha

ÇDO DITË ËSHTË NDERIM PËR DËSHMORËT

Një delegacion i ish ORSH-së, dega në Gjakovë, ka vizituar familjen e dëshmorit Ilir Hoxha, ku është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë në revistën “Bota jonë” dhe më pas janë bërë homazhe tek varri i dëshmorit.

Nga Ilir Hajdari

Një delegacion i Organizatës së Rinisë Shkollore të Gjakovës, që ka vepruar në vitet 1997 – 1998, ka vizituar familjen e dëshmorit Ilir Hoxha nga Cërmjani i Gjakovës, në dhjetë vjetorin e rënies së tij dhe më pas janë bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit. Ish kryetari i ORSH-së, dega në Gjakovë, Emanuel Bajra, i cili sapo kishte ardhur nga Londra, duke kujtuar figurën e Ilir Hoxhës, me të cilin kishin bashkëvepruar në vitet 1997-1998, ka thënë se Ilir Hoxha, para sëgjithash ishte njeri modest dhe fjalëpak. “Iliri i dha shumëçka atdheut të tij, në një moshë të re. Në kujtimet tona ka mbetë pendë e artë dhe një dëshmorë me të cilin duhet të krenohemi të gjithë”, ka thënë Emanuel Bajra, i cili më pas në emër të ORSH-së dhe revistës “Bota jonë”, i ka dhuruar familjarëve një mirënjohje për kontributin e Ilir Hoxhës në redaksinë e revistës dhe për heroizmin e treguar në luftë.  Nga ana tjetër, ish kryeredaktori i revistës “Bota jonë”, Ilir Hajdari, ka thënë se dëshmorët sikur Ilir Hoxha, nuk duhet të nderohen vetëm në ditën e rënies së tyre, por çdo ditë duhet të jetë kujtim dhe nderim për ta.

Për ta nderuar këtë vizitë dhe familjen e dëshmorit, delegacionit i ishin bashkangjitur edhe mr. Kadrush Radogoshi, shkrimtar dhe studiues i njohur shqiptar dhe ish i burgosur politik në vitet e 80-ta, akademik Shkëlzen Rexha, dizajner i njohur me renome ndërkombëtare, Behar Zenelaj, actor dhe regjisor etj. Delegacionin e ka shoqëruar Ramiz Hoxha, drejtor i shkollës fillore të Cërmjanit. Kadrush Radogoshi, në fjalën e tij ka shprehur rrespekt të veçantë familjes për djalin e tyre që kanë dhënë për lirinë e Kosovës, ndërsa Shkëlzen Rexha ka veçuar kontributin e të rinjve në revistën “Bota jonë” dhe për guximin e dizajnimit të kësaj reviste me ilustrime të patriotëve kombëtarë, që për kohën ishte e rrezikshme publikimi I njerëzve të tillë. 

Pas kësaj vizitë në familjen e Masar Hoxhës, delegacioni, i prirë nga mr. Kadrush Radogoshi ka shkuar te varri i Ilir Hoxhës, ku janë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule.

Ndryshe, Ilir Hoxha i takonte një familje patriotike dhe nxënës i sjellshëm e shembullor deri në shkollën e mesme. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Bota jonë” në vitin 1997-1998. Në radhët e UÇK-së është inkuadruar në vitin 1998, ku është vlerësuar si ushtari më i ri në Rrafshin e Dukagjinit. Më 4 prill të vitit 1999, në Kodrën e Hutit në fshatin Gërgoc, në një betejë dhëmbë për dhëmbë me pushtuesit serbë bie heroikisht në altarin e lirisë.

Duke vene kurora me lule prane varrit te Ilir Hoxhes. Ne plan te pare: Ilir Hajdari, mr. Kadrush Radogoshi, Emanuel Bajra
Duke vene kurora me lule prane varrit te Ilir Hoxhes. Ne plan te pare: Ilir Hajdari, mr. Kadrush Radogoshi, Emanuel Bajra

Duke bere nderime prane varrit te deshmorit
Duke bere nderime prane varrit te deshmorit


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora