Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bardh Frangu: Reagim

| E diele, 17.05.2009, 11:39 AM |


Shumë i nderuar z. Harri,

Nga Bardh Frangu

Ja një shembull tipik ku ne ndahemi në të vlerësuar dhe në të rezonuar. Ja përse nuk është i vërtetë dhe mbase është plotësisht i papranueshëm vlerësimi juaj me gjuhë pezhorative: "Qeveria dhe klasa politike aktuale po e përdor ndërtimin e kësaj rruge për të legjitimuar qëndrimin e saj në pushtet dhe për të mundësuar poshtëristë që po kryen ndaj kombit shqiptar". Pse z. Harri mendoni se Berisha mund të marrë vota në Kosovë!? Kjo s'ka kuptim, ndërsa kuptimi i njëmendët dhe interesi vital për këtë rrugë është pikërisht i shqiptarëve të Kosovës. Sipas çdo rezoni të shëndoshë, bazuar në koston e lartë të kësaj rruge, Berisha ka rrezikuar shumë që i është futur një projekti të tillë. Për këtë projekt shqiptarët e Shqipërisë do ta ndëshkojnë sigurisht, ndërsa kosovarët do ta votonin me shumicë apsolute. Asnjë fije logjike nuk mund ta gjesh këtu që të mund ta ndërlidhësh ndonjë favor të Berishës për ta mbajtur pushtetin edhe më. Është e habitshme të ndërlidhësh këtë projekt me poshtërsitë e Berishës mbi kombin shqiptar. Kjo edhe për faktin se unë personalisht jam shumë i shqetësuar që qeveria kosovare vazhdon të jetë krejt indiferente ndaj kësaj rruge, mbase ende nuk ka një strategji të dukshme për këtë. Vazhdoj të besoj se rrugët janë ato që mundësojnë hapjen dhe komunikimin e një shoqërie edhe nga brenda, edhe nga jashtë. Dihet fakti se njeriu duke ecur i bën rrugët. Kështu i kemi bërë dhiaret. Por të bësh politika për rrugët dhe t'u mundësosh njerëzve që të ecin nëpër to deri tek njri-tjetri, nuk duhen fyerjet, por falenderimet. Keqpërdorimet dhe abuzimet financiare me këtë projekt janë një çështje që mund dhe duhet të diskutohet, por në formën që e keni shtruar ju këtë problem, duke reaguar në shkrimin e z. Daci, vlerësoj se është plotësisht i papranueshëm.     
Shpresoj se do të nxirrni konkluzione tjera nga vështrimi më i angazhuar mbi këtë projekt.