E marte, 20.04.2021, 04:37 AM (GMT+1)

Lajme

Nderron jete pronari i Tv Alsat, Vebi Velija

E diele, 17.05.2009, 01:21 PM


Pas nje semundje te rende, mbremjen vone te se premtes, nderroi jete ne moshen 61-vjecare Vebi Velija. Ai ishte pronar i Korporates Rajonale Ballkanike te Industrise dhe Konsulences VEVE Group dhe i rrjetit televiziv ALSAT ne Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove, si edhe themelues dhe president i Institucionit Kulturor "Fondacioni Velija". Permes angazhimeve te tij ne ekonomi dhe me pjesemarrjen personale ne trupat dhe forumet e shumta rajonale dhe nderkombetare ekonomike dhe politike, permes sistemit te Televizionit "Alsat" dhe Fondacionit "Velija" per kulture, 61-vjecari Vebi Velija ne vazhdimesi ne dy dekadat qe kaluan, kontribuoi per zhvillimin e lirise, demokracise dhe bashkepunimit rajonal ne te gjitha sferat ne Ballkan. Grupi VEVE, i themeluar nga zoti Velija, ne fillim te viteve nentedhjete, u be njera nga kompanite me te medha per terheqje te investimeve te huaja ne Ballkan, sidomos ne sektoret e energjetikes, industrise ushqimore, turizmit, transportit, telekomunikacionit etj. Ceremonia e varrimit u zhvilluar dje ne oren 15:00, ne vendlindjen e tij, ne fshatin Gradec te Gostivarit, ne Republiken e Maqedonise. Vebi Velija lindi ne vitin 1948, ne fshatin Gradec te Gostivarit, ne Maqedoni. Ai studioi per ekonomi, ndersa e nisi biznesin e tij ne Kroaci ne vitin 1971. Me pas, ne vitin 1981, ai i perqendroi bizneset e tij edhe ne Viene te Austrise. Ai ka qene i pranishem ne Shqiperi qe ne vitin 1990, duke themeluar biznese ne fushat e medias dhe telekomunikacionit, industrise se duhan-cigareve, industrise se perpunimit ushqimor, sherbimeve financiare, ndertimtarise, kerkimit te naftes dhe ne sektorin e energjise. Zoti Vebi Velija ishte president i Veve Group, themelues i rrjetit televiziv ALSAT ne Maqedoni, Shqiperi dhe Kosove, dhe president i Institucionit Kulturor "Fondacioni Velija". Ai ka qene President i Bashkimit te Industrialisteve dhe Investitoreve te Shqiperise. Velija themeloi Radiotelevizionin e pare Satelitor Shqiptar, rrjetin televiziv "Alsat", i cili transmeton 24 ore programe ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove, si dhe nepermjet satelitit ne Evrope, Amerike, Kanada e me gjere. Po ashtu, Zoti Vebi Velija ishte themelues dhe kryetar i Fondacionit "Velija". Fondacioni u themelua me 13 korrik te vitit 1994 dhe ekziston si shprehje e bindjes se themeluesit te tij se nje komb mund te mbijetoje me pak ushqim, por kurre me pak kulture. Fondacioni "Velija" eshte organizate nacionale jofitimprurese qe funksionon permes perkrahjes financiare te themeluesit te saj. Fondacioni Velija inicioi gjithashtu cmimin vjetor nderkombetar "Kadare". Zoti Velija eshte autor i librave te tille si "Quo Vadis Albania", nje monografi mbi vizionin e programit per rimekembjen ekonomike te Shqiperise, apo "Mes Ekonomise dhe Politikes", nje permbledhje diskutimesh, fjalimesh dhe doreshkrimesh. Nderkaq, figura te rendesishme politike dhe te biznesit kane ngushelluar familjaret, si Jozefina Topalli, Hashim Thaci, Branko Cervenkosvki, Abdylhaqim Ademi, Sabri Godo, Fatmir Sejdiu, Shefki Haliti, Ymer Selmani, Luan Bregasi, Zenel Hoxha, Arben Malaj, Andis Harasani etj.

TOPI

Presidenti shqiptar, Bamir Topi, i ka derguar dje nje mesazh ngushellimi familjes se zotit Velija. "Te dashur familjare te te ndjerit Vehbi Velija! Semundja e rende e mori para kohe babane e tre femijeve, qe me energjite e tij dha nje kontribut shumevjecar ne biznes, media e ne promovimin e vlerave tona kombetare brenda e jashte vendit", thuhet ne mesazhin e derguar nga Presidenti.

BERISHA

Kryeministri Sali Berisha i ka derguar nje telegram ngushellimi, familjes se Presidentit te ndjere te Televizionit ALSAT, zotit Vebi Velija. "Ndarja nga jeta e mikut tim Vebi Velija, eshte nje humbje e madhe per ju, per boten mediatike dhe afariste shqiptare, per miqte e tij ne Shqiperi, Maqedoni, Kosove dhe kudo ne bote", shkruan kryeministri.

Edi Rama

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne nje mesazh ngushellimi per ndarjen nga jeta te Vebi Velija, ka shprehur keqardhjen per humbjen e nje miku fisnik dhe sipermarresi te pasionuar ndaj Shqiperise. "Sot Tirana humbi nje qytetar te mire. Ne keto momente te veshtira, shpreh, jo vetem respektin maksimal per figuren e nje njeriu te punes, por edhe ngushellimet me te ndjera e sinqerta per familjaret", ngushelloi Rama.

TOPALLI

Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, ne nje mesazh ngushellimi thote se "priti me hidherim lajmin e largimit nga jeta te zotit Vebi Veliaj, pronari i televizionit ALSAT". Me kete rast Kryetarja e Kuvendit shpreh ngushellimet e saj me te sinqerta familjareve, te afermve te te ndjerit, zotit Veliaj, dhe stafit te medias Alsat.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora