E enjte, 28.03.2024, 12:50 PM (GMT)

Kulturë

Flet regjisori i filimit “Dhimbja e dashurisë”, z. Ylli Pepo

E diele, 17.05.2009, 05:12 PM


Si vetë titulli, ky film kishte shumë drama sociale brenda serialeve të tij

Nga Albert Zholi

Dhe pse ka kohë që seritë e tij janë shfaqur në ekranin e RTSH, diskutimi i tij në ambientet familjare dhe shoqërore vazhdon ende. Një film që sjell në retrospektivë një ngjarje në sistemin komunist dhe që zgjat deri në ditët e sotme. Skena të dhimbshme, ankth, dialogje që të mbërthejnë, këto janë impresionet e filmit. Për të marrë një informacion më të plotë rreth këtij filmi, zhvillova këtë bisedë me regjizorin Ylli Pepo.

“Dhimbja e dashurisë”, tashmë po diskutohet jashtë ambienteve të RTSH, mos vallë ka qenë më shumë tema që trajton ky filëm çelësi i suksesit?

Një nga arsyet ndoshta është kjo, dmth, parësorja. Jeta në shoqërinë e sotme shqiptare është bërë paksa e ashpër. Problemet janë prezente kudo. Edhe tek ky filëm në qendër vëmëndjes  filmi është  jeta  e një familje  shqiptare në  ditët e  sotëme dhe  internimet  e kohës  së mëparëshme. Pra dy kohët e një familjeje. Vera që ka rolin kryesor është  simboli   i femrës që  kërkon  të  zërë  vendin  e saj në  shoqëri  pasi një traume  që  kaloi në sistemin komunist. Pra ajo tani  kërkon, punon,   të mbijetojë në  këtë sistemin e  ri të  jetës. Në këtë këndvështrim subjekti ësjhtë interesant, për të mos thënë ngacmues. Ndonjëherë ngjan si larg reales, si një trill (sepse legjendë nuk mund të thuhet). Se kështu kanë qënë dramat e familjeve shqiptare në të shkuarën. Vera  është një  vajzë  që  ka një  dramë  të madhe  familjare. Ajo në sistemin komunsit  la  të dashurin  e saj  të parë   me  të  cilin  kishte një  fëmijë  për të cilin i kishin thënë  se  kishte  vdekur (fëmija). Pas përmbysjes së komunizmit ajo emigron.  Pas disa vjetësh emigrim ajo kthehet  dhe vazhdon të  kërkojë fëmijën  e saj. Në  varrin  ku  ishte mbuluar fëmija  rezulton se nuk egziston kufomë. Pra simbas të gjitha gjasave fëmija është i gjallë. Ajo fillon ta kërkojë.  Në këtë rrugëtim plot peripeci, ajo   përplaset me  shumë fenomene  me  shumë karaktere që  ne  i  shohim  çdo  ditë, njerëz që  nga  trafikantët, avokatët  gënjeshtarë, qeveritarë  të korruptuar. Pra, shpaloset  një  galeri  e plotë  personazhesh   cilët nga  shtresa  të  ndryshme dhe nga  kohë   të  ndryshme, që janë llumi i  shoqërisë  sonë. Në këtë llum ka edhe nga ata me veshje firmato dhe kollare (që nuk ta pret mendja), por edhe ata të zakonshmit që tregojnë muskujt dhe të nxjerrin tmerrshëm dhëmbët që  veprojnë  njësoj si ordinerë. Në  këtë  film  gjendet jeta  e sotme   shqiptare  me  të gjitha   brengat, gëzimet, hidhërimet, përpjekjet  për  emancipim  dhe boshllëqet   që  ajo  shpesh  ka. Këtu   trajtohen seriozisht   hallet  dhe problemet  e rinisë, të  adoleshenteve. Ato probleme që duhet të luftohen dhe që janë bërë stresuese për shumë prindër që dëshirojnë fëmijë të shkolluar dhe punëtorë.

Kohët e fundit shihet se në filmin artistik Ylli ndalet në atë televiziv. Ky film përbën risi në mënyrën e konceptimit dhe realizimit?

Koha bën të vetën. Ajo ecën dhe njeriu bashkë me të akumulon, seleksionon, përzgjedh por merr dhe eksperiencë. Duke marrë parsysh sa më lart mendoj  se  ky  film  është  fare ndryshe  nga  filmat  e tjerë për disa arsye. E  para  ky  bazohet në  ngjarje  të  vërteta  dhe  është tepër  realist. Kur  është tepër realist,  sa më i lehtë të duket,  aq  më tëpër i vështirë  bëhet në xhirim. Do shumë jetë, dritë, vërtetësi, impenjim, profesionalizëm, reflektim, debat. Gjatë  xhirimeve  të  duket  si  një kronikë, si  ato  kronikat  që  japin televizionet  shqiptare çdo  natë. Janë  ato  kronikat  e përnatshme  të cilat  mund  të shëbejnë  si  frymëzim. Prandaj   një  film i  ditës  është shumë i  vështirë,  sepse  mund të  penalizohet, mund të  bjerë  në  nivelin  e kronkikës  që  jepen rëndom. Këtu del roli i trupës, skenaristit, regjisorit. Të dalë mbi kronikën dhe të përçojë mesazhin. Puna në grup dhe impenjimim artistik do të nxjerrin në pah qëllimin dhe të konceptuarit ndryshe të veprës. Jam përpjekur  të  zgjedh  aktorë  të mirë, por  jam  përpjekur  që të dalim  mbi  nivelin  e ditës  ku  filmi  të jetë një  shembull  që  jo  vetëm të shihet por  edhe të rishihet (siç po ndodh).  Kryesorja është që filmi edhe pas shumë dekatash të ndiqet me po atë vëmendje. Kjo është arritje e regjisorit dhe aktorëve. Kjo quhet tendencë në kinematografi. Pa këtë tendencë çdo nismë duket e vakët, pa tharm, larg ideve të kohës dhe perceptimit real të jetës.

Ylli regjisor. Si i vlerësoni reagimet e spektatorëve apo të miqve pas shfaqjes së filmit ?

Ata janë vlerësuesit real. Se sa mirë është realizuar një film këtë nuk mund ta them unë. Këtë e thotë spektatori. Regjisori disa herë nodhet në dilemë si çdo njeri. Sa i jemi afruar realitetit? Filmi është si fëmija dhe dashuria për çdo film është e njëjtë, por reagimet që janë pasuar për këtë film më bëjnë të ndihem mirë. Kam parë reagime nga më pozitivet veçanërisht nga publiku i gjërë, nga shikuesit e thjeshtë të cilët kanë gjetur veten në seritë e filmit. Ndoshta ky serial më mbush me optimizëm për një serial të ardhshëm ku mendoj të trajtoj një temë tjetër, atë të historisë, gruas shqiptare në një shekull të tërë me të gjitha hallet dhe problemet që ka pasur ajo.

Regjisori dhe skenaristi. Ky është dueti magjik që i paraprin suksesit të një filmi. Si ka qenë ky bashkpunim midis jush?

Eshtë një pyetje me vend. Cdo film ka një fillim. Dhe ky fillim përkon me skenarin. Pa një skenar professional, tematik, ideor, mbushur me ngjarje dhe detaje, nuk mund të futesh në “ring” nqs mund ta quaj kështu sheshin e xhirimit. Në këtë film pashë se skenaristi Bashkim Kozeli kishte kapur një temë intersante, të dhimbshme, të prekshme, deri diku të patrajtuar, mbushur me detaje. Kur e lexova skenarin ndjeva se më dhembte diçka përbrenda, ajo që u dhëmb të gjithëve, çështja e shëndosjes së familjes dhe problemeve të shumta sociale që ka, çështja e marëdhënies midis brezave dhe mbi të gjitha  i irinisë së sotme,i rrugës së saj, i së ardhmes së saj. Pra skenari më ngamoi. Sa më mbushi me dhembje aq dhe më siguroi për një sukses. Nqs nuk bindesh tek sulsesi mos e merr rrugën e realizimit. Tema ishte shumë intersante dhe tipike shqiptare.

Këto lloj filmash duket sikur kanë gjetur rrugën vetëm tek TVSH. A është e vërtetë?

Tashmë filmi është dhënë në TVSH dhe unë reflektoj. Nxjerr dobësitë sikur analizoj dhe detajet. Unë tani jetoj çdo ditë me filmin, me aktorët, skenarin, fotografinë, operatorin. Kaloj në skaner gjithçka. Nuk mund të them se cdo gja ka qenë perfekte, e përsosur. Përsosmëria nuk arrihet asnjëherë në film. Se ndryshe do ketë stanjacione apo kthim mbrapa. Të dhënat që kam mendoj se filmi ka patur një impakt të mirë në masën e gjërë të shikuesve, ai është bërë pikërisht për ta dhe TVSH-ja bëri mirë që ju rikthye prapë kësaj mënyre të komunikimit me spektatorin dhe publikun e gjërë.Në një kohe të një konkurence të madhe mes kanaleve të ndryshme televizive që janë në vëndin tonë sot TVSH-ja mendoj se gjeti kalin e tij të betejës nëpërmjet filmit artistik të cilin akoma nuk po e prodhon dot asnjë kanal, ndërsa koncerte, spektakle, emisione dokumentarë, reportazhe prodhojnë pafund dhe të tjerët, por TV është unik në prodhimin e filmave artistik dhe vazhdon ta ruajë akoma këtë hegjemoni, kuptohet lehtë që kjo i jep një avantazh atij se kjo i flet popullit, i flet për hallet e tija jo thjesht me një lajm të shkurtër apo të gjatë,apo me një anazilë të bërë nga analistë që s’mungojnë nga ekrani në akran po me një analizë po e quaj artistike ku vërtetë ai gjen të përditshmen e tij dhe jo elitën që vazhdimisht flet nga podiumi dhe nga katedra.

Nqs do bënim një retrospektivë diktatura dhe realiteti i sotëm. Një rikthim në ngjarjet e regjimit komunsit, ka qenë një nga arsyet që ka lënë gjurmë tek shikuesi?

Koha ecën, por kohët janë të lidhura ndërmjet tyre. Ato japin apo kalojnë mesazhe tek njëra tjetra. Cdo kohë ka historinë e vet që duhet parë me syrin e paanshëm.  Historia e kombit është shumë shekullore dhe vetë populli që ka provuar të mira dhe të këqija gjatë gjithë kësaj historie.Midis tyre janë dhe këta drama të mëdha të cilat u luajtën në kurriz të tij gjatë viteve të dktaturës. Në film është kapur si simbol humbja e një fëmije dhe shkaku ka qenë pikërisht periudha e atyre viteve dhe mendoj se ky simbol mer dhe përcjell më së miri hallet dhe vuajtjet që kanë pasur të përndjekurit, të persekutuarit e asaj kohe. Gjithashtu në film ka një frazë të veçantë të marrë nga Ismail Kadare që thotë se: “ngandonjëherë më e bukur është lufta për liri sesa vetë liria”.

Ai është një kollos me përmasa botërore, këtë e them me plot bindje që do t’meritonte shumë më herët për të marë çmimin nobël përpara shumë nobelistëve të tjerë. Jo se Ai është shqiptar por se shtë një krijues i madh por them se unë dhe kolegët e mi duhet të bëjmë përpjekje të shumta që të inspirohemi nga hallet e popullit për t’i treguar ato dhe për t’i shfaqur ato për të përmisuar gjërat me aq sat të mundemi.

Duke jetuar vetë situatën e shoqërisë tonë, me shumë problem socialo-ekonomike pothuajse i harlisur nga kjo kurdisje brënda shumë gjëndjeve aktuale, mendone se e ka përthithuar këtë mesazh gjithpërfshirës që Ju jeni munduar të përcillni?

Ata që e kanë parë filmin mendoj se e kanë marrë mesazhin në kohën e duhur në vëndin e duhur sepse të japësh një mesazh nuk do të thotë që ti të dalësh dhe të thërrasësh me zë të lartë disa fraza në formë skematike.Mesazhi jepet mirë dhe përthithet mirë nqse artistikisht je i shëndetshëm dhe i denjë për t’a dhënë këtë mesazh.Mendoj se unë me ekipin tim, drejtorin e fotografisë Astrit Omerin i cili është një ndër kineastët më të shquar sot në shqipëri në fushën e filmit me një prodhimtari të jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve të fundit.Operatori i zërit Kristaq Kristo i cili sot zërin e interpreton dhe i jep vlerë ideore dhe jo sa për të dhënë vetëm vlerat natyrale.Apo mjeshtri i montazhit Andon Beqari që di të lidhi filmin dhe të tregojë atë çka duhet të zgjedhë, atë çka duhet nga moria e skenave të ndryshme, për të mos lënë pa përmendur edhe producentin Arben Lami apo një trupë të zgjedhur aktorësh që sipas mendimit të shikuesvë gjë që mua më ka pëlqyer thonë që janë zgjedhur secili në vëndin e vet dhe me përpjekjen që të vijnë aktorë që nuk i kemi parë në kinema dhe kjo është një pasurim dhe për këtë ndihem krenar që përpiqem të sjell të rinjë, t’a pasurojmë kinemanë me talente të reja me aktorë të rinj dhe të vjetër sëbashku.Jo vetëm ata që i shikojmë nga filmi në film por me të rinjë që janë shumë të talentuar që nesër-pasnesër do bëhen si këta të parët.Them se kjo marëdhënie pune ka bërë që mesazhi të shkojë aty ku duhet siq e thatë dhe juve.



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora