E enjte, 28.03.2024, 10:12 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Prirja nuse klasike, moderne apo ekstarvagante…?!

E enjte, 09.08.2007, 06:08 PM


Grimieri dhe parukieri Artur Muço rrëfen tendencat e fundit për një nuse perfekte… stilet, ngjyrat dhe çdo tendencë të verës 2007…

Për ta zbuluar lexoni të gjithë detajet që ju ka servirur revista “Spekter” nëpërmjet konsultës me specialistë të estetikës, parukierisë dhe grimit.

Cilat etapa ndiqni për një nuse që ajo të jetë në formën më të mirë të mundshme dhe çfarë duhet të ketë vajza që po bëhet nuse?

Fillojmë nga e para. Në radhë të para duhet të jetë paraqitja. Nuk është e thënë që të jetë e bukur, por të ketë tipare normale. Procesi për realizimin e një nusje është goxha i gjatë, mund të zgjatë gati një muaj. Duke filluar nga trajtimet e flokëve, trajtimet e fytyrës, trupit, duarve.

Flokët

Përgjatë gjithë kohës vajza i ka trajtuar flokët sipas dëshirës së saj, kurse kur vjen momenti i të bërit nuse duhet thënë stop eksperimentimit dhe vjen faza më e rëndësishme, trajtimi. Gjithçka trajtohet sipas mendimit të parukierit dhe çdo gjë duhet të dalë aty ku dëshiron profesionisti dhe jo aty ku do nusja. Së pari realizoj ca seanca provash çfarë ngjyre i shkon dhe modeli për të evituar çdo rrezik në ditën madhështore të saj.

Ngjyra

Duhet përshtatur shumë me karakterin e vajzës. Nuk mund të luhet në ekstreme. P.sh nga floku platin, bjond, të kalohet në një flokë të kuq. Në bazë të bashkëbisedimit që realizon parukieri Artur Muço thotë se “mund të saktësoj ngjyrën që mund t’i përshtatet më së miri në bazë të karakterit dhe në bazë të fizionomisë së fytyrës.

Stilimi
Më pëlqejnë gjërat që janë të natyrshme, spontane. Dhe janë në zgjedhjet e mia. Po të konkretizoj me një shembull real. ( kisha për të rregulluar një nuse dhe duhet që të filloja punën shumë herët, në 5 të mëngjesit. Nuk kisha asnjë ide për aksesorët zbukurues. Po pija një kafe në mëngjes herët, pashë një lule që ishte shumë e bukur. I këputa disa lule natyrale dhe ja vendosa nuses në flokë. Ishte një fantazi krejt e rastësishme dhe e natyrshme dhe  nusja mori një nur shumë të veçantë)
Stilet e flokëve sa më të thjeshta dhe natyrale nxjerrin në pah shumë tiparet.

Aksesorët zbukurues

Janë shumë të veçanta lulet e thata, lule ose aksesor  të mbështjellura me tip rrjete, luajtja me elementin vellon, jo shumë të gjatë. Ndërthurja e stilimit të flokëve me vellon krijon një harmoni shumë të këndshme. Megjithatë nëse nusja do vërë kurorë në kishë duhet padiskutim velloja e gjatë.

Grimi

Është  shumë e rëndësishme përshtatja sipas karakterit të personave. Grimi mund të jetë i rëndë, i ëmbël, agresiv, i lehtë dhe klasik. Por parukieri Muço thotë se “ jam pro grimit të rëndë. Jo në fytyrë dhe në aplikimin e toneve, por në theksimin e syve, sepse duke theksuar sytë krijohet përshtypja edhe e tipareve të rregullta”

Make- up

Është gjëja më e rëndësishme.  Me make-up del në pah çdo gjë. Çdo detaj që mund të shikohet tek nusja del nëpërmjet trajtimit të fytyrës dhe mënyrës së aplikimit të make-up. Është i rekomandueshëm një make-up shumë natyral dhe transparent. Varet dhe tek forma e fytyrës. Por fytyra më e rregullt është fytyra në formë ovale, që mund të aplikosh lehtë të gjitha llojet e make-up-eve.

Elementi dorë

Kurrsesi nuk duhet harruar elementi dorë edhe pse ka nuse që e anashkalojnë, por është shumë i rëndësishëm, pasi një lëvizje e lehtë e dorës mund të evidentojë një dorë jo në formën e duhur që hedh poshtë elementin “perfekt”. Tendencat e fundit janë një frenç, një dizanjo natyral.

Tre ditët e nusërisë

Në tre ditët nusja duhet të reflektoj një rregullim ndryshe.

Ditën e premte ( nusja rregullohet për shoqërinë)

Dhe është e pranueshme që nusja të jetë më trendy dhe në mak-up mund të lëvizësh me çdo lloj ngjyre, për arsye se do jetë shumë alegro. Dhe modeli i flokëve duhet të jetë shumë trendy. Kurse grimi shumë i rëndë… shumë i lehtë nuk ka rëndësi. Nusja duhet të jetë shumë e natyrshme, aspak e sforcuar

Ditën e shtunë (këtu muhabeti bëhet pak më serioz)

Për arsye se është dasma e vajzës, nuk është si ditën e parë. Edhe modeli i flokëve bëhet më i mbledhur. Këtu ka një ndërthurje mes modernes dhe klasikes. Edhe grimi, merr një trajt tjetër, pak më i ëmbël, pak më i rëndë se ditën e parë.

Të dielën ( perfekt)

Duhet të dominojë elementi klas i gërshëtuar me elementet shumë moderne, duhet të ketë shumë paraqitje dhe padiskutim të jetë shumë në rregull në të gjitha aspektet. E diela do shumë përkushtim se duhet të përmbushë të treja ditët bashkë, si përmbyllëse e ditës së madhe.

Ja tiparet e një nuseje perfekte

1. të ketë flokë të gjata
2. të ketë fytyrë ovale
3. të jetë e gjatë dhe një shëndet normal

Test i parukierit Artur Muço!!!

Jeni për nuse klasike apo moderne?

Gërshetim: klasikja më pëlqen dhe modernia gjithashtu. Më saktë unë jam për ndërthurje të modernes me klasiken natyrshëm.

Jeni pro flokëve të lëshuar apo të mbledhur?

Të lëshuara ose të kapura shumë thjeshtë

Tonet e nuseve?

Më pëlqen shumë e verdha në bronc, nuk pëlqej xixa dhe shkëlqimet

Penel apo laps?

Penelin se përdorë kurrë, sepse i fikson shumë sytë. Përdorë vetëm lapsin shumë të sfumuar

Qerpikët origjinal apo fallco?

Më pëlqejnë shumë qerpikët e gjatë, nëse nusja nuk i ka, jam i detyruar t’ia vë fallco, por natyrale do ishte më bukur.

Buzë të kuqe të theksuar?

Jo buzëkuqi më pëlqen fare natyral.  Mund t’ia lyjë buzët me një buzëkuq të rëndë dhe shkëlqyes sipër dhe në fund fare me një picetë ja heq fare dhe lë vetëm formën natyrale të buzës të lyer me një shkëlqyes të lehtë dhe ngjan shumë këndshëm.

Mollzat të hijëzuara lehtë apo fortë?

Të hijëzuara shumë lehtë, pak në bronxato

Thonjtë shumë të gjatë apo natyral?

Sa më natyral dhe me dizanjo shumë fine.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora