E enjte, 28.03.2024, 03:24 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Halit S. Maliqi: Dhuna, vrasjet dhe masakrat serbe në fshatin Ruboc - Dardanë

E diele, 17.05.2009, 06:08 PM


Halit S. Maliqi
Halit S. Maliqi
DHUNA, VRASJET DHE MASAKRAT SERBE NË FSHATIN RUBOC- DARDANË

Nga Halit S. Maliqi

Pas vitit 1878 në fshatin Ruboc të Dardanës, të banuar me serbë, u vendosën disa familje shqiptare muhaxhire, të përzëna me dhunë prej serbëve nga vatrat e tyre stërgjyshore, si vllasët, gajtanët, kopranët, retkocerët dhe llazanët. Por edhe këtu i përcolli i njejti fat: dhuna vrasjet dhe masakrat.
 Në vjashtën e vitit 1915, që na Ruboci e deri në Busavatë, mbi tri javë qendroi fronti i luftës mes ushtrisë serbe në tërheqje dhe ushtrisë bullgare në sulëm. Këtë situate të rëndë e shfrytëzuan disa banda serbe për të plaçkitur, vrarë e masakruar familjet muhaxhire të Rubocit.
Një bandë kriminelësh serbë, e udhëhequr nga vojvoda i Domarocit, Stojan Silkiqi dhe disa serbë të Dardanës e të Rbocit, i rrethojnë familjet shqiptare me qëllim plaçkitjeje, torturimi dhe vrasjeje të njerëzve të pafajshëm.
Sëpari e rrethojnë fmiljen Vllasa. Te shkallët e shtëpisë, të parën e vret me revole krimineli Stojan Silkiqi, Zykën, nënën e Ali Vllasës, pasi ajo e njohu dhe e përmendi  emerin e tij. Pastaj i lidhin burrat e shtëpisë: Ali Vllasa, Rashn Vllasa, Zymer Vllasa dhe dy mysafirë muhaxhirë nga Dobronjanci. Të gjithë këta theren me thika dhe varrosën ashtu me rroba në një gropë pranë përroit të livadhit, nja 30-40 metra larg shtëpive.
Grupi tjetër i kiriminelëve i rrethojnë familjet Retkoceri dhe Gajtani, duke i lidhur burrat: Avdil Gajtanin, Zenel Retkocerin dhe dy mysafirë nga Koretini, të cilët i mbysin dhe i gropojnë në një gropë nja 20 metra larg shtëpisë së bijve të Avdil Gajtanit të tashëm.
Nga shtëpia e Slih Vllasës i marrin dhe i lidhin vëllezërit: Shaban Vllasën dhe Fetih Vllasën. Edhe këta, të masakrur i fusin në të njëjtën gropë me të tjerët.
Gjithësejt u therën dhe u masakruan 12 veta, e disa pohojnë se ishin 16 veta. U bë një krim dhe masakër e madhe kundër njerëzimit.  Faji i tyre ishte vetëm pse ishin shqiptarë dhe pse kishin shpëtuar gjallë atëherë kur i përzunë nga vatrat stërgjyshore më 1878!
Në fillim të dhjetorit 1944, forcat paramilitare serbe dhe serbët vendas të Rubocit, e rrethojnë shtëpinë e Retkocerëve. Me këtë rat vëllezërit Zeqa dhe Metushi rezistojnë me armë. Duke tentuar të shpërthejnë rrethimin, Zeql Retkoceri vritet pranë shtëpisë, ndërsa vëllai Metushi plagoset rëndë. I gjallë dërgohet në Dardanë. Thonë se është masakruar dhe nuk i dihet varri.
Në dhjetor 1944 një brigadë partizane serbe e rrethojnë lagjen e Llazanëve. I vrasin Hajro Llazanën dhe Maliq Llazanën, të cilët i zhdukën pa gjurmë.
Me rastin e masakres së Gjilanit, më 23 dhjetor 1944, vriten në oborrin e shtëpisë edhe Zenel Rashit Vllasa, mbi 70-vjeçar, me të birin Abdulla Vllasën, të shpëngulur nga Ruboci në Gjilan. Në pamundësi që të varrosën te varrezat e qytetit, u varrosën në oborr të shtëpisë. Rivarrimi u bë më vonë.
Vrasjet serbe ndaj shqiptarëve në këtë fshat nuk kanë të ndalur deri në kohën tonë. Në shkurt të vitit 2001, serbët vendas organizojnë edhe një masakër. Me mashtrime e lajka e mashtrojnë Raif Ahmet Vllasën, dke e futur në shtëpinë e Nesiq Momqillos, të cilin e masakruan natën dhe kufomën e masakruar e qesin në vendin Qafa e Dardanës, me porosinë: kështu do t’ua bëjmë të gjithë shqiptarëve!
Ka pohime se Raifi u zgjodh, sepse ishte vëllai i funksionarit të dikurshëm shoqëroro-politik- Azem Vllasit, si dhe për faktin se i biri i tij, Naseri, ishte ndër luftëtarët më të dalluar të luftës së Koshares, më 9 prill 1999, i cili në këtë luftë mori disa plagë nga plumbat e armikut.

P. S. – një sqarim:

Kaçakët e njohur: Vesel Kosovica dhe Ajet Ahmet Bllaca, pasi e vranë vojvodën e njohur Rede Popullanin, në vitin 1923, ia zunë pritën dhe e vranë kriminelin e madh të Domorocit, vojvodën Stojan Sikliqin, organizator i masakres në Ruboc.
Dul Vllasa dhe Bajrush Vllasa, në vitin 1945 u dënuan nga një gjykatë komuniste me nga 14 vjet burg të rëndë, me arsyetimin se në tetor të vitit 1944 na i paskan vra dy serbë të moshuar të Dardanës, pjesëmarrës në masakren e Rubocit, më 1915.



(Vota: 3 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora