E marte, 23.04.2024, 01:06 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Cështja çame dhe PDNJ

E shtune, 16.05.2009, 11:51 AM


Cështja çame dhe PDNJ

Nga Albert Zholi

Koha ecën, ndërsa çështja çame mbetet në vend pikërsiht nga politika shqiptare dhe pse televizioni grek SKY, para disa muajsh dha dokumentarin më të pabesueshëm për opinionin grek, ku përfundimisht u argumentua se “çamët nuk kanë bashkpunuar me gjermanët në luftën e dytë botërore”, argument të cilin e parambolli dekreti Mbretëror i vitit 1941 në ligjin e luftës me Shqipërinë që e shpalli Shqipërinë shtet armik dhe pasuritë e shqiptarëve në Greqi (çamëve), sekuestro konservative. Vizita e fundit e Kramanlisit ishte një derë e madhe e hapur që kjo çështje të hidhej në tryezën e bisedimeve. Por si duket asnjë prej palëve nuk ishte e interesuar për dialog për këtë çështje që tashmë po mbush një shekull. Pra një shekull heshtje, indiferentizëm, lënie mbas dore dhe kalimi i saj  në kalendat greke, vendit ku lindi, ekziston kjo çështje dhe ku ka lindur ky proverb. Përpos pompozitetit mediatik të takimit Berisha-Karamanlis, ajo që u venit më shumë në këtë vizitë ishte kjo cështje. Prëse nuk u diskutua çështja çame në Tiranë?

Tashmë që janë bërë ditë që takimi është realizuar dhe dy kryetarët e qeverive të vendeve fqinj po planifikojnë vizita të tjera, për të rritur prestigjin e qeverive që drejtojnë, shihet qartë se mos përfshirja e  çështjes çame në këtë takim (agjendë), ishte në interes të të dy kryemninsiratve dhe pikërisht të partive dhe qeverive që ata përfaqësojnë.

Dihet tashmë që, Karamanlis prej mëse një viti ndodhet në situatën më të ëvshtirë politike si kryeministër. Ngjarjet e fundvitit të kaluar me nxënësit dhe studentët, protestat e tyre të vazhdueshme për punësim dhe kushte më të mira  (ku nga forcat e policisë u vra njeri prej tyre), korrupsioni në administartën shtetërore, përhapën në masën e gjerë  një mosbesim në aftësitë e qeverisëse  të Karamanlis, që rritën dukshëm pretendimet e opozitës për zgjedhje të parakohshme por që nuk dhanë shansin në momentin e duhur, për shkak të përçarjes dhe të PASOK-ut.  Në këto rrethana, duke pasur parasysh dhe sondazhet e fundit në Greqi, ku reputacioni i Karananlist si kryeminsitër ka rënë në raport me kundërshatrin e tij të fortë dhe të përjetshëm (në Greqi politika duket trashëgimtare, të dy rrjedhin prej familje politikanësh nga më potentet në vend), Jorgos Papandreu i cili është gjithmonë i vëmenshëm ndaj gabimeve të kundërtsharit, ndaj kësaj vizite heshti.  Situata politike në të cilën ndodhet Greqia, kriza ekonomike që ka përfshirë vendin, kritikat e  e vazhdueshme të BE-së, për legalizimin e emigrantëve dhe hapja e çështjes çame në takimin Berisha-Karamanlis do të përbënin një shans më shumë për opozitën greke për të filluar sulmet për rrëzimin e qeverisë. Prandaj Karamanlis u tregua tepër diplomat dhe konkret, pasi e realizoi vizitën vetëm pasi u bind që në agjendë nuk do të përfshihej çështja çame.

Po Berishës, a i interesonte mos hedhja në tryezë e kësaj çështjeje?

Sigurisht që po. Tashmë qeverisë Berisha i kanë mbetur vetëm 1 muaj e pak ditë nga mandati i saj 4-vjeçar qeverisës. Situta politike në vend nuk është brenda parametrave të një qetësie normale, të dëshirueshme nga formacioni politik qeverisës. Pavarsisht sa diskutohet me shifrat e papunësisë, rritjes ekonomike mes pozitë-opozitës, një diçka është fare e qartë. Kriza është evidente në Shqiëri si kudo në botë. Opozita muajt e fundit duke marrë parasysh dhe sondazhet të cilat i kanë dhënë zemër për fitore, e ka rritur presionin ndaj dështimeve të qeverisë duke i bërë evidente në publik. Në këto kushte, Berishës tashmë nuk i intereson hapja sa më shumë e “vatrave të luftës”. Përkundrazi, ai po mundohet të largojë dhe nervozitetin nga debatet mediatike, ne qëllimin e vetëm që të realizojë fitoren e këtyre zgjedhjeve, që janë vendimtare për të ardhmen e tij të qëndrimit në politikë. Në këto kushtë hapja e çështjes çame  do ti kushtonte shtrenjtë në këto drejtime:

-Së pari në mbylljen e nje koalicioni të mundshëm para dhe pas zgjedhor me PDNJ ( e cila nuk e njeh këtë çështje), parti e cila rezulton sipas sondazheve se mund të fitojë deri në tre deputetë (në këto zgjedhje kaq të shumdiksutuara), një numër jo pak vendimtar për formimin e qeverisë së re pas 28 qershorit. Paraqitja e korrupsionit qeveritar nga “Gazeta Shqiptare” dhe gazeta “Ndryshe” bene qe ne momentin me pikant, koalicioni i PDNJ te ndronte kahje (kete rreshtim se kishte parashikuar Berisha ne takimin me Karmanlis, përkundrazi, shtoi besimin ne vazhdimin e koalicionit), ne interes te konjukturave qe sheh ne perspektive kjo parti. Pikerisht ai shtyp qe ka qene vëzhgues, u tregua me i vendosur se kurre per tu përballur me korrupsionin qeveritar, ne momentin me deciziv per  Berishen kur hidheshin firmat perfundimtare te koalicioneve.

-Së dyti hapja e një çështejeje të tillë mund  të sillte një acarim të Athinës zyrtare e cila mund të fillonte dhe një operasion “fshesa”, ndaj emigrantëve të palegalizuar (afërsisht 60 mijë) që do të përbënte një problem jo të vogël për koalicionin e së djathtës dhe direkt përgjegjësia për një fshesë të tillë  (nga vetë ata, emigrantët) do ti faturohej direkt Berishës.

Së treti kjo rrugë zgjidhjeje la hapur ardhjen për votime të një numri të konsiderueshëm të emigrantëve që janë legalizuar ku shansin më të madh e kanë ata që janë tashmë me leje qëndsrimi 10-vjeçare dhe kanë mundësinë sipas ligjit të ri grek për nështetësinë greke  (degët e PD-së në Greqi mund të organizohen për ardhjen ) .

Së fundi dhënia e lejes për tubimin e  organizuar nga përfaqësues të shoqataës çame dhe PDI në sheshin kryesor të kryeqytetit shqiptar
ishte një justifikim i Berishës përpara opinionit, pasi me lejen ndaj tubimit ai ka menduar të shkojë dhe të përcjellë në opinion se politika e qeverisë së tij shikon përtej interesave të komunitetit të një krahine, duke e parë problemin dhe të ardhmen e Shqiërisë dhe shqiptarëve nga këndvështrimi neutral i interesave afatgjata të rajonit, bashkëpunimit me gjuhë të heshtur  në mes dy shteteve që kanë konteste të gjata në mes tyre, të cilat me një frymë të tillë ngjallin shpresat e një perspektive të frymës integruese evropiane, duke ja lënë rrugën e zgjidhjes organeve të drejtësisë, Strasburgut. Në këtë mënyrë ai cështjen çame e lë një cështje që më shumë se qeveritë do të jenë vetë çamët, lëvizjet e tyre, protestat, sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar, drejtimi në mënyrë ligjore që do ta çojnë në rrugën e zgjidhjes. Në këtë takim fituan dy kryeministrat, partitë që ata përfaqësojnë, por ata që humbën më shumë ishin çamët. PDNJ, doli me e fituara, pasi me koalicionin e ri, duket se nuk do te marre asnjë pergjegjesi, nga deshtimet qe shtypi po ve perballe publikut per qeverine Berisha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora