E premte, 23.04.2021, 03:28 AM (GMT+1)

Lajme

U mbajtë mbledhja e Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi

E diele, 17.05.2009, 12:40 PM


Nën udhëheqjen e kryetarit z. Hysen Ibrahimi, u mbajtë mbledhja e Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi.

Në mbledhjen e Kryesisë e cila u mbajtë në Ängelholm të Suedisë më 16 maj 2009, e që ishin të pranishëm Hysen Ibrahimi kryetar, Osman Ahmetgjekaj nënkryetar, Avdi Rama arkëtar, Rrahman Rrahmani, Ilmi Beqiri, Rexhep Hajdini, Ajet Meholli dhe Ylber Gashi të gjithë anëtarë të Kryesisë, kurse munguan me arsye Nazif Ramabaja, nënkryetar, Ali Rexhepi, sekretar, Emin Rrustemi anëtar i Kryesisë,  u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë si tejet e vështirë si papunësia, siguria, korrupcioni dhe angazhimin për njohjen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si rezultat i mosfunksionimit të kualicionit qeveritar LDK, PDK, gjendja e vështirë sociale e shumë probleme të tjera që e kanë gllabëruar Kosovën.

Kryesia u njoftua për takimin me Kryetarin Akademik Nexhat Dacin nga Kryesia e LDD-së dega në Suedi, më datë 8 maj në Stockolm.

Me vendim unanim të Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi, vendim në bazë të vendimit të Kryesisë qëndrore dhe pëlqimin e kryetarit Akademik Nexhat Daci, të mbaj Kuvendin e parë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Dardanisë – Dega në Suedi.

Kuvendi mbahet më 30 maj 2009, në Helsinborg të Suedisë, me fillim në ora 13:00, adresa: Saturnusgatan 202, Helsinborg.

Luten të gjithë delegatët e nëndegëve t'i marrin pjesë, e po ashtu ata do të furnizohen me kohë me materjal si projekt-rregulloren  e Kuvendit, rendin e ditës etj.

U ndanë detyrat për organizimin e Kuvendit të parë zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Dardanisë - Dega në Suedi.

Në emër të Kryesisë:
Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora