Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Edhe Riza Greiçevci i mjekimit, paska hip n’traktor t’Hashimit!

| E shtune, 16.05.2009, 03:54 PM |


Melihate Tërmkolli
Melihate Tërmkolli
Polemikë

Edhe Riza Greiçevci i mjekimit,
paska hip n’traktor t’Hashimit!

Nga Kadri Mani

Zonja Melihate Tërmkolli, është një intelektuale trimëreshë,  që nuk e njeh  tutën
dhe që nuk e pati votuar të Millosheviqit- kushtetutën!!

Te lëpushka KOSOVA SOT, e datës 5 maj 2009, f. 11, poeti i Oborrit, Riza Greiçevci, ka shkruar artikullin e vet të rremë me titull:”TËRMKOLLI, SI DEL PONTE”, me fyerje dhe insinuata, pa pikë kulture, si një mburravec, që e ka humb rrugën në oborr, e  tenton t’i orientojë të tjerët!
Me edtuziazëm vetëlavdërohej në restorantin TALIA, si një luftëtar me nagant, ama duke ia grahë pites e kulaçit, se si biri i tij qenka këshilltar i Hashim Thaçit!
Riza është dashtë ta dij orientimin tim politik dhe atdhetar, dhe para meje nuk duhej të fliste me aq acarim kundër Dëshmitarëve të Jehovës e të Ibrahim Rugovës! Ai mbase e di që unë jam redaktor dhe botues i librit: “Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”, botoi “Shqipëria etnike”, 2002, në 5000.- ekzemplarë. Jam redaktor dhe ideator i librit: “NJERIU I PAVARËSISË – DR: IBRAHIM RUGOVA (LAJME; TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËSN)”, Pishtinë, 2007, f 459.
Do ta pyetja kolegun tim, Riza, në i ka lexuar këto libra sqaruese-edukative, që po i çmojnë fort shqiptarët dhe ndërkombëtarët?- të këtij pinjolli të familjes së dëshmorëve?- (pasi që edhe vetë je i famijes së dëshmorit Fazli Greiçevci), familjet e dëshmorëve duhen e reciprokisht respektohen përkrahen, në mënyrë që bashkërisht ta çojnë në vend amanetin e dëshmorëve, apojo? Përse ti si poet, bën dallim midis gjakut të derdhur për të njëjtën çështje madhore?
Dhe mos i thirr fort në luftën ideologjike-përçarëse, që për ilustrim po e ribotoj këtu vjershën time të kahershme:

KUR RROKE ARMËN...

kur rroke armën e shkove në stërvitje
e në ballë të puthi ty nëna jote loke
a të porositi gabimet t’mos i përsëritje
apo vëllain tënd ta shtrije për toke?

kur u nise në luftë n’ballë të puthi motra
a shkoje t’i vrasësh shkelësit e atdheut
e kokën e ktheje përmallshëm nga votra
apo që t’i vrasësh krerët e mëmëdheut?

Ndërkaq, veprimtari dhe poeti, baba i dëshmores Xheva Krasniqi- Lladrovci, shkruante në vargjet e veta:

Nga Abdyl Krasniqi

Ah, Kosovë!

Ideologjitë e huaja për Kosovën ishin dhe janë: Utopi!
Kosovës i premtuan shumë, por nuk japin më tepër
Demobilizimi, destabilizim, kontrabas - në popull ka huti!
Partive për pavarësi: iu duhet koherenca patjetër!
Në zjarr: kusia, vegshi... dhe anasjelltas:
Akuzojnë njëritjetrin nga baltë për të zi:
Subjektet tona politike dje dhe sot enkas:
Mjerisht të zhytura thellë në ideologji!
Nga drogë ideore, nuk u pak treni i historisë!
Agjenturat shovene: greko-serbe dhe ajo progreke:
U futëm dhe tani në arteriet e tradhtisë!
Ia “arritën” qëllimin edhe kësaj here!
“Të dëbohet populli shqiptar nga trojet!
T`i uzurpohet toka! “bagëtia” ta lëshojë vendin!
Pjesa tjetër të masakrohet si dikur të parët!”
Ideologjitë partitë dhe princ Vidi “ruajnë” rendin!
Kosova do ta pësojë?! Nga shumë liderë humbi shumë...
Shansin historik dhe UÇK-në e vërtetë: Jasharaj!
Shkelet mbi gjakun e derdhur! Hidhet drogë për gjumë!
Ah Kosovë! Kokën ta vranë me Rambospraj!
Kur do T’ishe Unazë, me kurorën pa barbarë:
Faqebardhë përballë vetvetes dhe botës!
Dështimi është yni nga shumë pashallarë:
Vëllai vret vëllanë: Përse janë të Shotës!
Politikanët parti të Kosovës:
Lypset transferuar në Afrikë!
Pastaj, të kthehen në gjirin e Evropës,
Dhe pas dy shekujsh të ushtrojnë politikë!
Tri UÇK?! Shumë parti, shumë ideologji copë!
UÇK-ja e vërtetë ishte: Jasharaj, ishte Kosovë!
Ideologjitë e tjera defekt, shpellë apo gropë:
Mashtrim, diktat, Karpatos, Via Zhunganov!
 
Prandaj, Pratija jote e PDK-së, e vetëquajtur, në fakt është pjesë përbërëse ose bish i Partisë Socialiste (komuniste) e partisë vrastare të Tiranës tiranike-mynafike, dhe duhet të dilni në gjyq, për vrasjen e: Azem Hajdarit e të Ahmet Krasniqit, Agim Ramadanit, Salih Çekut e të Tahir Zemës vetë i tretë!!! Për vrasjen e Mehë Ukës, Iliri Konushevcit, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e të Hakif Zejnullahut; Kosovë e Rexhep Zeqirajt...: për detyrimin e oficerëve madhorë që të hapnin kanale e që skllopi juaj ta udhëhiqte luftën në mënyrë joprofesionale, për vjedhjen e gradave...
Prandaj, nuk të kishin hije ty si poet ta lëshoje gjuhën- na! Kundër zonjës Melihate Tërmkolli me llojlloj epitetesh rrugaçërie në dy shtylla gazete: politikë gjenocidale, diskriminim të Millosheviqit, se ajo duhej të kishte një pikë përgjegjësie, marre e konsidetare ndaj popullit, , rrena e shpifje, për votën e lirë të popullit, për gjakun e derdhur, shan, fyen e përdhos, ngjyros, etiketon, dëshmorët, luftën çlirimtare, qeverinë, , qeverinë e udhëheqin kriminelët...

Prandaj, o Riza, për riza të zotit, tash e tutje merre veten me të mirë e flite të vërtetën, lexoji veprat e profetit Ibrahim Rugova:
  
 
EDITORIAL
 
Kadri Mani: Dr. Ibrahim Rugova strateg i paqes dhe i luftes
Monday, 24-12-2007, 04:17pm (GMT+1)
DR. IBRAHIM RUGOVA STRATEG I PAQES DHE I LUFTËS
/Përkujtojmë Kryetarin tonë të ndjerë në prag të pavarësisë/

Shkruan: Kadri Mani

“EDHE LUFTA ËSHTË E MUNDSHME”- Dr. Ibrahim Rugova te revista ALTERNATIVA nr. 1-2, Lubjanë 1992, f.55-58 (Marrë nga “Delo” e Lubjanës e dt. 10.10.1992, e përktheu Gani Buçinca)

Përkrah Skënderbeut, edhe Dr. Ibrahim Rugova radhitet ndër figurat më markante kombëtare-ndërkombëtare në vend dhe në botë.

Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, Dr. Ibrahim Rugova e bëri me penë

Dr. Ibrahim Rugova, diplomat vizionar nga një familje rugovase e njohur për atdhetarizëm, baba e gjysh dëshmorë, shkrimtar e kritik letrar, filozof e strateg i paqes dhe i luftës,- e mundi solldateskën serbe dhe e përcolli diktatorin Sllobodan Millosheviqin në Gjykatën e Hagës!!
Këtu po radhitim veprat e tij letrare dhe të tjerat që janë shkruar për të:
1.I. Rigova & Sabri Hamiti: KRITIKA LETRARE, Prishtinë-1979....f.487 ..................................................................................................................f.485
2.Ibrahim Rugova: KAH TEORIA, Prishtinë-2005................................f.158
3.Ibrahim Rugova: PAVARËSIA DHE DEMOKRACIA, Prishtinë-2005...........................................................................................................f.453
4.Ibrahim Rugova: REFUZIMI ESTETIK, Prishtinë-2005...................f.367
5.Ibrahim Rugova: STRATEGJIA E KUPTIMIT, Prishtinë-2005.......f. 340
6.Ibrahim Rugova: VEPRA E BOGDANIT, Prishtinë-2005..................f.351
7.Ibrahim Rugova. KAHE DHE PREMISA TË KRITIKËS LETRARE SHQPTARE, Prishtinë12005............................................................................................f.528
8.Ibrahim Rugova: PREKJE LIRIKE, Prishtinë-2005............................f.242
9.Ibrahim Rugova: ÇËSHTJA E KOSOVËS, Prishtinë-2005.................f.238
10. Kadri Mani: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!
Prizren-2002...............................................................................................f.147
11.NJERIU I PAVARËSISË-DR. IBRAHIM RUGOVA /LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN/, Prishtinë-2007..............................................................................................f.459
Gjithsej faqe.................................................................................................4255
Dr. Ibrahim Rugova kishte krijuar me kohë elementet shtetërore: Stemën, Vulën, Flamurin, Himnin, të cilat kundërshtarët e tij të egër e primitivë, jo që nuk i kishin atëherë, por nuk i kanë as sot e kësaj dite!!
E tash, po jua lëmë radhën antiinstitucionalistëve që t’i numërojnë “veprat” e liderthave të vet!?!

QEVERIA NË TRAKTOR TË HASHIMIT!
QEVERIA NË TRAKTOR TË HASHIMIT!


 
Që nuk është vetëm zonja Melihate Tërmkolli që ju paraqet ashtu sikur që edhe jenë, me ngjyra të zeza, po ta qes artikullin e Idriz Zeqirajt, që me atentat ia keni vra dy burra të shtpisë:

Idriz Zeqiraj: Kamuflimet me Profilizimin Partiak
Monday, 12-11-2007, 09:45pm (GMT+1)
Opinion
Nga Idriz Zeqiraj

Në një emision televiziv para fushator dëgjuam prononcimet përkartëse të zëdhënësve partiakë për profilizimet partiake. Një mungesë totale sinqeriteti, një përçapje irrituese për të fshehur kahjet partiake. Vëtëm zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Dardanisë u shpreh qartazi se jemi parti e djathtë. Zëdhësja e “Orës“ pranoi se partia e tyre ka orientim të majtë, por shtoi se strukturat e partisë vazhdojnë të diskutojnë lidhur me profilizimin e partisë. Ndonjë parti ekstreme e majtë, si “Aleanca“, kuadrot e së cilës përkujtojnë e festojnë ditëlindjet e Stalinit, Enverit dhe të llumhanës tjetër komuniste, bëlbëzoi se gjoja partia e tyre është liberale! Harroi zotëria se komunizmi është antipod i liberalizmit. Më konfuzi ishte zëdhënësi i PDK-së, i cili matej e ruhej si “djalli nga temjani” për të mos thënë të vërtetën dhe se për rrjedhojë bëri një tymnajë pa thënë asgjë. Në përgjithësi, në gojën e zëdhënësve të partive politike të Kosovës, dominoi shprehja shabllone se “strukturat e partisë po diskutojnë cështjen e profilizimit dhe do të marrin vendimet përkatëse.“ Në fakt, në Kosovë dihen mirëfilli orientimet e partive politike.Edhe rrjeshtimi i anëtarësisë është bërë mbi këtë bazë. Në Kosovë ekziston një e djathtë e mirëfilltë, me orientim tërësisht perëndimor dhe një e majtë ekstreme, me bazë tipike komuniste. E majta e Kosovës përfaqësohet nga rryma titiste që është një komunizëm i revizionuar, i zbutur dhe e majta staliniste, një komunizëm fanatik e anakronik për kohën. Dallimi cilësor në mes ketyrë dy rrymave të majta është se kjo e fundit pretendon se ka bërë luftën. Por, në fakt, në gjirin e saj militojnë kriminelë që kanë gjakosur Kosovën gjatë dhe pas luftës. Ndërsa, ceshtja nëse e bën luftën apo e sabotuan atë është një temë e trajtuar nga ne më parë dhe konkluzioni është dhënë qartazi – lufta është sabotuar marrëzishëm. Shtrohet pyetja – pse partitë e majta e fshehin përkatësinë orientuese të tyre, më sakt, ideologjinë që përshkon tej e mbanë partitë e tyre? Dhe, pergjigja është e thjeshtë, pa ekuivoke: Në pjesën dërrmuese njerëzit në Kosovë janë të orientuar nga Perëndimi, nga progresi evropian e botëror në ballë me Amerikën, kupolën e lirisë dhe të demokracisë. Dhe, kjo nënkuptohet e djathtë botërore.Ndërsa e majta përfaqësohet me Lindjen, me Rusinë sllave si dhe Kina me aziatikët e saj. Kësaj panorame errëtake i shtohet edhe bota islamike regresive, me mungesë të theksuar të lirive elementare demokratike, me diktaturë të urryer e fodulle, me cinizëm e brutalitet karshi botës femërore – si krijëse vitale e njerëzimit. Mjerisht, janë këto shtete islamike, si bishtëra të Rusisë, që për ditë e më shumë po eksportojnë në Kosovë ideologjinë tyre famëkeqe e shpellore nëpërmjet eksponentëve fetarë, të paguar fort. Predikimet e tyre herë të hapëta e herë skutore kanë neveritur shqiptarët dhe me të drejtë i konsiderojnë si shkitë e ardhsëm të Kosovës, sepse konfrontimi me ata do të jetë i pashmangshëm. Këta të shhitur dhe të përshitur nuk njohin asnjë vlerë tjetër që  nuk mban vulën e islamit, nuk njohin as Skënderbeun, as Nënë Terezen, nuk njohin gardën intelektuale shqiptare katolike, që i shkruan fjalët e para të gjuhës shqipe!!! Rrjedhimisht, nuk njohin asgjë kombëtare! Partive të majta të Kosovës nuk ju intereson ta thonë hapur orientimin e tyre majtist. Andaj edhe u duhet ky kamuflim tërmash dhe emërtimesh për ta shtuar kuotën e votave, për të tërhequr njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të mashtrohen se tashmë nuk ka ndonjë kufi të prerë në mes te djathtës dhe të majtës, qoftë ajo edhe ekstreme, sic është kjo e Kosovës. Teneqes për “mungesën“ e profilizimit partiak në Kosovë i bie fort edhe e konvertuara Edita Tahiri. Zaten është kjo arsyeja që PDK-ja e anëtarësoi vullnetshëm ketë zonjë të rëndë, që dikur luajti një rol jo të paktë në përcarjen sa të madhe, aq edhe të dëmshme brenda partisë dhe të LDK-së me institucionet e Kosovës. Themi anëtarësim vetjak të zonjës në fjalë, sepse ajo nuk pas parti faktike dhe aq më pak elektorat për t’u thirrur si koalicion.Disa muaj më parë një gazetar i të majtës, natyrshëm, në një gazetë të majtë, duke dhënë një formacion të supozuar ministrash hije, me nismën “sikur të ishte x-y –ni ministër“, qeverisja do tëishte ndryshë, d.m.th. ideale, nga blloku i djathtë “emëronte“ të vetmen Edita Tahirin. Dhe, kjo nuk ishte rastësi. Pazaret intriguese me këtë zonjë janë të hershme. Përndryshe gazetarët e të majtës nuk pyesin për cilësinë, ata njohin vetëm ideologjinë. Dhe, zonja Editë, në fushatën zgjedhore, po i shërben zellshëm ideologjisë të kuqe, duke reklamuar zëshëm “vizionaritetin” e padronit të ri! Lëvizjet brenda llojit edhe mund të përligjen, sidomos kur grupet vicioze në drejtim të partisë anashkalojnë parimet vitale të partisë. Në këto raste nuk duhet heshtur. Përkundrazi, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë, që falë demokracisë janë të shumëta, duhet denoncuar me kurajo për ta shpëtuar partinë nga batakqinjtë. Por, kalimi në kampin tjetër, përkatësisht – në partinë e majtë, është një politikë amorale dhe pa të ardhme. Në vecanti kur një parti bart barrën e krimit të dëshmuar, aderimi në atë vetëvetiu të ngarkon me fajin e aprovimit të krimit. Kalimi nga e djathta në të majtë i njerëzve publikë mund të shpjegohet vetëm me ngarkesa të theksuara ideologjike që ata bartin. Programet e begata paraelektorale sociale e ekonomike të së majtës ballkanikë në përgjithësi dhe të asaj shqiptare në vecanti kanë rezultuar fiktive dhe kurrë të realizueshme. Korrupsioni dhe abuzimet ekonomike e politike kanë qenë të skajshme, madje në të dy anët e Atdheut, aq sa kanë shqetësuar edhe institucionet ndërkombëtare. Dhe, kjo shpjegohet me uzurpimin total të pushtetit nga rrethet vicioze e nepotizmi tribal. Mendoj se njerëzit e disa kategorive profesionale që janë të thirrur për të edukuar shoqërinë me virtyte morale të shëndosha si arsimi, drejtësia, arti e kultura, shëndetësia jo vetëm që nuk duet t’i afrohen një partie problematike, por duhet të jenë kritikë të rreptë gjer në dobësimin e saj, për të penguar ardhjen në pushtet, sepse do të rrezikonte inkriminimin e të gjithë shoqërisë. Qeverisja ilegale, e dhunëshme disa mujore e të ashtuquajturës Qeveri  e Përkohëshme e majtistëve përshfaqi flamosjen e të gjitha institucioneve të Kosovës. Injektimi infeksional në TMK-në dhe Policinë e Kosovës, ishte i asaj përmase sa përgjjat të gjithë kësaj dekade nuk ka asnjë krim politik, ekonomik e ordinier ku të mos jenë përfshirë militantë të këtyre dy institucioneve të cituara. Një raport i Policisë të UNMIK-ut, i bërë për një plagosje në errësirë në Dukagjin, është dëshmi rrënqethëse për të gjitha kohërat. Mjekët kishin udhëzim partiak (lexo: kriminal) të prerë: “Pacienti duhet të vdes patjetër!” Dhe, bluzat e bardha frikshëm dhe turpshëm zbatuan urdhërin, duke u bërë edhe anëtarë të devotshëm të partisë krminale. Dhe, ky rast, sa unikal aq edhe kriminal, është një arkivim faktik. Dhe, sic thonin latinët e vjetër: “Verba volant, skripta manent“ që do të thotë “Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet.“ Edhe prononcimi i zëdhënësit të LDK-së për orientimin partiak ishte disi i vagulltë. Tashmë është jo serioze të lozet me terma jo adekuate, që ngjallin  dyshime e konfuzion edhe brenda elektoratit të djathtë. Përcaktimi djathtist duhet thënë troç e zëshëm, madje pa midise e qoshe! E djathta, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, është dëshmuar si e moderuar e tërësisht evropiane. Përkundrazi, e majta shqiptare ka ngecur shumë prapa dhe me të drejtë analistët e huaj e krahasojnë me të majtën ballkanike të viteve të ’50-ta të shekullit të shkuar, vecse pa fuqinë e ndeshkimeve fashizoide të asaj kohë. Profilizimi partiak në Kosovë është bërë përgjatë luftës dhe pas mbarimit të saj. Mohimi i kësaj të vërtete është hipokrizi e lexueshme.
Nentor, 2007    
Zonja e nderuar Melihate Tërmkolli, as brengoset fare, se e di që nuk është e vetme, se e di që e ka quajt horr e shkuar horrit, poeti fatkeq i oborrit!
Riza duhet të mjekohet në ndënjë klinikë përkatëse.
.Edhe Riza Greiçevci i mjekimit, paska hip n’trahtor t’Hashimit!