E enjte, 25.04.2024, 08:52 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Ditari qëndror në televizionet e Kosovës...

E shtune, 16.05.2009, 02:20 PM


DITARI QENDROR NË TELEVIZIONET E KOSOVËS
SIKUR NË KOHËN E “VËLLAZËRIM BASHKIMIT TË TITOS”

Nga Xhevat Rexhaj

Mendimet e shumë shqiptarëve ishin se pas zgjidhjes fatlume të çështjes së Kosovës,mediat e shkruara dhe ato vizuale do të merreshin më shumë me realitetin pra me problemet e ndryshme ato ekonomike dhe sociale të qytetarëve pra të shoqërisë në përgjithësi. Mendohej se lëmshet politike do të jenë prapë në fokus ama jo më në shpicë lajmesh por në brendi diku, sepse aspektet e problematikës së jetesës dhe ngritjes¨së mirëqenës njerëzore duhet të ishin primare. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi dhe nuk po ndodh ende, të gjithë jemi dëshmitarë se lajmet kryesore të TV ve kombëtare janë kryekëput të stërmbushura me politikë, me politikaj pra liderë e turlifar liderucash ndërsa ajo që mundon më së shumti apo gëzon më së shumti qytetarët mungon fare. Ka një përjashtim këtu nga një TV që aty këtu tregon edhe pamje rrëqethëse të realitetit të vitit 2009 në Kosovë.

Nëse përcillet një ditar në TV menjëherë të shkon mendja dhe të të përfytyrohet koha e ish shtetit të “ vëllazërim bashkimit” kur lajmet fillonin me Komitetin Qendror dhe përfundonin me komitetin krahinor. Vetë redaktura ditarit të sotëm të jap të kuptosh se prapa skene gjenden njerëz që e kanë të kopjuar në kokat e tyre merakun për të tregua sa më shumë njerëz të mëdhenj të politikës, ia fillojnë me Kryetarin apo Kryeministrin dhe e përfundojnë me Qeverinë dhe ministrat, kur të përcillen me vëmendje lajmet njeriu apo  shikuesi vëren se TV et shtyhen njëra me tjetrën se cila më shumë po i qetë në ekran pushtetarët tanë të cilët vërtet lavdërohen aq shumë saqë unë për 10 vitet e fundit në TV et e vendit ku jetoi nuk i kam parë pushtetarët vendas me krekosje të tillë kur edhe dihet se këta këtu ku unë jetoi kanë me çka të krenohen, punojnë për shtetin, për qytetarët për infrastrukturën dhe mbushin arkat e shtetit me tatime sipas ligjit.

Lajmet e mediave tona si ato vizuale dhe ato të shkruara minutat dhe faqet kryesore i kanë me premtimet dhe lavdërimet e pushtetarëve, ndërsa aty këtu sipas varësisë politike mundohen të kritikojnë ndonjë ministër të ndonjë partie të caktuar ndërsa për disa të tjerë as që ua mbanë p..., pra shihet qartë se mediat janë në garë kush të mjelë më shumë nga pushtetarët të cilët pos premtimeve boshe dhe retorikave ende patriotike se hej unë  ku dhe kush kam qenë në njëfarë kohe nuk guxon kush të më kritikoi , se kam bagazh politik apo luftarakë e mund të bëj në emër të asaj kohe çfarë të dua tani. Në realitet edhe është e vërtet se në shoqërinë tonë kosovare ka ende frikë ka ende mëdyshje dhe jo interesim që të merren me të keqën sepse mund edhe ta pësosh, për këtë arsye edhe shumë gazetarë të rinjë dhe profesionist edhe i kuptoi nganjëherë se mund të mbesin pa punë dhe mund edhe ta pësojnë edhe ndryshe, kam pasur edhe vetë biseda me disa të tillë, nga ana tjetër përgjegjësit në media gjithashtu i kërcënojnë gazetarët që mos të merren me tema të nxehta se duhet të kërkojnë punë diku tjetër ?!.

Në Kosovë ndodhin hajni, kriminalitet, korrupsion kërcënime e çka jo tjetër, njerëzit e thjesht dinë shumë por nuk kanë guxim të lajmërojnë ose thënë më drejtë kujt ti lajmërosh kur te ata të cilët lajmërohesh mu ata të lajmërojnë te keqbërësit dhe pastaj e pate, pra thjesht të këqijat dhe të këqijtë janë të lidhur zingjir.

Në shtetet e perëndimit lajmet kryesore kurrë nuk hapen me pushtetarë me ministra me liderë por hapen me tema konkrete nga përditshmëria, ekonomia, vendet e punës kriza në ndonjë firmë kur ka ndonjë kriminalitet apo shenj korrupsioni , edhe pse rrallë,  faqet kryesore i lajmërojnë qytetarët e vetë. Medet këtu më shumë merren kur në ndonjë koncern apo firmë edhe të vogël rrezikohen vendet e punës se sa me një aktivitet të pushtetarëve, pushtetarët e këtuhit merren me punë konkrete e jo me fjalamani.

Këtu kryetarët e partive kryesore nuk kanë automjete partiake ndërsa sa për qeveritar dhe parlamentare ata shkojnë me trafik publik shpesh në aktivitete. Kryetari dhe 5 ministrat e një qeverie Kantonale shtet në kuadër të federatës, në punë shkojnë me biçikletë apo autobus, sinqerisht i takoi edhe vetë disa, në Bernë në mbledhje të parlamentit 4 delegatë të këtij shteti shkojnë me tren, kuptohet që mëditjet i kanë të rregulluara me ligj.

Sikur ndonjë ministër apo shtetar i këtuhit të përdorte ndonjë automjet zyrtarë vetëm njëherë për çështje private ahere të gjitha mediat dhe shoqëritë civile do të kërkonin llogari dhe përgjegjësi, pra këta punojnë për shtetin së pari e pastaj për vete.

Po pushtetarët kosovarë, prej aparatqikëve nëpër komuna gjerë te Presidenti çdonjëri ka automjet zyrtarë, ka shoferë aty këtu ndonjë sekretaresh dhe puna konkrete për shtetin barazi me zero. Athua mediat tona a i shohin këto, po, a i përcjellin pushtetarët tanë nëpër syneti, iftare, dasma, konagjegje, ahengje dhe maskarallëqe tjera, jo nuk e bëjnë këtë.

Pra mediat tona janë përgjegjëse  sa edhe organet kompetente për këtë tjetërsim të  buxhetit të shtetit, për tretjen e parasë publike, për krimin për kontrabandën e për shumë të tjera.

Një mik i shqiptarëve dhe ish parlamentar i shtetit ku unë jetoi, pas vizitës në Kosovë me mua privatisht, pat thënë “ Kosova vërtet qenka e pasur, sikur edhe në Zvicër të vidhej shteti dhe të keqpërdorohej pushteti sikur në Kosovë , kishte me ra në krizë”

Një qytet i madh në Zvicër vetëm nga vjelja e parasë nëpër parkingje në një muaj gati se paguan të ardhurat për administratën komunale.

 

Lajmet qendrore të televizioneve kosovare;,” kryetari, kryeministri, kryeparlamentari deputetet ministrat, zëvendësministrat e zavendësat tjerë ishin sot të angazhuar nëpër Kosovë të përcjellur me eskortat e tyre nga truprojat dhe automjetet luksoze, në fund ata ishin nëpër darka të majme”.

Rrini ende me ne...

Qytetarët  nuk pyesin shumë, hanë pite e pinë qaj rusi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora