E hene, 06.04.2020, 11:09 AM (GMT+1)

Komente

Hysen Ibrahimi: Koalicioni ''Rugovian''

E premte, 15.05.2009, 09:00 PM


Koalicioni ”RUGOVIAN”‏

Nga Hysen Ibrahimi
hysenib@hotmail.com

Koalicionin ”Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë“ do ta quaja kualicioni „RUGOVIAN“ që do të ishte formula e bashkimit të elektoratit e që do të sillte fitore të sigurt 100 %.

Bashkimi me një kualicion dhe dalja e përbashkët para elektoratit gjatë fushatës elektorale, do të kishte me i ngjallur emicionet e politikës së dikurshme, duke i evokuar kujtimet me Kryetarin Rugova, në skenën e politikës kosovare. 

Ky koalicion është jo vetëm i natyrshëm dhe tejet i saktë, por kishte me qenë edhe i qëndrueshëm, në kuptimin prej një vizionin të filizofisë politike të ish Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Për këtë arsye do të zgjerohej përfshirja e pjesëmarrjes në zgjedhje, e që do të nxirrte një segment të aktualitetit real të gjendjes për mosinteresimin e qyetatrëve për të marë pjesë në zgjedhje, duke e aktualizuar këtë problem me aktualitetin e ditës së sotme.
Koalicioni „RUGOVIAN“, thënë shkurt, mund të meret si e vetmja rrugëdalje për të ndihmuar proceset politike të Kosovës, ekzistenecën e vet në frymën rugoviane, dhe si një përvojë, që tani u bindëm se ndarja nuk ka sjellë rezultate, përkundrazi. Ky kualicion  do të truimfonte në zgjedhjen përfundimtare të ndasive të njerëzve të të njëjtes frymë ideologjike dhe Kombëtare, duke e qetësuar njëherë e përgjithmonë elektoratin shqiptar rugovian nga shqetësimet e tyre tejet të arsyeshme. Ky mesazh për këtë elektorat, kishte me ju dërgua lajmin e qetësisë shpirtërore që ata të qetësohen se fitorja tani është më se e sigurtë. Jo vetëm se do të sillte fitoren, por edhe do ta stabilizonte vetë Lidhjen Demokratike të Kosovës, e po ashtu, në anën tjetër, edhe Lidhja Demokratike e Dardanisë do t’i shtërngonte radhët e saj me një justifikim të fortë dhe të pakontestueshëm për një fitore të sigurt gjatë zgjedhjeve lokale dhe nacionale.
Duke e nxjerrë një prognozë politike të koalicionit të mundshëm, gjë që për këtë do të vendosin vetë kërkesa e elektoratit me vendosmërinë e tyre (dhe pala që refuzojnë të jetë i braktisur, i braktisur nga elektorati), duke e pa se mos lidhja e një kualicioni të tillë, është në dëm të vetë elektoratit „RUGOVIAN“, heret a vonë, kjo do të kuptohet, gjë që tani e kanë të qartë të gjithë. Duhet që t’i lëmë inatet anash dhe të fillojë nisma, duke filluar që nga elektorati dhe deri të krerët e këtyre dy partive tona politike, me një emnues të përbashkët që do ta quaja „RUGOVIAN“, e që sa më parë të organizohen grupet punuese rreth krijimit të këtij kualicioni, që kishte me qenë plotësisht i pranueshëm dhe do ta kishte sensibilizuar qytetarin rugovian për të dalë në votime dhe për të votuar këtë kualicion.
Bashkimi me një kualicion dhe dalja e përbashkët para elektoratit gjatë fushatës zgjedhore, do të kishte me i ngjallë emicionet e politikës së dikurshme, duke i evokuar kujtimet me Kryetarin Rugova, në skenën e politikës kosovare.
Për të dalë nga situata e krijuar e ndarjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Dardanisë, duhet të merret në konsideratë dëshirën e qytetarëve të Kosovës që ndoqën rrugën e filozofisë politike të ish-Presidentit Rugova, dhe duhet që të hartohet programi i platformës politike e fitores në zgjedhjet lokale dhe nacionale, ku si koalicion „RUGOVJAN“ do të nxirte në pah dëshirën e elektoratit si organizim i domosdoshëm dhe fitores së sigurt.
Ky kualicion, jo se do të jetë i qëndrueshëm, por do të jetë i pandërprerë në skenën politike kosovare, me perspektivë të shkëlqyeshme për zhvillimin dhe ndërtimin e Republikës së Kosovës, që posedon kuadrot më me përvojë të gjatë politike dhe Kombëtare.
Prandaj kërkohet pajtimi në mes të këtyre dy forcave politike, LDK dhe LDD, e që duhet menjanuar inatet në mes vete dhe të krijohen parakushtet për një fillim të mbarë për të gjithë ne.
Nga hendeku i krijuar i mosfunksionimit të këtij kualicioni, po e pëson qytetari i Kosovës dhe ardhmëria e tij e drejtëpërdrejtë në moszhvillimin ekonomik të Kosovës. Gjendja e vështirë sociale është në diagramin e thellimit të saj!
Kualicioni politik „RUGOVIAN“ kishte me qenë e vetmja forcë politike që ka kuadro në gjirin e saj për të integruar Republikën e Kosovës në BE, NATO për rritjen e numrit të mjaftëshëm të njohjes nga shtetet e ndryshme Republikën e Kosovës, angazhimin e mërgatës përmes formimit të Ministrisë për Mërgatën dhe angazhimin e njerëzve më me eksperiencë në fushën ekonomike.
Gjithashtu në koalicionin „RUGOVIAN“ do të duhej t’i afrohej kualicioni edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës- AAK, si forcë e djathtë politike, ku si forca të spektrit të djathtë politik, që të tri forcat politike do të kishin me qenë funksionale dhe me një ndikim pozitiv edhe tek shtetet perëndimore, duke krijuar siguri politike për investitorët përmes një formimi të një Qeverie stabile. Që do të thotë: „reflektim me ndikim pozitiv në qarqet ndërkombëtare për një Kosovë stabile dhe të sigurt“.
Se cili ka qenë objektivi dhe interesi parësor për të ideuar këtë kualicion, apo për bashkimin e këtyre dy forcave politike me një filozofi politike të përbashkët, po jap disa shembuj:
-Zhgënjimin e njerëzve më të devotshëm që kontribuan në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës për afro dy dekada, e që kanë mbetur rrugëve dhe kontributi i tyre është duke u nëpërkëmbur nga njerëz të papërgjegjshëm.
-Trendi i zhvillimit dhe i ndërtimit të Republikës së Kosovës, sepse ky koalicion aktual nuk mund t’i  qëndrojë kohës dhe aspak i natyrshëm.
-Zhgënjimin e mërgatës shqiptare që asnjëherë nuk ju ndanë Kosovës, por tani janë të anashkaluar krejtësisht, duke i shkëputur lidhjet me njerëzit me ndikim.
Kështu që ne mund të themi lirisht dhe pa mëdyshje se elektorati rugovian në mënyrë të drejtëpërdrejtë janë viktima të ndarjes dhe vendimeve të gabuara politike. Por, prapë do të mbeten viktima, po që se nuk kërkojnë me ngulm për bashkimin me një koalicion. Prandaj, është mirë që të lihet e të debatohet lirshëm nga antarësia e të dy partive LDK dhe LDD, me përparësi t’i jepet debatit, si respektim thelbësor i demokracisë për vendosjen e tyre për vendime të mëdha.
Urojmë që kjo ide të reflektojë mirëbesim, në radhë të parë tek elektorati „RUGOVIAN“ dhe pastaj te krerët e të dy partive LDK, LDD e poashtu edhe te AAK. Ky bashkim bazohet në provat e mëhershme të kontributit të tyre e që është aspiratë e ligjshme të partive politike të spektrit të djathtë politik, koalicion natyral mbi bazën faktike të rreshtimit në qeverisje të përbashkët në koalicionin „RUGOVIAN“. 

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Dega në Suedi dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë në Prishtinë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT