Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Urim Gjata: Larg duart nga emigrantet. Vota jone eshte e shenjte

| E enjte, 14.05.2009, 09:10 PM |


Larg duart nga emigrantet. Vota jone eshte e shenjte

Perseri klasa politike shqiptare  ne kete fillim te fushates zgjedhore pa as me te voglin moral filluan te kujtohen per ne emigrantet, me slloganin e tyre tani te dale boje.

Nga Urim Gjata*

Zgjedhjet shqiperia dhe emigrantet. Forcat politike te majta,por dhe shume parti te krijuara tani se fundi te vet cilesuara (Parti te emigranteve)qe faktikisht nuk kane pasur dhe as kane asnje lidhje me emigrantet,kane filluar te zene faqet e para te shtypit shqiptar,apo te dalin ne ekranet televizive,me sllogane apo koalicione zgjedhore. Ardhjet e pa fund ketyre perfaqsuesve politike,po na kujtojne radhet e gjata te emigranteve shqiptare ne kufi ne prag festash,apo shkupash te bera dikur nga policia Greke ndaj nesh,kur acarohej politika ndermjet dy qeverive.

Te gjithe perfaqsoje emigrantet,te gjithe mbrojne emigrantet,te gjithe kerkojne qe zeri i emigranteve te perfaqsohet ne Parlament.Pra ne paske qene qendra e botes dhe nuk e paskemi ditur.

Tani qe filloj fushata zgjedhore te gjithe po kujtohen per ne,hallet dhe problemet tona,racizmin ndaj nesh,dokumentat tona,apo zerin tone te mohuar deri tani nga

nga klasa e vjeter politike Shqiptare.

Me ne fund per emigrantet u hap dhe drita jeshile. Shpetimtaret erdhen me thesin e premtimeve plot. Ne vetem duhet te hapim gojen dhe te presim,te presim dhuratat e babgjyshit,si dikur femije ne festen e vitit te ri.Te rrime pa gjume,deri sa te vije babagjyshi dhe te na fali dicka.

Dicka nga fundi thesit,packa se mund te jene dhe krunde,ne presim.Presim se jemi mesuar me pritje te tilla.Jemi mesuar te presim me vite te tera ne radhe duke na shtyre dhe ofenduar.Duke na grisur dokumentat dhe na ofenduar.Duke na futur ne burg dhe keq trajtuar.Ne presim dhe kemi frike nga personat me gradat shkencore,apo gjarperinj me syze qe mbas buzeqeshjes djallezore mundohen te shkaterrojne jeten e emigranteve duke i raportuar ne polici per bindjet etyre politike apo fene e tyre.

Ne presim dhe kemi frike.

Ne jemi emigrante dhe asgje me teper deri diten kur fillon fushata zgjedhore.Ketu fillon dhe

ndryshimi yne i ri.Nga ky moment ne kethehemi ne qendren e botes. Ata vijne na perqafojne ne gezohemi si femije.Ata premtojne duke i rene gjoksit, se do luftojme krimin dhe korrupsionin,do ndertojne shqiperine duke i ndryshuar imazhin e keq te qeverise se me pareshme, ne duartrokasim pa pushim.I qirasim ju zeme hotele te shtrenjta ju blejme dhe kostume ti kene per fushate.Ata qahen se skane ne ju futim ndonje lek ne xhep.Ne kerkojme dicka,ata premtojne,cdo gje dhe qumesh dallandyshe.

I ziu emigrant as vete nuk e kish besuar se brenda nates e mira do i vinte tek dera.Cdo gje do ndryshohet me nje te rene te lapsit,pa meduar me gjate se ka te beje me diplomate mashtruse ordinere  korjere te krimit.Perfaqsues te vjeter te droges dhe prostitucionit, qe i kane harruar pa i takuar akoma.Njeres te hurit dhe litarit qe mbas votes do ju kerkojne dhe shpirtin.

keshtu erdhi dhe zgjidhja me e re.Krijimi i Partive te Emigranteve pa asnje anetar dhe pa asnje perkrahje, dhe koalicioni me to.Duke kujtuar se thesi i tyre bosh dhe kete radhe do ti nxjerre nga situata per te marre pushtetin mbas kaq vitesh dhe per te shtuar llogarite e zeza bankare ne vende te ndryshme te botes,dhe jo per te perfaqsuar dhe mbrojtur  skllevrit dhe te drejtat e tyre sic na cilesojne ne  emigranteve.

Duke harruar se te njejten politike perdoren dhe ketu ne Greqi ne zgjedhjet e fundit parlamentare,ku fitoj bindshem qeveria demokratike e drejtuar nga z Karamali.

Mos perkrahni qeverine demokratike.Aata do largojne emigrantet shqiptare nga Greqia.Ka marrveshje te fshehte Berisha Karamali.Por e verteta ishte ndryshe.

Qeveria demokratike jo vetem nuk i largoj emigrantet e pa ligjshem por ju krijoj dhe  krijimin e kushteve te favoreshme per tu legalizuar dhe  te drejta te barabarta me emigrantet e kombeve te tjera.Duke harruar se dhe veprimtarite tona kulturore dhe politike sa vine dhe shtohen,duke patur pranine dhe mbeshtetjen e perfaqsuesve te shtetit ketu.

Dhe se cdo dite njihen  me shtypin shqiptar,pra nuk jane me ata te paret qe problemet e vendit dhe politiken i mesonin vetem kur vinin prane familjeve te tyre.

Ju te nderuar perfaqsues politike te majte.

 harroni a kujtoni se perseri emigrantet do presin fundin e thesit me krunde qe ju po na servirni perseri.Duke na bere te bardhen te zeze,duke harruar apo beni sikur harroni qe emigrantet jane pjesa me e civilizuar.

Ne kemi tani 20 vjet ne boten perendimore,tani dhe me bizneset tona.Femijet e emigranteve sot studjojne ne shkollat me te mira perendimore.Emigrantet jane pjese e fuqishme e futjes se vendit ne Nato dhe se shpejti ne bashkimin Europian.Emigrantet jane pjese e progresit,  e reformave,  ecjes se vendit perpara.Ne i njohim dhe veshtiresite e ketij progresi te cilat jane te pa shmanshme por jo te pa kalueshme dhe jemi pjese e tij

 Jo te perdoremi  nga ju per ti vene shkopinj ne rrote ketij progresi.

Jo te perdoremi nga ju ne koalicione apo fushatat tuaja jo te ndershme duke na vene shqelmin me pas apo me keq.

.Ne kurre nuk do jemi pjese e destabilizimit te vendit, apo e koalicioneve tuaja fantazma.Ne e duam Shqiperine dhe ecjen e saj drejt familjes Europiane.

Ne qofte se juve ju jane zene syte dhe dhe na kujtoni ata skllevrit e pare,me te cilet benit cte donit, duke na servirur mashtrime dhe vetem mashtrime. Gaboheni zoterinj.Ne e shohim me syte tone ecjen e vendit dhe krenohemi.

Mashtrimeve me koalicione me ne emigrantet, apo me krijimin fantazme te Partive te Emigranteve,tani ju ka dale boja

.Askush nuk ju beson me.Askush nuk ju voton me. Kete besoheni.

Larg duar nga emigrantet. Vota jone eshte e shenjte.

*N/Kryetar Lidhja e Shoqatave Shqiptare ne Greqi.