E enjte, 01.10.2020, 05:52 AM (GMT+1)

Komente

Selim Hasanaj: Qeni i keq ta bjen ujkun n'torishtë

E enjte, 14.05.2009, 10:01 PM


QENI I KEQ TA BJEN UJKUN N`TORISHTË‏

Nga Selim Hasanaj

E premte 08.05.2009. Dalë ta bajë nji sheti neper qendren e Sarpsborgut dhe te kafe restoranti INDIA takoj nji serbfolës musliman nga Sarajeva. Nuk di si e ka emnin por kamë mbajtë mend se quhet Jerebica me mbiemen. Ka mbi nji vit që nuk e kamë pa ketë mbrapshan. Mezi e njofta. Kishte lëshue mjeker ashtu në stilin alla-Bin Laden dhe per rreth kishte nja dhjet njimbdhjetë fëmijë të moshave nga 5-10 vjeq të cilet ishin të minoriteteve të ndryshme. Somalez dhe afromusliman të tjerë, palestinez, pakistanez dhe dy a tre të races së bardhë që mund të ken kjen serfolsa musliman , por besa edhe mund të jen kjen shqipfolsa musliman.Të gjithë fëmijet kishin në krye nga nji kapuq asi sikur të hagjive të Qabes. Unë po i sqarohem lexuesit para se me shkue tutje me shkrimin. Serbfolsa musliman unë i thërras boshnjaket e Bosnes dhe Hercegovinës.
Ky islamist serbfolës asht njeri me universitet të kryem, asht piktor i mrekullueshem dhe ky mjeran në vend që të banë piktura dhe ekspozita pikturash ai kishte lëshue mjekerr dhe me tespi në dorë tue u zgërdhi me dhambet e palamë ( shenjë tipike kjo e islamistve) më pershendeti me selamalejkum. Zdravo ja këtheva unë. U zbeh në ftyrë dhe më tha se nuk duhet pershendet muslimani me pershendetje serbe. E shikjova, dhe masi e njof mirë nuk ngurova por i thashë. Unë jamë shqiptarë dhe jo musliman, si shqiptarë nuk shof sot as nuk pash kurr dallimin në mes Rusve dhe sllavëve tjerë si  popull dhe popujve të besimit islam andaj unë të pershendeta në gjuhen tande. U skuq i tani dhe ashtu spontanisht së bashku me ata fëmijë të shkretë u largue. Kishte nji veturë të vogël dhe nuk e kuptova se si i futi të gjithë ata fëmijë në atë veturë!? Si guxofti sepse po ta shof policia do denohet ashper.
Ai iku ashtu i skuqun dhe unë mbeta me kujtimet e mia per te , sepse para dy tri viteve ky mjeran i sotem ishte njeri intelektual dhe njeri zotni. Tash ishte ba si shtrigan. Vazhdova rrugen dhe arrita te kafe restoranti PITZANINI. Pronari i saj asht nji grek dhe aty si zakonisht nga mengjesi deri në mesnatë musafirë janë serbfolsat islamist dhe shqipfolsat islamist. Më pihej nji kafe dhe aty bajnë kafen EXPRESO të mirë. Hyna mbrendë dhe masi fillova të shfletojë nji gazetë lokale, ndegjojë se dikush më thërret. Ishte Amel, nji i ri nga Mostari. E njof si të vogël që nga koha e viteve 1990 kur ai me prindet dhe unë me familjen time ishim refugjatë në Hamar. Ishin njerëz të urtë dhe kishin perjetue tmerrin nga falanga serbe. Kamë pas muhabete me ta asaj kohe. Pasi më pershendeti dhe më tha se kafen time e ka pague ai ( gjithmonë më respekton dhe më thrret axha Selim) unë e ndala me qellim që ta pyes per atë mjerann Jerebica. Eu , ma këthej Amel. Ai asht ba musliman ekstrem, asht nda nga grueja sepse ajo nuk ka pranue ta vejë ferexhen islame. Tash neper qytet flet per te dhe thotë se ajo asht e pamoralshme, asht me kulturë të vendasve norvegjez, me kulturë krishtenë, asht ba i tmerrshem. Edhe mue më ka ofendue nji ditë të veres së vitit të kaluem pse isha me gruen time në plazhë dhe ajo ishte e veshun me kostum lamjeje. Ai kishte ardh atje në plazhë dhe erdh e mu gjujtë si i cmendun. Më beso se e shpetojë mosha se kisha me ja thye brinjet, më tha Amel. Tash ka kerkue nga komuna nji lokal dhe ai aty ka hap mejtep ku mëson per islamin dhe kuranin fëmijet e të gjitha minoriteteve islame të qytetit. Ka të ardhuna per këtë punë po sikur nji mësues i shkollës. Ishte pra ky tregimi per mjeranin Jerebica që ndegjova nga Amel dhe pasi Amel iku unë lash gazeten dhe leximin dhe mendja më iku neper labirintet e jetes së sotme e cila jetë asht tue ik me shpejtësi bolidesh në theqafje, në terr dhe në mjerim.
Në emen të DEMOKRACISË dhe per respektin e principeve kryesore të saj sot shtetet dhe politikajt e Evropës me parat e taksapaguesve të vetë financojnë grupe ekstremnistesh të cilet nji ditë do e shkatrrojnë shoqninë dhe vlerat qytetare të vetë Evropës. Pse po ndodhë kjo?! A ka mundësi të ndalet dhe si të ndalet, me cilat mjete?!
Shkojë në mbramje në shtepi dhe aty shof në lajme se si në BON të Gjermanisë kishte pas perleshje në mes policisë dhe nji grupi patriotesh gjerman të cilet kishin dasht ta mbajnë nji mbledhje per te pa se si mund ta ndalin ndertimin e nji xhamie në këtë qytet? Kunder mbledhjes dalin disa mijra gjerman dhe tash situata eskalon në konflikt. Kacafytet gjermani me gjermanin dhe pa mëshirshem e godet dhe arsyeja asht se njani donë ta ruej VLEREN, KULTUREN, IDENTITETIN, FENË dhe TRADITEN E VET 2000 vjeqare, ndersa tjetri poashtu gjerman nuk merzitet per vlerat, per fenë, per kulturen e traditen e të parve të vetë. Ai per hirë të do KEBABAVE ME MELMESA TË DJEGSA, PER HIRË TË PITEVE ME SPANAQ E ME PURRI, PER HIRË TË QAJIT TË ZIEM GJYGYM MBI GJYGYM, PER HIRË TË ETHJES ME TAREQET ISLAMISTA , PER HIR TË BAKLLAVAVE E TULLUMBAVE  si të cmendun sulmojnë vëllaznit e vetë PATRIOT. Këta vëllazen nga ky grupi i dytë quhen ULTRA NACIONALIST TË DJATHTË.
Mue kjo më tmerron, dhe unë urojë ZOTIN  që ata që perkrahin cmendurit e tilla të zgjohen nga agonia. Po a nuk janë të vetdijshem se ndertimi i xhamijave neper qytetet e metropolet e Evropes asht invadim me tespih dhe me nji tepsi KEBABA e nji GJYGYM QAJ  në dorë i vlerave të DRITES dhe futje të Evropës dhe vlerave të saja në TERRIN e tmershem të dhunes islamiste. Osmanlinjet paten perdor shpaten per 500 vjet dhe nuk ja arriten ta kalojnë Vjenen. Sot me tepsia KEBABASH  po pushtohet Evropa. Dhe amini e këti pushtimi po e bajnë vetë evropianet.
Tmerr, kob, fatkeqësi dhe mjerim po na vi me furi në shtepi. Nese nuk e ndalim sa asht koha dikur nuk do kemi forcë ta bajmë ndaljen. Besa frigohem se veq jemi vonue. Na ka marr dreqi perpara.
Këto mendime per neglizhencen naive dhe budallaqet e politikajve të Evropes ma kujtuen atë thanjen tonë popullore. Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë. Politikajt e Evropës e kanë mushë Evropen perplot me ujq, hiena e qakaj të shkretines afro aziatike.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora