Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dëshira për të vdekur

| E shtune, 09.05.2009, 09:00 AM |


Përse disa persona i japin fund jetës? Deri më tani mendohej se shkaku kryesor ishte izolimi shoqëror, por së fundmi është zbuluar se vendimtare është dhimbja

Para dy vitesh, një grua e pagëzuar me emrin "kristi4" ishte një prej anëtareve më aktive të komunitetit që luftonte anoreksinë. Meqenëse ishte administratore në një blog "Live Journal" jepte këshilla, inkurajonte përdoruesit e tjerë dhe fliste hapur për vështirësitë e saj. Por, një të premte mbrëma, pas shumë njoftimeve ku përshkruante se ç‘kishte vendosur të bënte, "kristi4" vrau veten me një mbidozë ilaçesh gjumi.

Vdekja e saj është vetëm një pikë uji në detin e një prej statistikave më tronditëse të psikologjisë. Thuhet prej kohësh se nga të gjitha sëmundjet mendore, anoreksia ka përqindjen më të lartë të vetëvrasjeve. Një në pesë persona vdes nga shkaqet që lidhen me këtë sëmundje. Por ajo që studiuesit kanë zbuluar së fundi, është se numri i lartë i këtyre vdekjeve lidhet me vetëvrasjen dhe jo me mosushqyerjen. Në krahasim me ato që nuk janë të sëmurë nga anoreksia, personat e prekur nga kjo patologji kanë 50 ose 60 për qind më shumë probabilitet të vrasin veten. Asnjë grup tjetër nuk shfaq një përqindje kaq të lartë vetëvrasjeje.

Vitet e fundit disa psikologë janë përpjekur të kuptojnë lidhjen mes anoreksisë dhe vetëvrasjes. Ata kanë zbuluar elemente interesante që mund të ndihmojnë për t‘iu përgjigjur pyetjes bazë: pse kaq shumë njerëz i japin fund jetës? Nëse këto hipoteza do të konfirmohen, atëherë psikiatrit do të kërkojnë pajisje të tjera për të ekzaminuar pacientët dhe për të parë se kush është më shumë i prirur drejt vetëvrasjes.

Për studiuesit, vetëvrasja ka qenë gjithmonë një enigmë. Të folurit me vete është një prej instinkteve më të forta njerëzore, kështu që shtysa për t‘i dhënë fund jetës duhet të jetë edhe më e fuqishme. Por cila është ajo gjë që e provokon? Një shekull më parë, sociologu Emile Durkheim dhe psikanalisti Sigmond Frojd dhanë dy shpjegime të ndryshme për problemin në fjalë. Durkheim e lidhi vetëvrasjen me faktorë shoqërorë si paaftësia për t‘u integruar në shoqëri, ndërsa Frojdi, dyshonte për faktorët që lidheshin me instinktin, veçanërisht me atë që quhej instinkti i vdekjes. Disa shpjegime të mëvonshme, u përqendruan tek elemente të tjera si depresioni, dëshpërimi dhe dhimbja emocionale, por asnjëri prej këtyre faktorëve nuk i përgjigjej në mënyrën e duhur pyetjes: pse disa persona i japin fund jetës dhe disa të tjerë që janë në rrethana identike, nuk e bëjnë?

Sipas Matthew Nock, një psikolog ekspert i vetëvrasjes dhe vetëplagosjes nga Universiteti i Harvardit, gjatë viteve të fundit të dhënat mbi numrin e lartë të vetëvrasjeve kanë bërë të mundur hedhjen e disa hapave përpara. Për shembull, studiuesit kanë zbuluar se numri i vetëvrasjeve vazhdon të rritet: aktualisht përfaqësojnë 1,5 për qind të vdekjeve në botë. Vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes te të rinjtë nga 15 deri në 24 vjeç, pas aksidenteve automobilistike. Statistikat tregojnë se gratë përpiqen të vetëvriten më shpesh, ndërsa burrat kanë më shumë probabilitet ta mposhtin tundimin.

Shumë prej personave që i japin fund jetës kanë çrregullime mendore si: anoreksia, depresioni, shqetësimi dypolar, skizofrenia dhe "personaliteti kufi". Zakonisht personat që vetëvriten janë të dëshpëruar në momentin që kryejnë aktin. Ajo që statistikat nuk tregojnë - dhe që psikologët po përpiqen ta gjejnë - është se cilët persona janë më të rrezikuar.

Një teori emergjente

Më 2005-n, psikologu Thomas Joiner, babai i të cilit vdiq duke u vetëvrarë, u përpoq që ta zgjidhte këtë enigmë. Jonier, që jep mësim në Universitetin e Floridës në Talahase, ka studiuar statistikat e grupeve me përqindje më të lartë vetëvrasjeje dhe mendon se ka bërë një hap më shumë përpara në krahasim me studiuesit e tjerë. "Është teoria e parë kryesore mbi vetëvrasjen, pas kaq shumë vitesh", ka thënë Nock.

Sipas tij, përveç dëshpërimit dhe depresionit, janë edhe dy shkaqe të tjera që të çojnë drejt vetëvrasjes. Zakonisht kjo ndodh kur personi në fjalë mendon se është një barrë për të tjerët dhe në të njëjtën kohë ndihet i izoluar.

Veç të tjerash, kushti më i rëndësishëm i personit që dëshiron t‘i japë fund jetës është përmbushja e aktit. Mund të duket e kuptueshme, por para Jonierit askush nuk kishte mundur ta shpjegonte arsyen pse disa persona arrijnë deri në fund. Të vrasësh veten nuk është një gjë e lehtë, sepse instinkti dhe të folurit me vete është shumë i fortë. Joiner thekson se vetëvrasja mund të kryhet në dy mënyra. Mënyra e parë është një e çarë pak e thellë ose një mbidozë me ilaçe gjumi. Gjesti bëhet fatal vetëm pas disa tentativave. Mënyra tjetër lidhet me bërjen zakon duke parë eksperienca të dhimbshme dhe të frikshme. Këtu përfshihen ushtarët dhe policët, të cilët janë mësuar të shohin kolegë të vrarë e të plagosur. E njëjta gjë vlen edhe për mjekët dhe kirurgët. Joiner thekson gjakftohtësinë e tyre para gjesteve që do t‘i trembnin pjesën më të madhe të njerëzve.

Një tjetër grup me përqindje të lartë vetëvrasjeje është ai i anoreksikëve. Joiner e kishte vënë re përqindjen e lartë të vetëvrasjeve në një studim gjatë vitit 2005, por në një moment të dytë e kuptoi rëndësinë e kësaj lidhjeje. Sqarimi erdhi më 2006-n gjatë një seminari ku u diskutua mbi rrezikun e vetëvrasjes te anoreksikët. Një asistentja e tij pohoi se përqindja e lartë e vetëvrasjes kishte dy shpjegime të mundshme. E para: duke qenë se anoreksikët kanë çrregullime mendore, mund ta kenë më të thjeshtë vetëvrasjen, sepse sëmundja e ka dobësuar organizmin. E dyta: duke qenë se sëmundja e anoreksisë i bën më të ndjeshëm ndaj dhimbjes personat në fjalë, këta të fundit e kanë më të thjeshtë t‘i japin fund jetës.

Kombinimi perfekt

Sipas Joiner-it, hipoteza e duhur ishte e dyta. Një tjetër asistente, e verifikoi hipotezën duke studiuar nëntë raste vetëvrasjeje, të zgjedhura në mënyrë të rastësishme. Rezultatet nuk mund të ishin më të qarta: "Ata persona do të vdisnin pavarësisht peshës trupore", shpjegon asistentja. "Të dhënat janë rrënqethëse". Tre prej tyre ishin futur poshtë trenit, dy të tjerë kishin varur veten. Një grua kishte pirë ilaçe gjumi dhe detergjente, dy të tjerë kishin marrë mbidozë droge dhe në fund një vajzë tjetër ishte mbyllur në banjë, i kishte vënë flakën një shisheje plastike dhe kishte vdekur nga asfiksimi.

Natyrisht që nëntë raste nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar një provë shkencore, por duke qenë se të gjithë kanë marrë masa kaq drastike për t‘i dhënë fund jetës, kjo ka një kuptim. Sipas asistentes, anoreksia paraqet një "kombinim perfekt" të faktorëve të gjetur nga Joiner. Izolimi shoqëror është shumë i mundshëm, sepse anoreksikët evitojnë çdo lloj kontakti që lidhet me ushqimin: nuk dalin për darka, nuk shkojnë në kinema dhe për vizitë në shtëpitë e miqve. Sipas studiuesit, "izolimi shoqëror" është një prej faktorëve kryesorë të vetëvrasjes. Më pas vjen ndjesia sikur je një barrë për familjen dhe shoqërinë.

Edhe pse të gjitha provat të shpien në të njëjtin drejtim, sipas Joiner-it do të duhen studime të tjera para se teoria e tij të pranohet si një shpjegim i përgjithshëm për vetëvrasjen. "Ky është një fillim i mirë", ka thënë ai, "por kemi nevojë për kërkime më sistematike. Të arrijmë të kuptojmë përse njerëzit vetëvriten, kjo do t‘i ndihmonte mjekët të identifikonin personat që janë më të rrezikuar dhe gjetjen e metodave të reja për të parandaluar problemin".

Gjithashtu, teoria e Joiner thotë edhe diçka tjetër: derisa personat të jenë të pandjeshëm ndaj dhimbjes, pra të vazhdojnë të ndihen një barrë për familjarët dhe të izolohen, vetëvrasja do të jetojë mes nesh.