E hene, 10.08.2020, 01:30 PM (GMT+1)

Komente

Arif Molliqi: Fali, O Zot, që s´dinë as më rrejt!

E shtune, 09.05.2009, 06:17 PM


Përplasje (a)politike

FALI O ZOT, QË S´DINË AS MË  RREJT!

“Merrni me mend, një rrenacak i mirë ( nëse ka rrenacak të mirë),  mund të quhet ai njeri që e lëshon një rrenë, dhe ajo rrenë nuk kuptohet  së paku gjashtë muaj. Kurse këta analistet tanë, puçërrana adoleshent, nëpër konferenca shtypi lëshojnë rrena që, jo gjatë muaj, por as gjashtë minuta nuk kalojnë dhe merret vesh se e gjithë ajo që tha ishte rrenë.”

Nga Arif Molliqi, Hamburg

Tashmë, u mor vesh, jemi gëzuar të gjithë për pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, është koha (nëse nuk ka kaluar), që të kthehemi më këmbë në tokë për gjithçka që po ndodh rreth nesh. Të shikojmë së çfarë ka ndodhur brenda kësaj kohe dhe, çfarë do të ishte dashur të ndodhë që ne të ishim një hap më përpara?!
 Një gjë ka ndodhur. Adoleshentet politik janë rritur, kanë kaluar fazën e pubertetit djaloshar kur më britma dhe rrahagjoksi proklamonin fitore të mëdha gjithandej. Një fitore është, por s´është e thënë që duhet të ulërimë edhe pas një viti, sepse është koha të ulemi për se rrafshi, siç thotë populli, dhe ti koordinojnë mendimet, forcat vepruese duke krijuar platformë ekonomike dhe demokratik të zhvillimit të strukturave shtetërore dhe vet shtetit. Para se gjithash, të realizojmë (formojmë) platformën shtetformues, shtetin real që ka territorin e vet të pacenueshëm, që i ka kufijtë e vet të paprekshëm, që është në gjendje ta mbroj qytetarin e vet dhe, që është në gjendje ti zbatoj ligjet sipas kushtetutës se vet, e jo t´ia ekzekutojnë ligjet grupe jo parimore (nuk po i quaj grupe mafioze), brenda dhe jashtë shtetit.
 As nuk po ua përmendi-rikujtoj premtimet që na i dhanë këta politikanët tanë gjatë fushatave të kaluara për shtet e pushtet të fuqishëm, as për rend ligjor dhe rregull demokratik, sepse tashmë në programet e tyre (kob)tare, ka më shumë yrysh kush kujt po ja merr kokrrat-anëtarët e partisë, se sa rend demokratik e shtet ligjor. E mira, e së mirës, do të ishte sikur këta “yrysha” në vend të kërcënimeve adoleshente që i bëjnë njeri tjetrit, ti katapultonin (njeri-tjetrit) programe të avancuara ekonomike si me dalë nga kriza, të jepnin mendime dhe ide për një siguri më të plotë, për një prosperitet të gjithanshëm për Kosovën. Por kjo nuk po ndodhë.
 Në rrethanat ekzistuese, ku gjendemi, nuk na duhen heronj prej letre me shabllone të importuara verbërisht nga klane mafioze, ngado qofshin ato. Nuk na duhen as importime të politikave arkaike nga ato shtete dhe shoqëri, që nuk kanë as për vete. Po, nuk na duhen as “orator”( zëdhënës) partiak adoleshent më puçrra fytyrës që ua mbajnë ison liderëve të tyre zevzek.
 Këta “orator” puçërrana, në vend që të prezantojnë-promovojnë programe të avancuara të partive të tyre, këta më disa fjali të mësuara përmendsh, pa ndonjë ide dhe lidhje mes vete, si argument për kundërshtarin politik dhe të pushtetit (për kullon kusurin nuk ju han palla), dalin në foltore, para kamerave televizive, me pamjet e tyre shik, me flokë të ngjyrosura, me mjekra dhe pa mjekra, ia drejtojnë kundërshtarit politik gishtin tregues. Përveç gishtit drejtues ata katapultojnë fjalë nga një fjalor tashmë të krijuar vetëm nga ata. Këto pamje ogurzeza, që edhe janë bërë modë e televizioneve tona, po përsëriten gati çdo ditë përmes atyre konferencave për shtyp.
 ( Paramendoni, kur dikush dikujt, ia drejton gishtin drejtues, tre gishtat tjerë i ka në pozicionin drejt fytyrës se vet...!?)
 Përveç konferencave për shtyp, kohëve të fundit këta adoleshent të politikës kosovare, gjithnjë e më shumë po kemi rastin ti shikojmë edhe në debate të shpeshta që po zhvillohen në televizionet tona, gjithsesi nën titullin: “analist politik”. Temat që i trajtojnë aq shpesh këta puçërrana, as që mund ti quajmë observime analistesh e, as observime intelektualesh. Nivelet e tyre, janë të lidhura emocionalisht dhe materialisht nga partia që ia ka mundësuar atë paraqitje në televizion dhe nga partia që ia ka dhurua titullin; analist politik.
 Ndërkaq, ka kohë, pothuaj nuk është emituar as një debat, që nuk janë mbrojtur tezat, qofshin edhe të paargumentuara të liderëve politik nga janë dërguar këta analist. Merrni me mend, një rrenacak i mirë ( nëse ka rrenacak të mirë),  mund të quhet ai njeri që e lëshon një rrenë, dhe ajo rrenë nuk kuptohet  së paku gjashtë muaj. Kurse këta analistet tanë, puçërrana adoleshent, nëpër konferenca shtypi lëshojnë rrena që, jo gjashtë muaj, por as gjashtë minuta nuk kalojnë dhe merret vesh se e gjithë ajo që tha ishte rrenë.
 Fali, O Zot, që s´dinë as më rrejt!



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora