E premte, 29.03.2024, 01:01 AM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Aeroporti i Prishtinës, a Evropë - a Afrikë

E shtune, 09.05.2009, 01:48 PM


AEROPORTI I PRISHTINËS, A  EVROPË  - A  AFRIKË

Nga Xhevat Rexhaj

Interesant, ne shqiptarët me shekuj dhe vite kemi kukatur nga të zezat që na i kanë bërë pushtuesit tanë të ndryshëm. Ndonjëherë edhe për paaftësinë tonë fajtorët i kemi pasur të gjetur, ah mos të ishte pushtuesi ku do të kishim mbërritur ne shqiptarët. Zakonisht ka mbizotëruar ajo bindja se ne jemi të zotët, të aftë, të drejtë, të vyeshëm të besës dhe të dashur për atdheun. Në teori kjo ka tingëlluar mirë por ama në praktik rezultatet çaluan dhe çalojnë ende.

Më kujtohen shumë mirë që në vitet kur ishim nën pushtim sllav aty këtu dëgjoja nga njerëz që ishin në poste shoqërore, pra në punë të ndryshme shtetërore atë thënien e shpeshtë ”hajt more sa të mundemi të vjedhim këtë shoqëri, pra shtetin pasi që nuk është i yni është i pushtuesit”, thënë të drejtën shumica e neve që ishim më të ri e konsideronim si diçka reale, pra  le të vjedhin se ma mirë këta tonët se serbët deri në Beograd.

Në realitet sa është varfëruar vetë  qytetari shqiptar nga kjo hajdutëri ne nuk e dimë se ndoshta për fat të keq nga ai fenomen vuajmë edhe sot.

Shi për këtë edhe unë vendosa të shkruaj diç konkrete, do të ndalëm vetëm në një çështje atë të Koncernit tonë shtetëror pra Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Vetë fjala ndërkombëtar po tingëllon mirë, gëzueshëm pra disi po njehet një mburrje me këtë fjalë konkrete. Sa mirë që vërtet kemi një aeroport, të administruar nga Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, jo nga pushtuesit, të udhëhequr nga njerëz shqiptarë, jo nga serbë të Beogradit, të menaxhuar nga , po them profesionist  të larmisë përkatëse dhe të rrahur nga mijëra udhëtar kosovar, shumica mërgimtar, por edhe nga shumë diplomatë dhe biznesmen të botës. Nga kjo del se është vërtet madhështi që një aeroport i një shteti të vogël vjelë miliona euro nga udhëtarët dhe agjencitë e ndryshme. Sigurisht që rrogat e atyre të mëdhenjve janë marramendëse, sigurisht që të ardhurat e agjencive janë marramendës dhe sigurisht që edhe shteti e ka hisen e vetë të fitimit, shumë mirë por?

Ka vite që kaloi përmes aeroportit tonë, dhe çdo here i bëj vetes një pyetje, athua more mos po ia bëjnë këta udhëheqësit e aeroportit sikur ata dikur që thoshin ta vjedhim shtetin se nuk është i yni, por këta të sotmit sigurisht mund të mendojnë ta vjedhim sa të mundemi shtetin që është i yni se nuk dihet sa jemi në poste udhëheqëse. Vërtet kjo edhe është reale,pse?

Qe 10 vite të liruar, qe 10 vite vet menaxhues, qe 10 vite vjelje të eurove, ndërsa fotografia e parë e hyrjes në aeroport të jep pamjen e një aeroporti në shtetet afrikane të varfra. Pamja e jashtme katastrofë, parkingu mjerim, dhe godina sikur në kohën e ish j... , me një ndryshim të vogël. Athua nuk ka mjete për ndërtimin e një godine moderne me më shumë kate, një  ndërtesë parkingu dhe një pamje ma evropiane.

Mirëmbajtja brenda, WC-ja dhe kinse kafenetë marri. Ishte mëngjes ora 8.00, pyesim për kafe në lokalin në skaj-përgjigja nuk kemi kafe ende, tavolinat të pa pastruara mbushur me “limenka”, dysheme me baltë dhe të pështyrë nga ku me e ditë kush, një grup gjermanësh flisnin në mes vete( i kuptoja shumë mirë), por nuk thash asgjë, pa koment.

Restauranti i madh përball, nuk e di se a është pronë e aeroportit apo e privatit fatkeqësisht asgjë më mirë, shërbimi i dobët i përgjumshëm pa asnjë përshëndetje dhe kupola ishte prapë WC-ja.

Kam dëgjuar herët se nëse dëshiron të shkosh në një restaurant të mirë dhe të ndihesh mirë së pari zbrit deri në WC e pastaj vendos, fatkeqësisht edhe vetë ne qytetarët jemi të pakujdesshëm por ky quhet Aeroport ndërkombëtar.

Punonjësit e agjencive të përgjumur në mëngjes dhe pa asnjë sjellje njerëzore, e kundërta me punonjësit e aeroportit aty me të vërtet të presin mirë dhe janë të sjellshëm.

Një fenomen tjetër, hyrja për kontroll pasaportash plot me njerëz, një udhëtar e përcillnin 4.5.6 familjar pra krijohej tollovi dhe shihej se ende na mungojnë disa norma të sjelljes.

Në këtë aeroport ta vret syrin dhe mendjen edhe kiosku, nuk e di pse por këtu mund të gjesh vetëm gazetën Koha ditore, po ai që nuk e lexon këtë gazetë si unë e shumë të tjerë ç të bëjnë, nuk di pse?

Unë e di që politikanët tanë, menaxherët tanë dhe përgjegjësit për këto, prej daljes apo hyrjes janë në gjipa dhe si VIPa nuk shohin gjë, nuk duan se “ zgjate zot kësi moti”.

Në muajin shkurt  në  një kontroll trafiku policia e Zvicrës e ka ndalur Z. Sep Blatter, kryetar i Federatës botërore të futbollit dhe pasi që ka qenë nën alkool ia kanë marr lejen e ngarjes së automjetit dhe e kanë dënuar mirë me gjobë me muaj.

Në një emision TV,  një ditë një politikane tha kështu” shpesh e ngas veturën shpejt po fatmirësisht policia nuk më dënon”, të njëjtën gje e kam dëgjuar edhe nga disa këngëtar se duke turrur auton për në dasma e koncerte nuk i dënon policia, sa zemërgjerë, kështu fiton shteti a?

A duhet të fillojmë ta duam Shtetin ne shqiptarët ndonjëherë, presim e shohim.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora