E enjte, 18.04.2024, 02:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Vdes neorealisti italian Antonioni

E merkure, 01.08.2007, 07:13 PM


Vdes në moshën 94-vjeçare regjisori i famshëm italian, Mikelanxhelo Antonioni

Romë, 31 korrik - Mikelanxhelo Antonioni, një nga regjisorët më të famshëm dhe më me ndikim italian, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, kanë bërë të ditur sot (e martë) zyrtarë të qytetit të Romës, njofton Rojter. Ai konsiderohet si babai filmik i tjetërsimit dhe mbahet mend për stilin modernist në realizimin e filmave dhe me ndikimin të madh, që pati në filmin e viteve 60-të. Filmat më të njohur të tij janë: “Blowup” (Zmadhimi), në anglisht, i nominuar për Oskar dhe “L’Avventura” (Aventura). Ai kishte vdekur të hënën në mbrëmje. Antonioni ishte i lindur më 1912 në qytetrin verior italian Ferara. Ai kishte bërë regjinë e filmit e tij të parë “Cronaca di un amore” (“Kronika e një dashurie”), më 1950 në moshën 38-vjeçare.

Neorealisti i shpirtit

Antonioni është konsideruar më shumë neorealist i shpirtit, sepse më shumë është përqendruar në analizat e brendshme në tensionin shpirtëror dhe problemet që rrjedhin nga brendësia e njeriut sesa nga ato që janë pasojë e turbulencave sociale e politike, kur zbërthehen si pasojë e kundërthënieve të klasave ekzistuese.

Me origjinalitetin e qasjes dhe guximin e trajtimit, me aftësinë e depërtimit në botën psikologjike të personazheve, Antonioni konsiderohet njëri nga regjisorët më të mëdhenj italianë e botërorë.
I lindur më 1912 në Ferrara (Itali), Antonioni është njëri nga kolosët e kinematografisë botërore, emri i të cilit mbush shtyllat e të gjitha enciklopedive të filmit, ndërsa veprat e tij kinematografike shfaqen edhe sot e kësaj dite, duke u shikuar me ëndje dhe kërshëri të theksuar edhe nga të rinjtë, kurse në shumë kineastë në zë ka pasur ndikim të theksuar jo vetëm në fillimin e karrierës së tyre, por edhe më vonë. Megjithëse diplomoi ekonominë në Universitetin e Bolonjës, ai paralelisht xhiroi filma dokumentarë në 16 milimetra; në Romë vijoi mësimet në Cento Sperimentale Cinematografia dhe bashkëpunoi në revista të filmit. Në disa filma ishte koskenarist dhe bashkëregjisor, kurse me filmat dokumentarë që i realizoi u cilësua si pararendës i neorealizmit. Me filmin e parë artistik “Kronika e një dashurie” (1950), dëshmoi se është njëri nga regjisorët më premtues të kinematografisë italiane.
Mikelanxhelo Antonioni renditi sukseset njërin pas tjetrit, duke u cilësuar ndër regjisorët më të mëdhenj jo vetëm në kinematografinë italiane, por edhe në atë evropiane e botërore. Ishte kjo periudha e frytshme e viteve gjashtëdhjetë, e cila në krijimtarinë e Antonionit vlerësohej si qasje moderne artit kinematografik, frymëzim dhe trajtim origjinal që e mahniti jo vetëm opinionin e gjerë, por edhe profesionistët, duke ushtruar ndikim të fuqishëm në artin kinematografik përgjithësisht. Cikli i filmave “Aventura”, “Nata”, “Errësimi” dhe “Shkretëtira e kuqe”, të cilët trajtojnë vetje dhe probleme nga më të ndryshmet, duke iu referuar një shtrese të caktuar shoqërore, por edhe një mjedisi përafërsisht të ngjashëm, janë vepra që mbeten në kujtesë për një kohë të gjatë me mënyrën e qasjes, risitë vizuale, përfundimet origjinale, depërtimin e thellë në botën psikologjike të personazheve dhe nxjerrja në sipërfaqe të zbrazëtisë së jetës për një kategori të shtresave, por edhe të njerëzve, të cilët me vështirësi inkuadrohen në rrjedhat shoqërore, kanë vështirësi komunikimi dhe disi e ndiejnë veten të pavlerë. Të këtillë janë pjesa më e madhe e personazheve të Antonionit, veçmas nga cikli i filmave të përmendur. Megjithëse është konsideruar jo vetëm pararendës i neorealizmit italian dhe njëri nga përfaqësuesit e tij, ky kolos i kinematografisë më shumë përqendrohet në aspektin psikologjik të personazheve dhe dilemave të tyre jetësore si pasojë e zbrazëtisë në të cilën gjenden ata sesa në aspektin social, edhe pse diku në sfond të këtyre filmave hetohet edhe ky plan, por jo i theksuar sikurse në shumë filma të tjerë të kësaj rryme të njohur italiane, që bëri kthesa në kinematografinë botërore dhe la vulë të pashlyeshme në rrjedhat e mëtutjeshme.
Antonioni është konsideruar më shumë neorealist i shpirtit, sepse më shumë është përqendruar në analizat e brendshme në tensionin shpirtëror dhe problemet që rrjedhin nga brendësia e njeriut sesa nga ato që janë pasojë e turbulencave sociale e politike, kur zbërthehen si pasojë e kundërthënieve të klasave ekzistuese. Në shumë nga këta filma aktore kryesore është Monika Viti, e cila është inkarnim i një kategorie të caktuar grash, mirëpo me aftësi të mëdha transformimi nga roli në rol.
Me vlimet e mëdha politike dhe me paraqitjen e filmit politik, edhe Antonioni jep një kontribut të madh, duke iu qasur artit kinematografik në një mënyrë të re dhe duke u përqendruar edhe në momentet e aktualitetit dinamik. Në fazën e dytë M. Antonioni realizon disa filma artistikë jashtë Italisë: “Blovup”, “Zabriski Point”, “Profesioni: reporter”. Filmi artistik “Misteri Obervald” (1980), i xhiruar sërish në Itali dhe ku po ashtu angazhon aktoren e tij dikur të preferuar Monika Viti, është një lloj eksperimentimi me teknikën elektronike televizive. Me dallim nga të gjithë filmat e tij të deriatëhershëm, në “Misteri Obervald” ngjarja ndodh në shekullin XIX në Austri, ndërsa ka elemente të theksuara të melodramës. Përpos që konsiderohet si njëri nga regjisorët më të mëdhenj të filmit psikologjik, atë e karakterizon edhe një qasje realiste, gati gati dokumentare me një qëndrim kritik ndaj një shtrese të caktuar shoqërore të mjedisit italian pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën e tronditjeve dhe të traumave të mëdha pas vitit zero.
Antonioni është laureat i disa çmimeve ndërkombëtare, në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në atë të Berlinit. Pas vetes ka një opus të madh të filmave dokumentarë dhe artistikë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora