E marte, 20.04.2021, 04:26 AM (GMT+1)

Lajme

Lajme nga Hajdin Islami

E enjte, 07.05.2009, 05:30 PM


Më 6,7 dhe 8 qershor 2009 mbahet Festivali Folklorik “I këndojmë lirisë”

Nga Hajdin ISLAMI

Klinë, 7 MAJ 2009- Në Klinë është mbajtur mbledhja konstituive e Këshillit Organizativ të Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë ” në këtë mbledhje është vendosur që ky festival tradicional me karakter garues i nënti me radhë këtë vit të mbahet më datat  6, 7 dhe 8 qershor 2009 në Sheshin “Mujë Krasniqi” në qendër të Klinës me këtë rast do të zbulohet edhe Shtatorja e Komandantit Mujë Krasniqi. Po ashtu janë zgjedhur edhe organet udhëheqëse të festivalit sivjet Drejtor i Festivalit do të jetë Sokol Bashota, kryetar i komunës së Klinës, ndërsa sekretare e festivalit do të jetë Tushe Mehmetaj, drejtor artistik është zgjedhur aktori dhe veprimtari i njohur i kulturës në Klinë, Ismet Krasniqi, ndërsa regjisor do të jetë Dibran Fylli. Çmimi i parë i Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë” është  Çmimi “ Mujë Krasniqi”.

***

Në Kosovë, merren masa për parandalimin e gripit të derrave në institucionet korrektuese

PRISHTINË, 7 MAJ 2009-Në Republikën e Kosovës janë marrë masa për parandalimin e gripit të derrave në institucionet korrektuese. Ministria e Drejtësisë njofton se pas masave të marra nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik, për të ngritur shkallën e kujdesit dhe të masave parandaluese kundër gripit të derrave, kjo Ministri gjegjësisht– Sistemi Shëndetësorë i Burgjeve, ka ndërmarr masa adekuate parandaluese. Udhëheqësi i Sistemit Shëndetësor të Burgjeve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dr. Milazim H. Gjocaj, në harmoni me Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe në harmoni me kryeinspektorin sanitar të Kosovës, kanë ndërmarr masa parandaluese për gripin e derrave në institucionet korrektuese të Kosovës. Gjocaj, njofton se mbikëqyrjen e këtyre aktiviteteve do ta bëjë Drejtoria Qendrore e Burgjeve në bashkëpunim me institucionet relevante të Ministrisë së Drejtësisë. Ai gjithashtu shton se, Drejtoria e Burgjeve obligohet që të furnizoj të gjitha institucionet korrektuese me materialin e nevojshëm për ndërmarrjen e këtyre masave.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora