Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Ngucakeqi

| E enjte, 07.05.2009, 06:32 PM |


NJERI I CMENDUN, NGUCAKEQ, FESATGJINJË DHE I SMUTË SENIL, LARAMANI ME FE DHE ME SJELLJE ISMET M. HASANI?

Nga Selim Hasanaj

 I nderuemi z. Ali Rrustë Rugova, që asht axha i Shejtit të Dardanisë Dr. Ibrahim Rugova ka pas nji shprehje që e perdorke per disa njerëz që i baheshin LTEME (shprehje kjo e humoristit gjakovar Qumili ): "pusti ga u materinu on je izllapeo". E mbajë mend se e kamë pas pyet , pse e thotë ashtu serbisht , dhe ai mu pat pergjigjë, tjeter gjuhë nuk kupton ai HAJVAN!
Perdora fjalen lteme sepse masi laramani Ismet M. Hasani ka origjinë nga ana e Gjakovës e kupton, por unë po ja shkruej edhe në atë dialektin ku ai ka jetue me vite dhe atje po i thoshin TULLUSUM.
Që Ismet M. Hasani vertetë asht ba LTEME-TULLUSUM, njeri i pa vetdije, njeri senil, njeri i pa taban dhe i pa qendrim nuk ka asnji dyshim.
Ky far i vetquejtun EXPERT, nofkë kjo që i dha vetes dhe e cila deshmon per sindromin e tij NARCISOID pra i dashunuem në vetveten sa i jep vetit titull dhe tue e perdor atë titull ai në radhë të parë mendon me nenshtrue të tjeret, me i detyrue ata ta respektojnë, në mos per hirë të moshes , që asht kjo traditë e mrekullueshme SHQIPTARE , atëherë të tjeret duhet ti frigohen nofkes së tij titullare. Asht njeriu expert do të thonë injorantet, analfabetet,njerzit që nuk kanë qendrim të vetin dhe që rastësishtë futen në nji forum, rastësishtë lexojnë diku dicka dhe posa shofin nofken EXPERT, automatikisht krijojnë bindjen se Ismet M. Hasani duhet respektue dhe fjala e tijë asht ajo e fundit. Asht burri i botës EXPERT!
Edhe unë padyshim po pajtohem me ata ( që padyshim janë të shumtë) se Ismet M. Hasani asht expert, ama i ckafit dhe per cka?! Ky njeri i smut mental, asht ekspert per ti nxjerr vetit telashe dhe per ti trazue të tjeret.
Personalisht mue, ky i paburr, njeri i lig, ngucakeq qe disa herë po më trazon, po ma prish qetsinë e ditës dhe kur ky pat ba këtë heren e parë unë pata reague ashper dhe vertetë pata mendue ti hip makinës dhe të shkojë e ta gjejë atje ku ai jeton në Hesleholm të Suedisë dhe ta pyes cka ka me mue, cka i kamë borgj, por fatmirsishtë se aty ku ky jeton kamë nji mik të cilit i jamë borgjli dhe e respektojë shumë dhe vendosa ta pyes se cka asht puna me këtë njeri? A asht normal apo jo?! Miku im z. Ali Rexhepi më foli per të si ka kjen ky dikur dhe z. Ali kishte fjalë të mira, por ai më tregojë se vetë z. Ali shumëherë nuk e njef Ismet M. Hasanin se si asht ai tash. Mos u merr me te sepse si duket ai njeri ka kapitullue mentalisht e kuptova unë se deshti të më thotë miku im Ali, por nuk ma tha bash krejt ashtu sepse i dhimsej respekti që ai kishte pas per Ismet M. Hasanin dikur.
Unë u qetsova dhe desha vertetë ta harrojë, por thotë populli " i erdhi si budallës në të shurdhët". Nji ditë Ismetit i kishte ra ndermend se ka fut hundet ku nuk duhet dhe per pa pik nevoje dhe shtjen nji komshi të vetin atje ku ky jeton në Suedi dhe më thrret në telefon. Ai miku i tij më prezentohet ( me duket se ishte Nasuf Vilanci) dhe më lutë ta pranojë Ismet M. Hasani dhe ta falë, me tha se Ismeti ndjehet keq, se ka kuptue se më ka sulmue pa ja ba ZOTI borgj etj, etj. Unë i thashë ati zotniut se kamë marrë vesh shumcka dhe se kamë harrue atë problem dhe vetë Ismet M. Hasanin, ai më tha se asht Imeti aty me te dhe se donë edhe ai të fletë me mue nese e pranojë, u nxana keqë, mu dhims Ismet M. Hasani per gjendjen që e kishte prue veten e vetë dhe bisedova edhe me te, panderpre më kerkonte falje, mu duk se edhe ja fillojë të kjanë. U ndam si burrat dhe unë i pata vu kapakun ati rasti.
Bani Ismeti dy a tri shkrime të mira, unë si per mikun ma të mirë e urova dhe pershendeta, bani ashtu në atë stilin e vetë nja dy poema të gjata dhe edhe per ato e pershendeta. Edhe Ismeti më komentojë miqësishtë në disa raste per shkrimet e mia.
Por, plakun e ther DREQI me kungj mbrapa dhe as Ismeti nuk asht imun i kësaj dukunie. Ismet M. Hasani prap më sulmon dhe pergojon me fjalë paksa ma të "KULTURUEME" në nji shkrim të Ilir Dardanit dhe komentet që baheshin aty. Fesatin e dhezi deri aty sa ai si EXPERT (ashtu si EXPERTET E UDB-së dikur) me pompozitet e thotë se nuk asht rastësishtë EXPERT. Ai paska zbulue se cili vertetë kjenka Ilir Dardani. Shkruen dhe e kerrcnon Ilirin se do e bajë publike identitetin e tij, se do e bajë këtë e do e baj ate. Unë si adhurues i GJAKUT PELLAZGO-ILIR dhe si mik i sinqertë i derivatit të paster të këtij gjaku të mrekullueshmit ILIR DARDANI , nderhyna me nji koment dhe titulli i komentit ishte mesa më kujtohet këto momente: PER ZOTIN JENI CMEND QË TË DYTË. Fillova me kerkim falje Ismet M. Hasanait( per hir të moshes) per fjalet e perdoruna si titull dhe ky farë mahlukati senil kishte kuptue se i kerkova FALJE per dicka që vetem ai e ka të regjistrueme në trunin e vetë të smutë si borgj i imi ndaj ti,dhe ishte kënaq, ishte madhnue. Ilir Dardani mas komentit tim këshillues nuk u paraqitë fare me kunderkoment, sepse padyshim Iliri mori në konsiderat nderhymjen time dhe edhe ai deshi ta mbyllë edhe ketë kapitull me Ismetin.
Unë tash bana nji shkrim me titull " E DREJTA E PERCAKTIMIT, LIRIA DHE RELIGJIONI" dhe Ismet M. Hasani me dhelpni cinike komenton shkrimin tim, ai komentin e fillon me titull: kushë perqeshë dhe fyen fenë e babës, gjysherve dhe stergjyshërve.?-Vetem ai që se ka kuptuar kurr!
Po i pergjigjem laramanit Ismet M. Hasani pikë e per pikë në këto që po e mundojnë ate.
Së pari të fillojë me shkakun e sherrit të parë.
Unë Ismet Laramani-Hasani pata shkrue nji artikull në formë reportazhe per pershtypjet e mia që pata kur veren e vitit 2008 per herë të parë në jeten time vizitova atdheun tim Shqipninë. Nuk ka vend këtu të zgjanohem per të gjitha ato akuza të liga dhe per ato trillime që truni yt i smut u mundue të mi bajë pa më njoftë fare, pa dijtë se kush jamë dhe pa të pas asgja borq. Po të pergjigjem vetem në nji shpifje të trunit tanë psikopat. Ti aty pate shpreh habinë se si unë fillivetem me veturë vizitojë Shqipninë ?! Habinë tande e arsyeton ( në formë tinzare udbeske të shkive) se si nuk mu paskan dhimt parat per shpenzime të shetisë solo fillikat perderisa në atdhe mbretnonë varfnia. Pra ti tue më sulmue mue paraqet veten si EXPERT që je se je edhe patriot. Dhe e dyta ti mundohesh ta vesh në pikpyetje anen morale timen dhe raportet e mia në familje. Nuk e bane ti rastësishtë pyetjen habitore,TË NISET FILLIKAT....  Po të pergjigjem or mjeran se unë gjithmonë isha dhe jamë e do jem derisa të vdes KRYEFAMILJAR, BASHKSHORT, BABË, VJEHERR dhe GJYSH i mrekullueshem dhe në familjen time të ngusht asnji gja nuk ndodhë nga djemet e mijë, nga reja ime, që unë mos të pyetem dhe mos të vendos. Nuk jamë si ti i perbuzun nga djemet dhe familja. Kjo nese ke mendue se familjaret e mijë nuk deshten ta marrin atë rrugë per ta pa Shqipninë me mue së bashku. Ndersa nese ke pas qellimin ( unë jamë i sigurt se ky edhe ishte qellimi yt) të më paraqitesh si njeri aventurier dhe amoral që udhton vetem per tu defrye e shfrenue, ty që ke merak të flasish me mesele po ta tregojë atë të atyne QORRAVE.
Dy të verbet hanin pershesh nga nji sahan. Njani po i pisket tjetrit, pse po i merr nga dy lugë, po ku po më shef i tha ai, jo nuk po të shof por po nisem nga vetja ime pergjigjet ky. Mos u nis nga vetja or mjeran.Si nuk ke turp kur ti me këtë rast paraqet heshtazi Shqipninë si parajsë e prostitutave, perderisa më lakmon mue per shetitjen time fillikat. Per moralin e Selim Mustafë Hasanaj po ta spjegojë vetem nji fakt: Familja ime Hasanaj jemi të ardhun në Lubozhdë nga Jabllanica e Madhe afer Radafcit. Kjo ka ndodhë diku para 80-90 viteve. Me fis jemi Krasniqe. Aty në atë katund janë dy lagje të mëdhaja me nga disa dhjetra shtepi të fisit SHALË. Ato dy lagje kanë pas gjithmonë HAVALE dhe askush nuk ka mujt të futet në oborr pa pas ndonji mashkull në ato shtepi. Baba im (past ndjesë) dhe mas ti edhe unë dhe vëllaznit e mijë kemi pas dyert qel në secilin oborr sepse na kanë njoft dhe respektue si mashkuj të ndershem, besnik e të moralshem. Feriz Bajram Rexhaj ( past ndjesë) askend nuk e ka fut në shtepi të GRAVE  sikur thomë andej nga neve. Unë kamë shkue aty si në shtepinë time sepse më kanë njoftë dhe kanë cmue karakterin tim. Ku dole ti tash more dai që edhe moralin tim deshte dhe e vune në pikpyetje?!
Si shqiptarë, morali per mue asht i shejtë, dhe kush mundohet ta njollosë ate ai duhet të më pergjigjet, por unë masi kamë mesue gjendjen tande shendetsore, shpirtnore, situaten në familje ( ku nuk të respekton askush) e pata kalue dhe harrue këtë sulm tandin të paskrupullt. Pra mu dhimse dhe të mora per njeri të smutë psiqik.
Ti dhez fesate pa nevojë prap në shkrimet e Ilir Dardanit dhe aty më sulmon edhe mue. Ti banë edhe shkrim të hapun ku po sikur shkijet dikur në loja futbolli kur lunnin PARTIZANI E C. ZVEZDA që psikatshin UUURRRAAA , edhe ti pisket dhe thue se ma në fund e drejta erdhi në vend sepse falje mas falje , Selimi dhe Iliri i kerkuen falje Ismetit dhe tash ngadhjeu Ismet Hasani.
Pse more mjeran rrenë aq paskrupullt, në pleqninë tande, po ku dhe kur të kerkova falje, kur dhe ku të kerkojë falje Ilir Dardani?! Askund, askund sepse neve nuk kemi cka të kerkojmë falje, neve asnjiherë dhe askund nuk të kemi sulmue, nuk të kemi nencmue, nuk të kemi ofendue, asnjiherë nuk jemi ba borq te ti per met kerkue falje. Je ti ai që gjithmonë ke sulmue, ke ofendue, ke nencmue dhe je hi borq bile edhe per ndonji dajak të mirë sikur në rastin kur ve në dyshim publik KARAKTERIN dhe MORALIN  tim. Dhe ato sulme dhe ofendime nga unë dhe Ilir Dardani kanë ardhë gjithmonë si nxitje e sulmeve dhe paftyrësisë tane, pra ishin kunderpergjigje e maskarallak mendimeve tua. Ti je ai që po të kishe burrni do duhej të kerkosh falje. Ti nuk ke burrni fare andaj herë del si shqiptarë i mirë dhe shkruen per të Lumnuemen Nana Tereze shkrime miradije, herë del në mbrojtje të maskarallaqeve islamiste dhe masi vetë nuk ta mbanë të bajsh ndonji shkrim direkt ti futesh me ato "mendimet" tua të "expertit" dhe i perfundon ato me nji a dy mendime tue e vu piken. More laraman masi nuk po e shef vetë se sa i koklavitun je , vete dikend në familje se cka mendojnë per ato komente tua (të shpeshta) banale, të pakuptimta, jasht teme dhe ofenduese per dikend që asnjiherë nuk të nguc as ofendon. Kur po të pergjigjen mbrapa ti nuk po i duron kunderpergjigjet. Kur tu pata kerrcnue se do të vi te dera ( cka vertetë e pata ndermend ta bajë) ti lutë Adem Berishen, Ali Rexhepin e në fund Nasuf Vilancin me ndermjetsue dhe me të shpetue. Masi nuk ke guxim as mundësi pse nuk trus e me e mshelë, mos me nguc njerz.
Më vjen keq me i marr hapsinen ZSH të shkruej krejt cka ti e meriton. Unë po të thamë se ky shkrimi im i fundit që të dhezi flakë tye pa ta permend emnin asht shkrim i sinqertë, unë nuk jamë si ti "expert"  ME DIT GJITHCKA. Vertetë jetojë 20 vite në Sakandinavi, jetova edhe 12 vite tjera në Lublanë të Sllovenisë, kamë ndegjue per ceremoninë e KONFIRMIMIT që në norvegjishtë i thonë KONFIRMASJON, por kurr nuk kamë njoft shkakun dhe arsyen e kësaj ceremonie. Dhe marr guximin se as ti kurr nuk ke pas rast ta dish dhe ta kuptosh , këtu në Suedi ku ti jeton, nese ke ditë per këtë rit atëherë ti ke mësue nga vëllaznit e mijë të besimit KRISHTEN të fshatnave të Gjakovës. Por edhe nese ti e ke mësue në Suedi e unë nuk e paskam mësue deri tash kur isha i ftuem dhe i respektuem të marr pjesë në nji rit të tillë, cka asht kjo që ty po të entuziazmon per të ba sulme të poshtra.?!
Ismet unë nuk perqeshë dhe nuk fyej fenë e babës, gjyshit dhe stergjyshit. Stergjyshi im Mustafë Hasani i Jabllanicës së Radafcit me pushkë në dorë derisa u zu rob (në tradhti nga islamistet shqipfolësa) nuk ja ndau pushken as shpaten Asllan Pashes që ishte Vali në Pejë. Jamë i sigurt se perderisa e ka luftue dhe ka kjen tmerri i Valiut dhe caushve e zabitve ai me siguri nuk asht lodhë fortë per ALLAHI EKBERAT dhe nuk ka numrue tespih.
Djali i Mustafë Hasanit, Hajdini ( gjyshi im) edhe ai ndoqi hapat e babës dhe me vite me kaqaket rugovas ( dhander i të cilve ishte) të prim nga kapedani Bajram Cetina luftojë turk e shka. Baba im Mustafë Hajdini shpetojë nga nga burgu dhe masakra që u krye me 1945 në Kullen e Sheremetit, shpetojë nga  masakra e Tivarit, nuk iku per ta shpetue jeten por shkojë në Drenicë dhe ja shtojë nji pushkë atdheut dhe tribunit popullor Shaban Palluzhes.Mas kësaj e paten shperblye me Goli Otokun famkeq por ai atje në shoqni me Bajram Ramen, Sylë Mehmetin, Arif Reken etj, etj trima atdhetarë vetem sa u kalit dhe kur erdhi nga burgu ju perkushtue jetes si shqiptarë. Mbaj mend se agjinonte ramazanin , dhe se shkonte per të falë namazin e bajramave. Ama kur pau se mulla Ragipi, mbante revole në shokë, propagonte mos me i que fëmijet në shkollë, sepse bahen qifar, të pafe , ndersa fëmijet e vetë i kishte në shkolla në Prishtinë baba im Mustafa nderpreu axhirimin, nderpreu namazet dhe ai ashtu sikur ishte tanë jeten jetojë si shqiptarë. Unë pra kamë këtë origjinë familjare, kamë këtë edukatë dhe mburrem me te. Nuk jamë laraman sikur ti që herë flasë mirë per njanin e herë per tjetrin, herë flasë keq per të parin e herë per të dytin. Andaj ajo TURK SDUE E SHKA SDUE  që ti e kishe shkrue paksa ma të zbukurueme vlenë per Ty e asesi as per mue as per Ilir Dardanin.
Unë po ta perkujtojë se si Ilir Dardani ( kushdokjoft ai me ketë emen apo nofkë) po të kishim shumë djem dhe vajza ATDHEU i ynë SHQIPTARIA do bahej parajsë e kesaj bote. Fatkeqësishtë ma shumë po dalin Ismeta laramana se Ilir Dardana.
Iliri kishte kuptue lojen tande dhe ta kishte perkujtue se nuk mund perqash Selimin e Ilirin.
Unë po të thamë se mish dhije në mes vëllaznive shtinë vetem shtriganat, laramanat dhe ata që kanë humb rrugen në oborr. Ama edhe ata që paguhen mirë nga sherbime të anmiqve. Njani nga këta pa dyshim po e deshmon se je Ti o Ismet mjerani-laramani-shtrigani.

Selim M. Hasanaj