E enjte, 27.02.2020, 02:07 AM (GMT)

Aktualitet

Ermira, e shumëkërkuara shqiptare në Amerikë

E premte, 03.08.2007, 09:59 PM


Emigrantja klandestine që u bë trafikante klandestinësh dhe tregëtare droge, u arrestua në tentativë për të shkuar në Gjermani

Merr fund historia kriminale e vajzës simpatike nga Shqipëria. Ermira Hatija, një 22-vjeçare shqiptare, rezultonte në listën e dhjet më të kërkuarve nga FBI. Shqiptarja, me pamjen e brishtë, akuzohet nga drejtësia amerikane për trafik ndërkombëtar droge dhe klandestinësh. E cilësuar si kreu i një rrjeti që kontrollonte trafikun e drogës në Detroit të Michiganit në Shtetet e Bashkuara, Ermira Hatija është prangosur ditën e djeshme në Calgary. 22 vjecarja, kishte tentuar te merrte avionin nga Calgary për në Frankfurt, Gjermani. Por autoritetet gjermane ne kufi, nuhaten dicka te dyshimte në dokumentet e shqiptares. Pas kësaj kërkuan që ajo të kthehej përsëri ne Calgary, ku iu vunë prangat në aeroport. Zëdhënësja për shtyp, e agjencisë se shërbimit kufitar Lisa White tha: "Roli ynë është të mbrojmë jetët e qytetarëve tanë. Jemi të kënaqur që ajo u arrestua. Është e pazakontë që ne kemi një grua të kërkuar. Ajo sistematikisht po pasurohej mbi fatkeqësitë e të tjerëve”. Për herë të parë, Ermira Hatja ra në radarët e policisë në vitin 2003, kur ajo u akuzuar se kishte kaluar ilegalisht një nënë së bashku me djalin e saj 13 vjeç në kufirin Kanada –USA në bordin e një “Jet Ski”. Sipas policisë djali kishte rënë në ujë dhe u mbyt ndërsa e ëma u arrestua nga rojet bregdetare. Veprimtaria e Hatijs, vajzës simpatike nga Shqipëria, ka nisur të skedohet nga policia amerikane 4 vjet më parë, kur ajo ishte vetëm 18-vjeçe. Hetuesit kanë deklaruar se qytetarja shqiptare, Ermira Hatija, është drejtuese e një rrejti për shpërndarjen e Ekstazisë, bazuar në Detroit të Michiganit. Autoritetet besojnë se Hatija është përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore në kufirin midis Amerikës dhe Kanadasë. Por kjo akuzë nuk është e vetmja që rëndon mbi shpatullat e brishta të shqiptares me sy kaf. Hatja akuzohet dhe për trafik droge, kryesisht Ekstazi. Në dhjetor të vitit 2005, policia amerikane arreston dy korrierë që po tentonin të fusnin 14.000 tableta Ecstasy (lloj droge sintetike) nga Kanadaja për në Shtetet e Bashkuara. Hetuesit dolën në përfundimin se pritësja e sasisë së drogës ishte pikërisht shqiptarja Ermira Hatija. Një vit më vonë ajo u arrestua në apartamentin e saj në Wixon të Michiganit, por pasi pagoi garancinë pasurore, Hatija doli e pa lagur nga kjo histori. Kontaktin e fundit me policinë amerikane, simpatikja e ka pasur në prill të 2006, kur është fotografuar, por pa u arrestuar. Tashmë një vit më vonë, historia e rrallë e shqiptares merr fund. Ajo rezulton në listën e 10 më të kërkuarave të FBI-së, për krime të rënda.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT