E enjte, 25.04.2024, 10:32 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: E drejta e percaktimit, liria dhe religjioni

E marte, 05.05.2009, 09:34 PM


E DREJTA E PERCAKTIMIT, LIRIA DHE RELIGJIONI?

Nga Selim Hasanaj

Me 02.05.2009 isha i ftuem në nji ceremoni të ritit krishten per të cilen kisha ndegjue prej se jam në Norvegji, por kurr nuk e kisha të kjart randësinë, domethanjen dhe arsyen e kësaj ceremonie. Nuk e kisha të kjart sepse asnjiherë nuk mu dha rasti të jem i nderuem dhe i ftuem në këso ceremonie dhe kurr as nuk mu kujtue ta pyes dikend se cka asht kjo, pse asht dhe cka do të thotë.
Familja e nderueme e Lisbeth Johansson nga Sarpsborg kishte të ashtuquajturen ceremoni të KONFIRMIMIT per vajzen e saj Vibeke Johansson dhe na ftojë familjarisht që të marrim pjesë në atë ceremoni. Këta në norvegjishte i thonë KONFIRMASJON.
Per faktin se me këtë familje jemi miq të vjeter dhe ndjejm respekt reciprok per shumë vite unë dhe grueja ime vendosem që të pranojmë ftesen, por nuk e fshef se ishte edhe kurreshtja ime per vetë ceremoninë që më shtyni ta bajë këtë.
Vetë akti i ceremonisë u zhvillue në KISHË dhe me te udhëhiqte prifti. Të pranishem ishin familja e konfirmantit , këtë rast konfirmantes dhe familjaret e farefisi i gjanë si dhe miq e dashamirë. Nji rit i shkelqyeshem, të pranishmit pershendetnin dhe perqafonin njani tjetrin, të gjithë perqafonin konfirmanten dhe e uronin ate, ajo ishte e veshun me rroba të kostumit kombtarë të vajzave norvegjeze, mrekulli e vertetë. Të afermit gjironin ceremoninë, fotografonin njani tjetrin dhe edhe konfirmanten. Gjithcka me rregull dhe me respekt,hijeshi dhe kënaqësi e nji ceremonie.
Unë shikjoja, nuk flisja, më interesonte të mësojë dhe e themë hapstas se mësova shumë dhe pelqeva shumë. Ama ajo që më interesonte më së shumti nuk mujta ta marr vesh. Pse mbahet kjo ceremoni?! Prita të mësojë edhe këtë.
Mas asaj që u zhvillue në KISHË dhe që nuk zgjati shumë, e zoja e shtëpisë i ftojë të afermit në nji drekë festive në shtepinë e saj. Ajo ftojë me respekt edhe mue e zonjen time dhe neve e falenderuem ate sipas tradites norvegjeze por thamë edhe në gjuhen tonë shqipe , ashtu vet me vete; ZOTI TË DHASHT BEREQET mikesha e jonë, dhe shkuem në atë drekë.
Per fillim na gostiten me nga nji kafe, pastaj të gjithë ata që ishin të pranishem shperndan dhurata per konfirmanten secili sipas mundësisë, edhe unë dhe zonja ime kishim pregatit nji dhuratë modeste per të cilen pyetem nji komshi norvegjez sepse nuk dinim se si dhe cka duhet dhurue. U shperndan dhuratat edhe njiherë tue e perqafue konfirmanten dhe tue i urue asaj e pas kësaj u shtrue tavolina e ngranjes me plot ushqime dhe kishte këtu nji dicka që më bani pershtypje. Asnji ushqim nuk ishte me mish të derrit. Unë , si unë, gjithmonë i parahatshem dhe nuk durohem pa pyet nikoqiren. Pse, a nuk servohet me këso raste mishi i derrit, apo cka?! Jo ma këthej zonja Lisbeth, unë ju kam juve musafir nderi dhe me respektin per juve dhe fenë e juve nuk pregatitem asgja me mish derri, hani lirshem asgja nuk asht e ndalueme per juve. Mu mbushen sytë me lotë, unë vertetë kurr nuk kam ngranë mish derri dhe pernga natyra jam gati vegetar edhe per mishnat tjera, por po të kishte pas mue nuk do më pengonte dhe do e shijoja. Jo nuk kishte sepse zonja e KRISHTEN norvegjeze kishte konsideratë dhe respekt per musafiret që i kishte ftue. Derisa mendoja per këtë më ranë ndermend sjellet e muslimanve të cilet nji konsideratë të tillë nuk e kanë per askend. Ata thonë kush nuk e beson pejgamerin Muhamet dhe Allahun ai asht i pafe, shqipfolsat musliman thonë per tu ba musliman katoliku duhet ma së pari të bahet shka. Pra ata mjeran e largojnë vëllaun e vetë të gjakut dhe e ofrojnë anmikun dhe pushtuesin shekullor, më erdhi keq nga këto mendime per faktin se isha në festë dhe musafir se perndryshe do ja plasja vajit.
Per ti largue këto mendime ogurzeza, u kujtova ta pyes nikoqiren , cka dhe pse asht kjo ceremoni. Aty ishte prezente edhe nana e saj e nderuemja zonja  Else Johansson. Ajo ma spjegojë se kjo ditë asht ditë që mbahet per secilin fëmijë në atë vit që ai i mbush 15 vjet. Fëmiu i posalindun pagzohet sipas besimit që prindet e tij e kanë. Ai asht bebi dhe ate nuk e pyet askush në e donë apo jo besimin e prindve të vetë. Ama deri në moshen 15 vjet femiu shef dhe ndjen se a do ta pranojë pagzimin që i asht ba apo jo. Nese po, bahet kjo ceremoni, nese jo prap ceremonia mbahet por tash dihet se fëmiu ka percaktim tjeter fetar. Mirpo askush nuk e sulmon nese ai refuzon besimin e prindve të vetë, zgjedhë nji besim tjeter apo nuk don ti perket asnji feje. Pikrisht per këtë thirret KONFIRMASJON. Pra fëmiu i rritun tash vetë konfirmon fenë që i ashtë ofrue nga prindi.
Prap mendja më shkojë te feja islame: Ata pasardhësve të vetë ju imponojnë islamin, nese dikush guxon ta refuzojë ate herdo kurdo gjatë jetës ai denohet me vrasje, dhe vrasja bahet në mënyren ma mizore dhe të pamëshirshme.
Shqipfolsat musliman poashtu i regjistrojnë fëmijet e vetë si musliman dhe nese ata kur të rriten nuk e respektojnë fenë e prindve, edhe ata anatemohen, perqeshen, injorohen e nese dikush ndrron fe ai po sikur të kishte ba vetvrasje. Askush ma nuk e donë ai shikohet si vetë SATANI. Bile bile ai perqeshet, ofendohet dhe shahet edhe nga vetë të afermit e në shumë raste ata të aferm harrojnë se vetë deri dje ishin SATAN E PERTE SATANIT sepse ishin pijanec perverz, ishin kurvar të ndytë, hajna e mashtrues, njerz që pas shumë viteve martesë dhe me nga nji truq fëmijë divorcohen nga grat e veta dhe marrin vajza të reja e ikun neper rrugët e Evropes. Tash kur vëllau apo miku i tyne ndjen se nuk asht, nuk don të jetë ma musliman dhe deklaron se konverton vëllau apo miku pijanec perverz shkruen edhe në gazeta dhe mallkon vëllaun e vetë, rrenë se edhe nana i ka mallkue qumshtin e gjinit këti të pafeje. Pra e thrret i pafe se ai nuk ndjehet musliman, islamist. Ai ndjehet shqiptarë dhe donë të vdes si i tillë.
Kuptova arsyen e ritit të KONFIRMIMIT  të feja e krishten dhe e falenderova zonjen Else Johansson e cila ma spjegojë. Nuk guxoja të mendojë sepse isha musafir, por mendja më shkonte , më ikte dhe mezi e kontrolloja.
Per ta ngushllue veten thash; a nuk asht kjo FE E DASHTUN NGA ZOTI? DESHMI PER KËTË ASHT SE ATY KU ASHT KJO FE ASHT PERPARIMI DHE LIRIA.
Me allahi ekber , mungon LIRIA, mungon gjithcka. Ka vetem mjerim, dhunë dhe urrejtje.

Selim Mustafë Hasanaj



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora