E premte, 29.03.2024, 10:57 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Shevki Sh. Voca: Mendimtari i madh francez Rene Guenon, alias Abdylvahid Jahja...

E marte, 05.05.2009, 05:03 PM


MENDIMTARI I MADH FRANCEZ RENE GUENON (1886-1951) ALIAS
ABDYLVAHID JAHJA DHE LIDHJET E TIJ ME  MASONERINË

Nga Shevki Sh. Voca

Shumë studiues që janë marrë me jetën dhe veprën e Rene Guenonit pajtohen që në historinë shpirtërore të Evropës së shekullit XX Guenoni, me mësimet e tija të integrimit tradicional pikërisht prezantoi një figurë të jashtëzakonshme dhe unitare. Qëllimi i tij ishte që për bashkëkohësit e tij të bëhet njëri nga nismëtarët e kryehershme të traditës universale. Zgjedhjet e tija në metafizik dhe qëndrimet që mbante për mendimin e simboleve në të cilat ai bëri hulumtime të shumta, në fillim iu përgjigj një numër i kufizuar i të interesuarve por, tek pas vdekjes së tij për këto studime u shfaq një interesim i jashtëzakonshëm.
    Rene Guenon lindi në Blois të Francës më 1886, në një mjedis familjar me traditë fetare katolike. Si nxënës me një talent dhe inteligjencë të rrallë si në shkollën fillore po ashtu edhe në atë të mesme, ai posaçërisht u dallua nga nxënës të tjerët në lëndën e matematikës. Ashtu që në vitin 1904, Guenoni shkoi në Paris për të vazhduar shkollën e lartë të matematikës. Këtu vendoset te tezja e cila ishte një besimtare shumë e devotshme e fesë katolike.       

Guenoni 25 vjeçar
Guenoni 25 vjeçar
Në mesin e ri Guenoni shumë shpejtë u adaptua. Një fjalë e urtë angleze thotë: “Adaptimi i shpejt në një  mes të ri paraqet shenjat e para të  inteligjencës”. Kjo bëri që ai shumë shpejtë të bie në  kontakt me elitën shkencore të vendit, në ç’mënyrë tek ai lindi ideja dhe dashuria për të studiuar filozofinë në të cilën edhe diplomoi në vitin 1912. Me qëllim të zgjerimit të diturisë Guenon bëri lëvizje të shumta, duke u endur prej një vendi në tjetrën. Si i ri, në fillim pasi që kontaktoi me mistikët shpirtërorë të grupeve okultiste krishtere: siç ishte për shembull shkolla hermeneutike e Papisit dhe kisha gnostike etj., ai edhe u pranua dhe u futë në radhët e tyre. Ndërsa pak më vonë shfaqi një interesim të veçantë për filozofinë e Hinduizmit të Lindjes së largët, dhe pa humbur kohë vuri kontakte me guruat (mësues dhe predikues) të disiplinave  të ndryshme të kësaj shkolle. Ndërkaq sipas Daniel Ligue-s autorit të librit voluminoz me rreth 1500 faqe“Fjalori i muratorëve të lirë”, i cili na jep të dhëna mjaft interesante për Guenonin  thotë, se emrat e atyre filozofëve (mësuesve-mistikë, apo guruat siç i cekëm më lart) ai në asnjë vend  nuk i cekë apo i zbulon. Rene Guenon duke hulumtuar në primordializmin (origjinaritetin) tradicional, në vitin 1907, u bë anëtarë i masonerisë në lozhën e cila quhej “Lozha Martiniste e Papisit” , ndërsa disa vite më vonë, pasi që u aktivizua shumë në ri themelimin e “Rendit të Tempullit”, ai kaloi në një lozhë tjetër të masonëve të quajtur “TEBA” e cila i takonte njërës prej lozhave të Mëdha Franceze. Sipas gjitha gjasave kjo ishte njëherë edhe shkaku kryesor përse Guenoni disa vite më vonë u largua diku shkruan u përjashtua, nga lozha Martiniste e Papisit. Gjatë viteve 1909-1911, nxori revistën e njohur “La Gnosse”. Me shkrimet e veta që i botonte në këtë revistë si dhe në revista të tjerat si L’Acacia, L’Initiation  dhe Symbolisme, ai bëri të mundur që racionalizmi të arrijë një ndikim mjaft të madh në rrethin e tij. Në të njëjtën kohë Guenoni
bashkëpunonte edhe me revistën katolike“Franca Antimasoniste”  botues i së cilës ishte Klaren de La Riva, në të cilën Guenoni me shkrimet dhe kritikat e tija mjaftë të ashpra  paraqiste një varg mosmarrëveshjesh mes kishës në njërën anë dhe, opozitës në tjetrën, duke i sulmuar fuqishëm të dy palët. Guenoni u martua me një katolike të devotshme në prag të luftës Parë Botërore që e zuri në detyrën e profesorit të filozofisë në Algjeri dhe në qytetin e Bloa-s, ndërsa shoqërimet e tija të reja si për shembull me dijetarin N. M. Deni Bulem-in, i cili me gjithë përpjekjet e bëra nuk pati sukses që të ndryshojë orientimet e ngulitura thellë tek  mendimet e Guenonit. Megjithatë këtu duhet theksuar se për preokupimet e tij tani u hap një shteg i ri. Gjatë viteve 1921-1924, Guenonin e  gjejmë të shkruante për revistën “Revue de Philosophie” , ndërsa në vitet vijues1925-1927, ai shkruante në një revistë tjetër që quhej “Regnabite” . Në këto dy revista Guenoni botoi esencën e veprës së tij: ku akuzonte civilizimin perëndimor, themelet e mendimeve të saja të cilat ekskluzivisht për bazë e merrnin arsyen që nga renesanca, e cila në mënyrë definitive kishte shkëputur fijet tradicionale të cilat Filipi IV i quajtur i Bukuri 1268-1314 ( që nga viti 1285 ishte mbret francez i cili kishte detyruar papën që seria e shenjt të bartet nga Roma në Avenjon, SH. V.) duke e anuluar Rendin e Tempullit të cilën  e ri themeloi disa shekuj më vonë Guenoni, kishte ndërprerë lidhjet me to. Transmisioni ezoterik në njohuritë metafizike me eklipsin shpirtëror të Kalli-Jugë-s ishin bërë të domosdoshme. Ajo kishte bërë që në mesjetë të mbrohet civilizimi normal. Të kthyerit kah rruga e okultizmit dhe teozofisë mund të sillte deri tek shkatërrimi, sepse vetë ata janë një “materializëm i zhvendosur”, thoshte Guenoni. Duke e zhvilluar teorinë e cikleve, ai vëren se Kali-Juga identifikohej me aktin e shumëzimit maksimal të njerëzimit, dhe se veprimet e njeriut kundër saj ishin të pa fuqishme. Nga kjo erdhi në përfundim se lëvizjet sa më të theksuara në drejtim të degradimit njerëzor ishin të pa  mposhtura, që mund të sillnin deri tek një katastrofë të pa shmangshme.
   
Guenoni  (Abdul Vahid Jahja) me bashkëshorten dhe njërin prej fëmijëve
Guenoni (Abdul Vahid Jahja) me bashkëshorten dhe njërin prej fëmijëve
Rene Guenon përfaqësonte studimet e doktrinave orientale si dhe të traditave tjera të Perëndimit, me ç’gjë siç shprehet edhe vetë mundohej të ripërtërij dhe të përgatit një elitë, të cilën ai veç e shihte se kishte filluar të formohet në kuadër të kishës katolike. Në veprat e tij vërehen  thirrje të shumta në masoneri, por një gjë është interesante se sipas gjitha gjasave masoneria  nuk paraqiste ndikim aq të madh në jetën e tij. Studiues të ndryshëm të jetës autobiografike të tij thonë se askund nëpër shkrime nuk mund të gjendej se ai vetë e pohonte përkatësinë e tij në ndonjërën prej lozhave të masonerisë, (këtu duhet të kihet parasysh se deri në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar çdo pjesëtari të organizatës së masonerisë rreptësisht i ndalohej deklarimi publik për të pohuar anëtarësinë e vet në këtë organizatë, me këtë rast lexuesit të rëndomtë me siguri që i nevojiten edhe sqarime të tjera, por ne për hir të natyrës së këtij shkrimi nuk shkojmë më tutje, SH. V.) për kundër faktit se ai për disa vite me radhë kishte qenë anëtarë i lozhave të masonerisë, ani se bënte përpjekje që të prezantohet si një luftëtar i vërtet i një drejtësie absolute. Dr. Zh. Granzhije, një mik i Guenonit, të cilin ky shpesh e vizitonte në ditarin e vet mes tjerash shkruan: “Mënjë përgjigje shumë të shkurt Guenoni më patë thënë se e vërteta sipas tij është mungesa e individualitetit, me  prejardhjes hyjnore, e cila bartet nga shpalljet, dhe që është e liruar prej  pasioneve.”
I goditur thellë nga vdekja e gruas si dhe sulmet dhe akuzat që ia drejtonte revista “Regnabita”, në të cilën dikur i botonte shkrimet e veta, Guenoni në vitin 1930 shkon në Kajro, ku sërish bie në kontakt me mësimet filozofike të Shejh Abdurahman el- Kebirit, mësimet e të cilit kishin luajtur një rolë të veçantë në jetën e tij nga se ato kishin qenë si shkak prej të cilave ky u frymëzua dhe pastaj u  konvertua në fenë islame. Në Kajro Guenoni hyri në rendin e mistikëve islam Shazeli, (themelues i këtij rendi islam sipas së cilit edhe quhen kështu  është Esh-Shazili, Ebu-Hasan Ali in Abdullah i njohur me emrin imam Esh-Shazeliu, 1196-1258, Tunis, më gjerësisht në Cyril Class “Enciklopedia Islame” fq. 543.)  me ç’rast edhe pagëzohet me emrin e ri mysliman Abdylvahid Jahja. Atë që e hulumtoja dhe e kërkoja (lexo traditën primordiale SH.V.), më të pastër dhe më të ruajtur e gjeta në Islam, thekson Guenoni. Në vitin 1934 martohet për herë të dytë me bijën e Shejh Muhammad Ibrahimit, me të cilën Zoti ia fali tre fëmijë, vajzat Hatixhen dhe Lejlan, si dhe një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Ahmet. Guenoni në mesin e ri përveç përqafimit të fesë pranoi edhe zakonet dhe veshjen e vendit, ku njëkohësisht vazhdoi të jetojë deri sa vdiq. Pas vdekjes së vjehrrit më 1937, ai kaloi të jetoi në shtëpinë e tij që ishte një vilë shumë e bukur, të cilën Guenoni e quajti “Vila Fatima” Ndërsa kur me ndonjë rast shkonte në Francë, askujt nuk i tregonte adresën e banimit, me që edhe atje e kishte banesën të cilën shpesh e vizitonte. Guenoni tani alijas Abdylvahid Jahja, vazhdoi të shkruaj dhe të botojë.                                                                             
   Veprat e tij në një pjesë të madhe përbëheshin nga artikujt që i kishte botuar në revistën “Le Voile d’Isis” e cila u kthye në “Etudes traditionnelles”, dhe që dilte dy herë në muaj, ndërkaq që njëra i kushtohej simbolizmit. Këto shkrime pjesërisht të botuara gjatë viteve1932,1933 dhe 1934, kishin peshë të madhe për shkak të të dhënave të hollësishme në lidhje me iniciacioni-n, kushtet dhe natyrën e ndikimit të saj, ritualet, si dhe çështjen e dallimit nga ritualet fetare. Këtu masoneria apo si i thonë edhe ndryshe muratoria e lirë, në definicionin e doktrinës dhe të shqetësimeve praktike zbuloi një hapësirë të lirë: ku iniciacioni e gjen një vend të veçantë dhe të rregullt, një përfundim ky i pa shmangshëm
në të cilën do të gjenin vend edhe veprat e Guenonit. Iniciacioni-është një akt i veçantë i një ceremoniali të fshehtë i cili të përkushtuarit i ofron mundësinë e daljes nga kushtëzimet e kornizës kohore dhe hapësinore e cila e kufizon historinë njerëzore. Njohuria e iniciacionit nuk është njohuri teorike ajo bënë transformimin e njeriut të përkushtuar, deri sa ai i afrohet kësaj njohurie brenda kornizave transformuese. 
 

Karakteristik e fotoalbumeve të masonëve me dorën e djathtë në zemër
Karakteristik e fotoalbumeve të masonëve me dorën e djathtë në zemër
Ndërkaq që Rene Guenoni kërkon edhe më shumë kur thotë: “Nuk është fshehtësia ajo që e bart i përkushtuari, por është mos informimi, përkundër ndikimit shpirtëror që me ato rituale kandidati të del haptazi.” Për Guenonin, rituali me këtë rast është element
themelor që ndikon tek kandidati, dhe njëra prej elementeve që janë të përbashkëta për të gjitha hyrjet në fshehtësitë e traditës por, jo edhe të elementeve “njerëzore” të të hyrit në fshehtësitë e njëjta. Guenoni konsideron që përveç organizatave të iniciacioneve ekzistojnë edhe ato të kundër iniciacioneve të cilat po ashtu posedojnë doktrina të caktuara, rituale, kulte etj. Historinë e kësaj të dytës, Guenoni e ndanë në disa etapa kryesore, si për shembull: Renesanca, Reformimet, Iluminizmi, Revolucioni Francez, epoka e materializmit dhe kapitalizmit, dhe në fund fitoren e kryengritjes komuniste në  
                                            
  
         
 Rusi... 
   Deri në vitet 1945-1946, Guenoni shumë fuqishëm nxiste që të kalohet në sufizëm, atyre që nuk donin ta trasonin këtë rrugë ua tërhiqte vërejtjen që duke i lënë anash hezihazmit dhe eventualisht disa grupe shumë të vogla të hermetizmit katolik, muratoria e lirë do të mbetej mundësia e vetme. Korrespodenca e tij është e begatshme me vërejtjet e këtij lloji, pranë këshillave për rituale dhe për çështjet që kanë lidhje me transformimin e gjendjes shpirtërore.
    Duke studiuar ritualet dhe simbolet e masonerisë, me formulimin e veçantë të vërtetës universale, shprehia dhe njohuria e ilustruar zbulohet me arritjen e drejtë për drejt të intuitës intelektuale, thoshte Guenoni. Kështu në mes të viteve 1938 dhe 1949 në dhjetëra
artikuj të tij  kushtuar krijimtarisë së simbolizmit, ai asnjëherë nuk e përjashtonte argumentimin e masonerisë, sepse ajo ishte pjesë e një vargu të verifikuar.
    Në vitin 1947, masonët e lozhës së Madhe Franceze themelojnë një lozhë me emrin “Triada”, u quajt kështu sipas një vepre të Guenonit, (lexo Treshi apo siç i thonë edhe ndryshe Triada e Madhe, SH. V.). Kjo lozhë e pranuar punon me ceremonitë e Vjetra

5

Skoceze. Këta kishin idetë e ngjashme me grupin e anëtarëve të Guenonit, ndërkaq që në masoneri kishin hyrë për shkak të realizimit të veprave të mësuesit të tyre ku do të mund
të gjejnë plotësime shpirtërore që dallohen prej atyre të rrugës islame. Guenoni i zhgënjyer pas kundërshtimeve të cilat u krijuan pas vitit 1945 në planin teorik dhe në
mesin e njerëzve të grupeve të ndryshme islame të cilët ishin shpallur si ithtarë të tij, deponoi shpresa të mëdha në këtë provë. Me një numër bukur të madh të anëtarëve të
kësaj lozhe pati një letërkëmbim të veçantë, me çka mundohej që me anën e këshillave dhe sugjerimeve të arrijë deri tek pajtimi i mos marrëveshjeve të tyre. Sendërtimin e vërtet shpirtëror vëllazëria (masonët mes veti ashtu quhen SH. V.) e kërkonin nën ndikimin e njohurive të tradicionalizmit, duke u munduar që sipas tyre të veprohet. Detyra kryesore e tyre ishte që në veprat e Guenonit të gjejnë të gjitha  lidhjet që kanë të bëjnë me masonerinë dhe ta vërtetojnë rolin teorik të tij. Para se gjithash qëllimi i tyre ishte që masonerinë ta kthejnë në “Ortodoksi”. Për shkak interesimit të madh të aktivitetit të saj dhe të veprave të Guenonit, numri i anëtarëve të kësaj lozhe u shtua bukur shumë, por duke mos pas për qëllim kyçjen në këtë “bashkësi intelektuale dhe shpirtërore” të gjithë të interesuarit. Guenoni edhe nëse shprehte dëshirën që këtë lozhë ta mbajë, ai i pranonte vështirësitë dhe fliste për “Labilitetin e karakterit të eprorëve të lozhës”. Në fund ai veproi jashtë të gjitha nënshtrimeve apo dëgjueshmërive (obedijencave).
    Disa ditë para vdekjes së tij, në janarin e vitit 1951, vjen deri tek një konflikt mes kryemjeshtrit të lozhës dhe zëdhënësit (oratorit të lozhë), pas së cilës këtë të fundit e largojnë (përjashtojnë) me çka edhe vëllazëria përçahen mes veti. Megjithatë, Triada e Madhe arriti t’i përballoi të gjitha furtunat dhe me qëllime të përbashkëta e vazhdoi aktivitetin e saj.
   Hulumtimet e shkrimeve të Guenonit përfshinë një kasafortë fabuloze të trashëgimisë, prej ezoterizmit katolik dhe alkimisë perëndimore, e deri tek doktrinat taoiste dhe ezoterismi islam. Veprat e Guenonit, tek një varg autorësh realizuan një ndikim të madh si për shembull tek Bella Hamvas dhe Rene Domall. Ndërkaq shkrimtari njohur Francez  Andre Zhid, (1869-1957) i cili pati një ndikim të fuqishëm në letërsinë franceze të shekullit XX, dhe i cili në vitin 1947 fitoi  Çmimin e Nobel për letërsi thoshte; “Sikur të ndeshesha me veprat e Guenonit në rini e jo në pleqëri, rruga e jetës sime kishte me qenë krejtësisht ndryshe.”
  Me që interesimi i tij për fenë islame ishte mjaft i madh ai, edhe para konvertimit në këtë fe po thua  se të gjitha veprat kryesore i krijojë dhe botoi në rrugën religjioze myslimane, duke u ndihmuar nga udhëzimet e rëndësishme të traditës islame. Megjithëqë duhet theksuar se ai duke pretenduar në zbulimet e traditës së gjithëmbarshme dhe unitare, me njohurit dhe konstatimet e veta shpesh dilte jashtë kornizave islame.
    Guenoni shkroi më tepër se njëzet vepra dhe shkrime shkencore. Ne me këtë rast do ti veçojmë disa: “Lindja dhe Perëndimi dhe hutimi i botës moderne”; “Fillet e analizës së doktrinave hinduse”; “Teosofizmi”; “Historia e rreme e një feje”; “Dështimi i
spiritualizmit”; “Dështimi i Dantes”; “Simbolet e kryqit”; “Autoriteti shpirtëror dhe fuqia materiale”; “Metafizika Lindore”; “Treshi i Madh”; “Mendime mbi të mësuarit”; “Simbolet themelore të mësimeve të shenjta” etj.
   Në gjysmën e dytë të viteve të tridhjeta sëmuret rëndë nga reumatizmi, e cila për një kohë e ndau nga veprimtaria e tij. Në vitin 1938, gjendja shëndetësore i përmirësohet, e
6

që sërish pak më vonë i ç’faqetë. Lëngoi nga një reumë shumë e rëndë, e cila nuk e lente të qetë. Gjatë kësaj kohe miqtë e tij të ngushtë me të cilët më së shpeshti kontaktonte dhe të cilët e sugjeronin që të epet pas kontrollimeve mjekësore ishin: Martin Lings (emri mysliman Shejh Ebubekir Siraxhedin), Fritjof Schuon (Shejh Isa Nuredin), Shejh Abdul  Gafur një amerikan i konvertuar në islam, si dhe mbesa e poetit të njohur francez Alfons de Lamartinit (1790-1869) Ravheja Nureddin, e cila më parë quhej Valentina. Guenoni tashmë mysliman me emrin Abdyl Vahid Jahja, merrte doza të mëdha të medikamenteve ( në gjuhën popullore pinte hapa pa kontroll) pa u konsultuar fare me mjek. Me insistimin e Martin Lingsit (Ebubekir Siraxhedini) ai pranoi që gjendja e tij shëndetësore të kontrollohet nga një mjek mysliman. Kjo, si duket ndodhi kah fundi i vitit 1950, atëherë kur gati çdo gjë ishte bërë vonë, sepse për shkak marrjes së barnave të pa kontrolluara gjaku iu kishte helmua, dhe sëmundja kishte marrë hov. Ndërkaq që në mesin e kofshëve iu kishin hapur varrat nga të cilat vazhdimisht rridhte gjak (lexo po sa i kruante pak). Abdul Vahid Jahja (Rene Guenon) vdiq në Kajro më shtatë janar të vitit 1951. Disa muaj pas vdekjes i lindi djali të cilin e pagëzuan me emrin e babait Abdul Vahid Jahja.
   Se sa vite ka qenë pjesëtarë i lozhave të masonerisë të dhëna të sakta nuk ka, sepse burimet në këtë drejtim lëvizin. Por ajo që dihet është se deri pak para sëmurjes së rëndë e cila ia pa mundësonte lëvizjet ai në një mënyrë apo tjetër,  kishte mbajtur lidhje dhe kontakte, dhe atë mjaftë të shpeshta me masonët e lozhave të ndryshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora