E shtune, 20.04.2024, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Albumi i Jennifer Aniston

E hene, 04.05.2009, 10:35 AM


Jennifer Aniston
Jennifer Aniston
Dy filma, shumë kopertina dhe intervista të rëndësishme. Por aktorja e famshme, e dashuruar ende pas Brad-it, fsheh shumë sekrete. Këto!

Me origjinë jam greke. Edhe pse kam lindur në Sherman Oaks, Kaliforni, jam vajza klasike e luginës. Tre personat më të rëndësishëm gjatë fëmijërisë sime kanë qenë: nëna, babai dhe Kojaku. Ime më ishte artiste, ajo më shtyu drejt botës së kinemasë. Kur isha e vogël më pëlqente të pikturoja, në moshën 11-vjeçare një vizatim i imi u ekspozua në Muzeun Metropolitan të Arteve dhe falë atij debutimi frekuentova liceun artistik në Nju Jork. Babai im, John Aniston, ka qenë një aktor i operës, ndërsa Telly Savalas aka Kojak është kumbari: falë tyre fillova të merresha me televizion. Më këshilluan të ndiqja studimet në shkollën Rudolf Steiner. Aty kuptova se mund të bëhesha vërtet aktore. Rolin e parë e kam luajtur në moshën 9 vjeçe, ndërsa po bëja patinazh me babanë tim. Pasi u rrita, u regjistrova në "New York School for the Performing Art", ku realisht të gjitha degët më magjepsnin: kinemaja, regjia, teatri.

Aktore

Duke qenë se e kam adhuruar gjithmonë ekranin dhe në veçanti rolet femërore, ishte kinematografia rruga që doja të zgjidhja. Aktoret e preferuara janë: Lucille Ball, Marlo Thomas në filmin "The It Girl", Valerie Harper në "Rhoda", Mary Tyler Moore dhe një tjetër aktore e madhe që nuk duhet harruar, Tina Fey në filmin "30 Rock". Pasi fitova disa role në "Off Broadway", dëgjova këshillën e një miku, Matthew Perry dhe shkova në Los Anxhelos, ku punët e mia të para ishin: nëntë restorante, dy shërbime mesenxheri, pesë sekretare dhe tre telemarketing, para se të më caktonin rolin e parë në një serial televiziv, që nuk ishte "Friends". Para se të bëhesha e famshme te "Friends", njihesha si "Varreza Sitcom", sepse doja të bëja vetëm komedi dhe të gjitha seritë në të cilat merrja pjesë fshiheshin menjëherë. Më pas erdhi seriali "Friends", ku fillimisht duhej të luaja rolin e Monikës, por preferova të Rejçëllit për dy arsye: ishte e fortë e zbavitëse dhe e vetmja që kishte një të dashur, bukuroshin Cosimo Fusco, një aktor italian, të cilin e hoqën pas disa serish. Duke parë suksesin e serialit televiziv "Friends", më vjen vërtet shumë keq për të.

Ish-bashkëshortja e Brad Pitt

Edhe pse e kam të vështirë ta pranoj, ky fakt më vret shumë. Mund ta them hapur që nuk e kam pasur të lehtë. Nuk e di se si do t‘ia kisha dalë pa ndihmën e Mandy Ingber, mësueses time të "hatha yoga" - një përzierje holistike, disiplinë morale dhe fizike, ushtrime çliruese, pastrim, frymëmarrje, meditim - do të isha çmendur. Mandy më shpëtoi jetën. Natyrisht që nuk jam gruaja e parë dhe as e fundit që divorcohet, por nëse do të isha më parë në dijeni të këtij fakti, do të kisha mbajtur shtëpinë në Malibu dhe t‘i kisha harxhuar të gjitha paratë e dasmës (tetë milionë dollarë). Gjithsesi, nuk mund të them se kam qenë e pafat me burrat. Që të bindeni po jua numëroj burrat që kam dashur: Adam Duritz, solistin e grupit "Counting Crows"; aktorin Tate Donovan, biondin Owen Wilson, Vince Vaughn dhe i fundit, John Mayer (për të cilin nuk e dija se merrej me muzikë). Meqë jemi te muzika, të preferuarit e mi janë: "Radiohead", "Tricky", "U2", "Counting Crows" dhe "McLachlan".

I kërkoj shumë ndjesë John-it, pasi e lashë sepse qëndronte gjatë gjithë kohës në "Twitter". Unë nuk jam e sëmurë pas internetit, por mund të them se jam një përdoruese e rregullt. Lexoj çdo ditë e-mail-et dhe di gjithçka mbi "Facebook", por nuk jam e fiksuar pas tij. Një tjetër arsye është se nëse do të isha përdoruese e "Facebook"-ut, atëherë privatësia ime do të merrte fund. Mbaj kontakte vazhdimisht me faqen "Firstdibbs.com" pasi më pëlqen t‘i ndërroj shpesh mobiliet e shtëpisë. Ky sajt më jep mundësinë që të zgjedh. Kjo është mënyra me të cilën unë e kaloj kohën e lirë. Për të mos përmendur edhe orët pafund që kaloj në poker dhe "Scarabeo". Diçka tjetër që bëj shpesh është t‘i hedh një sy "Funnyordie.com", faqja komike e krijuar nga gjeniu Will Farrell.

Ambientaliste

Jemi ne ata që duhet ta shpëtojmë planetin, mjaft më me mbeturina. Unë bëj dushe të shpejta nga 3 minuta, gjatë të cilave laj edhe dhëmbët. Arsyeja? Që të mos harxhoj shumë ujë, por kam një zakon të keq që lë dritat ndezur. Për momentin po rregulloj shtëpinë time në "Beverly Hills" - 1000 metër katrorë, e projektuar më 1970-ën nga Hal Levitt - me panele diellore, riciklimin e ujit të shiut, kopshte të mbjella me fruta e zarzavate dhe puse nëntokësore me sistem ngrohje e ftohje. Ndihmoj disa jetimore, kujdesem për disa parqe dhe qen. Kam një shoqatë timen, e cila funksionon prej 13 vjetësh.

Besnike

Jam shumë besnike ndaj mikeshave të mia më të mira, sidomos me ato që jam rritur. Lisa Kudrov, Courtney Cox dhe bashkëshorti i saj, David Arquette, me të cilët kaloj gjithmonë pushimet dimërore dhe ato verore në Cabo San Lucas, vendi im i preferuar, përveç Firences dhe Venecias.

Supersticioze

Nuk jam e tillë. Nuska e vetme që kam është biçikleta "Chanel". Stilistët e preferuar janë: Matthew Williamson, John Galliano, Valentino dhe Hussein Chalayan. E urrej "botox" dhe po ju tregoj një sekret që më pëlqejnë rrudhat.

Xheloze

Nuk jam xheloze. Pëlqej "sushi"-n, makaronat dhe ushqimin meksikan. Nuk e konsumoj kurrë kuzhinën kineze dhe greke, sepse është pikante, por sërish mendoj se janë interesante. Gjithashtu më pëlqejnë shumë patatet e skuqura me salcë, e adhuroj ajkën e qumështit të rrahur me banane (ishte edhe e preferuara e Brad-it). Pi shumë "Martini". Më pëlqejnë çokollatat e vogla "M&Ms", por jam e detyruar të ha një dhe ta mbyll me kaq.

Sipërmarrëse

Kompania ime "Echo Films" ka në program tre filma, ku protagoniste do të jenë aktore të famshme: Ellen Langer, e cila do të luajë rolin e një psikologeje në Harvard. Jam shumë e interesuar pas këtij filmi, të shohim se çdo të dalë në dritë. Filmi i dytë titullohet "Goree Girls" dhe flet për një grup femrash të burgosura në vitet ‘40, të cilat u bënë të famshme përmes një emisioni në radio. Në fund është "Pumas", një film që flet për disa gra, të cilat dashurohen pas burrave më të rinj se vetja. Filmi im i preferuar mbetet "Terms Of Endearment" dhe sa herë e shoh më vjen për të qarë. Ndërsa libri i preferuar është: "The power of now", i Eckhart Tolle.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora