E premte, 29.03.2024, 04:39 AM (GMT)

Mendime

Lebit Murtishi: Reagim

E hene, 04.05.2009, 11:38 AM


R E A G I M…

Nga Lebit Murtishi

-Më 17 (shtatëmbëdhjetë) Prill të këtij viti, saktësisht në orën 16, filloi Akademia Përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së  dëshmorit të kombit, Xhemajli Berisha. Profesorin që iu bënë nderimet  në Shtëpinë e Kulturës në qytetin e lashtë të Ymer Prizrenit, kam privilegjin që e kam njohur dhe e kam pasur shok për kokë, siç thuhet. U gëzova që, edhe pse, vetë  nuk munda të marrë pjesë në atë Akademi (për shkaqe shëndetsore), sepse, pashë së paku përmes ekranit, Lokën e madhe, nënën e dëshmorit, prej duarëve  të së cilës kam ngrënë bukë dikur…

-Po ç`më shtyri ta bëj këtë shkrim-reagim?

E gjithë rrjedha e programit shkonte mbarë, së paku kështu më dukej mua, derisa nuk doli në skenë Ismeti, përfaqësuesi i Klubit Politik “Afrim  Zhitia“, i cili përpara të pranishmëve, i propozoi kryetarit të komunës së Prizrenit, zotit Ramadan Muja, që të ndërrojnë emrin e Kryeplakut të Lidhjës së Prizrenit, emrin e të cilit e mban me pietet të lartë Shkolla Pedagogjike, ku ka punuar si mësues  Xhemajliu dikur, dhe në vend të tij, të ripagëzohet me emrin  Xhemajli Berisha.
Për çudinë time të madhe, kryetari i nderuar i qytetit, z. Ramadani, ra nën ndikimin e duartrokitjeve, dhe nuk ngurroi të zotohet se, do të nisë me procedurat përkatëse menjëherë për të vënë në vend propozimin në fjalë… Nuk desha të besoja, por atë që pashë me sytë e ballit, më tronditi…
Kush e paska atë të drejtë, mendova, që të bëjë tregti me emrat e heronjëve!?!
Heronjtë janë një familje, nuk kanë as kohë as hapësirë të ndarë, janë pa parti, janë të përjetshëm…
Po përse more vëlla Ismet, përse nuk shkon në Tiranë, në Strugë, në Ulqin e kudo tjetër, e të gjesh, dhe do të gjeshe vende, sheshe e institucione që duhet ta mbajnë emrin e ndritur të Xhemajliut. Xhemajliu është shqiptar, është biri i kombit, ndaj do t`i ketë rënduar ajo fjalë edhe nën Dhe… Bëhu burrë, Ismet, e kërkoi falje Xhemajliut, kjo të nderon, jo ndërrimi i vendeve  të heronjëve, ata janë bashkë, si yjetë në qiell…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora