Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Franklin D. Roosevelt

| E merkure, 01.08.2007, 09:42 PM |


Franklin D. Rusvelt, presidenti që nxori nga kriza SHBA        
 

Franklin D. Rusvelt
Franklin Delano Rusvelt ka qenë presidenti i 32-të-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai u zgjodh për katër mandate, duke filluar nga viti 1933, 1937, 1941 dhe 1945. Ai vdiq para se të përfundonte mandatin e fundit. Është presidenti i vetëm amerikan që është zgjedhur për katër mandate radhazi (numri i mandateve është kufizuar tashmë në dy). Rusvelt mori përsipër të drejtojë luftën kundër Depresionit të Madh, duke i dhënë jetë politikës “New Deal” që rithemeloi për një 40-vjeçar paktin social amerikan, më pas politikën e Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore. I kritikuar dhe i admiruar, ai la një kujtim të fortë në historinë e vendit dhe të botës.

Biografia

Franklin Delano Rusvelt ka lindur më 30 janar të vitit 1882 në Hyde Park, në shtetin e Nju Jorkut. I ati i tij, James Rusvelt, ishte një sipërmarrës i pasur që i përkiste një familjeje aristokrate me origjinë holandeze, ndërsa e ëma, Sara Delano, rridhte nga një familje e pasur aristokrate me origjinë franceze. Djalë i vetëm, Franklin u rrit nga e ëma në mjedis familjar, por gjithashtu edhe me ndihmën e mësuesve privatë. Vetëm në moshën 14-vjeçare ai arriti të dalë nga «vatra» familjare për të hyrë në një ndërtesë private dhe elitare, të quajtur Groton College, ku nuk do të jetë kurrë me të vërtetë popullor sepse ishte pak i dhënë pas studimeve dhe atletizmit. Ai hyri më pas në universitetin e Harvardit, ku u pikas si botues i gazetës së nxënësve «Crimson». Regjistrohet në Partinë Demokrate si admirues i politikanit Teodor Rusvelt, një kushëri i largët i tij, i cili u bë president republikan më 1901. Në vitin 1905, ai martohet me Anna Eleanor Rusvelt, një tjetër kushërirë e largët, me të cilën bëri gjashtë fëmijë, ndër të cilët njëri vdiq në moshë të vogël.

Fillimet e karrierës politike

F.D. Rusvelt regjistrohet në përfaqësinë e avokatëve të shtetit të Nju Jorkut, por nuk e do në mënyrë të veçantë këtë profesion dhe kthehet drejt politikës në rastin më të mirë. Ai u zgjodh në Senatin e shtetit të tij në vitin 1908, më pas më 1912 presidenti demokrat Woodrow Wilson e emëroi zëvendëssekretar i Marinës. Paralelizmi me karrierën e Theodore Rusvelt, që kishte mbajtur të njëjtin post në qeverinë e McKinley filloi të shfaqej. Si përfaqësues i Marinës, Rusvelt ishte përkrahës i shtimit të forcave detare dhe të fillimit të luftës së Shteteve të Bashkuara në konfliktin që arriti kulmin në Europë (Lufta e Parë Botërore). Pasi u zgjodh, F.D. Rusvelt u dallua për idetë e tij të përparuara lidhur me shqetësimet ekologjike dhe temën e punës. Dy koncepte të forta, përveçse një pragmatizmi të shënuar, dominojnë aktivitetin e tij politik. Para së gjithash ideja që, ishte gjithmonë e nevojshme zëvendësimi i lirisë kolektive me atë individuale, por gjithashtu mosbesimi i tij i madh kundrejt idesë së konkurrencës pa detyrim (bashkëpunimi duhet të ndërhyjë atje ku përfundon konkurrenca dhe kjo mund të jetë e nevojshme deri në njëfarë kufiri, jo më tepër). Akuzat «socialiste», në një sens pezhorativ, nuk i mungonin këtij politikani, idetë e të cilit të viteve 1910 dhe 1920 nuk ishin aspak në përputhje me mendimin dominues të kohës. Duhet theksuar gjithashtu toleranca e tij e madhe mbi temat e emigracionit dhe të fesë, tolerancë që shfaqet nga rezervat e politikës së kuotave, për veprimet e ndaluara dhe për grindjet e brendshme në Partinë Demokratike të kohës ndërmjet hebrenjve, katolikëve dhe protestantëve.

Kandidatura dhe rruga drejt presidencës

Në vitin 1929 ai bëhet guvernator demokrat i shtetit të Nju Jorkut në një kontekst kombëtar të favorshëm në krahasim me republikanët, duke qenë se i njëjti lider i partisë, Alfred Smith, ish-guvernator i Nju Xhersit u mund. Kjo fitore me 24 000 vota përpara mbi 4,3 milionë pjesëmarrës, i dha mundësinë Rusveltit të aplikonte një politikë progresiste shumë të re. Pikërisht në këtë kontekst ai pakësoi kohëzgjatjen e orëve të punës për gratë dhe fëmijët, lançoi një program të përmirësimit të kushteve në spitale, burgje dhe forcoi autoritetin publik. Ai ndërhyri gjithashtu në fushën bujqësore, duke favorizuar ripyllëzimin dhe ruajtjen e tokës. Kjo politikë, mbi të gjitha pas shpërthimit të krizës ekonomike të vitit 1929, nxorri në pah gjithë aftësinë e tij përballë mungesës së reagimit ndaj kësaj krize të qeverisë së Herbert Hoover në Uashington. Ai u përfaqësua si kandidat në përfaqësinë demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 1932-të. Fitoi pa shumë mundim kundrejt rivalëve të tij në brendësi të partisë. Alfred Smith u mund në vitin 1928 dhe ishte katolik, Albert Ritchie, guvernatori i Maryland dhe W.H.Murray, ai i shtetit të Oklahomas, ishin personalitete më shumë lokalë dhe më pak të besueshëm. Vetëm kandidati i krahut konservator të partisë, John Nance Garner kishte një «fushë veprimi» më të madhe. Rusvelt kishte mundësinë të ishte në një listë me të. Rusvelt qëndroi i përballur me armiqësinë e pafshehur të kryetarit të partisë, John Raskob, por kishte mbështetjen e konsiderueshme, përfshi këtu edhe atë financiare, të miliarderit Henry Morgenthau.

President i Republikës, mandatet

Më 8 nëntor të vitit 1932-të Rusvelt fitoi zgjedhjet presidenciale, duke mundur bindshëm kundërshtarin e tij, Herbert Hoover. Kolegji elektoral e nxori atë fitues në 42 shtete nga 48 gjithsej. Kriza ekonomike në këtë fund viti, 13 milionë amerikanë pa punë, kundër të cilit veprimi i Hoover dukej i pamjaftueshëm, premtimi i një shpërndarjeje të pasurive (Neë Deal), shprehje e përdorur nga Rusvelt për herë të parë më 2 korrik të vitit 1932-të në konventën e Partisë Demokratike, ishin në favor të guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut.

Mandati i parë, 1933

Më 6 shkurt të vitit 1933 Kongresi miratoi amendamentin e 20-të në Kushtetutë që bëri zhvendosjen e datës së fillimit të mandatit presidencial nga 4 marsi më 20 janar. Kaluan vetëm dy muaj ndërmjet zgjedhjeve presidenciale dhe shpalljes së presidentit të ri. Më 15 shkurt Giuseppe Zangara tentoi të vriste Rusveltin, i cili në atë kohë nuk ishte ende zyrtarisht president, ndërkohë që ai prononcohej në një fjalim në Miami të Floridas. Zangara ishte një anarkist me origjinë italiane, qëllimet e të cilit ishin personale. Zyrtarisht më 4 mars Rusvelti u bë presidenti i 32-të i Amerikës. Qeveria e tij përfshiu për herë të parë një grua në radhët e saj, Frances Perkins, në postin e ministres së Punës. Të nesërmen Rusvelt urdhëroi mbylljen e disa bankave për katër ditë me qëllim largimin e panikut të shkaktuar nga dështimi i tyre. Më 9 mars deri më 16 qershor Kongresi votoi përgjatë ‘100 ditëve’ pjesën më të madhe të ligjeve që formuan programin e rishpërndarjes së pasurive “New deal”. Bankat që shpëtuan u rihapën, duke i dhënë fund panikut ekonomik dhe qeveria vuri në zbatim dy agjenci për të drejtuar punët publike dhe stabilitetin ekonomik. Më 4 janar të vitit 1935, gjatë një fjalimi vjetor përpara Kongresit lidhur me «situatën në Union», Rusvelti njoftoi fillimin e pjesës së dytë të programit të tij “New Deal”. Ai përgatiti disa reforma për sigurinë sociale, sigurimet shëndetësore, papunësinë etj, të destinuara për të zëvendësuar masat urgjente që ai vuri në zbatim në fillim të programit të tij. Më 27 maj Gjykata Supreme deklaroi jo kushtetues një ndër ligjet e “New Deal”, duke i dhënë qeverisë federale pushtete mbi industrialistët. Ky ishte dështimi i parë për Rusveltin, por gjithashtu për qeverinë federale përballë shteteve dhe interesave individuale. Një vit më pas, pas katër vjet presidence, ekonomia ishte ende e dobët dhe tetë milionë amerikanë ishin sërish pa punë. Rusvelti u përball me një kandidat republikan pa ndonjë avantazh real, Alfred Landon dhe ia doli mbanë të mblidhte nën zotërimin e tij të gjithë forcën kundërshtare «nga financierët, bankierët dhe spekulatorët e pakujdesshëm». Kjo bashkësi elektorale multietnike, multifetare, thelbësisht urbane, u bë dhe ishte gjithmonë rezervuari dhe i zërit të Partisë Demokratike. Rusvelti u rizgjodh për një mandat të dytë. Fitorja e tij kundërshtoi të gjithë sondazhet dhe parashikimet e shtypit. Ajo tregoi një mbështetje të fortë popullore në politikën e tij të re “New Deal” dhe u përkthye nga një mazhorancë demokrate në të dy Dhomat e Kongresit.

Mandati i dytë

Roosvelet u zgjodh për një mandat të dytë në janar të vitit 1937. Gjatë fjalimit të tij vjetor para Kongresit lidhur më «situatën e Unionit», Rusvelt njoftoi vazhdimësinë e politikës së tij ekonomike, por gjithashtu lançimin e një programi të rëndësishëm armatimi, veçanërisht në përfitim të Marinës. Më 26 maj ai krijoi një Komision parlamentar për të hetuar lidhur me aktivitetet antipatriotike. Ky i interesonte mbi të gjitha ekstremit të djathtë dhe të majtë. Dy vjet më vonë Rusvelti filloi disa tratativa për të përforcuar lidhjet me Mbretërinë e Bashkuar. Ai kërkoi në Kongres anulimin e ligjit të neutralitetit. Ndërkohë që Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i deklaruan luftë Gjermanisë, Shtetet e Bashkuara riafirmuan neutralitetin e tyre. Më 4 tetor Kongresi votoi ligjin e neutralitetit

Mandati i tretë

Në janar të vitit 1941 Roosvelet u zgjodh për një mandat të tretë në krye të Shteteve të Bashkuara. Partia Demokratike zgjodhi Rusveltin për të qenë kandidat për një mandatt ë tretë presidencial, një fakt pa precedent. Rusvelti vendosi të përfaqësohej për një mandat të tretë, me gjithë kufizimin deri në dy mandate të vendosur nga presidenti i parë, George Uashingtoni. Kandidati republikan, Wendell Willkie, ishte një ish-anëtar i Partisë Demokratike që kishte përkrahur më parë Rusveltin. Platforma e tij elektorale nuk ishte plotësisht e ndryshme nga ajo e këtij të fundit dhe degradimi i situatës ndërkombëtare ndihmuan që Rusvelti të rizgjidhej pa shumë mundim për një tjetër mandat. Fitorja tregoi që amerikanët vazhdonin të përkrahnin politikën e tij, edhe pse përqindja e tyre ishte ngushtuar disi në krahasim me herët e tjera, në 55%. Kundërshtari i tij republikan, Wendell Willkie mbështeti të njëjtën politikë dhe e kishte shumë të vështirë të bindte amerikanët të ndryshonin pilot në mes të aksionit. Më 11 shtator Rusvelti i dha urdhër aviacionit të tij të sulmonte anijet e Aksit në ujërat territoriale amerikane. Disa ditë më vonë, për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, u vendos shërbimi i detyrueshëm ushtarak në kohë paqeje.  Më 27 tetor, pas shpërthimit të dy anijeve amerikane të luftës nga nëndetëset gjermane, Rusvelti deklaroi që Shtetet e Bashkuara ishin sulmuar. Opinioni publik qëndroi armiqësor ndaj luftës dhe Rusvelti nuk shkoi deri aty sa të deklaronte luftën. Një muaj më vonë Japonia sulmoi Pearl Harbor disa orë para një deklarate lufte zyrtare. Rusvelti deklaroi që kjo ditë do të qëndrojë e shënuar nga ky fenomen dhe Kongresi votoi menjëherë fillimin e luftës. Më 11 dhjetor Gjermania dhe Italia i shpallën luftë Shteteve të Bashkuara. Pak ditë më pas sindikatat njoftuan që hiqnin dorë nga e drejta e grevës për të mbështetur përpjekjen amerikane gjatë kohëzgjatjes së luftës. Pas një viti në krye të shtetit Rusvelti nënshkroi një dekret regjistrimi për amerikanët me origjinë italiane, gjermane dhe japoneze që dyshohej se kishin marrëdhënie me armiqtë. Në praktikë ishin kryesisht japonezët që ishin nën shënjestër. Ata u mbyllën në kampe, sipas dekretit presidencial 9066. Nga 21 gushti më 7 tetor delegatët e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik u mblodhën pranë Uashingtonit për të skicuar fillimet e asaj që do të bëhej Organizata e Kombeve të Bashkuara. Më 7 nëntor të vitit 1944 Franklin Rusvelt ishte sërish kandidat për një mandat të katërt, duke pasur mbështetjen e pothuajse të gjithë partisë së tij. Ai është sërish në rivalitet me një kandidat republikan, Thomas Dewey, platforma e të cilit binte ndesh me politikën e Rusveltit. Rusvelti arriti të triumfojë përballë tij, duke pasur sërish pranë mbështetjen e amerikanëve

Mandati i katërt

Në janar të vitit 1945 Roosvelet u zgjodh për një mandat të katërt presidencial.
Më 12 prill të atij viti, Rusvelt, 63 vjeç, vdiq si pasojë e një hemorragjie cerebrale gjatë pushimeve në Warm Springs, Gjeorgji. Në vend të tij Harry Truman bëhet më pas presidenti i 33-të i Amerikës.

Politika e brendshme

Rusvelt ishte iniciuesi i një politikë që e prezantoi si një rishpërndarje të pasurive “New Deal”. Gjatë mandatit të parë ai zbatoi masat urgjente me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë dhe besimit të amerikanëve në sistemin e tyre bankar. Ai inicioi shumë reforma, ndër të cilat krijimi i një Banke qendrore dhe ia doli mbanë të transferonte pushtetin ekonomik të Wall Street, bursën e Nju Jorkut, në duart e qeverisë  në Uashington. Lançoi disa programe të punëve publike, duke i dhënë mundësi të papunëve të gjenin një punë duke ndërtuar vendin. Gjatë mandatit të dytë ai ndoqi politikën e tij dhe ndërfuti gjithashtu disa ligje sociale të destinuar për të mbrojtur qytetarët më të dobët ekonomikisht, të moshuarit, të papunët etj. Agjencitë e ngarkuara për zbatimin e këtyre programeve u kontrolluan nga shumë shtete dhe mbledhjet varijonin nga një rajon në tjetrin dhe diskriminimi kundrejt disa minoriteteve ishte i dukshëm. Politika e tij ishte gjithmonë popullore, por ajo u sulmua nga konservatorët, njëkohësisht në planin ideologjik, socializmi ishte në Shtetet e Bashkuara një politikë e ekstremit të majtë, dhe në planin kushtetues sepse shtetet nuk donin të braktisnin avantazhet e tyre në pushtetin federal. Lufta e Dytë Botërore shpërtheu para fillimit të mandatit të tretë të F.D. Rusvelt. Disa historianë mendonin që ishte ajo dhe jo politika ekonomike, që ishte në thelb të përfundimit të Depresionit të Madh. Industria amerikane u pajis me qëllim që të prodhonte anije, avionë dhe armatime të nevojshme në fillim të luftës dhe qeveria mund të kishte mundësi të kontrollonte të gjithë situatën. Paralelisht, nevoja e punës së krahut ishte e tillë që minoritetet, në veçanti gratë dhe njerëzit me ngjyrë të jepnin kontributin e tyre.

Karakteri

Karakteristikat kryesore të Rusveltit dolën në pah në atë kohë, ku mund të përmenden optimizmi i tij, i përforcuar nga përkeqësimi i sëmundjes dhe vullneti i tij për t’u shëruar, kërkesat e tij te vetja, por gjithashtu te bashkëpunëtorët. Ishte një njeri me shumë intuitë dhe tërheqës, shumë i aftë në komunikim dhe kishte shumë elokuencë, ku kishte një sukses të madh në komitetet e vegjël pranë amerikanëve. Ai ishte gjithashtu një llogaritës i aftë për të mos e ngarkuar veten me shumë ndjenja dhe emocione në momentin që donte të arrinte rezultate. Shpesh ishte egoist dhe i dyanshëm në autoritetin e tij. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Harold Ickes i thoshte: «Ju jeni një njeri i mrekullueshëm, por jeni gjithashtu një njeri me të cilin është e vështirë të punosh.(…) Ju nuk flisni kurrë sinqerisht, madje as me ata njerëz që i kini të besuar dhe që i njihni mirë aftësitë e tyre.

Sot