E marte, 19.03.2024, 04:14 AM (GMT)

Mendime

Evans Drishti: Epoka e bamiresise

E hene, 04.05.2009, 09:31 AM


Alketa Vojsiu
Alketa Vojsiu
Epoka e bamiresise

Nga Evans Drishti

Vetem keshtu mund te quhet ndryshe programi tashme mjaft i njohur dhe nder me populloret ne ekranet televizive shqiptare "Me shume dashuri" nen prezantimin teper dinjitoz te Alketa Vojsiut dhe ne regji te te famshmes Vera Grabocka program i cili u finalizua me nje mbremje te mrekullueshme dhe teper te magjishme te shtunen mbrema.

Sa shpirtra dhe zemra gjeten shprehje ne kete program, sa fytyra buzeqeshen, sa pritje me ankth u realizuan nje pjese e te cileve per ironi te fatit rezultuan me mospjesemarrjen e pales qe pritej, sa zemra nenash rrahen fort nga emocionet e papritura, por nuk ishin vetem zemrat e nenave, ishin edhe shume personazhe te tjere protagoniste ne kete edicion te dyte qe perjetuan emocione qe kurre ndonjehere me pare nuk i kishin perjetuar. Pritje te shumta te cilat ne themel kishin nje emerues te perbashket "dashurine" kete simbol njerezor qe kaluan shekuj dhe akoma nuk iu dha nje perkufizim i plote pasi kjo dashuri nuk njeh kufi, eshte gjitheperfshirese per cdo natyre njerezore, eshte si nje fllad i lehte qe te shpon zemren dhe te fton te jesh edhe ti pjese e atij shpirti qe pret dike me shume mall.

Nje realizim i admirueshem i Tv Klan dhe i te madhes Vera Grabocka nje emer tashme simbol i paqes dhe harmonise ne zemrat e shqiptareve, nje figure personalitet kombetar dhe nderkombetar per fuqine e saj inkurajuese, per vizionin e saj te pakufishem, per idete e rralla dhe per harmonizim ngjyrash mjaft delikate dhe prekese. Vera Grabocka hyri keshtu ne zemrat e gjithe shqiptareve pasi arriti te bashkoje sa e sa shpirtra te ndare, sa e sa mentalitete dhe botekuptime, sa e sa pritje. Arriti t'u risjelle buzeqeshjen sa e sa shpirtrave te pervuajtur.

Vlen te permendet ketu kjo figure kaq madhore per vete faktin se u be ndermjetesuese mes shume institucioneve publike dhe jopublike me njerezit duke u mundesuar atyre nje jete me te mire dhe me te qete. Eshte kjo zonje shume e nderuar qe hodhi e para hapat e rendesishem drejt projekteve shume madhore ne ndertimin e nje njeriu te ri, vizionar dhe me pasion, njeri i cili do t'i sherbeje nje qellimi te vetem, rimekembjen e vendit dhe te shpirtit njerezor. Ajo u be refren jete per mbare shqiptaret duke u bere pjese e pandare e jetes dhe familjeve te tyre pasi ajo diti te dhuroje kenaqesi per kedo. Eshte e pamundur te mos emocionohesh kur sheh probleme te ndryshme jetesore nga veriu ne jug dhe nga lindja ne perendim. Shume situata prekese dhe shume lot, por kuptohet ishin lot gezimi qe buronin nga mijera shpirtra qe bashkoheshin me zemrat e atyre njerezve per t'u thene se nuk jeni vetem ne kete jete pavaresisht situatave te krijuara.

Eshte pikerisht kjo zonje qe u beri thirrje shume e shume njerezve per humanizem, te tregojne shpirtin e tyre bujar dhe tolerant pasi ajo e dinte se shqiptaret kane qene dhe mbeten te tille sepse edhe ne kushte me te veshtira shqiptaret kane ditur t'u qendrojne afer njerezve ne nevoje, t'u dhurojne nje ndihmese e cila t'ua lehtesoja sado pak dhimbjen e tyre. Keshtu ajo u hapi dyert sa e sa njerezve qe me kontributet e tyre u sollen buzeqeshjen fytyrave te pervuajtura prej kohesh duke shenuar keshtu me te vertete nje "Epoke te re" te cilen me shume te drejte mund ta quajme edhe "Epoka e bamiresise" pasi kjo zonje e nderuar solli pikerisht kete epoke te re duke sheruar shume zemra njerezore.

Jane me mijera euro te dhena ne kete program dhe sipas deklarimit te prezantueses Alketa Vejsiu jane mbledhur perkatesisht 600 milione leke ne kontribut te ketyre njerezve dhe nuk mund te harrohen dy raste me te vertete shume te magjishme qe mendja jone e ka disi te veshtire ta perceptoje: rasti i biznesmenit te njohur Et'hem Ramadanit i cili u dha nje mbeshtetje jashtezakonisht te forte artisteve te medhenj shqiptare te cilet nuk ka dyshim qe dhane jeten e tyre per artin dhe kinematografine shqiptare e vleresuar kjo ne mbare koherat si dhe rasti final i mbremjes finale ku nje zonje dhuron plot 50 mije euro duke marre persiper nje operacion te protagonistit kryesor te edicionit Emiliano.

Ky program tregoi edhe nje here se shqiptaret kane nje shpirt mjaft human dhe njerezor dhe me shekuj jane dalluar per virtyte te tilla. Shqiptaret dijne te vleresojne dhe te respektojne njerez pasi ne shpirtrat e tyre kane mirenjohjen per kete qenie kaq komplekse sic eshte njeriu. Ky program tregoi edhe nje here se shqiptaret dijne te falin buzeqeshje pasi e kane kuptuar me se miri se jeta me te vertete eshte e veshtire, por behet e lehte kur njeri-tjetrit t'i qendrojme sa me afer me sa te kemi mundesi, t'i dhurojme sado pak dashuri pasi kjo dashuri eshte arma me e forte qe mund te kete njeriu gjate rrugetimit te tij ne kete bote.

Mbyllet keshtu nje realizim televiziv mjaft i suksesshem dhe nderkaq te vjen keq qe perfundoi kaq shpejt pasi gjithsecili do te deshironte te perjetonte perhere emocione te tilla, por jam i sigurt se Vera Gravocka me kete rast hapi nje epoke te bamiresise dhe u dha nje mesazh kuptimplote dhe domethenes te gjitheve duke u thene: "Mos hezitoni per te ndihmuar njerezit pasi kush shpeton nje njeri eshte si te kete shpetuar gjithe njerezimin. "



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora