Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lamtumirë "Xhindi ynë zemërmirë e gojëmbel"...

| E diele, 03.05.2009, 10:52 PM |


Fatmir Xhindi
Fatmir Xhindi
Vritet deputeti Fatmir Xhindi
 
Nga i derguari yne ne Roskovec, Xhemil Beharaj (Koha Jonë)

Ngjarje e rende mbreme ne Roskovec, ku nje deputet mbeti i vrare pas bresherise se plumbave te nje arme automatike, nga persona te cilet mbeten te panjohur. Fatmir Xhindi mbeti i vrare si rezultat i qitjes me arme, prane shtepise se tij, konfirmoi zyrtarisht, Policia e Shtetit. Ne vendngjarje mberriten forca te shumta policie te cilat kane nisur hetime intensive. Shume postblloqe u ngriten ne tere zonen, por deri ne oret e para te dites se sotme (e Diel), nuk pati te dhena per te ndaluar te mundshem. Per ne banesen e te ndjerit, kane shkuar mbreme vone, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lideri i opozites Edi Rama dhe nje numer deputetesh te tjere.

Ngjarja

Korrespondenti i "Koha Jone", informoi nga vendngjarja, duke cituar deshmitare dhe pjesetare te hetimit policor, se deputeti 49-vjecar Fatmir Xhindi, ka qene duke u kthyer rreth ores 21.45 nga fshati Kurjan i rrethit Fier ku ka qene ne vite kryetar komune, per ne banesen e tij, ne qytetin e Roskovecit. Pikerisht kur po i afrohej shtepise perdhese dykateshe, fare afer portes hyrese, eshte perballur me plumbat fatale. Mendohet se te pakten nje person, ka hapur zjarr ne drejtim te Xhindit, duke i shkaktuar plage te shumta ne trup.

Nje deshmitar tregoi se ai ka degjuar morine e krismave qe dallonin te ishin te nje arme automatike dhe ka pohuar per policine se ne ato caste nje automjet, eshte larguar me shpejtesi per ne drejtim te panjohur.

Nderkohe, vellai i te ndjerit, i ka deklaruar policise se ndodhej ne banesen prane se ciles u krye ekzekutimi, kur ka degjuar krismat. Ai tha se ka dale menjehere jashte dhe ka dalluar prane deres se shtepise, automjetin e vellait dhe ate vete brenda tij, te pergjakur. Ne cast, vellai eshte perpjekur te jape ndihmen e pare per Fatmirin duke e derguar per ne spitalin lokal, por 49-vjecari ka vdekur rruges.

Mjeket ne spital, kane konfirmuar vdekjen e 49-vjecarit, si pasoje e plumbave te marre ne shpatull dhe qafe, brenda makines se tij nje fuoristrade ngjyre blu e markes "KIA" me targa te Tiranes.

Menjehere pasi eshte informuar per ngjarjen, policia e Roskovecit dhe me tej ajo e Fierit jane vene ne levizje. Dhe nga Tirana jane nisur forca policie dhe te RENEA-s, si dhe eksperte te Kriminalistikes. Gjithashtu jane nisur dhe oficere te krimeve te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Ne drejtim te vendit te vendit te ngjarjes ka shkuar dhe Drejtori i Krimeve te Renda, Nikolin Bala.

Informacionet ne lidhje me kete ngjarje jane shume te pakta dhe ende asnje piste nuk eshte ngritur nga policia ne lidhje me kete ngjarje te rende. Nga burime te ndryshme eshte mesuar se, deputeti Xhindi para se te shkonte ne banesen e tij, ka qene ne nje lokal ne fshatin Verbas te Komuna Zharres te Fierit, ku kishte nje takim me elektoratin e tij.

Ne lidhje me ngjarjen, deri ne oret e para te mengjesit nuk pati komunikate zyrtare nga policia dhe as nga selia e PS. Erion Brace, deputet i PS, e pershkroi mbreme ne nje dalje televizive ish-homologun e tij te ndjere, si nje njeri te qete ne jeten politike dhe korrekt ne jeten familjare, duke pohuar se mbetet nje ngjarje ende e veshur me mister. Deputeti nxitoi te leshonte kritika per nivelin e sigurise duke i meshuar pretendimit se rendi eshte i rrezikuar edhe per nje deputet si ne rastin e ngjarjes qe i mori jeten Xhindit.

Topalli shkon ne vendngjarje

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, me te mesuar per ngjarjen eshte nisur urgjentisht ne drejtim te Roskovecit, ku ndodhi vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, deputeti 49-vjecar i mandatar per here te pare ne legjislaturen qe po mbyllet.

Lideri i PS, Rama iken ne Roskovec

Menjehere pas mesimit te lajmit te rende, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama eshte nisur drejt vendit te ngjarjes, ne Roskovec, ku mbeti i vrare deputeti socialist Fatmir Xhindi, anetar i PS, qe prej 18 vjetesh.

Kush eshte Fatmir Xhindi

I lindur me 1 prill te vitit 1960, deputeti socialist Fatmir Xhindi, ka perfunduar studimet ne dy universitete, te parin ne Gjirokaster per Histori-Gjeografi dhe te dytin ne kryeqytet per Juridik. Po ashtu, ai kishte perfunduar studimet e Masterit ne Drejtesi.

Pervoja ne pune para mandatit, ka qene e pakte. Ai ka qene tre vjet mesues historie dhe me tej drejtor i nje shkolle ne nje fshat te Fierit.

Nga viti 2005 eshte deputet i PS. Detyrat e tij politike pas anetaresimit me 1991 ne kete parti, ishin ajo e kryetarit te Keshillit te Bashkuar Kurjan, Fier. Ne vitet 1988-1991 e me tej, 1992-1996, kryetar i Komunes Kurjan, Fier. Ne vazhdim ka qene anetar i Kryesise se PS-se, Fier dhe anetar i Keshillit Socialist te Qarkut Fier. Ka qene edhe anetar ne Komisionin hetimor "Mbi pergjimet e paligjshme te telefonave".


Jeteshkrimi i Xhindit

Datelindja: 1.4.1960

Vendlindja: Fier

Edukimi:Universiteti "Eqerem Cabej", Fakulteti Histori-Gjeografi, dega Histori, Gjirokaster - 1986.

Universiteti i Tiranes, Fakulteti Juridik - 2003.

Master per Shkencat Penale prane Fakultetit te Drejtesise - 2005.

Veprimtaria profesionale:1986-1989: mesues historie ne Vlosh, Fier; drejtor i Shkolles se Mesme te Bashkuar Kurjan, Fier.

Veprimtaria politike:2005: deputet i PS-se.

1991: anetar i PSSH-se.

1989-1991: kryetar i Keshillit te Bashkuar Kurjan, Fier.

1992-1996: kryetar i Komunes Kurjan, Fier.

1996 e vazhdim: anetar i Kryesise se PS-se, Fier; anetar i Keshillit Socialist te Qarkut Fier; anetar i Komisionit per Pushtetin Vendor prane KPD-se te PS-se.

Komisioni hetimor "Mbi pergjimet e paligjshme te telefonave", anetar.

Zgjedhur ne:Legjislatura: XVII

Zona zgjedhore: 68

Qarku: Fier

Nr. i votave: 6708

Perqindja: 45%

Grupi dhe Komisionet parlamentare:Grupi parlamentar: PSSH

Komisioni parlamentar: Komisioni per Veprimtarine Prodhuese, Tregtine dhe Mjedisin, anetar.

___________________

Lamtumire "Xhindi yne zemermire e gojembel"...

Nga Edi Rama

Fatmir i dashur!

Kemi ardhur per te te percjelle ne banesen e fundit, pa e ditur arsyen e ikjes tende nga kjo bote ku se bashku kaluam plot vite, punuam, folem e qeshem, e ku per te gjithe ti ishe "xhindi zemermire e gojembel" qe jetonte mes puneve te fshatit, e Kuvendit te Shqiperise, pa prishur kurre qejf me askend.

Pervec puneve te mira qe bere me bashkefshataret e per bashkefshataret e tu, ti nuk ke pasur vecse kujtime te mira qe na i mbushin te gjitheve syte me lot, po s'na ndihmojne fare te kuptojme pse-ne e dhunes vrastare qe mbreme te mori jeten, duke copetuar me plumba zemrat e nenes, gruas, djemve, motres e vellezerve te tu, duke na copetuar shpirtin te gjitheve ne, miqve e shokeve te tu te panumert, ketu ne vendlindjen tende e kudo, duke tronditur Shqiperine mbare.

Askush nga ne nuk ka fjetur dot mbreme e te gjithe duam te dime cfare kane pare syte e tu tek pragu i shtepise perpara se te mbylleshin pergjithmone! E verteta e kesaj mizorie nuk te kthen dot ne jete, miku yne, por pa dale ajo ne driten e diellit ti do ta kesh te pamundur te prehesh i qete ne terrin e baneses ku po te kycin, ndersa per te gjithe ne te tjeret, gropa e padrejtesise qe te mori jeten do te mbetet e hapur si varr per shpresen tone se ky vend mund te behet i drejte me te gjithe, e per te gjithe.

S'ka dyshim se kur te quajten Fatmir, nena e babai yt i ndjere deshen nje fat me te mire per ty, miku yne.

Ti bere gjithcka mundet nje njeri i ndershem e punetor, per ta luftuar varferine ne familjen tende me forcen morale te nje djali e vellai te mire.

Ti bere gjithcka mundet nje burre e baba i mire per t'u dhene femijeve te tu e femijeve te vellezerve te tu edukim dhe shkolle te denje.

Ti bere gjithcka mundet nje shqiptar fisnik e ambicioz krahas bashkefshatareve te tu qe te deshen e te zgjodhen ne krye te komunes per te luftuar per kushte e dite me te mira per te gjithe.

Ti bere gjithcka mundet nje deputet i popullit, perfaqesues dinjitoz i njerezve te thjeshte e te munduar te ketij populli, duke qene me ta diten e naten, prane hallexhinjve e te semureve, ne pikellime e ne gezime.

Ti bere gjithcka mundet nje njeri i urte per te na dhene me sjelljen tende perhere korrekte e me fjalet e tua asnjehere te teperta, shtysen per pune te mira per njerezit, e per vendin.

Ti bere gjithcka per te merituar nje fat me te mire, i dashuri im Fatmir...

Ky eshte nje moment kur edhe me mosbesuesi nga ata qe te njohen do te donte me gjithe forcen e shpirtit qe te kishte nje Zot. Nje Zot per t'i dhene force nenes e femijeve, gruas, motres, vellezerve, te gjithe te dashurve te tu, ketu e kudo. Nje Zot per te na dhene te gjitheve forcen per te luftuar me erresiren e me krimin, edhe me me shume arsye. Nje Zot per ta ndihmuar drejtesine per te bere drejtesi me nje fuqi te re. Nje Zot per ta bere drite shpirtin tend e per te te dhene me pafundesine e asaj bote ate qe, kjo bota jone, ta kurseu kaq padrejtesisht...

Lamtumire "Xhindi yne zemermire e gojembel"...

Fjala e Kryetarit te PS, Edi Rama, mbajtur gjate ceremonise mortore te deputetit Fatmir Xhindi

______________

Vrasja e deputetit, lokalizohen 4 pista

Vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi mbremjen e se shtunes para shtepise se tij ne Roskovec ka kaluar ne analizen e Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjithshme. Te dyja se bashku, pas nje mbledhjeje rreth pese oreshe, dolen me disa posta hetimi mbi vrasjen, ku nder me te besueshmet per momentin, eshte lokalizuar ajo e konfliktit te mundshem per ceshtje pronesie. Burime nga mbledhja deklaruan mbreme per "Koha Jone" se jane duke hetuar edhe ne pista te tjera, per te cilat u treguan te rezervuar ne dhenien e hollesive. Sakaq, provat e siguruara nga vendi i ngjarjes, rindertimi i skenes se krimit, deshmite qe po vazhdojne ende te mblidhen dhe nxitja me shperblimin 250 mije euro qe shpalli policia, shihen si elemente te rendesishem qe besohet te cojne shpejt, ne zbulimin dhe kapjen e autoreve dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve te ekzekutimit te deputetit socialist.

***

Drejt qytetit te Fierit, dje ka udhetuar edhe kryeprokurorja Ina Rama, se bashku me drejtorin e Hetimit ne Prokurorine e Pergjithshme, Sokol Stojani dhe kreun e Krimeve te Renda, Olsian Cela. Per dy ore eshte zhvilluar nje takim me prokuroret e ketij rrethi me qellim diskutimin e pistave dhe provave te gjetura. Me pas mesohet se Ina Rama ka takuar edhe Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, me te cilin ka diskutuar rruget qe duheshin ndjekur per zbardhjen e ngjarjes. Analiza e ngjarjes ka nisur ne mesdite dhe ka perfunduar rreth ores 18:00, ku burime nga policia dhe prokuroria deklaruan se kane dale ne 4 pista te mundshme. Kurse burime zyrtare nga Prokuroria e Pergjithshme, thane per "KJ", se nder keto pista qe po perqendrohet grupi hetimor, njera eshte ajo e nje konflikti te mundshem per pronesi. Por nuk jane lene jashte vemendjes edhe pista te tjera, si ajo e nje konflikti te castit. Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit dhe drejtoria rajonale e policise, deklaruan mbreme per "KJ" se aktualisht po ndiqen linjat e hetimit mbi bazen e provave te mbledhura. Per dy pistat e tjera nuk jepen detaje, por mesohet se jane te aferta me dy te parat.

Diskutimet mes drejtuesve te dy organeve kane vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme. Mesohet se eshte gjetur nje prove qe besohet se mund te jete shume e rendesishme e qe ndoshta mund te coje te motivi dhe autoret e ekzekutimit te deputetit. Sakaq, besohet se pistat e hetimit do te zgjerohen pas deklarates se Policise se Shtetit per venien ne dispozicion te nje shperblimi prej 250 mije eurosh qe i ofrohet informatorit dhe telefonatat nuk kane munguar. Gjithsesi nje deklarate zyrtare per pistat e hetimit dhe detaje te tij ende nuk ka dale ende nga grupi hetimor.

Zyrtarisht policia ka shpjeguar se ne vendngjarje jane gjetur 15 gezhoja qe i perkasin nje arme automatike "Kallashnikov", 4 predha plumbi, 5 kemisha plumbi, nje qese plastmasi, pa percaktuar madhesine e saj, ngjyren apo perse mund te jete perdorur dhe nje tablete aspirinash. Edhe ne kete rast nuk percaktohet nese ka qene e viktimes apo e atentatorit. Nga keqyrja e vendngjarjes eshte zbuluar fakti se kane qene dy bresheri njera pas tjetres te degjuara prej deshmitareve. Mendohet se kane qene dy persona, ata qe kane zene prite prane shtepise dhe mund te kene pasur njohje me deputetin. Por mendohet se mund te kete qene edhe nje person i vetem qe ka qelluar dy here mbi viktimen, nga dy distanca te ndryshme, 5 dhe 3 metra. E para duke e plagosur rende dhe e dyta per t'u siguruar se e ka vrare. Nje fakt trondites sipas eksperteve eshte konstatimi i nje plage ne pjesen e syrit, ku plumbi ka tejshkuar koken dhe qe i ngjan metodave mafioze te ekzekutimit.

_____________

Mazhorana: Kriminelet, denim maksimal

Nga Rozeta Rapushi

Kreret e shtetit, njezeri e quajten jashtezakonisht te rende, vrasjen e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, dy dite me pare, prane shtepise se tij. Si dhe kerkojne nga autoritetet e drejtesise, gjetjen e menjehershme dhe denimin maksimal per autorin e ketij krimi te shemtuar. Te gjithe me radhe, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nga Roskoveci i Fierit ku ndodhi dhe vrasja e deputetit, bene apel qe autoritetet e drejtesise te gjejne autorin e ketij akti kriminal e te japin per te denimin maksimal. Presidenti Bamir Topi, duke e cilesuar ngjarjen nje akt kriminal te pashembullt, tha se ajo duhet te zbardhet menjehere, ne menyre qe autoreve t'u jepet pergjigjja e merituar. "Kjo ngjarje jashtezakonisht e rende, duhet zbardhur pa humbur kohe, duke i dhene autoreve pergjigjen e merituar. Ne keto momente te renda, deshiroj te ndaj me ju dhimbjen per humbjen e pazevendesueshme te babait te tre femijeve, birit, bashkeshortit e vellait, qe do te mbetet ne kujtesen e te gjitheve per korrektesine, seriozitetin dhe kontributin profesional e njerezor", u shpreh Topi. Po keshtu, i pranishem ne ceremonine mortore te deputetit Xhindi, Kryeministri Sali Berisha. Kreu i qeverise shprehu ngushellimet e tij te thella per humbjen e deputetit socialist. Teper i ashper, Berisha tha se ky akt barbar do te marre pergjigjen e merituar nga drejtesia. "Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi nga nje akt barbar dhe kriminal, eshte nje ngjarje e rende dhe shokuese per Fierin dhe mbare vendin. Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te shemtuar dhe i shpreh ngushellimet me te thella familjes, kolegeve dhe bashkepunetoreve te tij, Partise Socialiste dhe Parlamentit", u shpreh Berisha. Kryeministri, siguroi se qeveria do te ndermarre te gjitha masat dhe do beje cdo perpjekje, qe autoret e ketij akti mizor te gjenden sa me pare dhe te vendosen para drejtesise, ne menyre qe te marrin denimin qe meritojne. E pranishme ne ceremonine mortore te deputetit socialist Xhindi, ishte dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ajo e cilesoi vrasjen, si ngjarje jashtezakonisht te rende, qe goditi te gjithe anetaret e Kuvendit. Duke ngushelluar familjen, kryeparlamentarja shprehu bindjen se autori i aktit kriminal do te marre denimin me te rende. "Duhet te bejme te mundur qe te jepet denimi qe i perket vrasesit, kriminelit, qe ka goditur Parlamentin e Shqiperise, jo vetem deputetin Fatmir Xhindi. Na ka goditur te gjitheve une jam e sigurt qe krimineli do marre denimin me te ashper" u shpreh Topalli. Te pranishem ne ceremonine mortore, ishin jo vetem deputetet socialiste dhe kreret e vendit, por dhe anetare te kabinetit qeveritar, te cilet nderuar deputetin e Partise Socialiste, gjate percjelljes per ne banesen e fundit.

Topi: "Akt barbar, te zbardhet urgjent"

"Te nderuar familjare te deputetit Xhindi. Me tronditje e hidherim te thelle mesova per ndarjen e papritur e te parakohshme nga jeta te njeriut tuaj te shtrenjte, njekohesisht deputet i Kuvendit, Fatmir Xhindi, nje ngjarje tragjike qe tronditi jo vetem klasen politike, por mbare opinionin publik. Kjo ngjarje jashtezakonisht e rende, eshte nje akt kriminal i pashembullt qe duhet zbardhur pa humbur kohe, duke i dhene autoreve pergjigjen e merituar. Ne keto momente te renda, deshiroj te ndaj me ju dhimbjen per humbjen e pazevendesueshme te babait te tre femijeve, birit, bashkeshortit e vellait, qe do te mbetet ne kujtesen e te gjitheve per korrektesine, seriozitetin dhe kontributin profesional e njerezor".

Berisha: "Nje ngjarje e rende dhe shokuese"

"Vdekja e deputetit Fatmir Xhindi nga nje akt barbar dhe kriminal, eshte nje ngjarje e rende dhe shokuese per Fierin dhe mbare vendin. Deputeti Fatmir Xhindi, eshte dalluar nga perkushtimi, pergjegjshmeria dhe serioziteti ne permbushjen e detyre se tijte rendesishme te ligjvenesit. Denojme me ashpersine me te madhe kete akt kriminal te shemtuar dhe i shpreh ngushellimet me te thella familjes, kolegeve dhe bashkepunetoreve te tij, Partise Socialiste dhe Parlamentit. Ju siguroj se qeveria do te ndermarre te gjitha masat dhe do beje cdo perpjekje qe autoret e ketij akti mizor te gjinden sa me pare dhe te vendosen para drejtesise ne menyre qe te marrin denimin qe meritojne".

Topalli: "Ky akt barbar ka goditur te gjithe"

"Kjo eshte nje ngjarje kriminale e shemtuar, jashtezakonisht e rende ka goditur deputetin e Kuvendit te Shqiperise, na ka goditur te gjithe neve. Te gjithe jemi te tronditur per humbjen e deputetit, kolegut qe kemi punuar 12 vite, nje kontribut qe une e vleresoj jashtezakonisht. Une shfrytezoj rastin dhe nje here te shpreh ngushellimet me te sinqerta ne emer te te gjithe deputeteve te Kuvendit te Shqiperise, timin personal, familjes, miqve, kolegeve te afermve te dashur per humbjen e kolegut, me te cilin kemi punuar prej kaq vitesh. Ne te njejten kohe jap mbeshtetjen maksimale policise dhe gjithe institucionet ne kerkim te kriminelit. Une jam, e sigurt qe institucionet do e denojne me denimin me te ashper".

Koha Jonë