E premte, 29.03.2024, 01:42 PM (GMT)

Faleminderit

Muharrem Sfarqa: Arsim Rexhepi - Luftëtari nga Sazlia e Ferizajt

E diele, 03.05.2009, 10:34 PM


Dëshmori i Kosharës në përvjetorin e rënjes

Arsim Rexhepi - Luftëtari nga Sazlia e Ferizajt

Nga Muharrem Sfarqa

Në luftën e fundit të Kosovës, njihen shumë fushëbeteja ku për lirin e atdheut u derdhë gjaku i shqiptarit. Por, ndër vendet ku më së shumti u derdhë gjaku dhe ku u hoq ai i Gur i Nemun i kufirit rrëzë atyre Bjeshkëve të Nemuna, gjithësesi mbetet Kosharja si sinonim i luftës dhe i krenarisë kombëtare. Pas heronjëve dhe strategëve të luftës, siq ishin Agim Ramadani e Sali Ceku në altarin e lirisë jetën e dhanë shumë dëshmorë që ëndërr të vetëm e kishin dëbimin e cizmës serbe nga trojet stërgjyshore.
Njëri nga ata djem që ra në Koshare për lirinë e Kosovës edhe per nderin e këtij vendi është edhe Arsim Rexhepi nga fshati Sazli i Ferizajt.

Largimi nga Kosova si mërgimtar - kthimi si luftëtar

Në vitet nëntëdhjetë, për pjesën më të madhe të të rinjve të Kosovës ishin mvyllur udhët. Të studiohej ishte veshtirë,por , edhe po të studiohej, ku të punesohej kuadri i ardhshëm kur të gjithë shqiptarët ishin dëbuar pa dalllim nga puna. Paperspektiva që kishte mbjellur pushteti okupues serb, bënte që shumë të rinj, por edhe familje të tëra ta zgjidhnin vetëm një rrugë- atë të mërgimit.
I gjendur në rrethana të pafavorshme në familje, bashkë me dy vëllezërit dhe tri motrat, Arsim Rexhepi, një ditë vendos që ta marrë udhën e mërgimit, në njërën anë për t´iu  ikur përndjekjeve policore për mospërgjigje në ftesën e ushtrisë jugosllave për ta kryer shërbimin, ndërsa në anën tjetër për të ndihmuar familjen. Si gjithë mërgimtarët e tjerë, dukë kaluar fshehtazi kufinj e shtete, më në fund zë vend në Neuss të Gjermanisë, ku pa humbur kohë fillon të punojë dhe ta ndihmojë familjen.Por Arsimi nuk ndalët vetëm me kaq. Ai i ndjen përbrenda lëvizjet e kombit që bëheshin për ta dëbuar armikun nga Kosova, prandaj , menjëherë interesohet për t´i gjetur rrugët që t´i dalë në ndihmë atdheut. Më shpërthimin e luftës frontale në Kosovë, ai nuk mundohet ta shtyejë edhe ndonjë ditë më tepër në punë për të përfituar edhe dicka materialisht , por kërkon rrugën e kthimit për në Kosovë. Kështu pas gjashtë vite qëndrimi në Gjermani pa parë prindërit dhe të afërmit një ditë bashkë me shokët e vet, Fatmir Kërrcelin(tani dëshmorë) dhe Naim Fetiun tubohën me luftëtarë tjerë në qytetin e Solingenit prej nga në mënyrë të organizuar do ti kthehen Kosovës si luftëtarë. Aty për herë të fundit do të përshëndetët nga mësuesi i tij i gjuhës Shqipe Ekrem Sylejmani. Tash rruga e tij e fundit bie nëpër Gjermani , Itali , Shqipëri dhe ndalet para kufirit me Kosovën. Aty vesh uniformën dhe fillon ushtrimet në ushtrinë që aq gjatë e kishte ënderruar , në ushtrinë ku komandohej shqip dhe ku këndohej shqip, në Ushtrinë Clirimtare të Kosovës.  Aty kishte ngjeshur armët bashkë me 1500 ushtarë të tjerë, kryesisht nga Ferizaj, ku kishin formuar Batalionin e Ferizajt.

Dëshmori i Kombit Arsim Rexhepi
Dëshmori i Kombit Arsim Rexhepi
Rënja në Fushëbetejë

Pas stërvitjeve në Kukës Arsimi bashkë me trimat e Kosharës po hynte e po dilte në Malët e Kosovës duke luftuar armikun, derisa mbi qiellin e kaltërt tashmë kishin filluar të fluturonin dhe aeroplanët luftarakë të NATO-s, të cilët synim kishin shkatërrimin e makinerisë shfarosësë të Kasapit të Ballkanit. Fluturimi i aeroplanve mbi male, ishte sinjali më i mirë se luftës po i vinte fundi, por me këtë edhe fillimi i lirisë së Kosovës, mirpo për fat të keq edhe Brigada 138 - Agim Ramadani ku tash ishte Arsimi në Baterinë e topave 82mm po zvogëlohej dita- ditës nga luftëtarët e rënë.
Por megjithatë, luftimet në front po vazhdonin, ani që ishte shkulur guri i kufirit të nemun. Në njerën nga ditët e luftës, Arsimi merr plagë vdekjepruerëse dhe në rrugën për në spital, nga Kosharja deri në Bajram Curr, mbyll sytë përjetë.

Kujtimi krenar dhe dhimbja e përjetshme në vendlindjen e tij

Ai tashë në vendlindjen e tij vjen si kujtim krenar dhe si dhimbje e përëhershme. Kujtimi për të ngjallët nga casti në cast qoftë rrugicave dhe fushave të gjëra ku Arsimi vraponte me liri në gji, qoftë odave të Sazlisë ku dikur ligjëronin mentarët e këtij fshati Shefqet Pllana, Limon Rushiti e Avdi Demiri. Në ato oda të fshatit ku flitej me respekt për luftëtarët e rënë të luftës së Ferizajt Sali Sfarqën e Sylë Defcën, dhe aty ku heshtej kujdesëshëm për luftëtarët e gjallë të kësaj lufte sic ishin Daut Reqica, Durr Osmani, Rexhep Reqica etj.
Kujtimin krenar për Arsim Rexhepin, luftëtarin e Kosharës fshati Sazli tani më e ka shëndrruar në bronz dhe saherë që zgjohën bashkëfshatarët, me rrëzën e parë të mëngjesit takohën me bustin e tij që qëndron krenarë në oborrin e shkollës fillore të fshatit.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora