Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Tefta Tashko Koço

| E enjte, 01.06.2006, 08:55 PM |


Tefta Tashko Koco, nje ze qe nuk shuhet kurre!

Tefta Tashko Koço

Bija e patriotit te njohur Thanas Tashkos dhe e Eleni Zografit, lindi ne qytetin Fajum te Egjiptit me 2 nentor 1910, ku i ati kishte emigruar dhe mbante buze liqenit te atij qyteti nje restorant te vogel i cili ishte bere qender ku mblidheshin patriotet shqiptare nga i gjithe Egjipti.
Thanasi te gjithe femijeve te tij te shumte (4 djem dhe 3 vajza). u mundua t'u jape edukate patriotike dhe arsim te pershtatshem, femijet , kujdesin e babait te tyre patriot e justifikuan me punen e tyre ne dobi te Shqiperise. Dy prej tyre u bene njerez te artit. Tefta artiste klasike kurse Anastasi (Arturi) muzikant dhe piktor me ze. Thanasi vdiq ne Fajum me 1915. Eleni se bashku me femjet, me 1921, u vendos familjarisht ne Korce, ne vendlindjen e saj. Ne ato vite ne Korce. kishte filluar te zhvillohej, ndonese e vaket, nje fare jete artistike. Atje vepronte " Banda e vatre's", ishte krijuar shoqeria "Shoqeria e Arteve te Bukura" dhe grupi "Lira", si dhe disa grupe te vogla artistike. Keshtu ne vitet 20-te, kur Tefta vjen ne Korce, gjen atje nje aktivitet jo te paket artistik.

Ne dasmen e nje kusheriri te vet Tefta kendoi disa kenge. Nje profesor muzike qe e degjoi, mbeti i habitur nga zeri i kesaj vajze, qe ende nuk i kishte mbushur 16 vjetet. Interesohet qe ajo te aktivizohet ne grupet artistike te qytetit ku se bashku me Jorgjia Filen (Truja) filluan te marrin pjese ne shfaqjet artistike. qe organizoheshin kohe pas kohe ne qytet. I paharruar do te mbetet per te dhe J.Filen koncerti i dhene ne Drenove, me 26 qershor 1926, ku paten sukses te madh. Ben pjese ne korin e shkolles qytetese, ku eshte edhe soliste. Keto aktivitete te vogla artistike percaktuan fatin e ketyre dy vajzave korcare, te cilat me vone do te beheshin yje te artit vokal shqiptar. Nisen per studime ne degen e artit vokal muzi-kor. Tefta ne shkollen e mesme muzikale ne Montelie te Fran­ces, ndersa Jorgjia ne Konservatorin "Santa C^ecilia" te Rome's. Me 1930 merr ftese nga grupi himariot i Neco Mukos per te inci-zuar disc pjese popullore shqipe, ne Paris. Ftese, te cilen ajo e pranon me gezim. Shkon menjehere ne Paris dhe incizon se bashku me ta disa kenge. Ne vitin 1931 ajo mendon te regjistrohet ne Konservatorin e Parisit. Ne fakt futet ne Institutin e Larte te Muzikes, ku pati per " Maestro" profesoret Zhan Sere dhe Leo Bermandin. Kur ajo perfundoi vitin e pare, organizohet ne Paris konkursi i kengetareve lirike ne te cilin merr pjese edhe Tefta, dhe fiton cmimin e dyte. Ndersa ne konkursin per te ne shtator 1931, a.]o pranohet me unanimitet, dhe te gjithe pjesetaret e jurise votuan njezeri per kengetaren shqiptare. Nga 127 kandidatet e paraqitur, fituan te drejten e pranimit vetem 17 prej tyre.Nder te paret radhitet emri i Tefta Tashkos (nga 4 te huaj ajo figuron e para).

Pedagoget e Konservatorit e paraqesin Teften si artiste te shquar, qe e pret nje e ardhme e shkelqyer. Gjate kohes se stu-dimeve ne Konservator, ajo pati veshtiresi te shumta, mbi te gjitha ekonomike, te cilat ajo i perballoi me vullnet te hekurt e kembenguljen e saj karakteristike, te cilat me vone kengetari K. Antoniu do t'i parcaktoje : Tefta ka vullnet te tmershem"! Jep ne kete kohe, rregullisht, koncerte ne eniisionet muzi-kale te Parisit dhe merr pjese ne disa konkurse, ne te cilet gjithmone fiton nje prej cmimeve kryesore. Tashme artistja shqip­tare afirmohet ne rrethet artistike te Parisit. Jep shfaqje ne "Opera komike" te Parisit. ku vleresohet lart ne rolin e Cju-cju Sianit ne operan Baterllaj te Xh.Pucinit. Kur ajo behet gati, mbas 8 vjetesh largimi nga atdheu, te kthehet pergjithmone i vjen propozimi prej drejtorit te Operas Metropoletan te Njujor-kut Xhonson, i cili deshiron ta clegjoje para se ta pranoje ne ko-lektivin e njeres prej operave me me ze ne bote, propozim dhe oferte te cilin e enderonte dhe e desheronte gdo artist. Zeri i atdheut e therret. Ajo nuk ka harruarr kurre se eshte e bija e Thanas Tashkos, nuk ka harruar se populli i saj ka nevoje per zerin e saj, per kengen qe ajo kendon. Sakrifice e pashembullt te refuzosh Metropolitanin dhe te vish ne nje vend ku nuk kishte as piano, dhe as salle per te kenduar artistet lirike, For Tefta eshte e vendosur. Atdheu e pret ne gjirin e vet dhe bija e tij vjen dhe vendoset ne te.

Ne vitin 1935 ajo kthehet ne Shqiperi. Korca e priti bijen e saj me krahehapur. Filluan pergatitjet per organizimin e koncertit te mireseardhjes. Ai u dha me 26 nentor 1935 ne sallen e palestres "Leku i nxenesit" (palestra prane Mitropolise). Suksesi qe i plote. Duartrokitje te parreshtura, thirrje, "Bravo, bravo Tefta, na nderove Tefta" etj etj. Ishte nje koncert, qe per kengetaren e re ishte kuptimplote. Korca e saj i dha kurajo, i dha besim te vazhdonte rrugen e nisur. Dhe keshtu me radhe, dy koncerte u dhane ne kinema "Gloria" dhe po ai sukses edhe ne qytetet e tjera. Populli i saj e ledhatoi, e pergezoi dhe e inkurajoi bijen e vet ne rrugen e veshtire, por te lavdishme te artit. Ne vitin 1936 shkon perseri ne Paris ku mbron me sukses dhe me nota te shkelqyera diplomen. Nga Parisi shkon per specializim ne Rome, prej ku kthehet perfundimisht ne atdhe. duke vazhduar pa nderprerje aktivitetin e saj, duke u here ne kete menyre artistja me popullore e me e njohur, e cila per nje kohe te shkurter me ken get popullore e klasike te kenduara me mjeshteri te larte, u be e aferm dhe e dashur per zemren dhe veshin e cdo shqiptari.

Te punoje si ajo, ne ato kushte te veshtira, duhej guxim. Cdo koncert i dhene prej saj. ne cdo qytet te Shqiperise, shndrohej ne feste te vertete. Mjafton te permendim pritjen e ngrohte qe i behet asaj ne Shkoder nga populli i qytetit dhe orkestra frymore e udhehequr nga Preng Jakova. Me 8 qershor 1938, bashke me M.Krajen japin koncert ne kinema "Gloria" ne Tirana, ku bashke me to kendoi edhe dja-loshi nga Boboshtica e Korce's Kristaq Koco, i porsaardhur nga Rumania. Te tre artistet u pelcjyen dhe u duartrokiten. Shtypi i kohes e vleresoi shume kete koncert. Ky artist i ri e plot talent, u be me vone bashkeshorti i artistes sone te shquar. K.Koco perfundoi studimet e Milanos dhe u kthye ne Shqiperi. Tefta e priti me urrejtje pushtimin fashist te Shqiperise. Ne koncertin e dhene bashke me M.Krajen, me 3 prill 1939, ne kinema "Gloria" ato kenduan kenge popullore dhe patriotike, te cilat ndezen flake zemrat e pjesemarresve dhe bene efektin e duhur. Kenget e kenduara nga Tefta "Kroi i fshatit tone", "Ishin dy kunata", "Ku po shkon moj goce e vogel". "Dola ne penxhere" e shume te tjera, kane mbetur e do te mbeten te pahanuara. Kur shkruaj keto radhe per kete artiste te shquar, nuk mund te mos sjell nder mend disa kujtime te asaj moshe te vegjelise, kur per here te pare degjova zerin e saj, "rob i te cilit kam mbetur edhe sot e gjithe diten, pas shume vitesh". Ne qytetin tim ne Korce, ishte nje kinema e vogel, por shume komocle qe quhej "Lluks". Ndodhej atje ku sot, ne anen jugore, ndodhet cepi i ish MAPO-s se qytetit. Ne kete kinema shkonim shpesh me shoke't e moshes. Para fillimit te filmit ishte bere rregull qe pronari vinte disqe me zerin e Teftes, Ne ate kohe nje film, per arsye te komunikacionit te veshtire, jepej shume here radhazi, por ne per te degjuar zerin e Teftes, nuk pyesnim e shkonim e degjonim kenget e kenduara prej saj. panvaresisht se filmin e kishim pare 5 apo 6 here.

Me vone, gjate studimeve jashte shtetit, shkoja vazhdi-misht ne shfaqjet operistike. Kendonin soprano te njohura e rne ze brilant, por une e krahasoja zerin e tyre me ate te Teftes, qe kisha degjuar shume vjet te shkuara ne kinema "Lluks", dhe per cudi zeri i saj me tingellonte me i embel, me i afert dhe inter-pretimi i saj me i persosur. Edhe sot e kesai dite kur e degjoj ate te interpretoje "Folie Folie" arien e Violetes nga Traviata ose ate te Lejlase nga "Peshkataret e Perlave" te Bizese. me plot gojen them se zeri i Teftes eshte i rralle dhe se eshte fat i Korces qe i dha Shqiperise nje artiste kaq te madhe, qe vdekja e n'embeu shume te re, ne moshen 37 vjecare, me 30 dhejtor 1947 pa thene ende fjalen e fundit ne skenen operistike shqiptare.