E marte, 19.03.2024, 03:15 AM (GMT)

Mendime

Adnan Abrashi: Kur prezenca e policisë shëmton pamjen e një qyteti?!

E diele, 03.05.2009, 07:02 PM


KUR PREZENCA E POLICISË, SHËMTON PAMJEN E NJË QYTETI?!

Nga Adnan Abrashi

Derisa, ditëve të fundit, opinionin ynë kosovar, është i bombarduar me një lajm vërtet  tragjik-komik, që ka të bëj me vjelljen spektakulara mu në objektin e vet policisë, në një kënd tjetër të Kosovës, po këta uniforma blu, me një përkushtim të jashtëzakonshëm profesional, zbatojnë me devotshmëri në praktikë, një planë operativ afatgjatë, sikur thuhet nga ta,  “i ardhur si urdhër nga lart”, në drejtim të sigurimit të sforcuar fizik të kishave dhe tempujve ortodokse serbe.
Ashtu siç është shkruar edhe më parë për këtë çështje, mbi 40 polic të Policisë Regjionale të Prizrenit, formojnë një njësit special të “rojeve të kotësisë”,  të cilët kanë si obligim, 24 orë pa ndërprerë, me nga 4 policë në tri turne, t’i ruajnë kishat dhe tempujt tjerë ortodoks serb. Kuptohet, kjo është për ta vetëm urdhër ekzekutiv që patjetër duhet ta zbatojnë, e, që, ndërlidhet me Ligjin për zona të veçanta të mbrojtura, tanimë të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës. Sipas këtij Ligji, Prizreni, me disa tempuj karakteristik ortodoks serb, përfaqëson njërën nga këto 44 zona të veçanta të mbrojtura.
Për këtë obligim ekzekutiv të Policisë regjionale të Prizrenit, aspak, nuk duhet fajësuar ata,  por e tërë poenta e kësaj vërejtjeje dhe kritike qëndron diku tjetër: në mënyrën se si profesionalisht ekzekutohet ky “urdhër nga lart”. Tanimë dihet mirë se objektet fetare ortodokse serbe që si zona të veçanta në Prizren përcaktohen nën mbrojtje me këtë Ligj, gravitojnë mu në qendër të qytetit dhe, ato në afërsi fizike janë ngatë-ngatë me njëra - tjetrën, atëherë, si mundeni këto ditë ta paramendoni shëtitoren më të frekuentuar nga qytetarët e Prizrenit – Shatërvan, të mbushur nga prezenca tejet e shtuar e këtyre rojeve të “devotshëm” me uniforma blu.
Patjetër duhet pranuar se në  këto ditë të ngrohta pranverore, vërtet është një pamje jo aq e dëshiruar për qytetarët prizrenas, kur qendra dhe shëtitorja më e bukur e qytetit të tyre të lasht historik, non-stop gjatë tërë ditës dominohet nga frekuentimet tejet të shpeshta të automjeteve patrulluese dhe forcave të shtuara të prezencës fizike policore.
Pse në lidhje me këtë, në këtë moment, me ëndje të mos qeshemi të gjithë me atë shaka të qëlluar të një miku tim vizitor nga Prishtina, i cili më takoj në qendër të qytetit dhe më pyeti: “Çka është kjo mora vëlla me këtë qendër përplot polic?! Mos po ju vjen në vizitë Tadiqi, a”?!  Ose, ajo tjetra e një pronari kafeterie përball kishës e cila ruhet me nga 4 polic në turne:  “Shyqyr, me ardhjen e këtyre policëve edhe puna ja nisi me bereqet. Gjithnjë po e kam lokalin plot me ta”?  Dhe, me të vërtetë nuk ka faj ky pronar.  Mjafton që të dalësh në qendër të qytetit dhe gati në shumicën e lokaleve dhe kafeterive me tavolina jashtë, është e pamundur mos të shohësh aty uluar grupe të uniformuar të policëve. Kuptohet, edhe ata janë njerëz. Edhe ata janë miqtë, dashamirët dhe të afërmit tanë por, kur kjo performancë e prezencës së uniformuar dhe tejet të shtuar të tyre, shprehet mu në qendrën më të frekuentuar të qytetit, ajo len përshtypjen e një pamje të një “qyteti të pushtuar policor”, si në skenat e filmave “partizan me gjerman”.
Sipas planave të caktuara operative, në çdo shtet demokratik në botë, është normale që policia të bëjë vigjilencën e shtuar të një objekti apo regjioni të caktuar strategjik të asaj pjese konkrete  të qytetit, por ajo kujdeset gjithnjë që ky aksion i tyre të mos vërehet aq dukshëm dhe të mos krijoj shqetësime eventuale apo panik të panevojshëm në mesin e qytetarëve të vetë.
E, posaçërisht ky kujdes si princip, aplikohet në vendet turistike, në të cilat, gjatë sezonit, as që mund të vëresh  ndonjë polic të uniformuar. Kuptohet, në ato vende policë gjithmonë ka dhe ndoshta më tepër se zakonisht, por jo si të uniformuar.
Dihet se edhe Prizreni është njëra ndër vendet më turistike të Kosovës. Në të, këso vizita tejet të shtuara posaçërisht vërehen në fillim të muajit maj , kur me mira e mira nxënës në ditë të shkollave fillore dhe të mesme  nga qytetet tjera të Kosovës, e invadojnë me eskurzione këtë qytet,  dhe aty qëndrojnë më së shumti në pjesën më  të frekuentuar të tij - “Shatërvanin”
A thua, çfarë përshtypje do tua lë këtyre vizitorëve si kujtim, një pamje e kësaj qendre me përlotë polic të uniformuar, në të cilën të duket, sikurse në atë moment po mbahej ndonjë takim i nivelit të lartë ndërkombëtar i G-8 –shes.
Dikur në qershor të këtij viti, po ashtu në Prizren, fillon mbajtja e një festivale ndërkombëtar të filmit dokumentar “DOKUFEST”., Me këtë rast, mira e mira vizitor nge Evropa  dhe shumë vende tjera të botës e vizitojnë Prizrenin, dhe ky spektakël i madh artistik-  filmik mbahet mu në pjesën e qendrës “Shatërvan” të qytetit” ,
A thua, çfarë përshtypje të parë  do të kenë këta vizitor të radhë dhe artistë krijues për Prizrenin, kur, posa të arrijnë në “Shatërvan”, gjëja e parë që do t’ju bie në sy është qendra e qytetit  plotë polic të uniformuar që i ruajnë veçanërisht kishat ortodokse serbe,  në dallim nga monumentet tjera historike të këtij qyteti.
A thua nga kush...?!
Dhe për fund, për kompetentët e policisë regjionale të Prizrenit, sugjerimi im i një qytetari të zakonshëm prizrenas do të ishte lutja, që ata, sa më urgjentisht, edhe në herë ta shqyrtojnë këtë planë të tyre operativ të ruajtjes së përforcuar të objekteve fetare ortodokse serbe, dhe mundësisht atë, ta adaptojnë sa më realisht kërkesave dhe rrethanave  hapësinore-kohore të momentit.
Çka është tepër, është tepër..., a po?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora