E premte, 19.04.2024, 04:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komploti që u ndëshkua me jetë

E premte, 01.05.2009, 11:54 PM


Nga e majta, Serdar Tatar dhe tre vëllezërit Duka - Dritan, Shain dhe Eljvir
Nga e majta, Serdar Tatar dhe tre vëllezërit Duka - Dritan, Shain dhe Eljvir
Tre vëllezërit Duka u dënuan me burgim të përjetshëm 

Nga Beqir Sina, BOTA SOT
 
Tre nga pesë të burgosurit për komplotin në bazën ushtarake në Fort Dix, - Chery Hills, u dënuan me burgim të përjetshëm plus 30 vjet. Këta janë; Elvir Duka (23), Shain Duka (26) Dritan Duka (28), emigrantë shqiptarë nga Dibra e Madhe.

Gjykata federale dha dënime të gjata burgimi edhe për dy personat e tjerë të shpallur fajtorë për komplot për vrasjen e personelit ushtarak amerikan në një bazë ushtarake të Nju-Xhersit. Gjykatësi, Kluger dënoi të mërkurën edhe Mohamed Shnewer, i lindur në Jordani, me burgim të përjetshëm plus 30 vjet për rolin e tij në komplotin për të sulmuar bazën Fort Diks në Nju- Xhersi dhe një tjetër person të akuzuar për këtë çështje, Serdar Tatar, i lindur në Turqi, u dënua me 33 vjet burg.

Të tre vëllezërit Duka - Dritan, Shain dhe Eljvir - me shumë kurajë dhe me zë të plotë, kanë shpallur pafajësinë e tyre, para se atyre t'iu shqiptoheshin dënimet. Që të tre e përsëritën edhe në "fjalën e fundit" se ata po dënoheshin, si të pafajshëm, sipas tyre. Në fund të një gjykimi të gjatë, në deklaratën e tij, njeri prej tre vëllezërve, Elvir Duka, 25 vjeç, u kthye me fytyrë në drejtim të familjes së tij - të madhe, të ulur në sallën e gjyqit, dhe me zë të fortë që ta dëgjonin të gjithë tha: "u kërkoj prindërve të tyre dhe anëtarëve të tjerë të familjes së tij - që kishin ardhur të ndiqnin gjykimin, që ata të gjithë të "jenë të durueshëm, dhe të mos merakosen."

Ai tha se :"Duke qenë në burg dhe duke ditur që ne jemi të pafajshëm - është një ndjenjë e madhe në sy të Zotit," tha ai. "Qeveria e di se kush janë ata që vepruan." Kryetari i Gjykatës së Qarkut, në Cherry Hills, Gjyqtari Robert B. Kugler, në mbyllje të këtij gjykimi vuri në dukje se, "Tek dënimi i të pandehurve, është marrë parasysh fakti se deri në ditën e fundit, asnjeri prej tyre, nuk tregoi keqardhje për veprimet e tyre, dhe tha se "një dënim ndëshkues dhe i ashpër, ishte i nevojshëm."

"Unë nuk mund të jepja dënime më të lehta. Megjithëse, shoh anëtarët të familjes... që e shohin dënimin me pikëllim," tha ai. "Por unë kam balancuar dënimin me atë që ata kanë pasur si qëllim ata për të vepruar.... Unë jam më se i bindur në fajësinë e tyre." , tha në fund të këtij gjykimi, Kryetari i Gjykatës së Qarkut, në Cherry Hills, Gjyqtari Robert B. Kugler.

Shumë ndikim në dënimin e të pestëve, duket se dha edhe vendimi i marrë në dhjetor 2008, kur një juri e përbërë nga 11 veta, i patë dënuar tre vëllezërit Duka dhe dy pandehurit e tjerë, Mohamad Shnewer dhe Serdar Tatar, për konspiracion për të vrarë ushtarët amerikanë, në bazën ushtarake Fort Dix - në Cherry Hills.

Ky rast është i pari në historinë i SHBA-së, që një grup njerëzish emigrantë në SHBA-së, të dënohen me burgim të përjetshëm, për terrorizëm. Prokurorët amerikanë, e kanë quajtur arrestimin e të pestëve, si një sukses të FBI-së Sipas tyre taktikë, për të zbuluar komplotet, të këtyre njerëzve ose grupeve të njerëzve në SHBA-së, që në fazat e "nisjes së veprimeve" dhe shkatërrimin tyre, para se ato mund të vijnë në përmbushje të qëllimit.

Një vit e gjysmë hetime...

Tre vëllezërit me origjinë shqiptare të akuzuar për komplot ndaj një baze ushtarake amerikane, Fort Dix, e cila merret me përgatitjen e rekrutëve, në 7 dhjetor 2008 të vitit të kaluar janë shpallur fajtorë nga një juri prej 11 vetash. Së bashku me ta janë dënuar edhe dy shtetas të huaj një turk dhe një jordanez për komplotin në bazën ushtarake Fort Dix të Nju- Xhersit.

Ferik Duka deklaroi : “Nëse fëmijët e mi do të ishin fajtorë, atëherë ata nuk do të ishin më fëmijët e mi. Por ata janë të pafajshëm”, - deklaroi ai
Ferik Duka deklaroi : “Nëse fëmijët e mi do të ishin fajtorë, atëherë ata nuk do të ishin më fëmijët e mi. Por ata janë të pafajshëm”, - deklaroi ai
Juria që dha e para vendimin përbëhej nga 11 veta, tetë prej të cilëve ishin femra. Vendimi i parë është dhënë nga juria gjyqësore e përbërë prej 11 personave anonimë të zgjedhur nga profesione mosha e gjini të ndryshme. Gjatë procesit të hetimeve që zgjati më shumë se një vit, janë marrë në pyetje më shumë se 50 dëshmitarë, ndër të cilët më vendimtare ishin dëshmitë e dy emigrantëve shqiptarë Agron Abdullai dhe Besnik Bakalli.

Akuza me 26 faqe është e mbështetur nga një aktakuzë, e lexuar që në ditën e parë të arrestimit të tyre një vit më parë. Avokati i kësaj çështjeje i hodhi në mënyrë të ripërsëritur poshtë akuzat, duke thënë se klientët tij nuk kanë pasur në asnjë mënyrë si "qëllim ndonjë komplot kundra bazës ushtarake në Fort Dix, për të cilën akuzohen, po t'u referohemi provave. Të përfshirë në këtë çështje është edhe një informator i FBI-së, me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga drejtësia e Shqipërisë për vrasje në Tiranë.

Ky ka qenë gjykimi më i gjatë në historinë e këtyre çështjeve. Ata u gjykuan në Nju-Xhersi.

Akuzat

Tre nga të dyshuarit, vëllezërit Shain, Dritan dhe Elvir Duka, janë emigrantë nga Maqedonia, Dibra e Madhe, ndërsa Muhamar Shnefer është jordanez dhe Serdar Tartar me origjinë nga Turqia. Ata akuzohen nga FBI-ja për komplot ndaj bazës amerikane për përgatitje të veprimeve të armatosura për të vrarë ushtarët amerikanë. Të pestë të akuzuarit, përfshi tre shqiptarët, e kanë shpallur veten të pafajshëm qysh në ditën e parë të arrestimit. Ata bënë para pak kohësh një kërkesë për shtyrjen e gjyqit. Një pjesë e shtypit amerikane ka cilësuar si procesin më të madh gjyqësor për terrorizmin pas sulmit të kullave më 11 shtator të vitit 2001. Ata u arrestuan në muajin maj të vitit 2007, pas një operacioni 15-mujor investigimi nga ana e FBI-së, që sekuestroi edhe një sërë armësh e materialesh të dyshimta.

Mbrojtja: Të infiltruarit ndikuan tek shqiptarët e akuzuar

Shtëpia e vëllezërve Duka në Chery Hills, Filadelfia
Shtëpia e vëllezërve Duka në Chery Hills, Filadelfia
Çështja “Fort Dix”, në të cilën janë përfshirë katër shqiptarë të akuzuar për komplot terrorist ndaj SHBA-së, pritej të merrte një tjetër kthesë, mendonin avokatët pas pretendimeve të palës mbrojtëse, se janë të infiltruarit e FBI-së, që kanë shtyrë të arrestuarit drejt këtij komploti. Dy të infiltruarit e FBI-së duket se nuk janë të pastër ashtu siç mendohej. Ai nga Shqipëria, njëri që ka bërë vrasje në Shqipëri dhe i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Kështu, njëri prej tyre, gjatë regjistrimeve të kryera, ka thënë fjalë të ashpra në adresë të SHBA-së dhe ka ndihmuar me armë këtë organizatë, ndërsa tjetri ka probleme me drejtësinë shqiptare dhe ishte një prej vullnetarëve që do të hidhnin veten në erë në turmën e ushtarëve. Këta janë Mahmut Omari nga Egjipti dhe Besnik Bakalli me origjinë shqiptare, të cilët janë dy prej të infiltruarve nga ana e FBI-së, që bënë të mundur zbulimin e grupit komplotist të bazës ushtarake "Ft. Dix ".

Vëllai i tre vëllezërve të akuzuar, Burim Duka, shprehet se Bakalli ishte i vetmi person që fliste në regjistrim e se donte që të qëllonte njerëz. “Besniku ishte i vetmi person që dëshironte të qëllonte njerëzit, t’i hidhte në erë ata dhe ne e pyesnim se përse donte ta bënte këtë gjë. Kjo është e ndaluar në fenë tonë”, - tha 17-vjeçari Duka. “Dhe ai vazhdonte: për çfarë jeni të frikësuar ju?”. Sipas Dukës, ishin të infiltruarit ata të cilët e krijuan të gjithë këtë konspiracion nga asgjëja, duke përfshirë tre vëllezërit e tij dhe dy miqtë e tjerë në një komplot terrorist që nuk ka ekzistuar kurrë. Të njëjtën gjë pohuan edhe avokatët mbrojtës, ata u shprehën se ishin pikërisht të infiltruarit, të cilën ndikuan tek klientët e tyre, duke i nervozuar ata dhe duke i shtyrë për të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.



(Vota: 3 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora