Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhelku Maksuti: Varri i mbretit të parë të Shqipërisë gjendet në Bukuresht

| E premte, 01.05.2009, 08:30 PM |


Xhelku Maksuti
Xhelku Maksuti
Ndriçime

Varri i mbretit të parë të Shqipërisë gjendet në Bukuresht

Nga Xhelku Maksuti (Bukuresht)

Në kuadrin e Kishës Evangjelike të Bukureshtit (strada Luterana), në anën e mëngjër të altarit, nën një pllakë mermeri gjendet i varrosur Wilhelm de Wied, mbreti i parë i Shqipërisë indipendente, nip i mbretëreshës Elisabeta e Rumanisë. Dijetari rumun, Nicolae Iorga, ia tërhoqi vëmendjen princ Vidit  lidhur me vështirësitë që do ti hasë në Shqipëri si pasojë e mentalitetit oriental të trashëguar nga dominimi i administratës osmane të vendit. Kush është Wilhelm de Wiedi dhe çfarë rëndësie ka varrin i i tij në një kishë të Rumanisë?
 Pas Kongresit të Paqes në Berlin (1878), që i pat debatuar rezultatet e luftës ruso/rumuno/turke të vitit 1877-78, në Jug/Lindje të Europës u krijua një situatë e re gjeopolitike. Shqiptarët, si dhe arumunët, ishin të vetmit që nuk kishin një shtet të vetin, duke vazhduar të mbeten nën dominimin e Perandorisë osmane, prej nga dhe ideja e krijimit të një shteti shqiptaro/vllah që pasonte të krijohej me ndihmën e Rumanisë. Në mbarim të luftës së parë ballkanike, kur popujt e krishterë të Ballkanit përfituan një sukses të ri ushtarak kundër turqve, shqiptarët, pas disa kryengritjesh, do ta shkundin edhe ata thudrën e dominimit osman prej rreth pesë shekujsh, duke e shpallur pavarësinë e Shqipërisë në qytezën bregdetare të Vlorës (1912). Por, ky shtet i ri indipendent balkanik, përfshinte vetëm territorin e banuar me shqiptarë që gjendej në atë kohë nën pushtimin osman. Kështu shpjegohet fakti se disa territore me popullatë mazhoritare shqiptare të ndodhura nën komponentën e shteteve tjera ballkanike mbetën jashtë kufinjve të Shipërisë.

Wilhel de Wied me Princeshen Sofia
Wilhel de Wied me Princeshen Sofia
Madje, edhe në këto kondita, krijimi i shteit të ri indipendent i pat shqetsuar vendet fqinje që aspironin ndarjen mes vedi të tërë territorit shqiptar. Në këto rrethana, „çështja shqiptare” do të debatohet në Konferencën e Londrës të ambasadorëve të gjashtë fuqive të mëdha europiane (Anglia, Franca, Rusia, Austro/Hungaria, Italia dhe Gjermania). E hapur më 17 dhjetor 1912, kjo pasonte të vendosë statutin internacional të Shqipërisë, organizimin e shtetit të ri dhe përcaktimin e kufinjve të saj. Punimet e Konferencës vazhduan në vitin 1913, vendimi final i njohjes së Shqipërisë duke u marrë më 29 korrik, edhepse Turqia mohonte të drejtën e saj ndaj Shqipërisë qysh më 30 maj 1913. 
 Një komision ndërkombëtar i kontrollit, i formuar nga përfaqësues të gjashtë fuqive të mëdha europiane dhe një nga ana e qeverisë së përkohshme shqiptare të Vlorës, do të vëzhgojnë vendimet e marra në Londër, ndër të cilat edhe atë të ardhjes në fron të Shqipërisë të princit gjerman Wilhelm de Wied, edhepse kishte edhe pretendentë të tjerë: një osman fisnik, një tjetër italian nga familja e kastriotëve dhe princi rumun Albert Gjika. Do të duhej të shtojmë faktin se Rumania, përmes intervenimit të diplomatit N. Mishu (rum. Mi?u), e përkrahu njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Shqipërisë në kuadrin e Konferencës së ambasadorëve të Londrës në bazë të një dokumentimi të sinqertë lidhur me viset e banuara me shqiptarë në Ballkan.
 Para se ta pushtojë fronin e Shqipërisë, princi Wilhelm de Wied u konsulltua në Kështjellën Pelesh, në Sinajë, edhe me profesorin Nicolae Iorga, duke i kërkuar udhëzime. Dijetari rumun ia tërhoqi me seriozitet vëmendjen lidhur me vështirësitë që do ti hasë në Shqipëri, sidomos lidhur me mentalitetin e tipit oriental të trashëguar nga dominimi i administratës osmane të vendit. Mbreti Carol I i Rumanisë e pat përkrahur kandidaturën e princ Wiedit jo vetëm si nip i bashkëshortes së tij, por edhe duke e njohur faktin se në Shqipëri kishte edhe arumunë. Me natyrën e saj poetike, mbretëresha Elisabeta e Rumanisë, e përshkruan princin si një hero nga një fis fisnik („në thellësi të pyjeve, në Rajna, gjendet trungu nga kemi shkëputur një degë. Ky trung ka degë të panumërta të fuqishme, njërin do tua japim juve dhe ai do të jetë udhëheqës”), ndërsa shtypi rumun do të botojë reportazhe nga Shqipëria. Në Gazeta ilustrata shkruhej: „Shqiptarët, përmes vullneti të Europës, formojnë sot një komb të bashkuar në një shtet të organizuar, me një sundimtar të fisëruar me familjen tonë”.
 Kështu, para 85 vitesh (faktikisht para 94 vitesh-shën. yni: B.Y.), princi gjerman Wilhelm de Wied ngjitet në anijen austro-hungareze të luftës „Taurus”, e shoqëruar nga njësi të flotës italiane, angleze dhe franceze, e cila më 7 mars 1914 do të zbarkojë në brigjet e Detit Adriatik, në portin e Durrësit, ku do të vendoset kryeqyteti i Shqipërisë mbretërore. Për shkak të instabilitetit dhe oraganizimit të dobët të administratës dhe policisë shqiptare, Rumania do të dërgojë një batalion prej 100 ushtarësh nën komandën e majorit Giur?scu, për rroje të Suveranit dhe për sigurimin e urdhërit publik. As nuk instalua mirë në fronin e Shqipërisë dhe pasi që krijoi „qeverinë definitive”, Suverani do të konfrontohet me „çrregullime” të provokuara nga qarqe të ndryshme armike nga vendi e jashtë, ndërsa nga mesi i muajit maj, masje, edhe me një revoltë në afërsi të Durrësit, në Shijak.
 Në këto kondita, në fillim të shtatorit 1914, pas vetëm gjashtë muaj qeverisjeje, mbreti Wilhelm de Wied dhe bashkëshortja e tij ambicioze, Sofia, do ta braktisin Shqipërinë në kushte tejet kritike, pararendëse të luftës së parë botërore. Duket se ata nuk e patën marrë rrugën për në Gjermani por u vendosën në Sinaja, nën mbrojtjen e mbretëreshës Elisabeta të Rumanisë. Duke vdekur në territorin e vendit tonë, mbreti Wilhelm de Wied do të varroset në kuadrin e Kishës Evangjelike të Bukureshtit, në afërsi të altarit, ku gjendet edhe kolltuku ku rrinte mbretëresha Elisabeta gjatë kohës kur merrte pjesë në shërbimet fetare.

(Përktheu nga revista Lumea Magazin nr. 8/1999: Baki Ymeri, e botoi për herë të parë në gjuhën shqipe revista Albanica, Prishtinë 2008) 

Wilhelm de Wiedi ne revisten Lumea (Bota)
Wilhelm de Wiedi ne revisten Lumea (Bota)

Carmen Sylva (1914)
Carmen Sylva (1914)