E marte, 19.03.2024, 05:57 AM (GMT)

Mendime

Ibrahim D. Hoxha: Shteti shqiptar në shënjestrën greke

E shtune, 02.05.2009, 07:02 PM


Arkivore

SHTETI SHQIPTAR NË SHËNJESTRËN GREKE

Nga Ibrahim D. Hoxha

Shteti shqiptar që në lindjen e vet ka qenë dhe vazhdon të jetë në shënjestrën, goditjet dhe përçmimet greke. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë, jo vetëm për shkak të qëndrimit matrapazllëk të të tërëfuqishmëve evropianë- që po se po- por edhe si rrjedhim i plot pushtetarëve të këtij shteti, të cilët ndaj qeverive greke kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë majën e hundës së vet në majat e këpucëve të tyre. Pushtetarët grekë, pasi mundën t`i trungut tërësor shqiptar pjesën jugore dhe J-L: Çamërinë, Janinën dhe qarkun e saj përkatës, si dhe tërë trevën në lindje të Gramozit, s’lanë gur pa lëvizur që të vënin nën thundrat e tyre edhe pjesën tjetër, përfshi edhe Durrësin.
Luftimet e rrepta të viteve 1912-1913 dhe paudhësitë e polifemikëritë e tyre, që aso kohe e në vazhdim kanë treguar dhe vazhdojnë të dëshmojnë se shteti grek është dhe do të vazhdojë të jetë një kuçedër thellësisht grykëse ndaj shtetit shqiptar dhe kurrën e kurrës e ngopur.
Meqë polifemikëritë e tyre të viteve 1912-1913 pakashumë i kam përmendur në tri nga librat e mia: ”Çamëria dhe Janina në vitet 1912-1922”, “Viset Kombëtare Shqiptare në Shtetin Grek” dhe “Daut Hoxha”, hëpërhë nuk do të zgjatem më tej; do të theksoj vetëm disa ngjarje të pas këtyre viteve.
Në vitet 1948-1949, duke zënë si shkak strehimin kinse të njësive të ushtrisë demokratike greke në brendësi të kufirit të shtetit shqiptar, brenda tij u dyndën disa herë njësi ushtarake greke. Po meqë gjithsaherë u vërsulën këtej kufirit, thyen turinjtë, pritën kohë dhe raste më të përshtatshme. Dhe rasti habitërisht I pritur iu dha që prej vitit 1990 dhe në vazhdim. Siç dihet pushteti shtetëror prej atij viti mjerisht ra në dorë të atyre që vendi i tyre pak së paku duhej të ishte burgu i përjetshëm. Në këto rrethana pushtetarët grekë dhe vartësit e tyre gjetën shesh dhe bënë përshesh- e kthyen shtetin shqiptar përmbys: shkatërruan përfundimisht ekonominë, administratën, rendin dhe fuqinë e tij mbrojtëse, ushtrinë.
Në këto rrethana, gllabëruan burimet ujore, ato të ndërlidhjes telefonike dhe rrugore, vunë në dorë gati tërë burimet jetike dhe i lanë shqiptarët me gisht në gojë, shumë prej të cilëve i kthen në skllevër në atdheun e vet. Duke e ndjerë veten edhe zot edhe shkop, arritën të poshtëronin shtetin shqiptar: njësitë e tyre të armatosura arritën të qarkullonin edhe në kryeqytetin e tij, Tiranë, gjë kjo e lakmuar prej aq e aq 10-vjeçarësh. Në këto rrethana një kryqtar athino-fanarit që mundi të shtinte në dorë disa nga degët ekonomike tiranase, më 1993 tha: “Shqipëria është nevojtore”. Përgjigjja: ”E, andaj erdhe ti e ha në të”.
Vetvetiu lind pyetja: mund t`i shkonte kujt ndër mend që shteti shqiptar do të rrëzohej aq poshtë sa një lëngaraq grek të lapte në këtë mënyrë?! Kjo ndodhi sepse shtetin shqiptar e shtinë në dorë disa “shpëtimtarë” që duke, përrallisur se “do t`i vëmë vetullat”, ia gërryen edhe sytë. Të vetëquajtur “politikanë” shkonin- dhe vazhdojnë të shkojnë- në Athinë dhe, sipas porosive të Miçotaqit, shpallën botërisht se çdo gjë do të shndërrohet “në zero”; një prej tyre ishte edhe Gramoz Pashkua, aso kohe nënkryetar i PD.-së dhe pastaj pjesëtar i të ashtuquajturës qeveri shqiptare. Dhe ashtu sikur shpalli ai, ashtu edhe u bë, sepse nuk u ndodh një burrë që t`i hidhte çengelin në grykë dhe t’i shkulte mushkëri e zorrë. Dhe ishin pikërisht rrethana të tilla që i dhanë- edhe vazhdojnë t`i japin- rast qeverisë greke jo vetëm të ulërijë pa ndërprerje: ”minoriteti grek…”, të krijojë në Tiranë “OMONIA”-n (degën asfaliane në kryeqytetin e shtetit shqiptar), por edhe fuqinë agresive të saj: PDNJ-në. Nëpërmjet këtyre organizmave vartëse, deputetëve dhe ministrave, qeveria greke ka hedhur dhe vazhdon të hedhë shqelma brenda shtetit shqiptar. Këta “zotërinj” hynë e dalin kur duan dhe futin duart e hundët kudo që ua ka ënda.
Rasti i fundit ishte ardhja sheshit në Himarë e 3 deputetëve grekë dhe kushedi sa prej tyre fshehtazi; me përrallat e tyre të hershme për të ashtuquajturat “elinikotati”, “eliqieteria”, “ethniqieteria”, “Verioepiri” e hiçkla të tjera të kësisojshme të mykura dhe të ndryshkura që në kohë të Ballhutës, tërhoqën pas berihasë së tyre plot nga ata që i thonë këmbës dorë e që s’dinë të ndajnë dy gomarë me kashtë. Bërtasin si të marrë me laramanin grek të hedhur krahëve dhe bënë që pushteti shqiptar, në një qendër kombëtare shqiptare, si ç’është Himara, të vihet në dorë të atyre që luftojnë me mish e me shpirt për shpërbërjen e shtetit shqiptar. Dhe përse ndodhën tërë këto shëmtira? Sepse mungoi një Haziz Çam, që t’u jepte hundët në duar të dërguarve të Athinës dhe t’u hidhte lakun në fyt rrogtarëve të tyre. Në këto rrethana, kryediplomati grek, Papandreu, duke dërdëllisur në Këshillin e BE-së, jo vetëm që ripohoi ndërhyrjet e qeverisë greke në çështjet shqiptare, po guxoi të llapte se Himara u banuakësh nga “minoritarë grekë”. Vallë, të jetë kaq edhe ky ministër, sa të mos shohë çka shkruan Uieciam Martin Liku për përkatësinë kombëtare shqiptare të himariotëve?! Nuk e do mendja. Por ajo që bën atë të llomotisë trashësi kaq të papërgjegjshme dhe kaq të paturpshme, është bindja e tij kryqtare athino-fanarite. Dhe nga që në Athinë ka pasur e do të ketë të tillë, nuk mund të pritet tjetër. Habitemi se si BE-ja që ka shpallur se do të jetë boshti i të drejtës, në gjirin e saj mban të ngjashmin e Karaxhiqit. Them kështu, sepse ky Papandre dhe i jati tij janë ndër më ata kryqtarë athino-fanaritë që, me anë të Mladiçit të vetë (Zervës), shuan tërë popullatën shqiptare të besimit islam të Çamërisë dhe vende të tjera shqiptare nën zgjedhën e tyre. Ky BE-ist, në vend që të ndjejë, qoftë edhe formalisht, një pikë përgjegjësie ndaj organizatës ku është pranuar- që mjerisht edhe kryeson nga hera në herë- bën kryekëput të kundërtën. Në vend që të përmbushë detyrimet e kërkuara nga BE-ja, nga e cila bota ka kthyer sytë dhe kërkon mirësira, ai bën ligësi pas lingsish.
Ç’BE-ist mund të jetë Papandreu, i cili, në vend që të përpiqet për rikthimin e çamëve në vatrat e veta, stërgjyshore dhe të mipolozeve gati 60 vjet më parë e që u shpërndanë emigrantë në të katër anët e botës, përpiqet me mish e me shpirt, për mohimin e të drejtës së tyre të ligjshme dhe t`i vërë minat dhe shkrepsën shtetit shqiptar?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora