Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rrëfimi i një djali me këmbë në tokë (Marigona)

| E shtune, 30.06.2007, 09:04 PM |


Larg zhurmës dhe ekzibicioneve. Por me një karrierë të nëjmendtë. Vullneti, solisti i grupit “Marigona” rrëfen se si mund t’ia dalësh mbanë. Duke mbetur gjithmonë i preferuar
Pakkush ia di emrin e vërtetë. Ama muzikën ia njohin të gjithë. Jo pak, por Vullnet Sefaja bashkë me grupin “Marigona” nga Mitrovica ka që në vitin 1991 në skenë dhe kanë arritur që në kaq shumë vjet, jo vetëm që ta mbajnë grupin të bashkuar, por të jenë gjithmonë të kërkuar jashtë dhe brenda Kosovës. Për të kjo është emritë e seriozitetit në të punuar: kanë ditur që mos të ëbhen për asnjë moment të mërzitshëm. Dhe t’i marrin gjërat qetësisht. Pa kërkuar bujën dhe famën e menjëhershme. Por dhe duke iu shmangur ekzibicioneve. Duke kërkuar që me tepër sesa me “show”-n, të njihen me muzikën e vertetë. Nëj filozofi paksa e ndryshme nga ajo që përdoret kohët e fundit. Sidomos nga vajzat.

Ka shumë këngëtare që e arrijnë famën më tepër sesa me zërin me fizikun e tyre Si e përballoni konkurrencën me to?
Mua personalisht me vjen keq për koleget e mia që e kanë zgjedhur këtë mënyrë të të punuarit, sepse mendoj që njerëzit ato i shikojnë pastaj si një copë mishi e jo si një këngëtare. Ndoshta ato edhe nuk kanë pasur mundësi tjetër, por unë mendoj që shumë prej këtyre këngëtareve e kanë edhe kapacitetin për të kënduar shumë mirë edhe pse nuk jam njeriu i përshatshëm për ta bërë këët, pasi për këtë janë kritikët e muzikës. Sa i përket suksesit tim, unë ndoshta edhe kam pasur fat që nuk më është dashur të zhvishem. Përndryshe, do kisha qenë 100% i ëdshtuar (hahahah).

Nga ana tjetër, të kënduarit me një femër, me Anjeza Shahinin rezultoi mjaft i sukseshëm. Ndonjë plan i ngjashëm? Ne në secilin album kemi realizuar nga një duet. Ka mundësi që të kem prapë duet me dikë por me se me kë, nuk mund ta them sepse momentalisht nuk është përcaktuar. Tani për tani, kam gjëra të tjera në kokë.

Tani po merresh me?
Kam në plan të realizoj një këngë dhe një videoklip, por ende nuk është e qartë se kur do dalin në treg. Sa i përket jetës së përditshme, merrem me një biznes me pajisje sanitare në Prishtinë, me të jetoj.

Çfarë synon të arrish në muzikë?
Dikur, një profesor i imi më thoshte: Vullnet mbaje mend muzika nuk është garë në 100 metra. Kështu që unë mundohem gjithmonë ta jap maksimumin e ku do të arrij nuk e di.

A ndihesh i kënaqur me gjithë ç’ke arritur deri tani?
Njeriu kurrë nuk është i kënaqur me atë që arrin. Unë jam munduar që të mos ndryshoj sa i përket stilit në përgjithësi, megjithëse disa ndryshime duhet të bëhen patjetër, por jo aq sa të perekt thelbi. Në përgjithësi mund të them se jam i kënaqur, por në të ardhmen synoj më tepër dhe të mos i zhgënjej fansat e mi.

Sikur të mund ta nisje nga fillimi, çfarë do të ndryshoje në atë që ke bërë deri tani?
Të vetmen gjë që nuk do të arrija të ndryshoja kurrë: kohën kur ka ndodhur gjithçka. Kemi kaluar nëpër shumë vështirësi. E megjithatë grupi jonë ia ka kaluar mjaft mirë. Nëse do ta nisja nga e para, mund të ndryshoja ndoshta vetëm ca gjëra të vockla.
Nga këngët e grupit “marigona”, cila është më e dashura për ty?
Kam kënduar shumë këngë, qoftë të “Marigonës” apo edhe të tjera, dhe të gjitha i kam përjetuar në mënyrë të veçantë. Por, kënga që më bën lë gjithmonë më tepër mbresa, është “Tash shko”, pasi kur prezantohem me të nëpër koncerte i gjithë publiku e këndon atë bashkë me mua prej fillimit e deri në mbarim.

Po më e shitura?
Është vështirë t’i përgjigjem, sepse në Kosovë është e pamundur të marrësh vesh se sa kopje janë shitur. Këtu bën punën e vet edhe pirateria.

Sa të rëndësishme janë festivalet për ty?
Festivalet kanë qenë një përvojë e bukur, më së shumti për atmosferën që krijojnë, takime me miq e me kolegë, autorë tekstesh, muzikantë. Më pëlqen edhe shpirti i garës që krijohet në këto ambiente: është normale që kushdo që merr pjesë në festivale ka edhe dëshirën që të fitojë. Nuk mund të pajtohem kurrsesi me termin e përdorur rëndom në këto raste: më tepër rëndësi ka të marërsh pjesë. Jo, për mua është e rëndësishme është të fitosh. Por edhe nëse nuk fiton, nuk do të thotë që është fundi i botës. Kur nuk kam fituar jam ndjerë normalisht, por kur kam fituar natyrisht më mirë. Shumë më mirë.

Ku ke më shumë fansa?
Mendoj se më së shumti fansa kemi në Kosovë sepse jemi rritur këtu. Në të vërtetë nuk shafqemi dendur në publik, sepse kemi ideën se nëse do të ndodhte kjo do përsërisnim vetveten apo do bëheshim monotonë. Prandaj mendoj se kur shfaqemi, nuk zhgënjejmë asnjëherë.

Që nga momenti që je bërë baba, çfarë ka ndryshuar tek ty?
Nuk e kisha menduar se njeriu mund të ndihet kështu kur të bëhet prind: Që nga çasti kur kanë lindur Roni dhe Vesa unë nuk kam menduar asgjë tjetër vetëm për ta. Prandaj edhe mungesat e mia në skenë kanë  qenë më të gjata. Jam munduar që kohën më të madhe ta kaloj me ta. Zëri i tyre është melodia më e bukur për mua. Më mbushin me gëzim të atillë sa nuk e kisha menduar që ekzistonte.

Ju dhe gruaja keni profesione të ndryshme. Sa është e suksesshme një lidhje mes personave me profesione të ndryshme?
Mund të them se kam një jetë shumë të mirë bashkëshortore. Nuk kam probleme të asnjë natyre. Jetoj me nënën, me bashkëshorten dhe tanimë me Rronin dhe Vesën. Jam shumë i lumtur me jetën që kam dhe çdo ditë falënderoj Zotit për të gjitha të mirat që më ka dhuruar.

Jeta