E enjte, 18.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Bujar Zajmi: Shqiptarët e Kosovës - elitë e racës sonë

E premte, 01.05.2009, 08:05 PM


Shqiptarët e Kosovës - elitë e racës sonë

Mbi librin e Dr. Vasfi Samimit „Nëna Kosovë”

Shkruan Bujar ZAJMI

Për librin e Dr. Vasfi Samimit “Shqipëria e vërtetë-nëna Kosovë” kisha dëgjuar që në vogli, por nuk e gjeja dot, munda ta lexoja vetëm tani (gusht 1995), Botim i Shtëpisë Botuese “Afërdita”  Tiranë, 1995”, me titull “Shqipëria e vërtetë-nëna Kosovës” (1838-1943)

Dr. Samimi qe një dietar, publicist, pedagog i niveleve më të larta, këtë e tregojnë veprat e shumta që na ka lënë, një ndër to është edhe ky libër, ku patrioti i madh, intelektuali i shquar, tejt i ndershëm, pati mirësinë të shkruante librin “Shqipëria e vërtetë-Nëna Kosovë”, ku ai me ndjenja aq të holla e të çiltërta, përsshkruan Kosovën, këtë “tempull kombëtar”, “altarin e atdheut” me njerëz të fortë, të pastër, fisnikë e impozantë, “të cilët iu rezistuan gjihë kohërave”, si një “litë e racës sonë”.
Pas Luftës së Dytë Botërore, libri ishte i ndaluar, në bibliotekë ruahej me shënimin “rezervat”, ndërsa autori, u akuzua si kriminel lufte”!- dhe u dënua si “shovenist me burgim”. Paradoks i kohës! Me dënimin e këtij libri, të autorit, dënohej një popull i tërë, dënohej Kosova, “ndëshkoheshin” kosovarët, shqiptarët që jetojnë jashtë kufirit shtetëror të Shqipërisë së cunguar.
Libri “Shqipëria e vërtetë- Nëna Kosovë”, fillon kështu…”Ky libër iu dedikohet martirëve të motshëm e të rinj, të kohërave të kaluara e të ditëve të sotme, që kanë ra dëshmorë për lirinë e kombit e të Atdheut. Në këtë libër nuk ka politikë, shovenizëm dhe pamje të njëanëshme, por ka vetëm një parashtrim të çiltërt, e një të vërtetë të shenjtë njerëzore!…”
Dhe më poshtë… “kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor”. Një sintezë e shpirtit patriotik të autorit, të frymëzuar çdoherë më shumë nga “gjysma” vitale e atdheut dhe Kombit,  se “Në Kosovë, për të parën herë, njeriu e ndjen veten të hyjë në tempullin kombëtar”. “Aty për të parën herë besoni vetveten! Me një nderim të amshuar, ngjitemi në altarin e atdheut, me një nevojë të brenshme për t`u falur rreth kombit, racës, historisë dhe dëshmorëve… Bukuria e Kosovës, është bukuria e së vërtetës, e së drejtës. Zëri i Kosovës është zëri i historisë dhe shkëlqimi i saj, është drita e së vërtetës…” a mund të shprehesh më mirë se kaq?!”
“Ne shqiptarët nuk jemi shovenistë dhe e dimë fare mirë se kjo nuk na përshtatet aspak. Ky vetëmohim nuk rrjedh nga vogëlsia e tokës dhe e popullësisë sonë kombëtare e historike. “Kosova na paraqitet si një fole e shkatërruar e një bilbili jalkatar…në këtë gërmadhë kombëtare valonte dhimbja e padukshme dhe ziente një përmallim i virgjër. Qanë dhe këndon ai, sëbashku Kosovën që i dha Shqipërisë kaq trima luftëtarë, dijetarë, mendimtarë, politikanë, shkrimtarë, artistë të njohur përtej kufijve të Atdheut. Me një penë elegante të shkathët si publicist, mendimtar e letrar dr. Vasfiu përshkruan atë deri në hyjnizim, për luftën deri në martirizim, të sakrifikimit të tyre për liri, dhe besë që i ka ruajtur nga brezi në brez, deri në ditën e sotme.
Duke lexuar librin, e ndjen veten brenda në botën kosovare, në shpirtin kosovar, por edhe përtej ku frynte e trishtuar era e pamëshirshme e zgjedhës serbe dhe “Europa kish mbyllur sytë përpara kësaj padrejtësie”. Është e çuditshme që Dr. Vasfiu i ka shkruajtur të gjitha këto 50-vjet më parë dhe gjithçka rrotullohet nnjëlloj në skenarët e rinj, por me regjisorë të vjetër!?!
Që në atë kohë kishte pseudointelektualë që ankoheshin që Kosova nuk na pruri asnjë fuqi kulturore, asnjë përparim estetik dhe asnjë lartësi shpirtërore. Të mos harrojmeë se bëhet fjalë kur Kosova iu bashkua shtetit shqiptar (1943). A thua edhe sot ka njerëz (them njerëz?!) që dashtë Zoti të bashkohej përsëri, nëse do të shpreheshin pokështu për kosovarët!?! Ndërsa Dr. Vasfiu iu përgjigjej se kosovari, në të vërtetë, formon pjesën e elitës të racës sonë, po dritëson edhe vatrën e krijimtarisë artistike “pse të habitemi, ne kemi sot në mjedisin tonë internacionalistohumanitar, që mendojnë për strehimin e serbëve të përndjekur nga vatrat e tyre në Bosnjë, të cilët mund t`i sistemojnë nëpër Shqipëri, por që nuk kujtohet njëherë për Kosovën e robëruar, e pra avazhdohet me vëllezërit kinezë dhe mbi të nga Kosova?!
Gjysma e trupit të mëmëdheut, të ndarë me dhunë, po ta prekim e ndjejmë njëlloj si një trup të vetëm dhe të mos harrojmë, është kjo pjesë ku i takon ana e zemrës!
Dikush përpiqet të ngjall përçmimin për djemtë e trimat e Kosovës, të për hapin helm, fatkeqësisht partiak, të bazuar tek shovenizmi i komshinjëve (gjithnjë intelektualisti që do më shumë komshiun se shtëpinë e vet?!). Si do t`i përcaktonte Hasan Prishtina Eqrem Çabej këta? Përgjigjen e jep dr. Vasfiu: “kurrën e kurrës nuk mund të cenojmë dinjitetitn e personalitetin e Kosovës, dhe kosovarit mëmëdhetar, i cili për atme e flamur digjet në zjarr” edhe këto 50 vjet e këtej, Kosova e ka treguar me dinjitet se ç`mund të bëjë një popull patriot e liridashës për atdhe, mbi të gjitha, me një pjekuri e maturi per t`u admiruar.
Që 50 vjet të shkuara, dr. Vasfiu dëshironte të vinte “një gur në bashkimin e Atdheut, po shtonte “ç`do njeri duhet të dijë se ne nuk duam asnjë Shqipëri të vogël dhe asnjë Shqipëri të madhe, por duam vetëm një Shqipëri të vërtetë”. Ai dëshironte të shtyente më tej shumë më larg, deri në kufijtë e vërtetë të Shqiperisë, ata gurë të bardhë të radhosur në kufi”. Por për këtë ai na porosit, që të jemi realistë në çdi hap dhe jo euforikë, se gjithnjë ka ndodhur që dikush ka hyrë në mes, me urdhërin “Halt!…Prit edhe pak…s`ka ardhur koha”!
Paralajmërimi është akut!
Dr. Vasfiu ishte një demokrat i kulluar, një patriot dhe jo partiak, pa përmendur terminologji “socialiste, fashiste, naziste”, ai, si qytetar i ndershëm shqiptar, ngulmon në vetëdije “për një revolucion shoqëror, ekonomik, për një lumturi e qytetërim perëndimor”. Libri është i konceptuar si prozë publicistike, por që ja kalojnë llojit dhe gjinisë. Në të ndërthuren elementet e qenësishëm, të mjeteve letrare artistike me ato publicistike. Të pesë reportazhet, në një vëllim, kanë një bosht ideor, një vargëzim i natyrshëm, që na japin botën kosovare dhe të k o s o v a r ë v e. Figura dhe figurshmëria e përfituar në mënyrë krijuese, me elemnt të letërsisë publicistike dhe artistike, janë mjetet kryesore të shprehjes së autorit, me një intuitë profesionale na i ka dhënë ato, me një ndjenjë të hollë krijuese dhe vetëdije kombëtare. Ai kuvendon shtruar si me lexuesin, ashtu edhe sikur kuvendon me malet, lumenjtë, tokën, diellin, Kosovën të cilën e personifikon tek një figurë me një shtat të lertë, me supe të gjerë me kokë shekullore, me ballë krenar e me sytë të kaltër e flokë të thinjur… me një të folme të butë e të çiltër.
Libri plotësohet me një analizë mjaft të mirë, nga dr. Hamit Boriçi. Veç kësaj ka mjaft shënime të ndryshme dhe mbyllet me një bibliografi të punimeve të tija.
Grishja  e dr. Vasfi Samimit, kumbon e freskët, e qartë për breznitë shqiptare bashkëkohëse:”zëri i atdheut thotë: O njeri, çohu, shkundu…Hapi sytë dhe shpirtin kundrejt realiteteve të sotme,  dritave të shekullit të fundit dhe qytetërimit evropian…”.  Pra ky libër është tejet aktual!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora