E shtune, 20.04.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Shuquri Sejdijaj, veteran i gazetarisë shqiptare në Suedi

E premte, 01.05.2009, 06:58 PM


Shuquri Sejdijaj
Shuquri Sejdijaj
SHUQURI SEJDIJAJ  VETERAN I GAZETARISË SHQIPTARE NË SUEDI

Nga Sokol DEMAKU

Kisha me ju lute per nje prezentim të shkurtër.

- Jam lindë në fshatin Runik të Kosovës  më 1955. Ky fshat shtrihet në mes të rrugës magjistrale Mitrovicë – Pejë, dhe mjerisht fshati im njihet më shumë për kampin famkeq ”Lloçi i Runikut” ku qindra shqiptarë ishin torturuar në kohën e Aksionit të Armve që u bë pikrisht në vitin tim të lindjes.
Pas tetëvjeçares mësimet i vazhdova në gjimnazin ”Silvira Tomasini” në Mitrovicë. Ndërkaq pas gjimnazit, studimet universitare i mbarova në Prishtinë , në degën filozofi-sociologji, të dominuar plotësisht nga ideologjia marksiste.
Përgatitja dhe diploma universitare garantonin formalisht ushtrimin e profesionit të mësimdhënësit, gjë që në Kosovë s´arrita ta ushtrojë asnjë sekondë. Por në jetë ndodhin të papritura, dhe për mua ishte krejt e paprtishme puna si gazetar në radio. Fillova të punoj tek Radio Prishtina , në fillim tek emisioni ”Për punëtorët tanë me punë të përkohshme në botën e jashtme” me redaktorin Behxhet Baraliu. Pastaj kalova tek redaksia e lajmeve ku punova si redaktor i ”Ditari i mëngjesit” dhe i emisionit javor ” Për mërgimtarët”. Siç dihet më 5 korrik 1990 punonjësit shqiptarë të Radios dhe Televizionit të Prishtinës nxirren me dhunë nga puna dhe me këtë veç tjerash Kosovën zë ta mbulojë terri informativ… Në shkurt të 1991 vie në Suedi bashk me familje dhe prej atëherë fillimisht në Göteborg dhe prej 1993 vendosem në Stokholm ku gjendem edhe sot. Dhe këtu vazhdoj të punoj si gazetar dhe redaktor i programeve shqip tek Radio Suedia, si mediumi më i fuqishëm në Suedi. Për dy vite kam punuar edhe si gazetar-përkthyes në gazetën javore “Lajmëtari” që përveç në shqip dhe në suedishte të lehtë botohej edhe në shumë gjuhë të tjera gjatë viteve 1990.

Përvecse nje gazetar me renome, jeni edhe poet dhe perkthyes i njohur, qe jetoni dhe veproni vite me radhë  në emigracion. Do te ishte me interes te mesonim nga ju se si e perkufizoni rolin e gazetarit ne jetën bashkëkohore?

- Nuk është e lehtë të japësh ndonjë përgjigje ekzakte. Aq më tepër sot kur roli i mediave përgjithësisht po përjeton ndryshime të mëdha. Dikur radioja ishte mbretëreshë: deshën apo s´deshën njerëzit dëgjonin radio sepse s´kishin çka të dëgjonin tjetër. Më vonë erdhi televizori, pastaj gramafoni,... e sot kompjuteri dhe interneti ka krijuar situatë krejt tjetërfare. Është e njohur që janë më të shumta shkaqet për të mos dëgjuar radio se sa për të dëgjuar radio. Ky fakt bën që puna e gazetarve në radio të jetë tepër e ndjeshme. Kurse roli i gazetarit mbetet në përcjelljen e informacionit tek dëgjuesi, shikuesi apo lexuesi me kohë, me korrektësi, pa anim, në mënyrë objektive dhe në mënyrë të qartë. Është dëshpruese që një pjesë e madhe e gazetarisë shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri vuan nga komentimet e stërngarkuara. Të gjithë gazetarët duan të bëhen komentatorë. Kujtoj që mediat shqiptare duhet ti afrohen më shumë publikut të tyre, të jenë të qarta, të kuptueshme...Ata që punojnë në radio ose televizion duhet të mësohen njëherë e përgjithmonë si të përdoret mikrofoni, kjo është abc-ja e radiomanit. Dëgjuesi s´do t´ia di fare, si i ke hallet ti ose unë, a kemi fjetur apo kemi qenë të lodhur, i kemi rrogat e vogla apo s´na i kan dhënë me kohë: ai do program të mirë dhe pikë.

Si u lindi ideja që të filloni me programin ne shqip në Radio Suedi, kush janë nismëtaret e parë?

- Idenë e një programi shqip në Radio Suedia e gjeta ndër shqiptarë qysh nga dita e parë kur arrita në Suedi. Ajo kishte ekzistuar që herët dhe shqiptarët  gjatë gjithë kohës kishin kërkuar,  jo vetëm në radio por edhe në Televizionin e Suedisë, një program shqip. Këto kërkesa ishin intesifikuar sidomos pas mbretërimit të një terri informativ në Kosovë kur regjimi serb kishte paralizuar pothuajse çdo veprimtari shqiptare. Në hapjen  e programit shqip në Radio Suedia kanë luajtur rolin kryesor shoqatat dhe klubet  shqiptare, të cilat kanë mbledhur me mijëra e mijëra nënshkrime dhe më në fund përpjekja e tyre kurorëzoeht në nëntor të vitit 1993 kur bëhet publike se Radio Suedia do të fillonte nga janari i 1994 me programet shqip.

Qe sa kohë egzistonë programi në shqip në SR International, sa dhe si është zhilluar, cfare është sot ky?

- Programi i parë shqip në Radio Suedia u transmetua më 4 janar 1994. Unë dhe kolegu im Milaim Zeka ishim dy gazetarët e punësuar, (bashkëpunëtor nga Prishtina kemi pasë Arbër Vllahiun)  kurse ka qenë mosha dhe përvoja ime që ndikoi që unë të isha ai që për herë të parë po i drejtohesha publikut shqiptar në gjithë Suedinë në gjuhën shqipe. Kjo datë është ditë historike për ardhacakët shqiptarë në Suedi, sepse kështu ata u bënë me një program që transmetohej në nivel vendi, dhe atëherë në Suedi kishin ardhë më shumë se 60 000 refugjatë nga Kosova. Shqiptarë tashmë kishte nga Trelleborg-u në jug të Suedisë e deri në Kirunë në veri të vendit.
Fillimisht kemi transmetuar dy herë në javë nga 15 minuta. Pastaj ka ndryshuar edhe koha e trasnmetimit, edhe volumi dhe tash së voni edhe përmbajtja e programit.

Cfarë donë me thenë një program në shqip “Jehona” për shqiptaret ne Skandinavi-Suedi?

- Informimi është pjesë shumë e rëndësishme e çdo shoqërie, e domosdoshme do të thosha. Ashtu siç ka nevojë për bukë, ujë e ajr, njeriu ka nevojë më pastaj edhe për informim. Duke u informuar u japim formë dhe përcjellim njohuri e informacion për gjëra të ndryshme në shoqëri, mësohemi të veprojmë me mençuri dhe me përgjegjësi. Informacionet sot janë shndërruar në industri të mëdha të cilat udhëhiqen nga publiku por edhe nga nevojat e tregut.
Programi i sotëm shqip ” Jehona” , më parë quhej ” Ditari”, kryesisht fokusohet në rrjedhat shoqërore, politike, ekonomike e kulturore të Suedisë  dhe të shqiptarëve në Suedi por edhe në perspektivën suedeze në botë e veçanërisht në vendet e prejardhjes së shqiptarëve. Suedia është e pranishme tash një kohë të gjatë në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në vendet e tjera të Ballkanit ku ka shqiptarë, ndaj shumë veprimtari të Suedisë në atë rajon janë motiv i temave të ndryshme në programet tona.

Si e kalon Shuquri Sejdijaj një ditë punës në metropolen suedeze Stokholmin,  në Radio Suedia Interanational në redaksin shqipe ”Jehona”?

- Shokëve u them me mahi se bëj jetën e urit. Për çdo ditë pune, në mëngjes dal nga shtëpia dhe futem nën tokë ( lexo:metro) dhe pas 40 minutash dal sipër toke. Kjo dmth, se nga shtëpia deri në punë bëj 40 minuta rrugë me metro një drejtim dhe po kaq në mbrëmje. Kjo i bie që në javë duke inkluduar edhe vonesat e mundshme humbi kot 10 orë. Por jo - nuk i humbi kot, se në kohën e udhëtimit në metro e lexoj gazetën e ditës dhe ndonjë libër. Nuk më ka zënë asnjëherë që këtë rrugë ta kaloj pa gazetë ose pa ndonjë libër. Kështu bëjnë pjesa dërmuese e njerëzve që udhëtojnë me metro në Stokholm.
Pastaj në redaksi, punën e filloj me kafen e mëngjesit dhe kontrollimin e lajmeve më të reja. Kontrolloj postën elektronike dhe lajmet më të reja të departamentit të lajmeve të SR International, ku bën pjesë edhe reaksia shqipe. Pastaj është e obligueshme pjesëmarrja në mbledhjet e përditshme të redaksisë  së zgjeruar dhe pastaj kalohet në identifikimin e temave  aktuale. Një pjesë e kohës kalon në përkthimin dhe  përshtatjen e disa temave nga suedishtja në shqip, por edhe të disa temave shqip në suedisht. Pjesa tjetër kalon në redkatimin e materialeve dhe kështu vazhdon gjithë procesi prodhues  që zhvillohet në çdo radio. Një pjesë e ditës kalon duke telefonuar ose duke u përgjegjur në telefonatat e dëgjuesve tanë  por edhe të partnerëve interesant që duan të dëgjohen me redaksinë për çështje nga më të ndryshmet.

Ju keni punuar si gazetare edhe ne Kosovë, cfare është dallimi mes asaj qe keni perjetuar ne Kosove dhe sot këtu në Suedi?

- Për mua gazetaria është mjeshtri, një mënyrë për të punuar dhe për të përcjellë mesazh ose dituri. Më tutje do të thoja se gazetaria për mua vazhdon të jetë normë, rregull, traditë, marrëdhënje dhe art i zotrimit të disa teknikave në terren por edhe në kompjuter. Përmes kësaj forme më duket sikur i jap formë një realiteti të caktuar. Në këtë linjë dallimet nuk janë aq të forta. Por koha kur unë punova si gazetar në Kosovë ishte kohë e një shoqërie të dirigjuar idelogjikisht dhe kjo paraqet atë vijën e trashë dalluese nga gazetaria që bëj në Suedi. Lexuesi është mirë ta dijë që Suedia e ka aplikuar ligjin për liri të shprehjes dhe të mendimit tash 300 vite! Ndaj ky ligj në Suedi konsiderohet si i shenjtë për botën e këtushme. Por si është me ne shqiptarët? Ka shumë për të dëshiruar .

Me një rast në Prishtinë, duke folur para një auditoriumi studentësh që përgatiteshin për gazetarë, mu drejtua përafërsiht kështu një pyetje: çfar gazetarie duhet të bëjnë gazetarët në Kosovë? Amerikane, Franceze, Gjermane... apo sipas përvojave suedeze?

As sipas të parës, as sipas të dytës… e as sipas kësaj të fundit. Reçetë ekzakte nuk mund të jap as sot dhe, kush mund të jem unë ai që të jap reçeta të këtilla. Por unë thash me at rast dhe kështu mendoj edhe sot, që gazetarët në Kosovë duhet të zhvillojnë gazetari autoktone të prirë nga parimet e gazetarisë për objektivitet, saktësi, relevansë, balans dhe parime tjera që të mos mbaj leksione tani sepse kjo kërkon edhe kohë dhe hapsirë shumë më të madhe.
Programi shqip në Radio Suedia ka kaluar në dy faza: ajo e para luftës dhe mbas luftës në Kosovë. Fazën e pare e kam zakon ta shpjegoj me dy kutime: me kuptimin e afërsisë dhe të distances. Afërsia si kuptim sociokulturor nënkupton një proces kur individi ose grupi ka një angazhim të fuqishëm, lidhshmëri të forta ndjesore ndaj një ngjarje, një procesi, qëllimi ose të një vendi. Nocioni I afërsisë si I këtillë lidhet shumë me jetën në ekzil. Jeta në ekzil nënkupton një distance të dhembshme nga ajo ndaj sëcilës njeriu dëshiron të jetë afër, si psh afër familjes, farefistit etj, ose ndaj të cilës njeriu duhet të jetë afër sepse ndjen një përgjegjësi morale për tu angazhuar në fatin e kombit dhe të cultures përkatëse. Nga bisedat e shumta me ardhacakët shqiptarë në Suedi, para vitit 1999 e sidomos gjatë këtij viti ishte e pamundur që Suedia të konsiderohej prej tyre si shtëpi e tyre dytë. Kjo ishte pasojë e ngjarjeve dramatike dhe e traumave që shkaktonte situate në Kosovë: në situate të këtillë ardhacakët shqiptarë jetonin në Suedi por mentalisht ishin në Kosovë. Hapsira faktike e fizike për ta ishte ta zëmë Stokholmi por kjo hapsirë hmbte nga vlera sepse mentalisht ata ndodheshin në Prishtinë. Kështu ishte edhe me mua dhe me redaksinë shqipe . Ne po i drejtoheshim një publiku gjeografikisht shumë larg nga vendlindja e tyre dhe permes informacioneve në gjuhë amtare po përpiqeshim ta reduktojmë këtë distancë.  Afërsia mentale ndaj Kosovës shprehej nëpërmjet asaj që në çdo sekondë dëgjuesit tanë donin përgjigje në pyetje: Çka po ndodhë?
E kundërta e afërsisë është distanca. Dhe në distancë unë rendis mediat në suedisht ose në gjuhë të tjera që për atë kohë shqiptarët  i ndiqnin me vëmendje. Është e kuptueshme që as media por as opinioni suedez nuk mund të ndjente afërsi aq intensive ndaj ngjarjeve që zhvilloheshin në Kosovë. Për ta kjo ishte më tepër një observim nga distanca sepse kuptohet që atyre ju ka munguar natyrshëm ajo lidhja direkte me ngjarjet aktuale si në aspektin social, kulturor, politik e ideologjik. Ndaj në situate të këtillë ishte detyrë e medias që njerëzit ti angazhonte për një afërsi… Ja permes këtij shembulli desha pak a shumë të sjell edhe një dallim fundamental të punës sime si gazetar dikur në Kosovë dhe tani në Suedi.

Një poet, një publicist-gazetar kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar.
Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën gazetareske të personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër.  A është Shuqeriu kurioz nga natyra?

- Kurioz po, por jo për çdo gjë. Me tepër përshkruhem si një natyrë e heshtur.

Ju jeni edhe një poet shumë i talentuar, por ajo që spikat më së shumti tek ju në shtypin shqiptar, është aktiviteti juaj i gjerë në media. Si e ndieni veten si gazetar në mergim?

- Një poete gjermane e quante ekzilin si diçka të ”vyshkur” dhe  ” mugulluese”. Për fat, nga perspektiva ime, gazetaria si lule nuk është vyshkur, mugulluese ka qenë përherë... Por,dihet , guri peshon vetëm në vend të vet. Më kanë munguar kolegët e mi gazetarë, më ka dëshpruar fati i tyre, një pjesë janë rregulluar pas mabrimit të luftës dhe kështu, jeta prap përshkohet me ”vyshkje” dhe ”mugullime”. Por këtu duhet të bëjë një vrejtje në pyetejn tënde sepse për mua ende nuk mund të thuhet se jam apo s´jam poet i talentuar. Poezi kam shkruar e botuar herë pas here, por ende nuk mund ta quaj veten poet e aq më pak poet i talentuar.

Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne?

- Organizimi i shqiptarëve në Suedi ka çaluar dhe vazhdon të çalojë. Si individ jemi të mrekullueshëm, por si komunitet shqiptarët ende duken pak në Suedi. Mbetet shumë për të dëshiruar dhe për tu angazhuar.

Cka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin, Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqipëtare?

- Gjërat po ecin mbarë. Njerëzit janë më të gëzuar. Shqiptarët më të bashkuar se kurr. Kush e kish menduar se Shqipëria do të zënte vënd në Nato?  Kjo është një arritur kolosale për gjithë shqiptarët. Në radhë është UE. Krejt këto gjëra nuk po realizohen sipas dëshirës dhe kërkesës së shqiptarëve por edhe ne u mësuam dhe po mësohemi për kërkesat dhe përgjegjësitë tona. 

Sot ju jeni një gazetar, poet dhe publicist i njohur.
Nëse letërsia, ose fusha e medias nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten Shuquri Sejdiu?

- Unë jam kuadër i përgatitur për arsim dhe mendoj që puna e mësuesit do të më shkonte për dore. Fatkeqësisht në Kosovë s´kam arritur ta ushtroj këtë ëndërr të kahershme, kurse në Suedi e provova duke punuar me shtatë nxënës shqiptarë në një komunë të Stokholmit për një vit.  S´më hiqen kurr prej mendje dy motra me mbiemrin Vishi. Aq shumë kishin qejf, me aq gëzim vinin në orët e shqipes! Kur i mora në ditën e parë dinin të thonin shqip vetëm mirëdita dhe faleminderit... kur mbaruam vitin e parë komunikonin lehtë në shqip...!

Përveç artit te të shkruarit dhe publicistikes, si e kalon kohen e lirë?

- Me familjen time shumë të dashur, gruan dhe tre fëmijët. Tek miqtë e mi që i dua dhe i respektoj shumë. Uikendet herë pas herë në ndonjë muze, ose duke vizituar pjesë të Stokholmit të cilin ende nuk po e njohim tërisht megjithëse banojmë këtu qe nga 1993.

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

- Shëndeti dhe sukseset e fëmijve në radhë të parë më bëjnë të ndjehem i lumtur, e kundërta më dëshpëron jasht mase.

Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?

- Atje ku ndjehem i lirë dëshrioj edhe të jetoj. Pjesa tjetër plotësohet nga proceset e globalizmit të cilat botën e shndërruan në një fshat edhe më të vogël se Runikun tim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora