E enjte, 25.04.2024, 08:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) publikon Raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë 2008

E enjte, 30.04.2009, 06:51 PM


Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) publikon Raportin e zhvillimit njerëzor në Kosovë 2008

Nga Hajdin Islami

PRISHTINË,29 PRILL 2009-Nesër bëhet publikimi i raportit të titulluar “Shoqëria civile dhe zhvillimi” që do të organizohet nga përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring, ku do të mbahen fjalime rasti nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Guido Beltrani, zëvendësdrejtor i SDC Kosovë dhe Albert Lila, drejtor ekzekutiv i Civikos-it.  Raporti i zhvillimit njerëzor në Kosovë 2008 është raporti i pestë i tillë për Kosovën. Në Raport paraqitet një analizë e hollësishme e shoqërisë civile në Kosovë dhe rekomandimet për të. Raporti bashkon njëmbëdhjetë autorë për një shqyrtim shumëdimensional të vendit të shoqërisë civile në agjendën zhvillimore të Kosovës. Po ashtu, Raporti bazohet në Anketën e Kosovës  për perceptimet e shoqërisë civile. Raporti për zhvillimin njerëzor në Kosovë 2008 është bërë i mundur përmes kontributit zemërgjerë të Swiss Development Cooperation (SDC-së). Raporti i zhvillimit njerëzor në Kosovë 2008 është raporti i pestë i tillë për Kosovën. Në Raport paraqitet një analizë e hollësishme e shoqërisë civile në Kosovë dhe rekomandimet për të. Raporti bashkon njëmbëdhjetë autorë për një shqyrtim shumëdimensional të vendit të shoqërisë civile në agjendën zhvillimore të Kosovës. Po ashtu, Raporti bazohet në Anketën e Kosovës  për perceptimet e shoqërisë civile. Pas një shqyrtimi nga afër të asaj se çka nënkuptojmë kur themi “shoqëria civile” dhe çka nënkuptojmë kur themi “zhvillim”, në Raport shkohet më tej në hulumtimin e shoqërisë civile në Kosovë, të kontekstit të saj ligjor dhe të  mënyrave sesi mund të ndikojë në politikat publike. Po kështu, në Raport jepet edhe këndvështrimi i qeverisë dhe i qytetarëve në përgjithësi për shoqërinë civile, para shqyrtimit të mënyrave sesi OShC-të mund të bashkëpunojnë në mënyrë të efektshme me qeverinë, me njëra-tjetrën dhe me mediet, si dhe për mënyrat e ndikimit dhe të përfitimit nga procesi i integrimeve evropiane. Dy kapitujt e fundit sugjerojnë përmirësimet, për të cilat OShC-të duhet të angazhohen dhe shqyrtohet potenciali për zhvillimin e bazuar në komunitet në Kosovë. “Shoqëria civile mund të luaj një vistër të gjerë rolesh me rritjen e pjekurisë së institucioneve ekonomike dhe politike të Kosovës, pra nga pozita e një monitoruesi në dhënien e kontributit për politikat në ofrimin e shërbimeve sociale. OShC-të po ashtu kanë shumë vlera për të dhënë në rrugën e Kosovës drejt një të ardhme përparuese dhe të qetë”, thotë përfaqësuesi rezident i UNDP-së, Frode Mauring, në parathënie të Raportit.

Njëmbëdhjetë autorët në dymbëdhjetë kapituj argumentojnë:

• Zhvillimi njerëzor dhe shoqëria civile
• Historia e shoqërisë civile në Kosovë
• Mjedisi ligjor i shoqërisë civile në Kosovë
• Shoqëria civile dhe politikat publike
• Vizioni i qeverisë për shoqërinë civile
• Perceptimet, imazhi dhe pjesëmarrja e shoqërisë civile
• Krijimi i mekanizmave për bashkëpunim mes shoqërisë civile dhe qeverisë
• Bashkërendimi i shoqërisë civile në Kosovë
• Mediet dhe shoqëria civile
• Integrimi në Bashkimin Evropian dhe shoqëria civile
• Qëndrueshmëria e shoqërisë civile
• Roli i zhvillimit të bazuar në komunitet në formësimin e Kosovës së re
Raporti për zhvillimin njerëzor në Kosovë 2008 është bërë i mundur përmes kontributit zemërgjerë të SDC-së. Pikëpamjet e shprehura në këtë Raport janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdo pikëpamjet e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara apo të Zyrës për zhvillim të Zvicrës, thuhet në një komunikatë për media të UNDP-së në Kosovë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora