E marte, 21.09.2021, 05:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Arsim Halili: Vështrim letrar i librit me poezi ''Lotët e Zemrës'' të autorit Mejdi Shabani

E enjte, 30.04.2009, 06:26 PM


Mejdi Shabani
Mejdi Shabani
VËSHTRIM LETRAR I LIBRIT ME POEZI “ LOTËT E ZEMRËS” TË AUTORIT MEJDI SHABANI

BOTA IMAGJINATIVE  E LOTËVE

Nga Arsim Halili

Mejdi Shabani ndonëse i një moshe mesatare , ai në fushën e krijimtarisë letrare vjen viteve të fundit , me këtë rast mund të konsiderohet poet i ri në opinion ai për herë të parë publikon në vitin 2002 .autori hyn në analet e krijimtarisë letrare me hapa të sigurt.
Poeti dhe profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe i koordinon mjaft mirë punët, në mënyrë që të jetë sa më koheziv. gjatë gjithë kohës ajo që e mundon e shpreh nga zemra. Ai thurë ato fjali, jo vetëm sa për të thënë diçka , por tregon se ngjarja ka ndodhur. Poeti në fjalë shprehet përmes vargut poetik për tërë atë që i ka ndodhur këtij populli, por me pedanteri krijuese ai ndalet në tri segmente kryesore të krijimtarisë së tij poetike :
- shpreh ekspresivitet
-  shpreh emocion dhe radikalitet ndaj së keqes
-  tregon gjendjen reale përmes botës  poetike në shoqëri

ai i ndërlidh këto variacione poetike njëra me tjetrën gjë që edhe e bëjnë vargun më të fortë në aspektin estetik e artistik letrar.
Poezia e tij shpërthen me tërë vrullin e saj , e dinamizonë dhe e  portretizon fuqinë e fjalës. Me një fjalë mund të konstatojmë se ka sens në botën e tij të imagjinatave. Çfarë kërkon poeti të  nxjerr nga vepra e tij “ Lotët e zemrës”?
Vet simbolika e  emërtimit të kësaj vepre është realiste për atë që ndodhen në kohët e pa kohë, nëse më lejohet të quhet kështu. ai vazhdimisht flet nga këndi për të cilët poetët dinë të depërtojnë, atje ku  nuk mund të shkohet në këmbë, mandej poeti depërton edhe aty ku nuk mund të depërton as drita syrit,poeti di ta qetëson shpirtin lexuesit, ku të tjerët e kanë vështirë ta bëjnë këtë. Ai paraqet në tabllon e tij poetike një realiteti sa do që për ne mund të duket i hidhur, por deshëm ose jo kjo është bota e brendshme  poetit në fjalë. ai flet nga thellësia e shpirtit, ndonëse ndonjëherë mund të duket i thyer shpirtërisht.
Koloriti dhe figuracioni i tij  stilistik  janë të harmonizuara, gjë që këto figura janë të sajuara qoftë në pikëpamje artistike, pse jo edhe filozofike,
Bota imagjinatave e poetit është e madhe, e di të vargëzoj vargun varësisht nga metrika e rrokjeve, di të rimoj vargun. Ai ka stilin e tij artistik të arsyeshëm dhe letrarisht  të kapshëm për lexuesin. Njëkohësisht edhe vokacioni i tij krijues është sa impulsive dhe impresinues, sa që na thotë mendja  mund të presim shumë nga poeti në fjalë. Vet emërtimi  i librit të tij” Lotët e zemrës”, është metaforë dy kuptimshme. Kjo  metaforë ka një burim që dalin lotët, për të vajtuar  tragjiken , përballë qetësisë. E vajton humbjen e kohës, që  nuk ka mundësi praktike të kthehet, apo të kompensohet si e tillë  po rikujtojmë vargjet e poetit në një nga poezitë shpreh atë që theksuam më lart ju rikujtojmë poezinë” Bukë e kripë e zemër”

Ndalet vargu i njerëzve të rraskapitur
Me lot në sy, nga vaji
U ndal kolona e një fantazme  
 E golgotës shqiptare
Me tre numra të njëjtë.

( fq 22. bukë e kripë e zemër)

Mejdi Shabani
Mejdi Shabani
Poeti  Mejdi  Shabani , si shumë poet të  tjerë , e kishte pikë në zemër këtë tmerr të fund  shekullit të kaluar. Këtu mund të krijohet një dyzim vlerash që haset dhe hetohet fare lehtë, përmes kësaj përmbledhje poetike!  Fjala e tij poetike  si dhe fjala e bukur e ndërtuar edhe artistikisht  na jep të kuptojmë këto gjera:
E vënë në sprovë kontrastin poetik:
-të mirën përballë së keqes
- të bukurën përballë të shëmtuarës
- dritën përballë  errësirës
- gëzimin përballë hidhërimit
- lumturinë përballë mjerimit
- shpirtmadhësinë përballë  urrejtës
- të vërtetën përballë gënjeshtrës

pra siç theksuam edhe me lartë të gjitha këto veprime janë në kontrast poetike gjë shihet se çfarë kërkon poeti ai vë përballë njëra tjetrës duke treguar vijën horizontale se deri ku mund të shkoj, respektivisht deri ku mund të shtrihet morali dhe humanizmi njerëzor dhe fillon e ku duhet të mbaron intriga dhe hipokrizia njerëzore. Këtë gjë ne do të mundohemi ta ilustrojmë me disa vargje poetike të autorit.

Lindëm e jetuam jetimë
Në kohën e njerkës lavire
Që s’ frikësohej nga perëndia
Në një skutë pa mburojë

( fq 8. Jemi të kësaj kohe)

edhe pse e ndarë në cikle , sikur hetohet se kjo përmbledhje është një antologji lirike e krijimtarisë poetike.
Shihet qartë se brenda poezisë së tij vazhdimisht tematizon dhembshuri, braktisje me dhunë ose në rrethana lufte ose për shkaqe ekonomike- sociale, prandaj edhe mund të konstatojmë se: -kjo përmbledhje ka në strukturën e saj emocionin prekës. Cikli i parë dhe e i dytë mund të themi se janë të lidhura ndërmjet veti, trajtohet përafërsisht tematikë e njëjtë , koha dhe dramaciteti që i ndodhi popullit gjatë luftës së fundit në Kosovë enë trojet tjera shqiptare. Ndërsa në ciklin e tretë, ndonëse nuk largohet shumë nga motivi që ka trajtuar përgjithësi në përmbledhje, megjithatë e shpreh vargun  me një stil filozofik, refleksiv.
Autori  në një formë e ka reflektuar gjuhën e tij poetike me realitetin e krijuar ndër vite gjë përmes vargut, ai sikur pyet edhe sa kohë na duhet të përsëriten elegji të tilla?!
Shpërngulja e heshtur e mija njerëzve  është plagë që pa dyshim dhembë. Këtë plagë të rëndë, poeti e trajton në ciklin e tij të katër brenda këtij libri.
Rrethanat çfarë ndodhin, detyrohen që shumë njerëz ta marrin kokën në duar dhe të shkojnë në mërgim të hidhur.  Për poetin pikë rëndesë janë pritjet në errësirën e pafund, gjë që poeti këtë plagë edhe e kishte përjetuar edhe vet. Ai me të drejtë edhe e titullon një poezi “ Plagët e kurbetit”
Në poezinë e tij vërehet edhe motivi  i dashurisë, ai qanë sot për atë që i ka ndodhur, por që nesër  kërkon dashuri, gëzim dhe hare këtë më së miri e shpreh në vargjet e mëposhtme:

Prej së largu shohim
 Pikëllimin
Dorë e njeriut e zgjati
Trishtimin
Përse njeriu të vritet?
Përse dikush mbjell
 Mjerimin?
( fq.89  Lotët  dhe shpresa)

këtë nostalgji të flakët e vë në rrafshin e dinamizmit të jetës së pa fund. Praktikisht poeti ka nisur një rrugëtim artistik për të kërkuar të pa gjeturën. Ai porosit ta harrojmë të keqen dhe ta mbjellim të mirën dhe qetësinë. Në një formë, a në një tjetër autori nuk duhet të ndalet në fushën e krijimtarisë letrare. Ashtu si do ti ndalej fëmijës rrita, edhe poezisë së tij do t’i ndalet drita për ta përjetuar nga ana e lexuesve. Ajo që kërkohet nga poeti me përgjegjësi edhe morale edhe profesionale, është pa dyshim duhet t’ shpëtoj “ dhëmbit të kohës”siç porosiste poeti ynë i madh Lasgush Poradeci. Dhe për fund dua të shtoj edhe dy tri fjali:
poezia e Mejdi Shabanit duhet t’i mbetet besnike kohës, ajo duhet të jetë koherente edhe artistikisht, por edhe me vlera shumë dimensionale, në  mënyrë që t’i shtohet madhështia si veprat tjera të mëdha. Gjithsesi duhet të jetë në koordinim me kërkesat fundamentale të  kritikës letrare. Shpresojmë që poeti nuk do ta ndal këtë rrugëtim të tij artistik edhe pse i gjatë dhe sfidues, por natyrshëm edhe krenare për veprën që bënë i çfarëdo lloji zhanri letrar qoftë ai  



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora