E marte, 19.03.2024, 07:57 AM (GMT)

Mendime

Albert Zholi: Mirë politika, po vetë çamët ku janë?

E enjte, 30.04.2009, 05:49 PM


Mirë politika, po vetë çamët ku janë?

Nga Albert Zholi

Vizita e para tre ditëve e Kryeministrit grek Kostas Karamanlis në Tiranë, përcolli vlerësime të shumta pozitive në median vendase. Sipas saj, kjo vizitë është konsidruar një prej vizitave më të suksseshme të kreut të qeverisë greke në vendet ballkanike dhe më gjerë. Edhe opozita që nuk lë gur pa lëvizur për të gjetur hapësirat e nevojshme për kritika ndaj mënyrës së qeverisjes së “Nea Demokracia”, në këtë vizitë, lideri i opozitës “PASOK” Jorgos Papandreu, thuajse u tregua inaktiv dhe pa ndonjë “sulm” agresiv” për të luftuar kundërshtarin e tij që s’po mund ta largojë qeverisja. Karamalis u kthye në Athinë triumfator. Ajo që priste më shumë opozita greke që të shërbente si “bombë tymuese” në goditjet e saj ishte dhe “Çështja çame”. Pra a do të hidhej në tryezën e bisedimeve kjo çështje (agjenda thuajse ishte e panjohur) kaq e koklavitur që qëndron si shpata e Damokleut në këto 19 vjet të mardhënieve psotkomuniste Shqipëri.Greqi, kur krerët kryesorë të plotitikës greke në vijimësi e kanë quajtur këtë “çështje të mbyllur”?.

Parë tashmë disa ditë më vonë, me qetësi, pas zhvillimit të bisedimeve Berisha-Karamanlis dhe mënyrës së zhvillimit të tubimit paqësor të çamëve në sheshin Skënderbej, mund të themi se, përveç politikës shqiptare, fajin kryesor për mos sensibilizimin e opinionit brenda dhe jshtë vendit (pasi Karamanlis e mori rrugën pasi ishte garantuar që agjenda nuk do ta përmbante këtë çështje), e kanë vetë çamët.

Përse?

Atë ditë në tubim, sheshi Skënderbej dukej si në një ditë të zakonshme (për të mos thënë përtej të zakonshmes). Rreth 350 vetë (sa mund të ketë kalimtar të rastit), përcaktonin numrin e përgjithshëm të tubusve. Dy parulla bardhe e blu (8x1 metër) “Kërkojmë të drejtat tona”, 7 flamuj kombëtarë, një qendër zëri që më shumë ishte jashtë funsksionit, 80 % e pjesmarrsve të moshuar, 24 fëmijë, 32 pjesmarrëse të gjinisë femërore, ishte i gjithë “dekori” i tubusve!!!. Një burrë me një qeleshe ku në ballinë të saj (qeleshes) shkruhej “Rroftë Çamëria”, ndoshta ishte e veçanta e këtij “dekori”. Asnjë politikan (përveç kryetarit të PDI). Asnjë personalitet shkencor, akademik. Asnjë ovacion. Më shumë njerëz kishte në kafenenë e “Opera-s”, se sa në shesh ku zhvillohej tubimi (mitingu). Edhe gjatë fjlaës së oratorëve, më shumë pjesmarrsit zhvillonin biseda mes tyre, se sa dëgjonin. Atmosfera dukej që ishte  e mbytur, pa “nerv”, pa gjallëri, pa organizim. Pjesmarrsit më shumë rrudhnin buzët, se sa shihnin tek fjala e oratorëve zgjidhjen e padrejtësisë dhe kërkesave të tyre afërsisht një shekullore (padrejtësia e parë Konfrenca e  Londrës e vitit 1913). Pra, kjo ishte atmosfera e datës 26 prill në sheshin Skënderbej. Më shumë sehirxhinj, se sa miting serioz. Një tubim apatik, si i detyrueshëm, pa atmosferë pa sens,që nuk ngjallte as kureshtjen më të vogël dhe jo më të sensibilizonte opinionin mbarëshqiptar apo edhe atë ndërkombëtar. Një ditë që duhet të rëndojë në ndërgjegjen e çdo çami. Sipas drejtuesve të shoqatës “Camëria” , në kryeqytet ka 60 mijë çamë. Ku ishin atë ditë?! Në mos 60 mijë, 1 mijë nuk mund të vinin në këtë tubim?! A mund të merret një nismë e tillë pa matur forcat dhe ta kthesh pa dashje një çështje nga problem madhor në një kërkesë mëshirore (indiferente)!? E vetmja anë pozitive që u vu re në këtë tubm ishin kërkesat:

-Nisja e bisedimeve Shqipëri- Greqi,  për zgjidhjen e çështjes çame, që do t'i shërbejë të tashmes e së ardhmes së Shqipërisë dhe Ballkanit

-Miratimi i një ligji për konservimin e pronave.

-Të lejohen moshat e mëdha të shkojnë pranë varreve të të parëve të tyre për t'i nderuar dhe vizituar.

-Ngritja e një memoriali në nderim të viktimave të pafajshme çame, gjatë viteve '44-'45.

Si përfundim ?

Në momentin që shoqatës “Camëria” nga qeveria shqiptare ju refuzua kërkesa për një takim me kryeministrin grek Kostas Karamanlis duhej të kishin marrë masa për një tubim model, pa eksese, pa thirrje ekstreme, por një tubim tejet paqësor, me pjesmarrje masive,  që të zgjonte interes tek opinioni, ku dhe media do të ishte më e pranishme. Por me atë pjesmarrje, me atë organizim, sigurisht që dhe media do të ishte indiferente. Camët më 26 prill nuk ditën çtë kërkonin dhe fajin në këtë rast nuk e ka vetëm politika. Ajo mbi shpatullat e saj ka kusurin e saj të padiskutueshëm, por “ i zoti e di ku i pikon çatia”. Kjo tregon se çamët nuk janë të aftë të organizohen dhe të kërkojnë të drejtat e tyre në mënyrë të vazhdueshme, ligjore, demokratike. Kjo del si detyrë imediate, tashmë pas mësimit nga ky tubim dhe pasi takimi mes dy homologëve, jo vetëm që nuk shërbeu për sensibilizimin e politikës së dy vendeve për zgjidhjen përfundimtare të çështjes çame, por as që e mori fare në konsideratë këtë çështje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora